Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Enigma, labirinthe, ndjenja, kujtime nga Egjypti!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
altruisti
Anetar i ri

Regjistruar: 23/06/2007
Vendbanimi: Ne rruge
Mesazhe: 21

Enigma, labirinthe, ndjenja, kujtime nga Egjypti!

Nga: Mirsim Maliqi
www.altruisti.com

ǒkoincidencë, kaq herët, kur akoma bilbilat (???) që thërrasin për shpëtim s’kanë filluar të këndojnë me zërat e tyre të mallëngjyeshëm,… (që, bukurija e asaj që ata këndojnë, shtohet edhe më shumë kur ndëgjojmë fjalët e udhëzimit që ata i thonë, që u adresohen atyre që pushojnë nën hijen e pemës së lumturisë, apo edhe për ata që kërkojnë freskinë e udhëzimit), disi në vetminë e dhomës sime të nxënjes së dijes, fillova të çuditem me enigmën e quajtur çudi,…!!! Jashtë binte shi,… unë isha i shtrirë, dhe ndëgjoja me ëndje melodinë e pikave të shiut që ritmonin në dritaren e kësaj mbretërie të qetësisë, ku më shoqëronte mërzija… e që çudirat shtoheshin, në këtë stinë të dimrit pa borë, në vendin ku banorët e saj s’kanë parë kurrë borën me sy. Më shtoheshin mallet e kujtimet për oborrin e shtëpisë sime të mbuluar me gjethet e qërrshisë së bukur, në mëngjezet e ditëve të para të stinës së artë. Pra, në vjeshtën e bukur, kur edhe era që fryn ka në vetvete inspirimin për ta kuptuar qëllimin e jetës… Më ngjate dimri i pa borë në këtë qytet, ku rrjedh lumi më i madh në Botë (Nili), sikur vjeshta në qytetin tim të vogël e simpatik, aty ku peshoj më shumë. Ku atë që e ndjeja në shpirt e shkruaja në letrat e bardha i ulur afër qërshisë ku mungonte hija që na jepte freski, edhe pse në vjeshtë vet kjo stinë është freski e ska nevojë për hije! …çudira… enigma… që të shtyjnë të dalësh jasht në horizont, për t’i freskuar sytë me atë pamje të bukur të qytetit, e sidomos në momentet kur shiu fillon të qetësohet dhe pritet shfaqja e ngjyrave të ylberit që për ca çaste e stolisin bukurinë e asaj që karakterizohet me kaltërsi…!!!

Shpejt e shpejt… një shikim prej larg ia dhash shokut të dashur, pra mikut tim të nderuar eniklopedik… që e quajnë libër, që më tha se jeta është labirinth, e më inkurajoi që ta zbuloj…!!! Këtë përkufizim, proverb e quajta, e që u bë një labirinth vet proverba në vete! Për ta zbuluar këtë labirinth paraprakisht detyrohesha ta zbërthej labirinthin si fjalë, mbase edhe vet fjala në esencë më dukej një labirinth që duhej zbuluar…!!!

Ndoshta ambicjet kishin arritur kulmin, apo ndoshta kishin filluar fillimin e fillimit, apo ishin në proceset e inkuadrimit në fillim të fillimit të kuptimit të kësaj që na fliste brenda… A thua vallë a ishim ne ata burra të fjalëve pafund që kapërcenim çdo sentencë dinamike… (?!) Apo ndoshta edhe jeta kishte sens për të luajtur me ndjenjat tona? Unë (a) isha i vetëm në këtë rrugë të gjatë ku përmes rërëve të shkretëtirës, jetova sikur hulumtues i vetmuar që kërkon drejtësi… apo si altruist i brengosur për ata që janë zhytur në pishinën e degjenerimit,… ku edhe po deshe s’ka not për atë pishinë… aty je i humbur, pra degjenerim e quajnë,… është shkatërrim i tërë. E pra, pse po ju them se enigma e quajtur çudi po me çudit,… Si është e mundur që shumica të hidhen në këtë pishinë të humbjes/devijimit, përderisa e dinë se do fundosen e do shkatërrohen aty brenda nga uji i papastër dhe thellësia e errët…!!!

Eh punë e punë… po provoj nën hijen e qiriut ta zbuloj labirinthin… mu bë lëmsh i tërë… po të shohim, se s’dorëzohemi lehtë ne, jo, jo… jemi nga Karadaku,… atje diku është vendlindja e prindërve tanë,… që neve fëmijëve nuk na dhanë “edukatën” e pseudovlerave e dokrrave e blasfemive “Babit, tek oxhaku tash vjen babadimri, e të sjell dhurata”, porse na edukuan me Din e Iman,… na mësuan ta ruajmë, e ta duamë identitetin tonë që e zgjodhi Allahu i Gjithëpushtetshëm për ne,.. e të krenohemi e të mburremi me kombin tonë… të mos harrojmë të kaluarën, e as të distancohemi nga aktualja,… t’i përkujtojmë burrat e mëdhenjë të mëmëdheut (që patën emra me të cilat identifikoheshin si shqiptar e mysliman…, Adem, e Hamza, Ismail, e Qemajl, Hasan, Idriz, e Osman…) …të bëjmë lutje për ata që vdiqën në luftë në tokat e shtrenjta arbërore e kosovare…!!!

