kotka
.....
Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Vlora
Sot ne gazeten Telegraf
Fate Velaj|
Vlora është në cdo hap të jetës sime
Piktori i mirënjohur Fate Velaj (banues në Austri), ), flet me nostalgji për qytetin e tij të lindjes, Vlorën historike, Vlorën e kaltërsisë dhe të trimërisë. E pyes natyrshëm si në një bisedë mes miqsh, për të ndarë impresionet e cdo shkuarje në Shqiperi që pa diskutim, arrin ngjyrat e gjalla të dashurisë njërëzore tek qyteti i tij Vlora. Emër që ai e përcjell me gjithë bukurinë e zërit dhe fuqinë e shpirtit por që e ka përjetësuar me ndjesinë e përgjegjshme të penelit në dhjetra piktura të tij për këtë qytet, piktura që tashmë zbukurojnë dhjetra kancelari apo shtëpi artistokratësh nga Autria, Greqia, Anglia dhe deri në Lindjen e Mesme. Në bisedë për ti hequr paksa lodhjen e udhëtimit e pyes për Vlorën, emri i të cilit e zgjon dhe si me magji i jep gjallërinë karakteristike të labit.
Z Fate, diçka të veçantë nga kujtimet e tua mbi jetën fëminore në Vlorë, mbi kujtimet tuaja mbi sportistët, futbollistët , shkrimtarët, piktorët që ende i kujton me nostalgji dhe që jeta juaj e athershme ka qenë e lidhur me ta dhe që jeni krenuar dikur që sot i mbani si idhuj?
Kur isha parvjet në Barcelonë në Muzeun Of Modern Art, kisha një leksion për të dhënë
. Rrija e rrija dhe shikoja njerëzit
! Edhe ata më shikonin me kureshtje pas prezantimit që u thashë se jam nga Shqipëria. Disa minuta heshtje. Ishte një dialog i heshtur mes meje dhe barcelonasve
I kam dërguar mikut tim Kiço Skramit një sms. Kam përshtypjen sikur po më shikojnë të gjithë me inat, sepse ju kujtoj Vasil Rusin që i bëri golin atëherë Barcelonës. Sigurisht që Flamurtari i viteve 80 ishte krenaria jonë e atëhershme. Ishte një nga ndeshjet më të bukura të ekipeve shqiptare të të gjitha kohrave
Emocionet e asaj dite më kanë ndjekur pas në vite. Në Barcelonë atë ditë e përcillja në mend atë ndeshje sikur po e shihja në televizor,
Dhe më tej ku dallgëzojnë kujtimet e tua mbi Vlorën?
Vlora ka patur atëherë emra të lartë të artit figurativ shqiptar, flasim për Kamberin, Jonuzin, Xhaferrin apo mikun tim të madh Agron Dinën. Ka patur pastaj atë trion e famshme vlonjate të këngës tradicionale popullore, Miliha Doda, Kostandin Thana dhe Reshat Osmani. etj. Dhe pastaj janë edhe humoristët vlonjatë. Ka patur një traditë Vlora shumë të bukur.
Po nga volejbolli, basketbolli kë kujtoni?
Vajzat e Vlorës. Si Hirushet në përralla. Për vajzat e basketbollit, Ato që zgjonin qytetin dhe ngacmonin zemrat e meshkujve kuriozë, Përveç atyre vajzave mbushur me temperament, nuk mund të flas për gjë tjetër në sportin femëror të Vlorës. të Vlorës që kanë patur një emër të mirë në basketboll , sepse patën dalë kampion atëherë, nuk kujtoj ndonjë tjetër.
Si i keni lidhjet me detin?
Pasqyrohen që në mars lidhjet e mia me detin. Dhe pse nuk ka lindur ende Pranvera, unë kam qënë i lidhur me detin, Me blunë e tijë. Zhytem që në Mars kur jam. Ashtu ka qënë gjithmonë qysh në vegjëli, Edhe në dimër bëhesha ziliqar, Duket sikur ai më ftonte... Mezi e përmbaja tundimin, ,,Ndërsa në Mars, Ai bëhej pjesë e jetës time.
Diçka nga jeta jote detare?
Unë në fakt nuk kam qenë notar i mirë asnjëherë, madje kujtoj që me shokët e mi ndonjehere iknim, të laheshim dhe bënim gara dhe donim të kapnim ndonjë gjë të hedhur në detë apo shishe të tretur. Athere të gjeje një shishe Coca Cola apo të ndonjë pije tjetër të jashtme të hedhur nga vaporët ishte festë, I tundnim para syve të shokëve me mburrje. Tregonte dhe aftësinë për të notuar larg dhe pa frikë. Shokët e mi ishin më të zotët se unë në not. Ato shkonin shumë larg, ndërsa mua sma mbante të shkoja aq larg, pra skam qenë një notar i mirë. Jam i dashuruar marrëzisht pas detit, por asnjëherë nuk kam qënë një notar i mirë. Paradoks ?
Vitore Stefa
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|