Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Hitet letrare te Forumit Horizont Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Autorja - Ilirusa...


**********************

Prej kohesh....


Prej kohesh kam harruar veteveten
s'e di kur,
ne cilen dite a cilat fjale.
S'e di ku,
ne cilin mur a cilin lot,
vetem se e kam harruar
e s'e gjej dot!

Prej kohesh kam harruar...
S'e di cfare,
c'ngjyre a forma kishte.
S'e di si,
ku u ula, a ku u perplasa
vetem se kam humbur dicka
po s'mbaj mend ku e rasa.

Prej kohesh kam...
S'e di kur,
per c'arsye, me c'llogjike
s'e di ku
ne c'pike shiu a rreze drite,
vetem se kam germuar e groposur diku
nje relike.

Prej kohesh...
s'e di cfare
kuptim a vlere vertet ne ka.
S'e di si,
pse kerkoj e endem rruges se gjate
vetem se kraharorin e kam te zbrazet
te ftohte, te thate.

Prej...
s'e di sa,
ditet shkrijne ne kufijte e njera-tjetres.
S'e di per sa kohe
rreshtat ti rremosh
e ata te te kthehen perseri
pariparueshmerisht bosh!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 12:05
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Syte dhe shpirti

Autorja - Ilirusa

Syte e mi me dhembin
shpirti im me vret,
Ndjenjat thelle me presin
me shume se dhimbja vete.

Nuk dita kurre te mbaj
mbi vete brenga e faje
me lotet qe une qaj
ti sy shpirtin caje.

Se une rikthehem aty
tek te njejtat gabime
te bej te qash ty sy
ty pre te dhimbjes sime.

Ndaj me mire them
te mos kisha shpirt a sy
ne erresire te endem
ne germadhat e thatesis aty.

Te bie pertok mbi gure
te pres gishtrinjte ne xham
per kockat qe thyhej mos te kete kure
as lot mos te kete per duart qe can.

Te endem shkretetirave
derisa te mund
shpirtin tim prej syve
une ta qaj gjekund.

Te bredh une oqeanet
derisa te gjej
Nje hon ku prej shpirtit
syrin ta hedh tej.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Modifikuar nga iliriusa datė 31/12/2005 ora 04:48

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 12:07
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Kur te mos jesh

Autori - Indrit



Kur prane meje, te mos jesh
Kuptimin plages do ja mesoj
S’do di te flas,as dhe te qesh
Zemervrare do te t‘kujtoj.
Kur ti te jesh larg meje
Plages do ja di kuptimin
S’do me mbetet pike hareje
Do te marr per himn vajtimin.
S’di ne jete kur do qetesohem…
S’di kur loti do me ndalet
Sot me lotin po martohem
Kur te vdes, prej tij do ndahem.
Sot dhe zemra po me tretet.
Kur ti shkruaj keto fjale…
Nga dy faqet loti shprehet
E godet zemren si dallge
Kete vaj nuk e shmang dot
Nga kujtesa dot se fshij.
I rende loti ne k’te bote
S’ka te rende aq sa ai.

Po ti valle a do kujtosh…?
Ne k'te bote sa te kam dashur!
Kur ti vije sa gezohesha…
Me te madh gezim s'kam pasur.
Kur gjithcka ty te tregoja
Emrin tim,te shkuaren time…
Kur c'do dhimbje e harroja
Ishe ti, me e madhja dhimbje.
Dot nuk mundem te harroj
Qe mes lotesh me braktise
Ty qe ne ndeshkim me flake
Qe aq larg prej meje ike.
Ty te kisha burim shprese
Ty te kisha rreze drite
Afshin zemres ti ja ndeze
E serish tani ja fike.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 12:15
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Kape Castin

.Autori - Indrit

Dashuro dhe nga askush mos kij frike
Kape castin dhe mos e ler te te ike
Jeta jepet vec nje here
Ndaj dhe eshte me shume vlere

Shekujt ikin rradhe-rradhe
Si te ishin muaj
Emri yne do harrohet
Do mbesim te huaj.

