AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Kompjuter tė gjitha nė njė nga Lenovo
Bashkangjitje: f_1103135643210_m.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 5 herė.
Zgjidha e parë të gjitha në një (all-in-one) e kompanisë Lenovo për shfrytëzuesit afarist përcillet me performansa solide, zë pak hapësirë dhe është ekonomik.
Kompania Lenovo ka paraqitur zgjidhjen e saj të parë all-in-one për shfrytëzuesit afarist, kompjuterin ThinkCentre A70z. Klientelës së shënjestruar, pos dimensioneve kompakte dhe 70 për qind më pak hapësirë të nevojitur në tavolinë në krahasim me desktopin klasik, do të mund tu pëlqenin edhe performansat e tij solide.
Lenovo në A70z integron procesorët Celeron Dual Core e Core 2 Duo të Intel, për dallim nga zgjidhjet konkurrente të cilat janë të bazuara kryesisht në Atom. Kompjuteri është pajisur me ekran 19 inçësh 16:10, DVD Writer dhe deri në 500 GB hapësirë disku, derisa opsionale janë kartela Wi-Fi dhe kamera për ueb.
Së bashku me modelin A70z kompania shet edhe Windows 7, të cilit i nevojiten vetëm 35 sekonda të lexohet tërësisht. Çmimet sillen prej 500 dollarë e sipër.
Telegrafi
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|