Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Cupa Uefa Vllaznia Vs Napoli
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Cupa Uefa Vllaznia Vs Napoli

Çfarë shorti, Vllaznia kundër Napolit
Vllaznia “peshkoi” Napolin në tyrin e dytë eliminator të Kupës UEFA, një nga tre ekipet më të forta të Grupit të Jugut, duke futur në këtë llogari edhe spanjollët e Deportivo La Korunjës e turqit e Beshiktashit, teksa këta të fundit do të përballen me Shiroki Brijeg, skuadra boshnjake që eliminoi Partizanin në turin e parë eliminator.

Ky ishte verdikti i shtortit të hëdhur në selinë qëndrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës. Vllaznia, që siguroi për herë të dytë rresht një kualifikim në turin e dytë, pas atij të vitit të kaluar në Kupën Intertoto kundër NK Zagreb, do të përballet për herë të parë me një skuadër italiane.

Ndeshja e parë do të zhvillohet “Loro Boriçi” (15.000 shikues), më 14 gusht, ndërsa ajo e kthimit në “Sao Paolo” (78.500 shikues) të Napolit dy javë më pas. Në statistikat e kundërshtarëve të Vllaznisë në 30 takimet e mëparshme skuadrat janë nga Turqia (2 ekipe), Izraeli (1), Skocia (1), Sllovenia (1), Kroacia (2), Islanda (1), Qipro (1), Greqia (1), Gjeorgjia (1), Malta (1), Finlandë (1), etj.

Mediat ndërkombëtare e cilësuan si një short të lehtë të Napolit kundër fitueses së Kupës së Shqipërisë, Vllaznisë së Shkodrës, për më tepër që ish-skuadra e Diego Armando Maradonës, është e vetmja nga 54 skuadrat e përfshira në turin e dytë, që ka fituar më parë Kupën UEFA në sezonin 1988-1989.

Ndryshe nga Vllaznia e Agim Canaj, që mbërriti në turin e dytë të Kupës UEFa pas kualifikimit me meritë kundër sllovenëve të Koperit (2-1, 0-0), Napoli i Edi Rejës mbërriti në këtë tur si një ndër 11 fituesit e Kupës Intertoto të këtij viti. Në turin e tretë eliminator të Kupës Intertoto, Napoli eliminoi skuadrën greke Panionos me dy fitore më të njëjtin rezultat: 1-0. Boljaçino shënoi në Greqi, Hamshik në ndeshjen e kthimit në Napoli.

Vllaznia në historinë e saj ndërkombëtare ka luajtur vetëm 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet (8 nga këtë në Kupën UEFA), teksa Napoli vetëm në Kupën UEFA ka zhvilluar 52 nga 77 takimet ndërkombëtare të klubeve. Bilanci i Napolit në Kupën UEFA është i ekuilibruar: 19 fitore, 17 barazime, 16 humbje.

VLLAZNIA: Ndeshjet ndërkombëtare

2008-2009, Kupa UEFA

Turi I: Koper-Vllaznia 1-2 0-0

Turi II: Vllaznia-Napoli 14.8 28.8

2007-2008, Kupa Intertoto

Turi I: NK Zagreb-Vllaznia 2-1, 0-1

Turi II: Trabzonspor-Vllaznia 6-0, 4-0

2004-2005, Kupa Intertoto

Turi I: Vllaznia-Hapoel Beer-Sheva 0-1, 3-0

Turi II: Slaven Belupo-Vllaznia 2-0, 0-1

2003-2004, Kupa UEFA

Turi I: Vllaznia-Dandi 0-2, 0-4

2001-2002, Liga e Kampioneve

Turi I: Rejkavik-Vllaznia 2-1, 0-1

Turi II: Gallatasaraj-Vllaznia 2-0, 4-1

2000-2001, Kupa Intertoto

Turi I: Nea Salamina-Vllaznia 4-1, 2-1

1999-2000, Kupa UEFA

Turi I: Vllaznia-Spartak Trnava 1-1, 0-2

1998-1999, Liga e Kampioneve

Turi I: Dinamo Tbilis-Vllaznia 3-0, 1-3

1991-1992, Kupa e Kupave

Turi I: Vllaznia-AEK Athinë 0-1, 0-2

1987-1988, Kupa e Kupave

Turi I: Vllaznia-Sliema Uonderes 2-0, 4-0

Turi II: Vllanzia-Rops Rovaniemi 0-1, 0-1

1978-1979, Liga e Kampioneve

Turi I: Vllaznia-Austria Vjenë 2-0, 1-4

Bilanci: 30 ndeshje; 9 fitore, 2 barazime, 19 humbje. Golat: 27-53.