Nje tjeter brez me pas do vije
Dhe gjurmet tona do te zhduken
Mbi eshtrat tona bar do mbije
Dhe re te zeza ne qiell do duken.

Dhe qielli me ne do te zemerohet
Me re i vrenjtur do jete plot
Gjithcka e jona do te harrohet
E ne te dy do qajme me lot.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 12:18
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Te ndahemi.

Autori Indrit


Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne lidhjen tone pak shkelqim
Te ndahemi perpara se nektari ne gotat tona te kete mbaruar
Te ndahemi perpara se hena te perendoje ne ne agim
Perpara se te linde dielli e njerezit te jene zgjuar.

Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne buzet tona tinguj e gaz.
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti pushtoje urrejtja
Te ndahemi perpara se gjuha te pushoje se rrjedhuri mjalte
Te ndahemi perpara se ne goje te na ngrije buzeqeshja.

Le te ndahemi tani pasi degjoj zera te trishtuar
Te ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita
Te ndahemi perpara se stuhia te kete filluar
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti kaploje frika.

Le te ndahemi tani si te panjohur e te harrojme se c'ndodhi
Te ndahemi e ta leme te nesermen te linde nje kohe te re
Te ndahemi me kohe te mire perpara se te na prishet moti
Te ndahemi sa nuk kane filluar shterngata e rrufe.

Le te ndahemi pra tani pasi kam ftohte e frike, te lutem lerna.
Na ler ta braktisim kete vend te erret e te kthehemi nga erdhem
Te ndahemi si te panjohur para se te na ndodhe me e keqja
Perpara se urrejtja per njeri-tjetrin te na e kete pushtuar zemren.
Te ndahemi.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 12:53
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Vjeshte me lot.

Autori -Roneo-

***********************

Si pa kuptuar vapa mori arratine!
Nderkohe qe ne horizont u duken serish zogj shtegetare, dhe bashke me to plot lejleke e dallendyshe te cilet lajmeronin fillimin e shirave vjeshtore.
Pas nje stopimi serish qielli do te qante dhe dallendyshet e pellumbat e bardhe duke qene shume te ndjeshem preferuan te arratisen andej ku lotet jane hedhur tutje,atje ku ben vere dhe dimri eshte gremisur.
Nderkohe qe edhe gjethet nga deshira e madhe per te ndejkur mjelmat lane pemet por nuk munden dot te sigurojne krahe.
Pas ketij peisazhi qielli u rimbush madje edhe u sternxi nga avjonet e shumte qe rendnin pas dallendysheve.
Periudhe e merziteshme kur shirat nuk kishin as ylber, kur te rinjte dikush me torbe pas krahu per te siguruar buken e gojes, dikush per te studjuar jashte vendit te tij e dikush...
Sa dhimbje e madhe kur sheh nenat me lot ne sy neper ballkone qe tashme mendja ju rri tek djemte e tyre qe kane ikur aq larg aq larg…
O Zot sa e trishte eshte te shikosh vetem te moshuar ne qytet.
Ky qe qyteti im ne periudhen e vjeshtes, lashe nenen time te dashur ne ballkon e cila ndiqte me sy cdo levizje timen madje mu duk se do te me ndjeke deri jashte kufinjve, pashe zemren e saj te bardhe dhe me dukej sikur thoshte:”mos shko te lutem” .
Ndiqte cdo hap me meshiren e madhe prej nene.
Nene!
Fjala me e dashur per mua, fjala e pare qe shqiptoi gjuha ime,nje emer qe me ther ne shpirt sapo degjoj per te.
Nena kjo heroine e meshires dhe dashurise, ajo qe me rriti, ajo qe me edukoi dhe me urtesine e saj me fali burrerine.
Kur te gjithe hanin ajo nuk hante pasi do me ushqente mua.Ne netet e gjata dhe te ftohta dimerore nena nuk flinte kur te gjthe flinin, pasi do me perkunte mua,lotet e saj bashkoheshin me te mijet, dhembja e saj bashkohej me timen…
Sa here qe jam larg kujtoj zerin tend te embel, ninullat e tua qe me kendoje kur isha ne djep, perkedheljet e dores tende qe ndjeja mbi balle.
Kujtoj kujtoj…
Nene! U be shume kohe qe qendroj larg teje madje edhe festen e tete marsit u be pothuaj tete vjet qe ta uroj nepermjet telefonit apo ndonje kartoline. Tete marsi!!! Hipokrizia me e madhe qe mund ti behet nje nene!!!
Ti nene qe me linde, qe me ushqeve, me rrite … nuk meriton vetem per 8 mars te urohesh por cdo dite, cdo kohe, cdo moment,sa here qe te marim fryme.
Ti duhet te urohesh dhe te respektohesh pasi kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqaqesine tende, hidherimi i Tij eshte ne hidherimin tend, suksesi im varet nga sherbimi qe do te te bej ty. Parajsa eshte nen kembet e tua…
Nene!
Ndoshta tete marsi eshte nje mundesi ku une demostroj kete dashuri ndaj teje ne pamundesi per te te qene me afer.

