Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gramatikė, filologji dhe etimologji > Etimologjia Dhe Shqipja
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
cybele
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/11/2005
Vendbanimi: new jersey
Mesazhe: 37

Thumbs up

Origjina e Gjuhes Shqipe !!!

>>>"gjuha jone sa e mire,
sa e amel sa e dlire>>>>

gjuha shqipe eshte me e mira ne bote

"ku eshte balta me e embel se mjalta ne shqiperi"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 05:43
cybele nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cybele Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cybele (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cybele Shto cybele nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cybele nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Thumbs up

Gjuha shqipe vertet e embel,
Me mire se kete gjuhe asnje tjeter nuk di.

Boten rrotull e vezhgova,
germa te reja plot mesova

Gjuhe te reja asimilova
por shqipja mbetet vetem nje.

E dashur, e embel, e lehte
Per mua qe kaq mire e di dhe fort e dua.



Origjinale nga "Football"

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 14:23
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Thumbs up

Po citoj ato që tha football
Gjuha shqipe vertet e embel,
Me mire se kete gjuhe asnje tjeter nuk di.

Boten rrotull e vezhgova,
germa te reja plot mesova

Gjuhe te reja asimilova
por shqipja mbetet vetem nje.

E dashur, e embel, e lehte
Per mua qe kaq mire e di dhe fort e dua.



Origjinale nga "Football"


Bravo lal,te paske frymezuar gjuha shqipe edhe ty si Naimin,Mjeden,Fishten..
Porsi kanga e zogut veres........njashtu asht gjuha jone shqiptare(te me fali Fishta per ndryshimet,por se mbaja mend miree....)


Rrofte shqipja!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 16:04
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Gjuha shqype

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjįma e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu a' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; a' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lén mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thįnun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhįnun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' mį para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp ma s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fés qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

POEZI: nga AT Gjergj FISHTA

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 17:26
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cybele
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/11/2005
Vendbanimi: new jersey
Mesazhe: 37

Question

pse nuk shkrujn sot shkrimtaret tane ashtu si NAIMI ...

shume pak i shkrujn sot vendit,malit,fushes etje
me shume lexon per gjona personale, se sa per shqiprin
nepermjet shkrimeve te kushtuar "nanes" gjuha shqipe do njihet se asht "burimi i gjith gjuheve te botes"
o malet e shqipnise e ju o lisa te gjate.....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 17:46
cybele nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cybele Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cybele (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cybele Shto cybele nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cybele nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

GJUHA JONË

Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm' udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.

E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.

Sa ishte trimëria
N'atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s'kish nonjë vënt tjetrë.

Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q'i shkruan istoria!

Ajo ish koh' e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.

O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s'është koh'e parë,
Tani lipsetë dritë.

Të shkruajm' gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç'është e ç'ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.

pa shihni ç'gjuh' e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç'e bukur'edh'e lirë,
Si gjuhë perëndie.

Shum'e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s'e kishin të parët.

Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t'i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.

Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S'mbulohetë me remë.



BAGËTI E BUJQËSIA


O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë.
(vazhdon por eshte shume e gjate)

Naim FRASHERI

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 18:23
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cybele
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/11/2005
Vendbanimi: new jersey
Mesazhe: 37

origjina e gjuhes shqipe shume e hershme

ZOTI-Zeusi eshte i trakes, mos harro se gjuha jone eshte trako -ilire

te gjith emrat e hyjnive jane edhe sot emra shqiptare !

ne gjuhen shqipe sa bukur qe tingllon -aferdita,apolloni...etje

nuk ka noi ven ne ballkan qe i perdor kto emra.....me origjine shqiptare

"gjuha jone sa e mire"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2005 15:36
cybele nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cybele Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cybele (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cybele Shto cybele nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cybele nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Etimologjia e emrit ZEUS

Etimologjia e emrit apo fjales ZEUS shpjegohet direkt me shqipen.
Vete lidhja llogjike e kesaj fjale apo emri, te con ne funksionin qe kishte ky perendi apo kryeperendia e Olimpit.
Ai kishte rrufene.
Ishte rrufe hedhesi.
Ndeshkonte me rrufe, etj. etj.
Tani, po te marrim ne analize rrufene apo bubullimen...aty kemi nje zë te fuqishem, te tmershem dhe te frikshem.
Pra baza eshte ky ze.
Lidhja llogjike eshte ZERI.
ZEUS = Zëë-s
Pra zë madhi, zë forti.
Ne asnje vend nuk shpjegohet ky emer me gjuhen greke ( si shume e shume emra te tjere )
Me falni zberthimi i kesaj fjale nuk eshte i imi, por, nga gjeniu Robert d'Angeli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2005 08:16
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Re: Disa emra muajsh

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Marsi, eshte planeti, natyrisht.
Prilli dhe Maji e kane shpjegimin, por qe nuk jam une i gatshem qe ta hedh ketu ne Forum, po ashtu edhe muaji Gusht.


Ka mundësi që Marsi (si muaj) mos të jetë nga planeti, por duke qenë muaji i parë i vitit (në ndarjen e vjetër kohore) mendoj se shqipërohet më mirë si "marësi", d.m.th. "ai që mer", "koha e re që mer", "viti i ri që mer (fillon)". Pleqtë duke folur për kohën akoma përdorin foljen "mar" dhe jo foljen "fillon", p.sh. "mori e Premtja", "mori Shkurti", etj. Pra edhe në atë kohë "merte viti i ri" dhe atë gjë e bënte "marësi" (Marsi).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2005 01:45
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Luarasi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/07/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 84

Re: Re: Disa emra muajsh

Citim:
Po citoj ato që tha Perendia

Ka mundësi që Marsi (si muaj) mos të jetë nga planeti, por duke qenë muaji i parë i vitit (në ndarjen e vjetër kohore) mendoj se shqipërohet më mirë si "marësi", d.m.th. "ai që mer", "koha e re që mer", "viti i ri që mer (fillon)". Pleqtë duke folur për kohën akoma përdorin foljen "mar" dhe jo foljen "fillon", p.sh. "mori e Premtja", "mori Shkurti", etj. Pra edhe në atë kohë "merte viti i ri" dhe atë gjë e bënte "marësi" (Marsi).



Me sa e di unë Marsi është perendija e luftes, dhe si i tillë ai quhej i marrë, me fjal të tjera, i çmëdur. "Ky perëndi është i marë sepse na sjell luftë" Por megjithate nuk mund te hidhet poshtë edhe teza e fjales "mar". Lufta mer njerëz apo jo.

__________________
Ēmimi i lirisė ėshtė me i ulet se i roberisė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2005 20:04
Luarasi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Luarasi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Luarasi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Luarasi Shto Luarasi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Luarasi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gramatikė, filologji dhe etimologji > Etimologjia Dhe Shqipja

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.