Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Hipokrizia perendimore mbi te drejten e lirise se shprehjes.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Hipokrizia perendimore mbi te drejten e lirise se shprehjes.

A mund ta kritikojme Islamin?
Eshte njera nga pyetjet me se prezente e ketyre muajve apo pse jo viteve te fundit nga mediat perendimore , pyetje e cila eksluzivisht iu ka rrezervuar islamit, thujse te jete i vetmi religjion mbi siperfaqen e Tokes.

Pa dyshim, peytja mund te shtrohet qofte edhe vetem ne emer te lirise se shprehjes. Me e rendesishmja eshte , perballe omniprezences se kesaj pyetjeje mundemi ne akoma te mos e kritikojme Islamin apo diskutuar diçka tjeter perveç Islamit. A eshte Islami nje kercenim i vertete ndaj lirise se shprehjes? Nese po, a eshte ai i vetmi rrezik ndaj saj?

Ketu ne perendim, na rrezervohet e drejta gati çdo jave te na flilet gjere e gjate me ore te tera per polemika kundrejt Islamit: dikush tha kete mbi islamin, nje musliman mjekrrosh beri kete kete. Filani, kishte te drejte te thonte kete? apo ushtrite e panumerta te Islamit etj etj etj

Mesimdhenenesit e leksionenve mediatike zhyten ne "debat" pa humbur kohe , pa verifikuar e bile pa menduar asgje, veçaneri e te cileve eshte stigmatizimi, denoncimi dhe pasioni pe te na treguar se Islami presanton nje te rrezik te madh sepse eshte i papershtatshem me vlerat perendimore.

Ngjarja me madhe ne e ketyre koheve te fundit , ketej nga vendet frengjisht-folese ka te beje me nje profesor filozofie frnacez Robert Redeker dhe artikullin e tij te publikuar ne Figaro http://www.lefigaro.fr me 19 shtator 2006.
Ky artikull rracist nuk ka munguar te jete ngarkuar me urrejtje sa nga mbrojtesit aq dhe nga kundershtaret e tij.
Artikulli ne fjale shtron dy pyetje:

A ka te drejte Robert Redeker te shprehet i lire?

A ka te drejte Robert Redeker te shprehe ide e mendime me karakter te paster racist?

Per peytjen e pare, pergjigja eshte PO, sigurisht.

Perkundrazi pergjigja e se dytes nuk mund te jete vetem se NEGATIVE, sepse ne te kundert , duhet atehere qe persona si

Marie le Pen (President i partise ekstremiste te djathte i cili synon nder te tjera te ç'rrenjose nga franca çifutet) apo

Bruno Gollnisch (politikan dhe profesor i drejtesise, numri 2 i se djathtes ekstrmiste, shkarkimin e te cilit studentent ne lyon e kane arritur pas muajsh e muajsh neper organet e drejtesise franceze)
dhe te tjere te te njejtit lloj,
duhej te gezonin te njejten liri shprehjeje!

Mirepo, racizmi a eshte i denueshem apo eshte ai i lejueshem kur behet fjale per Islamin? Nqs te dyten e konsiderojme te sakte dhe te drejte, atehere s'mund te quhet me Shtet i te drejtave te barabarta.
PSh ne France denohesh me burgime nga me te rendat dhe gjoba nga me te majmet , nqs mohon holokaustin, apo genocidin osman mbi armenianet.

Nejse te kthehemi te filozofi Robert Redeker.
Fliet per "fatva" ndaj tij dhe kercenime me vdekje.
Pse artikujt e ketij profesori filozofie te kene provokuar reaksione kaq te dhunshme?
ç'ka shprehur ai qe mund te justifikoje kaq pasion dhe zhurme?

Nqs i qasemi pak me afer çeshtjeve dhe veçanersiht me
syçkat e realitetit , keto vitet e fundit konstatojme se personalitete me te talentuara e me te shquara jane shprehur edhe me keq se Robert Redeker.