Nderkohe qe letrat e gjata e kartolinat i nis rrjesht ne drejtimin tend.
Rralle here kartolina nga pesha e madhe e dhimbjes nxin qiellin,ben lotin te rrjedhe porsi rubin ,prish motin, rrezon avjonet dhe tashme askush nuk merr persiper ti sjelle kartolinat per tek ti.

Megjithate mesazhin tim do ta lexosh ne pranvere te premtoj, pasi dallendyshet me kane premtuar se do ta marrin letren time e do ta sjellin pikerisht ne ballkon ku me pret ti me lot ne sy.

Kjo leter nga larg
Me i vogli sinjal
E me e madhja
Dashuri.


Ne dhimbjen tone
U lexuakerkan yjet
E dalkan mangut
Sa cudi!!!

Keto letrat me dhimbje
Si marrin avjonet
Rrezohen nga pesha e tyre
Keshtu thone!

E ndaj dallendyshet
Per pesha te tilla
Shpesh here kthehen
Ne avjone.

Nene ashtu si me percillje ti me sy, percjell edhe une dallendyshet nga meraku qe kam per letren.
Sa here vejne e vijne dallendyshet dhe une gjithmone lutem o Zot me jep edhe mua krahe te fluturoj, pasi do te doja te iki edhe une bashke me dallendyshet.
Do te doja edhe une te rend atje ku nena me pret me plage ne zemer e me lot ne sy.
Do te doja qe pasi te zbrisja ne qytetin tim te rendja me vrap ne pallatin e vjeter, ti ngjisja shkallet e tij me nje fryme dhe te trokisja ne dere.
Jo vetem kaq por do te doja qe deren te ma hapje ti nena ime e dashur dhe te te hidhesha ne qafe ashtu si nje femije i vogel, nderkohe qe ti te me puthje e perkedhelje me doren tende aq te bute.
Kete do te deshiroja vertete, por ja qe kjo eshte e pamundur te ndodhe prandaj po te uroj prej se largu gezuar Tete Marsin dhe mos harro, se une te dua per cdo dite e jo vetem per tete mars.
Nene!
Do te doja te shkruaja shume por nuk dua qe letren time ta rendoj akoma me dhimbje pasi kam frike se edhe dallendyshet do te refuzojne ta marrin.Do ta refuzojne pasi nuk mund te fluturojne dot me tere kete peshe dhimbjeje.
Perfundimisht po e mbyll mesazhin me lutjen e perditeshme:
“O Zot me bej te denje qe te jem nje sherbyes i bindur per dashurine e meshiren Tende ne toke.”

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 12:58
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Si gjethe...

