NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
Re: Re: gerrmo tare gerrmo
Citim: Po citoj ato që tha Isra
Ej Liro, se tani e rilexova kete pyetje.
Ne ckuptim nuk sulmohet nga sistemi imunitar??
nese kemi nje ind te huaj ne trup,sistemi imunitar e njeh per te huaj dhe zhvillon nje pergjigje kundrejt atij indi per ta eliminuar. dicka e tille ndodh kur bejme trasfuzion me gjak te grupit te ndryshem nga ai qe ka personi normalisht ose ose nese behet nje trapiant i nje indi (qofte cope lekure ose veshke ose mushkeri etj) nese nuk behet nje terapi imunosupresive ky organ do te hidhet sepse njihet si i huaj. te gjitha keto reaksione vijne per shkak se qelizat ne siperfaqe te tyre kane disa struktura qe kontrollohen here pas here nga qelizat e sistemit imunitar i cili eshte i afte te dalloje nese ato jane prodhuar nga organizmi ose jane te huaja (proces shume themelor ky ne rritjen e qelizave te sistemit imunitar dhe per shmangien e semundjeve autoimune).
tek fetusi thame qe kemi gjysmen e materialit gjenetik nga babai dhe gjysmen nga nena,gje qe ben qe ai te prodhoje mbi siperfaqen e qelizave te tija struktura te ndryshme nga ato te nenes dhe ne teori te zhvillohet kundrejt tij nje pergjigje imunitare. ne praktike kjo gje nuk ndodh sepse placenta,me ane te mekanizmave qe jane akoma ne pjesen me te madhe te panjohura, ushtron nje mbrojtje duke formuar nje barriere qe ta mbroje nga kjo gje!
thene me fjale te medha,ky eshte shpjegimi i atyre fjaleve qe kam permendur
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Modifikuar nga NS-6 datė 29/03/2008 ora 15:09
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|