Sipas Kupave N F H H GOLAT

Liga e Kampioneve: 8 3 0 5 9:16

Kupa e Kupave: 4 2 0 2 6:2

Kupa UEFA: 8 1 2 5 3:13

Kupa Intertoto: 10 3 0 7 9:22

Total : 30 9 2 19 27:53



Kupa UEFA, turi i dytë

14-28 gusht 2008

Shiroki Brijeg (Bosnjë-Herc.)-Beshiktash (Turqi)

SC Braga (Portugali)- NK Zrinjski (Bosnjë-Herc.)

Lokomotiva Sofje (Bullgari)-Borac (Serbi)

Vojvodina (Serbi)-Hapoel Tel-Aviv (Izrael)

Aris Selanik (Greqi)-Slaven Koprivnica (Kroaci)

Liteks (Bullgari)-Hapoel Ironi Kirjat (Izrael)

Deportivo La Korunja (Spanjë)-Hajduk Split (Kroaci)

Apoel (Qipro)-Cervena Zvezda (Serbi)

VLLAZNIA (SHQIPËRI)-NAPOLI (ITALI)

Makabi Netania (Israel)-Cherno More (Bullgari)

Omonia (Qipro)-AEK (Greqi)

Metalurg (Letoni)-Vaslui (Rumani)

Zurih (Zvicër)-Shturm Grac (Austri)

Shtutgart (Gjermani)-Giori (Hungari)

Leh Poznan (Poloni)-Grasshopers (Zvicër)

Slovan Liberec (Çeki)-Zhilina (Sllovaki)

Gjeorgjia (Gjeorgji)-Austria Vjenë (Austri)

Jang Bojs (Zvicër)-Debreceni (Hungari)

Legia Varshavë (Poloni)-Moskë (Rusi)

Dnipro Dniprotrovsk (Ukrainë)-Belizona (Zvicër)

Ljubjana (Slloveni)-Herta e Berlinit (Gjermani)

Sudova (Lituani)-Salzburg (Austri)

Djugardens (Suedi)-Rozenborg (Norvegji)

Kuin (Skoci)-Nordsjeland (Danimarkë)

Gent (Belgjikë)-Kalmar (Suedi)

Mançester Siti (Angli)-Midtjyland (Danimarkë)

Honka Espo (Finlandë)-Viking (Norvegji)

Haka (Finlandë)-Brondbi (Danimarkë)

Stabek (Norvegji)-Stade Rëne (Francë)

Kobenhaven (Danimarkë)-Lilestrom (Norvegji)

Elfsborg (Suedi)-St.Patrik (Irlandë)

Aston Vila (Angli)-Hafnarfjordur (Islandë)

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:02
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

“Le Monde”: “Shorti mëshirëplotë për Napolin”
Klubet e mëdha (angleze, gjermane, italiane e spanjolle) patën një short mëshirëplotë për turin e dytë eliminator të Kupës UEFA (14-28 gusht), shkruan “Le Monde” në versionin e saj në internet. Gazeta franceze përmend si një të tillë edhe fatin e Napolit me Vllazninë, ashtu si atë të Mançester Sitit me danezët e Midtjylland, apo të Aston Vilës me islandezët e Hafnarfjordur. Shtutgardi do të përballet me hungarezët e Giori Eto, ndërkohë që detyrën më të vështirë e ka Deportivo La Korunja përballë kroatëve të Hajdukut të Splitit.

E Shtun, 02 Gusht 2008

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:04
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20080801141616kupauefa.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 9 herė.

