Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Receta gatimi te Shejtones!
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 19/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

Receta gatimi te Shejtones!

...qe natyrisht jane te marra nga libra gatimi, Shekulli dhe shpesh te bazuara thjesht ne neps.
Do e filloj me sallatrat.

Sallatë me speca të pjekura

Për këte sallatë zgjidhen speca të mëdha me tul,piqen në zjarr të ngadalshëm dhe pasi të
jenë pjekur u hiqet cipa dhe farëzat.Priten në formë rripash,vendosen në
pjatë,u hidhet vaj,uthull,kripë dhe hudhra të shtypura.
Përberja


Për 1 kg. speca duhen:

Vaj 4-5 lugë,
uthull 2-3 lugë,
hudhra 1 kokërr,
kripë,piper sipas deshirës
-------
Sallate jeshile

Sallata jeshile pastrohet nga fletët e dëmtuara, ndahet
në gjethe, dhe zhytet në sasi të madhe uji për tu larë

Është mirë të mbahet gjysmë ore në ujë; pastaj të kullohet dhe të zhytet përsëri në ujë të pastër. Në këtë mënyrë uji ndërrohet 3-4 herë derisa të dalë i kulluar.

Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e
saj të freskët. Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme, spërkatet me
vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë; përzihet me
kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës. Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë.

Për 500 gr. sallatë jeshile duhen vaj 3-4 lugë gjelle,
uthull 2 lugë gjelle, kopër 4-5 fije, qepë 2-3 copë
dhe kripë.
------
Sallate me radhiqe

Radhiqet e pastruara dhe të lara mirë zihen në ujë
të vluar me kripë për 10 mmuta. Pasi të kenë zier kullohen, priten dhe vendosen në pjatë. Përsipër i hidhet vaj
ulliri, lëng limoni dhe kripë.

Për 500 gr radhiqe duhen .
vaj 3-4 lugë, limon 1 kokërr mesatare, kriipë
------
Sallate verore

Në nje pjatë vendosen kastraveca, domate të prera
në formë rrethi dhe speca jeshile të grirë në formë fijesh. Sallata spërkatet me vaj, uthull, kripë, përzihet lehtë dhe vendoset në pjatë. Sipër i hidhen qepë të grira
hollë të përzier me majdanoz.

Për 500 gr domate e kastraveca duhen speca 200 gr,
vaj 4-5 lugë gjelle, uthull 2 h-igë gjelle, qepë 2 kokrra,
majdanoz 2-3 fije dhe kripë.
-------
Sallate me patate

Për këtë sallatë zakonisht përdoren patate të vogla, të cilat bëjnë shumë firo nqs qërohen të paziera. Ndaj ato lahen dhe zihen të paqëruara në uje të vluar me kripë për 20-25 minuta. Pasi të jenë zier kullohen dhe shpëlahen me ujë të ftohtë që tu hiqet më lehtë lëkura.

Patatet e qëruara priten në formë rrethi dhe vendosen në pjatë. Këtyre u hidhet qepë e grirë në formë gjysmërrethi, kripë, piper 1 zi, vaj e uthull dhe në fund majdanoz i grirë hollë.

Për 4-5 persona duhen

patate 1 kg, vaj 4-5 lugë gjelle, uthull 3 lugë, qepë
1 kokërr e madhe, kripë, piper i zi, dhe pak maj-
danoz.

to be vijuar me vone.

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2006 15:41
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cupka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cupka Shto cupka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cupka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Po c'ne kjo teme tek estetika? Apo meqe eshte dietike.
Lum ai burre qe te ka ose do te te kete o shejtone se sallatat i qake. Po kujdes se vetem me barishte nuk shkohet shume larg.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2006 16:19
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 19/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

po kerkoja ndonje nenforum mbi guzhinen por nuk gjeta dhe mendova qe o ta ve tek estetika meqe c'ha goja e tregon boja ose ta vija tek nenforumi Futbolli tek tema Juvja :p

Sallate me lulelaker porosi enkas per juven.

