Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Emigrantet shqiptare paguajne miliarda euro taksa ne Itali e Greqi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Emigrantet shqiptare paguajne miliarda euro taksa ne Itali e Greqi

Emigrantët në Itali


Emigrantët e huaj në Itali paguajnë rreth 2 miliardë euro taksa në vit. Këtë
lajm e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave numri i emigrantëve për këtë vit në Itali ka arritur në 3.7 milionë, duke përbërë kështu 6.2 për qind
të popullsisë totale italiane. "Ndonëse fitojnë mesatarisht vetëm 10 mijë euro në vit, emigrantët në Itali për vitin e kaluar paguan 1 miliardë e 900 milionë euro në formë taksash", shkruan "Il Tempo". Emigrantët shqiptarë përbëjnë 11 për qind të totalit
të emigrantëve në Itali, me gati 400 mijë persona, duke u renditur të tretët pas polakëve dhe rumunëve. Por të dhënat zyrtare nga institucionet e biznesit në Itali tregojnë se emigrantët shqiptarë renditen ndër të parët për sa i përket të bërit biznes. Më shumë se 18 mijë emigrantë shqiptarë drejtojnë biznese në Itali. Shifrën e ka publikuar Dhoma e Bashkuar e Milanos, sipas së cilës numri i emigrantëve
shqiptarë, që po bëhen drejtues të kompanive italiane po rritet nga viti në vit. Por paradoksi është po t‘i krahasosh këto të dhëna me sipërmarrësit italianë që operojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se në vendin tonë numërohen vetëm pak më shumë se 500 kompani, në krye të të cilave qëndron një
titullar ose pronar italian. Këto të dhëna mund të ngjajnë paradoksale, duke pasur parasysh faktin se Italia është investitori i dytë i huaj më i madh në vendin
tonë, me gati 21 për qind të investimeve të huaja direkte. Disa ekspertë e shpjegojnë këtë me nivelin e ulët të investimeve të huaja direkte në vendin tonë,
si dhe me klimën problematike. Sipas tyre, Shqipëria ndonëse ofron potenciale të mëdha për të bërë biznes, ende nuk po arrin të bëhet një vend tërheqës në sytë
e investitorëve të huaj.


Emigrantët në Greqi


 Emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi llogaritet të kenë depozituar në bankat e shtetit helen rreth 2 miliardë euro. Shifrën e kanë bërë të ditur mediat e shkruara greke, duke ju referuar të dhënave të marra nga bankat tregtare të këtij
vendi. Shuma prej dy miliardë eurosh është e barabartë me rreth 30 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Në rast se këto para do të ishin
transferuar në bankat shqiptare, atëherë ekonomia e vendit do të kishte më shumë burime monetare në dispozicion për të financuar investime të ndryshme. Në
fakt për vite me radhë, dërgesat e emigrantëve kanë financuar deficitin e lartë tregtar të vendit,duke mbajtur të pacenuar aftësinë paguese të ekonomisë
sonë. Në rast se vetëm kursimet e emigrantëve shqiptarë në Greqi do të injektoheshin në ekonominë tonë atëherë Produkti i Brendshëm Bruto i vendit do të
rritej me 30 për qind, çka do të thotë një rritje e ndjeshme edhe e të ardhurave për frymë në vend. Po kështu, kjo shifër është 10 herë më e lartë se investimet e huaja
të drejtpërdrejta në vendin tonë. Por vitet e fundit, institucionet ndërkombëtare që monitorojnë ekonominë shqiptare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka
Botërore, kanë lëshuar alarmin se paratë që emigrantët dërgojnë pranë familjeve të tyre do të vijnë në ulje nga viti në vit. Madje për këtë, të dyja këto institucione i
kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të hartojë strategji të qarta për të kompensuar këto para, me qëllim që të mos komprometohet rritja ekonomike e vendit. Sipas
studimeve të bëra nga Banka Botërore, një emigrant dërgon para në vendin e tij të lindjes mesatarisht për rreth 14 vjet.
 
 

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2007 13:34
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Mjaft mč me" Sklleverit Moderne " !!!

Si perhere gazetaret tane do ia futin kot ... dhe 1 person i thjeshte qe ka 1 dyqan e bejne pronar te nje kompanie ,  ( sikur kompania te ishte perkufizim i: kam aktivitet    te ishte e vertete lum si ne) . Hap e mbyll kllapen ketu .



Ne fakt ky vit ka qene me teper se theres per emigrantet ne Itali, ne vend qe burokracia nga viti ne vit te ulet perkundrazi po ndodh e kunderta .
Nese kjo shifer eshte e sakte, mjafton te lexosh deklaratat e kryeministrit italian Prodi i cili thote se ligji financiar i 2008 do jete rreth 10,7 miliarde euro , s'do shume mend te besh 1 krahasim banal dhe te del se cfare roli luajne taksat e emigranteve ne kete vend.


Ne fakt para zgjedhjeve parlamentare kisha besim se dicka do te levizte ne drejtim te ligjit mbi emigrantet por mbas gjithe kesaj kohe jemi ne vend numero, qeveria Prodi mendoi shume mire te mbulonte 1 pjese te deficitit publik italian nen kurrizin e njerezve qe skane mbrojtje e qe skane perfaqesues neper institucione, ai vazhdon akoma me verberine qe i karakterizon politikanet dhe mos largpamesia e tij ka per ti kushtuar shtrenjte Italise por dhe vendeve Europiane ne pergjithesi. Ne fakt dhe shume s'mund te presesh sepse kur emigrantet skane perfaqesues as ne parlamentin e tyre shqiptar, domosdo qe te bien krahet : harxhojme me shume kohe per idiotesira sesa per problemet e verteta qe ka shteti shqiptar  .

Ne nje moment kur perqindja e popullsise se huaj po behet ne shifra domethene duhet pare seriozisht mundesia e : te drejtes se votes dhe perfaqesimi i tyre neper institucione.
Ndryshe sic thoshte Kennedy : ato qe ndalojne revolucionet paqesore do ti duhet te perballen pastaj me revolucionet e dhunshme.
S'eshte nje gje e mire per tu parashikuar por personalisht gjendjen e shikoj shume kritike

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2007 13:37
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Nejse pak rremuje ketu.

Emigrantet ne Itali verte kane filluar te behen pronare por nuk jane as kapitaliste as induastrialiste etj. Ne pergjithesi jane akoma ne nivelin e artigjianit qe perkthuer ne shqip do te thote zejtar ose nderrmarje e vogel, ndersa per pronare te vertete apo kapitaliste mund te numerohen me gishta . Persa i perket punes dihet qe pjesa me e madhe punon ne ndertim qe tashme mund te thuhet se ne pergjithesi shqiptaret jane padronet e ndertimit si nje zanat i urryer nga italianet. Pastaj po te flasim per tregun e punes natyrisht qe Italia ne sektor te tille te veshtira ua ka lene emigranteve ku nder ta jane eshe shqiptaret qe pranojne dhe po behen gjithnje e me te fuqishem. Persa i perket metalmekanikes ky ze eshte shume i vogel dhe kryesisht ne veri dhe biles ne zonen e Trentos.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2007 19:20
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:19 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Emigrantet shqiptare paguajne miliarda euro taksa ne Itali e Greqi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.