Reja: “Futbolli shqiptar është rritur shumë”
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis dhe trajneri i Napolit, Edi Reja nuk janë shprehur plotësisht i kënaqur me shortin kundër Vllaznisë në deklarimet e tyre për mediat italiane.

“Jam mesatarisht i kënaqur. Ne letër duket short i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm e të ulim vështrimin. Në fushën europiane nuk është kurrë asgjë e sigurt e shorteu duhet verifikuar në fushë”, - tha presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, për mediat italiane pas hedhjes së shortit kundër skuadrës shqitpare të Vllaznisë.

“Ata kanë një stadium prej 15 mijë vendesh, që sigurisht do të jetë i mbushur plotësisht, - tha producenti kinematografik, - kështu që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë në shtëpinë e tyre, duke përfshirë edhe atmosferën”.

Në të njëjtat tone ishte edhe deklarata e trajnerit Edi Reja: “Futbolli shqiptar është rritur shumë në këto vite dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm. Sigurisht, është e panevojshme ta fshehim se mund të jetë një skuadër e përballueshme, por për këtë arsye, është rasti të pohoj se duhet ta heqim optimizmin e tepërt

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:05
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Zaganjori: “Tifozë të Napolit, ejani në Shkodër, ju pret festa”
“Napoli, çfarë fati: peshkojnë shqiptarët”. Ky ishte titulli i gazetës italiane “Corriere del Mezzogiorno” pas hedhjes së shortit të turit të dytë të Kupës UEFA.

“Një short që i ka bërë të qeshë me 32 dhëmbët e tij drejtorin e përgjithshëm të Napolit, Pierpaolo Marino, i cili ishte i pranishëm në selinë e UEFA-s në Nion”, - vazhdon gazeta italiane në versionin e saj online.

“Është e qartë që shqiptarët janë më të pranueshëm sesa grekët Panionos, të mundur tashmë (në Kupën Intertoto), dhe më të lehtë se Hajduku i Splitit, që nga ana e tyre do të përballen me spanjollët e Deportivo La Korunjës”, - shkruan gazeta italiane. Napoli ishte koka e sërisë së Grupit dhe i kishte shmangur në fakt, qysh në short spanjollët, por nga ana tjetër rrezikonte të përballej me kroatët e Hajdukut të Splitit, por edhe me izraelitët e Makabit.

Mediat italiane kanë dhënë një informacion të hollësishëm mbi historinë futbollistike të Vllaznisë, madje kanë numëruar në detaje, jo vetëm trofetë e saj, por edhe bilancin e ndeshjeve ndërkombëtare të klubit shqiptar: 30 ndeshje, 9 fitore, 2 barazime dhe 19 humbje.

Takimi i parë do të luhet në Shkodër, më 14 gusht, ndërsa i kthimit në Napoli, më 28 gusht në “Sao Paolo”. Nëse Napoli apo Vllaznia do të kalojën turin e dytë eliminator, do të bëjnë pjesë në turin e parë të vërtete të UEFA, ndeshje që do të luhen, më 20 shtator dhe 24 tetor.

“Shorti ishte i pafat për ne? E përse? Përkundrazi jeni me fat se do të shohim një qytet të mrekulllueshëm si Napoli, është një ëndërr për të gjithë shqiptarët të vizitojnë Italinë”, - citon gazeta deklarimet e Ardian Zaganjorit, drejtorit sportiv të Vllaznisë.

“Në fushë do të japim maksimumin dhe do të provojmë të kalojmë turin. Jemi të kënaqur, - shton Zaganjori, - të përballemi me një ekip italian, i ftojë tifozët e Napolit të vijnë në Shkodër për ndeshjen e ardhjes. Do të jetë një festë sportive. Tifozët tanë? Sigurisht që do të jenë në stadium të paktën mbi dhjetë mijë tifozë”.

“Jemi duke kryer një punë të mirë, besojmë se jemi një skuadër e mirë, kemi në skuadër 2-3 lojtarë të Kombëtares shqiptare. Ndeshja do të jetë e vështirë, por interesante. Mendojmë se do të jemi të përgatitur për të luajtur kundër një skuadre të fortë”.