Për këtë sallatë zgjidhen lulelakra të bardha dhe të dendura. Lulelakra pastrohet nga gjethet jeshile e koçanët, lahet dhe vihet për tu zier në ujë të vluar me kripë.
Që të ziejë në të njëjtën kohë, koçanët që janë të mëdhenj, ndahen në 2-3 pjesë. Pasi të jenë zier ndahen në lule të veçanta, vendosen në pjatë dhe spërkaten me vaj,
lëng limoni ose limontoz të shkrirë në ujë; kripë e piper i zi.

Për 500 gr lulelakër duhen vaj 3-4 lugë gjelle, limon 1 kokërr mesatare, piper, kripë.

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2006 16:33
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cupka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cupka Shto cupka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cupka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
darma
Heshtje

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 747

Me meso njehre mua ti vajze si behet japraku se me ka shku menia keq........... Plzzz

uuuuuu edhe po te dije njeri si behen ato specat turshi te mbushur me gjize ...... ato jane hata fare me raki kumbulle


Ose e di c'ke ti bej se vij i marr te shtepia

__________________
Pasqyra ku shoh veten
Ndodhi perhere e thyer

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Maj 2006 04:51
darma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė darma Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me darma (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: darma Shto darma nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto darma nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 19/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

ik se tallesh! Po ti bujrum me thuaj kur do jesh ne city nje dite dhe te sjell lali ty nje vaft dollma te bere nga dockat time. Koincidentalisht, e bera kete fundjaven e fundit per darke. Delicious natyrisht The invitation is no joke.

Une nuk e bej me lapa rrushi por me laker.
Gjithashtu gatuaj per dy veta dhe per nje vaft ndaj po te jap permasat qe perdor per veten time.
so, perberesit jane:
nje laker (te vogel)
mish i grire (vjen ne rracione, dmth nje rracion mar une)
qepe dy kokrra (jo sh te medha)
oriz nje grusht (dockat i kam madhesi normale :p )
bread crumbs (afro tre luge gjelle)
tre kokra veze

Ne nje tenxhere vi lakren te zihet (zakonisht e le gjys ore ose 3 cerek ore) dhe hidhi pak kripe.
Njekohesisht, mer nje ene te thelle e te gjere dhe ver mishin e grire. Hidhi qepet qe ke grire shume holle, orizin, bread crumbs, cik veggie oil (nje luge gjelle), kripe, piper te zi, majdanoz, rigon (dhe ndonje ereze tjeter qe te do mideja ty). Perzieji te gjitha mire e mire me dore dhe voila mbushjen e ke gati.
Nderkohe lakra do jete zjerre, lere nen uje te ftohte te rrjedhshem per disa minuta sa te ftohet nje cike dhe fillo shkoliti (hiqja) fletet nje nga nje, perpiqu te mos i cash gjate shkolitjes (dhe po u ca, seshte ndonje big deal, por mua me pelqen estetika ne gatim). Now start wrapping, mishin me fletet.
Une fundin e tenxheres zakonisht e lyej me nje cik gjalp (sa per shije) dhe gjithashtu ajo qe me tepron nga lakra e grij holle dhe ja hedh persiper dollmave. Ne fund, pasi ti kesh reshtuar ne tenxhere hidhi cik uje (a grande Sturbucs cup, e jap kete krahasim meqe gotat nuk jane standarte ketu ne Amerike dhe nuk di c'mase tjeter te te jap). Mbuloje dhe lere per 3 cerek ore te zieje.

Te befte mire!

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2006 22:23
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cupka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cupka Shto cupka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cupka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
darma
Heshtje

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 747

Po une ne NJ jetoj mi dhe punoj ne NYC vij ne NY 3 here ne dite keshtuqe kur te besh japrak ti boj i zile lalit

Se kjo te haka para se ta hash

__________________
Pasqyra ku shoh veten
Ndodhi perhere e thyer

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2006 06:51
darma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė darma Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me darma (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: darma Shto darma nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto darma nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Mbeshtjellja me gjethe rrushi quhet japrake me gjethe rrushi.
Mbeshtjellja me gjethe lakre quhet dollmadhe me laker.

