cecilia
Adoleshente
Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180
|
E në u çmendsh bëje si askush tjetër, poet!
Çmëndu një herë e mirë e përgjithmonë
pa bujë
në heshtje
në vetmi
i pashpresë të mbetesh,
i pashërueshëm
me gisht të të tregojnë..
Ja ai
i çmënduri,
që smundëm ta kurojmë
Bëhu i çmënduri i përjetshëm i botës së përkohëshme
ku mençuria turmat parrezikshmërisht josh
me monotoninë e paçmendurisë së vet
Çmendu poet!
Të çmendesh do të thotë të përkujdesesh për turmën
në mënyrën tënde
për këtë turmë të neveritshme
si fjala Moral mbi akull shkruar me shkumës
për këtë turmë të neveritshme
si folja gënjej në vetë të tretë shumës
.
* * *
I sheh ata atje? Janë poetët e paçmëndur
Normalët.
Gërmadhat ambulante të normalitetit.
Poetët lepe-peqe.
Kolektivmoralët...
Tellallët e dashurive aseksuale gjithnjë të realizueshme,
zvarranikë që kur qihen shkruajnë bëra dashuri
e akoma më keq fjeta me dikë
karit i thonë penis
dhe të ëmblës piçkë vaginë
Me lirinë e tyre që nuk zbret dot nën thithin e gjirit.
pretendojnë të zhbirojnë njeriun në thellësitë e tij,
por kanë frikë nga trupi,
mishi dhe lëkura,
nga djersa e epshit dhe
ekstaza e seksit,
frikë nga trupi i tyre
i grave të tyre
i motrave të tyre
i bijave të tyre
Ata vetë kanë lindur nga sqetulla
dhe gruaja ndër vargje të tyre nuk shfaqet përveçse si
Shëmbëlltyrë e Virtytit
Bijë e palodhur e Moralit
Ikonë e kalkutave shqiptare.
Aseksuale
Pa gjenitale
* * *
Poetët e tirazheve
poetët dinjitarë
poetët e çmimeve
poetët e jurive
poetët e konkurseve
të vjetshëm
të parvjetshëm
të sivjetshëm
të përjetshëm
poetët e popullit punonjës
poetët edukativë
poetët edukues
poetët misionarë
poetët e turmës
poetët militantë
poetët e stendës
poetët e antologjive
poetët e reklamuar
poetët e përkthyer
në një
dy
tri
katër
pesë
dhjetë
njëzet gjuhë
gjuhë lope
gjuhë viçi
gjuhë gjarpëri
esperanto gomerësh me turshi golloborde shartuar
Këta janë ata pra
të njohurit
të mirënjohurit
të famshmit
elitarët
makbethët
dje LIDHJA E (SH)KRIMTARËVE
sot KLIKA që gjumin ia prish
fantazma akuzuese e Frederik Rreshpjes.
* * *
Po këta?
Ah..këta janë modernët!
Modernët post modernë shqiptarë!
Janë shumë dhe shtohen çdo ditë si lepujt
Ata hiqen si të çmendur
Intelektualë me pantallona të kuqe
xhinse të grisura
shall në fyt në mes të gushtit
flokë të shqetësuar pothuajsemajakovskë
pinë nga pak alkool e me raste marijuanë
dehen dhe rrahin të dashurat lesbike për tu dukur më trendy
domosdo Bukovskë
dhe sidomos
sidomos
veshin çorapet një ndryshe e një ndryshe
Këta janë ata pra
Çorapendryshmit
poetët e poetekave
poetët e papërshtatshëm
poetët e paevitueshëm
epidemikë
pandemikë
si gripi i derrave
Aleph-ët,
Mehr Licht-ët
Guinsberg-ët nga Ballshi
dhe Blake-ët nga Kuçova
Platt-ët nga Erseka
dhe Atwood-ët nga Bradasheshi
plagjiatët dhe imituesit
nga Soros botuar
majmunë prej llamarine
bananesh të argjendëta pagëzuar
Po çbejnë ata?
Masturbojnë njëri tjetrin me Beat Generation
dhe shurrën e mburrjes hedhin gjer në re
teksa fshihen me peshqirin e stërpërdorur të Ervinit...
Të ish Ervinit mbase
* * *
Po ata të tjerët i sheh?
Ata janë kritikët letrarë.
Me syze
pa numër
xham zero
një diplomë uzbeke në xhep dhe ja:
Sot do flasim për poezinë brilante të Çel Çulit
39 herë fitues çmimesh
44 herë antar jurie
Fleksibiliteti kordial i vokacioneve poetike të pashpallura në terminalet e katër vargjeve të para te poetit tonë të shquar deklamon densitetin asocijativ të kushtëzuar nga metaforat subakute përgjatë një implementimi transversal të fonemave intrasigjente te cilat bashkë me trashendencën e nënkuptuar te vargut neojambik sensibilizojnë për një risi të re te niveleve botërore poetike.
* * *
Po ata më tutje? Ata janë gazetarët
-reklamuesit e mallrave letrare-
ose
kurvat siç i quaj unë në çaste zemërgjërësie,
por le ti quajmë për etikë sekserë.
I mban mend tirazhet?
Blushët
Xhungat
Plasarët?
Ka dhe plot të tjerë
* * *
ëje pra, si askush tjetër, poet!
Çmëndu një herë e mirë e përgjithmonë
pa bujë
në heshtje
në vetmi
i pashpresë të mbetesh,
i pashërueshëm
me gisht të të tregojnë..
Ja ai
i çmënduri,
që smundëm ta kurojmë
No comment!
__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|