Psh, nje fare Michel Houellebecq (ja nje shembull)
http://www.geocities.com/atheisme/t...houellebecq.htm

apo Claude Imbert (Editorilalist i gazetes "Le Point" qe hapur deklaron ne LCI pa permedur artikujt e shume te tij islamofobe : "ne jam islamofob. Kjo nuk me shqeteson aspak. Nuk jam i vetmi qe mednoj se Islami, pa folur per islamistet , e theksoj islami si religjion sjelle vetem se nje budallallek arkaik...")

apo zjarrin e Oriana Fallaci mbi Islamin, proeftin e tij dhe besimtaret e tij
http://www.conscience-politique.org...ccuseeurope.htm
Shembuj keta te marre nga vetem nga bota franceze.

apo edhe Selman Rruzhdi qe "shpetoi" jeten e tij duke emigruar ne Londer. O ka ekstremiste ne Londer o s'mund te kete gjetiu me shume. Si ka mundesi qe nuk e ekzekuojne "fatwan" ndaj tij ndekohe qe shkojne e hedhin ne ere e Londres?!


apo shembull tjeter: numri i artikujve apo veprave te ndryshme qe botohen çdo vite ne France, kur e trajtojne profetin Muhammed "luftetar gjakatar" "hajdut" apo "pedofil"

Cilat kane qene pasojat per keta persona? ASGJE as edhe nje Fatwa e vetme
Keta personalitete te horizonteve te ndryshme kane mundur te shprehen lirshem me idete e tyre nga me te urryerat , pas anje problem , pas anje kercenim e pa asnje Fatwa. Asnje nga keta, nuk humbi vendin e punes , asnje nga keta nuk u serdis ne mergim, asnje nga keta nuk u kyç ne shtepi dhe nuk thirri policine ne mbrojtje.
Nder keta bile, Oriana Fallaci ka vdekur pak kohe me pare nga nje vdekje e natyrshme dhe jo e therrur nga ndonje "mjekrrosht islamist"

Asnje nga artikujt e shumte te tyre plot vrer ndaj islamit e profetit te tij, nuk u ndalua as nuk u dogj, sikur qe asnje nga shitesit e librarive nuk jane kercenuar apo keqtrajtuar per "mekatin" e shitjes se librave e artikujve ne fjale.

JO, Robert Redeker nuk ka thene as nuk ka bere diçka me te urryer se sa te lartpermendurit e megjithate ne France nuk flitet vetem se per ate dhe "rrezikun" qe i kanoset per nje broçkull qe ka shkruar...

Rikthehemi pikerisht qe te "Fatwa" qe na i qenka adresuar atij.

Ne nje menyre shume te çuditshme dhe te paqarte, kjo fatwa kaq prezente ne mediat franceze, eshte e pamundur te gjendet jashte web siteve rraciste franceze.
Te shumte jane ata qe ia atribuojne Youssef Al Qardawi nje nder dijetaret musliman ,me origjine egjipsiane, qe na e paska prononcuar ne emisionin e tij sur al- xhazera.
Mirepo asgjekunddi nuk duken shenjat e kesaj fatwa-se , as te websiti i te famshmit televizion Katariot e as te websiti personal i ketij dijetari.
Atehere si mund te shpjegohet apo kuptohet apo konstatohet kjo fatwa fantazem nga keta kritikues te motivuar te islamit?!

Nderkohe qe keta mjekroshet "kercenues" nuk i frikesohen kerkujt perveç Zotit. Nuk hezituan te bien gjoksit per 11 shtatorin, nuk hezitojne te krenohen kur hidhen ne ere ku te munden, nuk hezitojne te marrin persiper vrasje si ajo e aktorit Van Ghog ne Hollande, nuk hezitojne te kercenojne armaten me te fuqishme te botes dhe ekzistencen e shteteteve te tera etj etj etj etj

Bile bile, esktremistet jane as sul-hunj (me falni per shprehjen por eshte me se e vertete) sa i bien gjoksit edhe per gjera s'i kane bere ... si 11 shatori 2001... apo si pengmarrjet ne irak...
Bile duke marre autoresine e kesaj Fatwa-je keta mjekroshe do te kishin interres te madh , se do te degjoheshin ne bote dhe do te kishin mundesi edhe te rekrutonin...