Japraket me gjethe rrushi jane pothuaj njelloj sic i ben Shejtonja dollmadhet, por ne vend te rigonit i shton koper me shumice ose aniss sic i thone ketej nga fshati jone. Kur i ve te zihen ne tenxhere, i ve nje pjate porcelani si peshe siper, qe te mos hapen fletet.

Gjate servirjes i sperkat me lemon te rrahur ne vaj ulliri, (EVOO) i cili mpikset gjate rrahjes. Koha me e mire eshte ti gatuash tani qe gjehet e rrushit jane te fresketa, se me vone behen si veshet e gomarit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2006 16:21
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
darma
Heshtje

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 747

Une nuk i gatuaj shume shpesh keto gjellera gjithsesi japrakun mamaja ime e bente me shume lloje barishtesh....duke filluar nga spinaqi , pazi,koper, majdanoz, qep te njoma etj etj...dhe shume pak oriz shume pak
Kurse dollmane e bente me oriz me mish .....ndryshojne komplet ne shije ne fakt....

__________________
Pasqyra ku shoh veten
Ndodhi perhere e thyer

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2006 01:18
darma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė darma Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me darma (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: darma Shto darma nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto darma nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 19/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

Darme, une thumbit ti patkoit, s'qenkemi marre vesh fare. :p Epo kot nuk jemi ne ane te kunderta te lumit ne lol.

vazhdojme me recetat. Kete e kam marre ke Spektri. E kam provuar dhe vete ndaj dhe po va postoj dhe juve ta provoni.
Gjoks qengji i mbushur
Përbërësit:
Për 4-5 persona duhen:
•_ Një gjoks qengji
•_ 1 filxhan mesatare
•_ 2 karota mesatare
•_ 2 kokrra vezë
•_ 2-3 fije majdanoz
•_ 2 copa mesatare gogozhare


Gjoksi i qengjit, duke qenë se nuk ka tul, bëhet i mbushur. Hapet gjoksi në formë xhepi, duke filluar nga brinjët dhe përgatitet mbushja. Grihet mishi dhe përzihet me mëlçi të prera në formë fijesh. Pasi hidhet kripë, majdanoz e vezë përzihet sërish. Vihen për t'u zierë karotat dhe vezët. Vihen për së gjati karotat dhe vezët, gjethe majdanozi e gogozhare, ndërsa pjesa tjetër e mbushjes qepet me spango ose hell shishqebapi. Vihet në tavë, lyhet me gjalpë dhe kripë. Hidhen qepët, karotat, shtohet pak ujë dhe pastaj piqet. Shoqërohet me patate të skuqura ose perime të ziera.

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2006 21:28
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cupka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cupka Shto cupka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cupka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 19/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

...dhe kjo eshte shejtone proof. Darme, kjo doli delish fare!!!

Qofte me spinaq

Përbërësit:
Për 1 kg spinaq duhen:
•_ 2 kokrra qepë
•_ 4-5 lugë gjelle vaj
•_ 3-4 thelpinj hudhra
•_ 2 kokrra vezë
•_ 1 filxhan çaji galetë
•_ Vaj për skuqje
•_ Kripë, piper

Spinaqi pastrohet dhe lahet, vendoset të ziejë në ujë të valuar me kripë. Më pas kullohet, shtrydhet, pritet dhe lihet mënjanë. Kaurdisen qepët sa të zbuten dhe përzihet me spinaqin. U hidhet kripë, piper, hudhra, vezë dhe pak galetë. Masa përzihet me kujdes dhe ndahet në qofte të cilat lyhen me galetë dhe skuqen.

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2006 21:32
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cupka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cupka Shto cupka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cupka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:18 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Moda dhe Estetika > Receta gatimi te Shejtones!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.