Autorja - Lozonjarja


Une jam si gjethe e brishte
qe dridhet shpejt nga flladi
jam si cirke uji
qe thyhet lehte tek pragu

Jam si vaji i shpirtit
qe mberrin tek loti
jam si drite ...netet
qe i rrotullon moti

Jam gjithçka ç fare thyhet
jam gjithçka ç fare shkrihet
jam gjithçka qe bie
e perseri ringrihet


Jam si gjithe te gjallet
jam si gjithe te vdekurit
trembem lehet prej mishit
nuk thyhem kurr prej hekurit


Une jam si gjethe e brishte
qe dridhet shpejt nga flladi
se gjethe qe merr era
dhe e çon te pragu....

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 13:00
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

E sotmja..........

Autorja - Lozonjarja


E sotmja...
Hmmmm E sotmja ime...
qe kurr se dita ku të të le...
tek enderra e vjeter qe u be therrime...
apo tek e reja qe naten ne gjume me vë...


E sotmja ime......
e vetmja gje qe me plak...dhe vetmija qe me rinon
e vetmja qe marrezise me hedh ne fluturime...
e vetmja qe kotesise te pavlere me leshon...

E sotmja ime...miku im i mire..
sa here me buzqeshe...sa here me thirrje
sa here ti ishe ndryshe..sa here...kishe deshire
e kurre s te leshova...i vetmi miku im.....

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 13:20
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Pa titull

Autorja Lozonjarja



Nese enderr do me duhej te isha...
per te qene prane teje
gjumin do ta kisha vjedhur botes,ne duart e mia
nese ajer do me duhej te isha
per te qene prane teje
atmosferen do kisha kyçur,brenda kraharorit
nese zog ,lule,peme,mal,lum,det,do me duhej te isha
per te qene prane teje
token do ta gelltisja,ta mbaja shpirtin
nese diell,hene ,yll, do me duhej te isha
per te qene prane teje
universin do ta shkrija,ne thellsi brenda syve
e nesen engjell do me duhej te isha
per te qene prane teje
JETEN....PO PO JETEN DO TA JEPJA TY..
Por jam njeri dhe mund te te pershperis...te therras ...
TE DUA................
Eja ma jep doren te ndjesh zemren dhe gjakun tim qe pulsojne
te thojne nje fjale...
TE DUA...TE DUA ...TE DUA TE DUA.................

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 13:22
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Kristal i shkelur

--------------------------------------------------------------------------------

Autorja - LOZONJARJA
* * *
Kuptime te maskuara mendimesh
vlonin ne kafken time
Kur te njoha ty
Burimi avullonte pa rene mbi shkemb
Metafora e ngathet
ngrinte mbi pene
Brenda heshtjes fshihej,
gurgullime e larget e fjaleve te pathena
Pafajsisht ta pafajshme castet dhe puthjet
...........
Deri sonte
Burimi i lotit ne tjetrin sy u njom
Nen floket ritmike te bores
Nuk prita te vish pas meje e dashura ime
Kur te njoha qaje me njerin sy
Sonte tek iken
..............qan me te dy
Naten mora per dore
dhe ika
...pas ikjes tende
Duke shkelur mbi kristlin e bardhe

* * *
Me harrove ??
Mbase nga mbremja e kripur buze detit
Mos valle fole me serenen e mbremjes
u bere xheloze??
Une jam ketu
muzg i trishte pa ty
Ti heshtja ime
e dhururar bujarisht netet qe iken
Une i harruari yt
ne stacionin e fundit te eres
Pa force te fshije tek ty
harresen e pluhurit
Sonte qe hena me duket e idhet
Si frut i papjekur i pemes pa krahe
Dicka si balone e leshuar
si top i humbur nga femijet
Ku je sonte?
ndihem vetem...
Si shpirt i harruar
nga ti
Ku je??

* * *
Mbreme isha i dehur
Nuk di cfare te kam thene
Ti ske pse t'me duash
Nese s'me ke dashur mbreme

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Dhjetor 2005 13:26
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Hitet letrare te Forumit Horizont

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.