Është hera e parë që Napoli e Vllaznia përballen në një ndeshje zyrtare midis tyre. “Partenopei”-t (nofka e Napolit) do të përballen për herë të parë me një skuadër shqiptare, ashtu si Vllaznia me një skaudër italiane.

Vllaznia e filloi aventurën e saj në Kupën UEFA 2008-2009, duke u nisur nga turi i parë eliminator, duke eliminuar Koperin, falë fitores në transfertë 2-1 dhe barazimit në shtëpi 0-0 në ndeshjen e kthimit.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:08
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20080801111001valterfushaj.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 9 herė.

Fushaj: “Kundër Napolit, Vllaznia bën surprizën e radhës”
“Është një gjë shumë e madhe për Vllazninë të ndeshet me një nga skuadrat më të njohura të Serisë A, Napolin”. Kështu u shpreh për “Albania-sport.com” presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, menjëherë pas hedhjes së shortit të turit të dytë të Kupës UEFA. “Pak a shumë e prisnim një kundërshtar të fortë, por tani është vështirë të flitet për kualifikim, por bëhet fjalë vetëm për një prezantim dinjitoz të futbollit shkodran në Itali”.

Vllaznia “peshkoi” Napolin në tyrin e dytë eliminator të Kupës UEFA, një nga tre ekipet më të forta të Grupit të Jugut, duke futur në këtë llogari edhe spanjollët e Deportivo La Korunjës e turqit e Beshiktashit.

“Pa dyshim që do të jetë një gëzim edhe për tifozët e Vllaznisë, pasi të luash kundër një skuadre italiane nuk është gjë e vogël. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për t’u paraqitur sa më mirë kundër Napolit. Gjithsesi, futbolli ka dhe të papritura’, - shton presidenti i klubit më të vjetër në Shqipëri.

Vllaznisë në ndeshjen kundër Napolit do t’i mungojë sulmuesi Xhevair Sukaj, autori i dy golave në ndeshjen e parë kundër Koperit, që solli edhe kualifikimin për herë të pestë të shkodranëve në turin e dytë të një kompeticioni ndërkombëtar. “Jo vetëm Sukaj, por nga Vllaznia gjatë kësaj kohe mund të largohen edhe dy lojtarë të tjerë”, - shtoi presidenti i 9-herë kampionëve të Shqipërisë, duke lënë kështu të hapur mundësinë e largimit të Admir Telit dhe Gilman Likës.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:12
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Historia. Riza Lushta, shqiptari i Napolit

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20080801120729lushta.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 9 herė.

Napoli ka tentuar disa herë të rekrutojë njërin nga dy sulmuesit shqiptarë Igli Tare apo Erion Bogdanin, pa mundur dot t’i bëjë të vetit, edhe pse në dukje tratativat dukeshin më shumë të kishin sfond mediatik.

Megjithatë, një shqiptar ka luajtur për ngjyrat “azzure” të Napolit, edhe pse bëhet fjalë për një histori më shumë se 60 vjet më parë.

Kosovari Riza Lushta, i lindur në Mitrovicë, u aktivizua me Rudarin në, por në Itali shkoi pasi më parë kishte luajtur me Tiranën – fitoi 4 tituj kampionë 1934, 1936, 1937 and 1939 dhe të parë Kupë të Shqipërisë, 1939, - është i vetmi shqiptar që ka luajtur me kundërshtarin e Vllaznisë në turin e dytë të Kupës UEFA.

Lushta, ka luajtur si sulmues me Napolin në vitet 1945-1947, teksa është aktivizuar në 27 ndeshje, duke shënuar 6 gola.

Në Itali, Lushta ka luajtur edhe me Juventusin, Barin, Alesandrinë, Forlin e Rapalon, ndërsa në Francë me Kanën. Në Serinë A, Lushta ka laujurt në total 170 ndeshje, duke shënuar 68 gola.

Lushta, i lindur në vitin 1916, vdiq në moshën 81-vjeçare, në vitin 1997.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:14
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Kush ėshtė Napoli, kundėrshtari i Vllaznisė

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 540987948_3dde9610f3.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 9 herė.