Pra teksti i kesaj Fatwaje ndaj ketij filozofit francez duhet te ishte e konsultueshme gjithkund sidomos ne sitet web te tyre.
Por çuditerisht ajo s'ekziston asgjekundi, vetem se ne web sitet rraciste e ekstremiste franceze

Nga doli kjo "fatwa" atehere per te cilet te gjitha mediat flasin nate e dite? Ne fakt a ekziston ajo vertete?


Po ja , e zeme se ekzsiton.
Po e pranojme se profesori i Filozofise Robert Redeker eshte ne rrezik vdekje nga ekstremistet muslimane.

Pse mediat indinjohen aq shume e indinjojne aq shume njerez , dhe mborjne aq furishem Robert Redeker, nderkohe qe te tjere lihen ne harrese?

Ne kete rast nuk mund vetem se te shokohemi e indinjohemi nga diferenca ne te trajtuarit e çeshtjeve per sa i perket lirise se shprehjes dhe mendimit , ne varesi te subjektit dhe personave ne fjale.

Ku jane atehere, keta kujdestare te lirise se shprehjes dhe medimit, kur Noel Mamere, Dieudonné http://lesogres.org/(humorist i shquar por i persekutuar francez, te cilit iu ka ndaluar te shfaqurit ne TV) apo Alain Soral http://alainsoral.free.fr/accueil.htm
agreson dhunshem psikologjikisht dhe fizikisht diten me diell ne zemer te Parisit?
Ketu nuk behet fjale per "fatwa" ne leter, por per dru ne koke dhe pushime ne spital.

Jo vetem qe kerkush s'i denon keto akte barbarie, por keto mediat perendimore "flamurtare" te lirise se shprehjes dhe mendimit ose flasin disa sekonda ose nje fraksion te tij ose heshtin fare...

Na flasin per Fatwa e kercenime ndaj Perendimit dhe vlerave te tij.
Po ku ishin keta "flamurtare" te lirise se shprehjes dhe mendimit kur Pascal Boniface,http://www.presse-palestine.org/art...3?id_article=94
Edgar Morin,http://www.monde-diplomatique.fr/2005/10/BENBASSA/12818
Eric Hazan e Daniel Mermet per te mos permendur te tjere,
kur i zvarriten neper labirinthet e lirise se shprehjes dhe i vune perpara drejtesise per mekatin e te shprehurit lirshem ndaj çeshtjes izraelo-palestineze?

Kush nga keta "flamurtare" te lirise se shprehjes u ngrit te denonconte tentativat e censurimit te vepres " Fytyra tjeter e Izraelit" te Israel Shamir, apo ndaj vepres se Norman G. Finkelstein "industria e Holokaustit"?

Kush nga keta "flamurtare" te lirise se shprehjes dhe mendimit , qe pretendojne te shikojne ftawa e terroriste islamiste ne çdo qosh te rruges ka tentuar ne mbeshtese gazetaren Catherine Nay pasi qe deklaroi ne janar 2003 se ajo "s'deshironte me te shprehej apo publikonte mbi konfliktin izraelo-palestinez" pas fushates dikredituese qe u nderrmorr ndaj saj nga aktiviste sioniste?

Kush nga keta "flamurtare " te lirise se shprehjes se mendimit, u degjua dhe ngriti zerin, kur gazetair Charles Enderlin mori kercenim me vdekje dhe vuajti fushata shpifjesh te orkestruara nga mbrojtesit e pakushtezuar te shtetit te Izraelit?

Si ka mundesi , qe keta mjekrroshet islamiste, qendrojne goje-mbyllur kur liria e shprehjes dhe mendimit kercenohet dhe vihet ne rrezik nga ekstremiste jo-musliman?

