trojani
Veteran ne forum
Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900
|
Plani madhor i qeverisė Berisha 2
Tani po e kuptoj planin madhor të kësaj qeverie.
Atë sipërfaqe detare që i dha shtetit grek, po e kompeson duke e krijuar në Shkodër dhe Lezhë.
Kështu që të gjithë janë të kënaqur.
Me shtetin grek e kemi mirë, sipërfaqja detare mbetet e njëjtë dhe mbi të gjitha, mos të harrojmë turistat që do të vërshojnë në Shqipëri.
Sepse Shkodra tashmë po bëhet njësoj si Venecia. Dhe shkodranët do jenë po kaq të kamur si dhe venecianët. Do tju duhen të blejnë disa gondola. Por ky problem mund të zgjidhet fare thjeshtë: I drejtohemi NATOs, dhe ata po na i dërgojnë.
Biles kjo qeveri me disa përpjekje të tjera më të vogla (me nja dy tre sms të kryeministrit andej nga digat e Drinit), ka mundësi ta bëj shumë të famshme Shkodrën. Ka mundësi ta sjelli tsunamin mu në Shkodër. Dhe atëherë Shkodër locja do të jetë në faqen e parë të gjitha gazetavet ë botës. Dhe gjithë ekranet televizivë do të japin pamje prej Shkodre.
A e parafytyroni se sa të famshëm do të bëhemi?
Prandaj o vëllezër shkodranë mos u ankoni. Se kjo qeveri për ju po mendon dhe po perpiqet.
Njësoj si Venecia po ju bën
Dhe mos.harroni të votoni përsëri për babin e Argitës. Se a shikoni se sa të fituar po dilni?
Me babin e Argitës po fitojnë të gjithë.
__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|