Skuadra italiane e Napolit është themeluar në vitin 1904, ndërkohë që Vllaznia jonë është themeluar 15 vjet më pas, në vitin 1919. Napoli është një ndër skuadrat më të njohura italiane, pavarësisht se e ka fituar vetëm dy herë titullin kampion të Serisë A (1986-1987, 1989-1990) dhe ka dalë katër herë nënkampion i Italisë.

Napoli e ka fituar tri herë Kupën e Italisë dhe ka humbur edhe katër finale të kësaj kupe. Historikisht Napoli konsiderohet si klubi i nëntë më i suksesshëm në Itali, por vlerësohet si më i suksesshmi në Italinë e Jugut. Që nga viti i themelimit (1904) e deri më sot ka ndërruar pesë herë emrin zyrtar të klubit, për herë të fundit në vitin 2006.

Futbollisti më i famshëm që ka luajtur për Napolin është legjenda argjentinase Diego Armando Maradona, që vendosi edhe një rekord botëror për atë kohë për shumën e transferimit të tij nga Barcelona te Napoli për 12 milionë lira në vitin 1984.

Gjatë viteve të Maradonës (1984-1991) Napoli fitoi edhe dy titujt e vetëm kampionë në historinë e tij. Aktualisht bluza me numër 10, e mbajtur nga Maradona është hequr nga qarkullimi. Me Napolin kanë luajtur emra të mëdhenj të futbollit italian si Çiro Ferara, Salvatore Banji, Fernando De Napoli, Xhanfranko Zola, Daniel Fonseka dhe Kareka.

Në kampionatin e fundit të Serisë A, Napoli i drejtuar nga tekniku Eduardo Reja u rendit në vendin e tetë, duke siguruar një vend për në turin e tretë të Kupës Intertoto, nga arriti të sigurojë më pas dhe në vend në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA kundër Vllaznisë.

Në skuadrën aktuale të Napolit ka tetë lojtarë të huaj, katër prej tyre uruguajanë, dy lojtarë argjentinas, një brazilian e një sllovak. Kapiteni i Napolit është Paolo Kanavaro, vëllai i Fabio Kanavaros, kampionit të botës dhe mbrojtësit aktual të Realit të Madridit.

Ndryshe nga Vllaznia, që luan me fanella kuqeblu, Napoli luan me fanellë në ngjyrë blu.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:18
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Shqipëria në delir, “Napoli i Maradonës”
2 Gusht A nuk ka qenë kjo ëndërra jonë e madhe. Që një ditë përfaqësuesja e Italisë ose përfaqësueses të futbollit më të dashur për shqiptarët të zbarkojë në vendin tonë. Në të shkuarën ka qenë Torino dhe Parma. Më pas ka pasur skuadër U﷓21 dhe përfaqësuese moshash. snjëherë Kombëtarja e madhe. Prej 13 vitesh nuk mendonim më kurrë për përballje klubesh. Sepse të takoje italiane duhet të kalojë shumë ture. Ose të ishe shumë me fat. Dhe fati qëlloi Vllaznia peshkoi Napolin mes 13 skuadrave. Një Napoli që gjendet në këtë tur vetëm se vjen nga kupa Intertoto.

Lajmi dje ka qenë shumë i bujshëm. Të gjithë televizionet dhe celularët nxituan të lajmëronin këdo. Napoli vjen në Shqipëri. Napoli i Maradonës që pas disa viteve hulumtim në futbollin italian të nivelit të dytë ringjitet bujshëm ne skenën e Serisë A. Viti i shkuar ka qenë i shkëlqyer për Napolin dhe ata e panë veten në zonën Evropë. Në intertoto. Mjaftuan dy ndeshje kundër Panioniosit dhe tani do të luajnë përballë shqiptarëve.

Në Tiranë, Shkodër, kudo të gjithë janë befasuar. Dhe kanë falënderuar goglat. Në 14 gusht një pjesë e dashurisë së shqiptarëve për futbollin italian do të preket me dorë.