ç'qellim kane ne te vertete, mbrojtesit e lirise se shprehjes se Robert Redeker qe njekohesisht injorojne plotesisht ngajrje edhe me te renda se ajo e Redeker?

A eshte vertete liria e shprehjes dhe mendimit dhe e drejta e te kritikuarit te te gjitha religjioneve qe jane ne thelb te çeshtjes apo thjeshte liria e te shprehurit te urrejtjes dhe rracizmit ndaj Islmait dhe muslimaneve?


Kjo eshte pyetja dhe kritika e vertete qe duhen shtruar e diskutuar , me qellim qe te dijme nese ekziston nje liri shprehje dhe mendimi apo disa te tilla me nivele te ndryshme sipas asaj per te cilen diskutohet.


PS.
Lideri i se djathtes franceze, zv-Kryeministri dhe Ministri i Brendshem, kandiati i ardhshem per president ne France, Nikolas Srakozi ka shprehur mbeshtetjen e tij per profesorin e filozofise Robert Redeker dhe ka afirmuar bindjen dhe vullnetin e tij mbi lirine e shprehjes dhe mendimit ne France

nderkohe qe , ka ndaluar nje liber mbi gruan e tij Cecilia dhe ka arritur edhe te shkarkoje nga detyra redactorin e Paris Match per publikimin e fotove te gruas se tij me dashnorin...


Kesaj i thone dyftyresi, dhe fatekesisht eshte shnderruar ne komponent te domosdoshem te mediave dhe politikes perendimore

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2006 21:21
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mic-Sokoli
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/11/2006
Vendbanimi: Planeti, Toke
Mesazhe: 30

komplimente per analizen

Kjo duhej te ishte menyra e diskutimit te nje problemi kaq aktual ne mjediset mediatike, politike e pse jo edhe shoqerore.
Por fatekeqesisht ne shtetet perendimore ku demokracia e liria e shprehjes ka arritur me te vertete majat, duket se ideja e pranimit te nje globi i perbere nga kultura te ndryshme e origjinale akoma nuk eshte adoptuar.
Me vjen keq sidomos per rolin qe luajne mediat ne kete fushe e ne vend qe te favorizojne nje dialog mes popujve duke iu referuar kulturave te ndryshme ne elementet qe shprehin vlerat pozitive perkundrazi marin si shembuj idete e nje minorance ekstremiste.
Une ne raftin tim te librave kam biblen, kuranin e libra te tjere fetar e faktikisht ajo qe eshte e perbashket per te gjitha fete ka te beje me rregulla morale-pozitive si: te mos vjedhesh, te mos besh keq, te duash tjerin, te ndihmosh te varfrin etj etj.
Kritika qe sot behet ndaj islamit me duket e padrejte, e pajustifikueshme dhe me pasoja te madha sidomos ne rrugen e krijimit te ideve te perbashketa njerezore qe sot ne shekullin e njezetenje duhej te kishte arritur faza te jashtzakonshme evolimi e jo te rikthehej mbrapa sic po ndodh.
Prandaj besoj se e kemi per detyre per derisa njohim disa nga vlerat reale te islamit te shprehim idene tone se behet fjale per nje keqkuptim ose eshte thjesht mjet, per te arritur rezultate te caktuara politike, lufta qe sot behet ne emer te "antivlerave islamike".
Me qellim qe popujt e jo grupe te caktuara politike apo ekstremiste te marin ne dore "pushtetin" duhet ti hapet rruga dialogut pikerisht ne nivel shoqeror ku pasojat e nje konflikti qellimisht e gabimisht i cilesuar "fetar" jane me te vertete katastrofike sidomos ne vendet arabe ku lufta justifikohet ne emer te "demokracise" duke mos kuptuar se vete ideja e nje imponimi te demokracise eshte "antidemokraci"

__________________
Le te jemi zoter te vetvetes tone

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 20:12
Mic-Sokoli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mic-Sokoli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mic-Sokoli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mic-Sokoli Shto Mic-Sokoli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mic-Sokoli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Hipokrizia perendimore mbi te drejten e lirise se shprehjes.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.