Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Dossier : Konfliktet Ndėrkombėtare ndėr vite > Ku po shkon Perandoria Amerikane? Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Struktura sociale kerkon nje fare ekulibri. Diktaturat sidoqofte ndrydhin kete ekuliber dhe harrojne te kene nje feedback nga populli. Nga kjo rrjedh se cfaredo diktature qofte eshte vetem e perkohshme. Cdo diktature ka nje fund llogjik qe ja sjell filozofia e vete fjales "diktature". Fundi i nje diktature vjen me shpejt kur ekonomia nuk funksionon dhe populli nuk ka te haje.

Prandaj duhet patur parasysh nje koncept qe mendohet shpesh me naivitet. Amerika nuk eshte eksportuese e demokracise dhe nuk ka si ta perfaqsoje ate kur ben veprime diktatoriale. Vete SHBA ka prejardhje anglosaksone dhe protestantizmi. Keto jane dy faktore qe klasikisht kane qene te ngurte. Populli amerikan ka kulture angleze me se shumti prandaj dhe i ecen aleanca. Por shikoni pak se ku eshte Anglia ne vitin 2003. Gazetat po ndalohen te publikohen sepse nuk duhet te flasin kunder princit Karlo. Te kishte ndodhur kjo ne vend tjeter do kishin protestuar 100 shoqata dhe vete Bashkimi Europjan.

Gjithashtu ju ftoj te mendon pak vitet 90. Vertet kujtoni se populli do ishte ngritur kunder qeverise sikur te kishte dollapin plot ? Sikur te mos ekzistonin tollonat dhe te gjithe te kishim televizor dhe frigorifer neper shtepia ?

E pra pergjigjia eshte e thjeshte dhe llogjike. Ishin kushtet ekonomike ne duet me strukturen problematike te diktatures qe sollen shperthimin e saj ne disa vende. Nuk ka si te quhet Amerika cliruese e vendeve tona sepse kjo nuk eshte loje Risiko. SHBA e ka treguar veten qe punon me nje interes te caktuar, si cdo shtet ne bote. Manipulimi i qeverise ne Kili tregoi se demokracia eshte shume relative per amerikanet. Prandaj ju lutem mos i shikoni gjerat me nje ngjyre. Asnje shtet nuk mund te perfaqsoje demokracine sepse, sic ju tregova rastin e Anglise, edhe sot relativiteti eshte sheshit por askush nuk flet. Diktatura eshte nje gabim teknik dhe teorik per ata qe e perkrahin, por demokracia nuk identifikohet me asnje vend perendimor.

Kini parasysh se diferencat lindje- perendim kane lindur ne fillimin e shekullit, kur teoriciene te caktuar propozuan komunizmin. Askush nuk mund ta dinte ne ate kohe nese sitemi i ri do te ishte me keq apo me mire se ai kapitalist qe propozohej nga ana tjeter. Prandaj eshte e kote te bejme sot si te mencur duke nenvizuar gabimet e kaluara. Ato ndodhen ne kushte te caktuara dhe Shqiperia ishte e varur nga blloku i vendeve komuniste. Nuk mund te flitet per diktaturen e kaluar thjesht me percmim. Duhen pare te mirat dhe te keqijat. Mos harroni se shqiptaret ishin nje popull qe sdinte te shkruante dhe te fliste shqipen deri vone. Ishte ajo diktature qe rimekembi shume fusha te jetes dhe arsimoi disi njerezit. Per kete mjafton te shikoni kosovaret te cilet mezi flasin shqip dhe shpesh kane zakone shume te vjetra per kohen ku jetojme. E pra kemi qene nje popull dhe nese sot une arrij te shkruaj shqipen e paster apo kam prinder intelektuale kjo eshte merite e atyre 50 viteve qe shkuan.

Problemi nuk qendron sigurisht tek kjo pasi tani nuk i veme re gjera te tilla, por duhet te kemi parasysh cfare te mirash jane bere ne te shkuaren qe te dime dhe te keqijat qe nuk duhen perseritur. Sot gjendemi ne probleme serioze arsimimi. Shkolla e larte jep me pak buke sesa biznesi i leckave te perdorura. Fajin per kete e ka vete populli yne. Ketu arrijme tek ana e keqe e diktatures qe shkoi, e cila la popullin per 50 vjet pa llogjiken e gjykimit. Demi qe beri ajo diktature ishte psikologjik me shume sesa material. Problemi kryesor i popullit sot eshte se nuk di te zgjedhe persona qe ta qeverisin. Prandaj dhe politikanet e sotshem jane shprehje e popullit.

Nejse, sidoqofte sipas meje nuk mund te gjykohet me absolutizem dhe me duket qesharake te konsiderohet SHBA eksportuese e demokracise kur misioni qe filloi me dhune ne Irak deshtoi teresisht. Nqs nuk quhet deshtim situata e sotshme ne Irak nuk di cfare mund te quhet tjeter.

Eksportimi i demokracive eshte dicka delikate. Kalimi i fuqise tek nje popull qe ka harruar te gjykoje sjell situata anarshie, si ato qe patem ne Shqiperi ne fund te fundit. Kjo ka qene nje nga aresyet qe une kam kundershtuar kohe me pare fillimin e asaj lufte ne Irak. Manipulimi i popujve nuk mund te behet si nje loje ne kompjuter pasi populli nuk eshte makineri. Cdo popull perbehet nga njerez dhe njeriu eshte i paparashikueshem kur ndryshimet behen te ekzagjeruara. Nuk mund te mendohet njeriu si nje automobil qe cohet tek mekaniku dhe shkon e merr te rregulluar pas 2 ditesh.

Jeta eshte e bukur sepse nuk mund te parashikohet. Pikerisht kete nuk arrin te kuptoje pragmatzmi mekanik amerikan. Ashtu si cdo popull ben budalleqe kur i jepet ne dore nje fuqi me te madhe se ajo qe mund te manaxhoje (rasti i Shqiperise) ashtu edhe SHBA po kryen veprime te papjekura qe nga momenti qe eshte nje popull pa te kaluar dhe perzjerje racash qe gjen fuqi ne dore dhe nuk ka mjetet morale per ta manaxhuar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2003 10:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Dossier : Konfliktet Ndėrkombėtare ndėr vite > Ku po shkon Perandoria Amerikane?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.