Atje në “Loro Boriçi” që tani kanë filluar kërkesat për biletat. Një qytet i tërë do të jetë në stadium, ndërkohë që mijëra të tjerë nga Tirana duan të shohin Napolin. Skuadra e së shkuarës së madhe të Diego Armando Maradonës.

Tani Napoli ka të tjerë, Laveci dhe Zalajeta mbi të gjitha. Por është Hamsik e Blazi. Mund të mos ishte asnjëri prej tyre dhe prapë lajmi të ishte i bujshëm. Shqiptarët gjithnjë kanë qenë të dashuruar me futbollin italian. Një pjesë e historisë së këtij futbolli po vjen.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:21
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Canaj: Më duket si një ëndërr
2 Gusht “Nuk e kisha menduar që do të kisha për kundërshtar një skuadër të Serisë A, për më tepër Napolin”

Vllaznia ka “peshkuar” Napolin në shortin e turit të dytë të Kupës UEFA, që do të luhet më 14 gusht në “Loro Borici” dhe më 28 gusht në “San Paolo”. Trajnerit të Vllaznisë, Agim Canaj, i duket si ëndërr, sepse atë që nuk ka mundur ta bëjë në rininë e tij si futbollist (vetëm një përballje me Shpresat e Italisë më 1984), tashmë e gjen si trajner. Dhe ia tek troket Napoli i Maradonës, i Karekës, i Alemaos, po pse jo dhe i Xhanfranko Zolës, Çiro Ferrarës etj, etj. “Më duket si ëndërr. Nuk e kisha menduar asnjëherë që shorti do të më sillte përballë një skuadër të Serisë A. Për më tepër Napolin. Eshtë më shumë se kënaqësi, aq më tepër që luhet ndaj një skuadër me emër të madh në futbollin europian”. E Vllaznisë, ndonëse mund të duket si një çmenduri dëshira për t’u kualifikuar, ka shanset që ta studiojë imtësisht kundërshtarin. Aq më tepër që interneti dhe kanalet italiane në satelit jo pak mund të japin dhe ndeshjet e Napolit, që janë miqësore në prag të Kupës UEFA. Napoli erdhi, kurse Vllaznia po provon shansin e saj më të madh. Ndaj dhe Canaj është i mrekulluar me shortin.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:23
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mandi-DiNaMo
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/07/2008
Vendbanimi: Tirona
Mesazhe: 119

Para, famë dhe tifozë, Presidenti Fushaj tani mendon miliona
2 Gusht Ëndrra nuk ishte vetëm sportive. Presidenti i Vllaznisë ka qenë shumë i lutur kur ka parë që goglat i kanë rënë me Napolin. Sepse përveç anës sportive ka edhe një anë financiare që duhet patjetër ta kënaqë. “Do të ketë të ardhura të shumta nga e drejta TV. Për të gjithë ne kjo ishte ëndërra, çdo skuadër shqiptare kërkon të luajë me një ekip të madh për këtë arsye. Pastaj ne do të arrijmë ta mbushim stadiumin plot e përplot, do të jetë një kënaqësi më vete. Ne shpresojmë që të arkëtojmë shumë para dhe të dalim me një bilanc superpozitiv nga këto dy ndeshje”. Po në aspektin sportiv a kërkon presidenti ndonjë rezultat. “Më duket e vështirë megjithatë ne do të luajmë me shumë dinjitet. Do të bëjmë maksimumin tonë për të dhuruar kënaqësi. Megjithatë Napoli është një skadër e mbushur me yje”. Më pas, presidenti Fushaj shton që sapo është mësuar shorti, ai ka marrë një ofertë nga ana e kompanisë televizive, “Sport 5”, për t’ia shitur asaj të drejtën tv për ndeshjen në “Loro Boriçi”. Nga sa mësohet Fushaj ka pohuar se shifra e ofertës shkon deri në 1 milionë euro.

__________________
Fc DiNaMo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2008 08:24
Mandi-DiNaMo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mandi-DiNaMo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mandi-DiNaMo (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mandi-DiNaMo't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mandi-DiNaMo Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mandi-DiNaMo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Cupa Uefa Vllaznia Vs Napoli

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.