Pa të ndalemi pak,… ç’kuptime ngërthejnë këto meditimet e mija (?!) … Kush po influencon për këtë gjendje? …vetmija në Egjypt…(?!)… historija… (?!)… nostalgjija… (?!)… ah… Egjypt, vend për të medituar… !!! … plot enigma… e çudi…

Po,…po… mu në këtë qytet të madh,… ku afër kemi xhamijat e shumta, që në kohën e namazit jehon Kajroja me ezanet e bukura e të shumta që për një kohë fillojnë t’i thërrasin besimtarët që jetojnë nën hijen e besimit,… i thërrasin ata burra e gra të drejtësisë… të cilët i tregojnë njerëzimit vlerat humane… “Dhe Zoti fton në Banesën e Paqes…..” (Kur’ani 10:25)… ata i thërrasin për ta adhuruar Zotin Një e të pa shoq…!!! …mos të harrojmë, këtu kemi afër Nilin, Kalajët e famshme,… kemi edhe Piramidat… kemi afër vendin ku është hapur deti për Musaun dhe popullin e drejtësisë… aty ku Haruni i ka ndihmuar vëllaut të vet… aty ku shkeli këmba e të bukurit Jusuf, që gratë hamendeshin pas tij,… aty ku janë themeluar shkenca… civilizime… eh, … histori e madhe për këtë vend tregohet… hmmm,., po çfarë të ju them tjetër pos asaj që historianët shprehen për të “Nëna e Botës” në atë kontekst se ka historinë më të lashtë. Eh ky vend… po, po, atëherë (a e dini???) … në Babiloni kishte shkenctarë të mëdhenjë… po çfarë t’i bëjmë historianëve të manipuluar, që nuk dalin ta shfaqin të vërtetën për Pitagorën, që vodhi prej babilonasve (që gjeti në guret e lëna nga ata) teoremën që sot e quajmë –fatkeqësisht- “Teorema e Pitagorës”… ah, padrejtësi…

Eh ky vend… nga këtu kanë dalur kolosat më të mëdhenjë të dijes,… dolën ata që mbetën të paharruar për ata që janë të etur për drejtësi… dolën nga çerdhja e dijës… dolën nga qendra e ulemave,… pra nga El-Az’hari… Pra para një mileniumi e ca qindra vite,… në atëbotë kur shumica e popujve të Botës s’kishin as civilizim e as kulturë,… as nuk dinin shkrim e lexim,… e ne, krenaria e kësaj bote, muslimanët, kishim universitetin tonë… kishim folenë e ulemave, e të dijetarëve eminent, e të shkenctarëve të dalluar… por jo, ne asesi s’kemi stagnuar, jo, jo,.. e nuk do stagnojmë kurr në dashtë Zoti… Ja, kemi dijetarët tanë, që japin formula mjeksore, e që alimi ynë i madh i Jemenit,… shejhu i shekullit, Zendani, na i zbërthen… dhe le të mos inatosen islamofobët… o le të shkojnë në Jemen, o s’e kanë dot ilaçin kundër Sidës… o le të shkojnë e le të ulen para Zendanit e të mësojnë mjekësinë, o le të vuajnë akoma me këtë sëmundje, që është në rritje të madhe…


Mos të harrojmë atë se, muslimanët s’harrojnë dot Andalusinë dhe Perandorinë Çliruese që mbante emrin e një të urti (Othman)… s’harrojmë dot Imam Muslimin, e Ibën Hazmin,… s’harrojmë dot Gazalin, Albanin, e Hasan el Basriun e Ibën Kajjimin, e Buharinë… s’harrojmë dot ulemat tanë që na dhanë shembullin më të mirë të mësimnxënësit e mësimdhënies e të përparimit e prosporitetit, që e patën amanet prej shembëlltyrës së njerëzit, Muhammed Mustafasë (paqa e Zotit qoftë mbi të).,… s’harrojmë dot Avicenën, Geberin, Algorizmin, e Alkindusin,… Razesin, Al-Farabiusin, Azofin, e Albukasisin, e Alhazenin,… Oj rini, mos harroni atë që ka thënë Jezusi (Isau) se, e vërteta do ju bëjë të lirë.

E vërteta po ngadhënjen… ajo po triumfon, edhe nëse këtë e urrejnë kundërshtarët e Islamit…

“Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” [Kur’an: Saff, 08]

Shkëputur nga: Ditari i Meditimeve!

__________________
Mė i miri prej jush, ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm pėr shoqėrinė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2007 05:42
altruisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė altruisti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me altruisti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė altruisti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: altruisti Shto altruisti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto altruisti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Enigma, labirinthe, ndjenja, kujtime nga Egjypti!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.