edzaloshnja
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83
|
Qė modeli gjeorgjian tė ketė sukses
Nga EDUARD ZALOSHNJA
Nga cilësimi "qytetare" që i ka bërë Berisha lëvizjes së fundit të iniciuar prej tij, kuptohet që do të ketë patur në mendje të ashtuquajturin "model gjeorgjian" kur e planifikoi atë. Thënë ndryshe, ai synon të emulojë atë që opozita gjeorgjiane realizoi nëpërmjet protestave masive - marrjen në dorë të qeverisjes së vendit. Por duket se Berisha nuk ka llogaritur se, ndërsa ka elementë të ngjashëm midis situatave në Gjeorgji dhe Shqipëri, ka edhe elementë të tjerë që i dallojnë ato.
Ndër elementët e ngjashëm, bie në sy se, ashtu si në Gjeorgjinë e Shevernadzes, edhe në Shqipëri, korrupsioni ka arritur përmasa asfiksuese për funksionimin normal të shtetit; përqëndrimi i aktivitetit ekonomik në duart e një pakice të lidhur ngushtë me partinë në pushtet ka shkaktuar një rritje rekord të varfërisë; dhe mbizotërimi i ekonomisë informale e ka kthyer vendin në një parajsë për organizatat kriminale dhe/ose terroriste që duan të investojnë paratë e tyre të pista. Dhe po t'i referohesh raporteve të ndryshme të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që i monitorojnë këto fenomene, Gjeorgjia dhe Shqipëria vazhdimish janë renditur pakashumë në të njëjtin vend në klasifikimet e tyre.
Nisur nga këto ngjashmëri, është e natyrshme të abstragosh se ashtu si në Gjeorgjinë e Shevernadzes, edhe në Shqipëri, egziston një pakënaqsi masive ndaj qeverisë. Dhe, në fakt, nuk do të ishte çudi që nga një sondazh opinioni të zhvilluar në Georgji në dhjetor dhe në Shqipëri sot, të rezultonte e njëjta shkallë pakënaqsie. Rrjedhimisht, është e natyrshme të abstragohet se ajo që ndodhi në Gjeorgji mund të ndodhë edhe në Shqipëri.
Siç kuptohet lehtë nga konstrukti i fjalisë së mësipërme, fjala kyç në të është fjala "mund", e cila nënkupton se egzistenca e pakënaqsisë masive është kusht i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm për suksesin e modelit gjeorgjian. Që ai model të ketë sukses edhe në Shqipëri duhet të plotësohen edhe dy kushte të tjera që në Gjeorgji ishin plotësuar kur filluan protestat masive ndaj qeverisë së korruptuar të Shevernadzes.
Së pari, iniciator i lëvizjes duhet të jetë një udhëheqës ose grup udhëheqësish që ngjall shpresë në popull për një përmirsim të ndjeshëm të qeverisjes, dhe se dyti, fuqitë perëndimore, të cilat akoma luajnë rolin e garantit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta në vënde si Shqipëria, të binden se udhëheqësi apo grupi i ri i udhëheqësve do të jenë aleatë të besueshëm në të ardhmen. Por nga analiza e figurës së Berishës dhe figurave të afruara së fundi rreth tij, rezulton se këto kushte nuk plotësohen.
Duke filluar me kushtin e parë, duket qartë se Berisha nuk është Shakasvili. Ky i fundit, pasi kishte studiuar dhe punuar disa vite në France e Sh.B.A., krijoi një parti të re në vitin 2001, e cila mblodhi rreth saj të gjithë gjeorgjianët e dekurajuar nga paaftësia e opozitës së atëhershme për të ofruar një alternativë të besueshme. Ndërkohë, në biografinë e tij politike, ai kishte vetëm të qënit disa muaj ministër drejtësie dhe një dorëheqje nga ai post në shenjë proteste ndaj korrupsionit në kupolën më të lartë të shtetit. Ndërsa Berisha ka në biografinë e tij një qeverisje pesë-vjecare të vendit, e cila u karakterizua nga autoritarizmi, manipulimi flagrant i zgjedhjeve, lulzimi i trafiqeve, dhe mirqënia fallco e skemave piramidale mashtruese.
Dhe ndërsa vetë Berisha nuk gjeneron shumë shpresë për një qeverisje më të mirë, edhe figurat që i janë afruar atij kohët e fundit nuk ofrojnë garanci se do t'i japin tonin një qeverisje të ardhëshme të PD-së. Kjo sepse janë po ata njerëz që ishin figura qëndrore në lëvizjen që çoi dikur në përmbysjen e Berishës, dhe pastaj u lanë në hije nga Nano kur ai mori pushtetin.
Duke e kthyer vështrimin nga fronti perëndimor, bie në sy se Sh.B.A.-ja, fuqia më e madhe perëndimore, nuk sheh tek Berisha atë që pa tek Shakasvili. Nuk duhet harruar se para se të zhvilloheshin zgjedhjet në Gjeorgji, Xhejms Bejkeri, i dërguari i posaçëm i presidentit Bush, e detyroi aleatin e vjetër Shevernadze të lejonte numërimin e votave drejtpërdrejt nga vëzhguesit ndërkombëtarë, duke dhënë kështu mandatin e vdekjes politike për të, dhe çertifikatën e lindjes për qeverinë e udhëhequr nga aleati i ri Shakasvili. Fatkeqsisht për Berishën, një gjë e ngjashme nuk ka gjasa të ndodhë hëpërhë edhe në Shqipëri. Sepse mënyra se si u soll ai me zyrtarët amerikanë pas asaj mbështetje të pakufishme që i dha fillimisht Sh.B.A.-ja nuk mund të shlyhet lehtë nga kujtesa institucionale e Departamentit të Shtetit. Ndërsa fuqitë europiane, ndërkohë që janë të pakënaqura nga qeverisja e Nanos, nuk shohin akoma tek Berisha një alternativë për të cilën të shpenzojnë aq kapital politik sa të marrin në kontroll të drejtpërdrejt numërimin e votave në Shqipëri.
Çi ngelet pra Berishës të bëjë në këto kushte? Një përgjigje racionale e kësaj pyetje do të ishte se ai duhet të harrojë dashurinë e tij të madhe për revolucion dhe ti hedhë sytë nga evolucioni. Është fjala për evolucionin brenda vehtes së tij dhe partisë që drejton. Sepse vetëm kur PD-ja të transformohet në një parti të aftë për të sjellë shqiptarët në kutitë e votimit pak a shumë si në marsin e '92-shit, ajo do të mund të marrë pushtetin. Përndryshe, me elektoratin që ka sot dhe në kushtet kur votat numërohen nga vetë shqiptarët, rezultati i zgjedhjeve (qofshin të parakohëshme apo të kohëshme) ngelet po ai - ata që janë në fuqi mbeten në fuqi, ndërkohë që vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë kritika për përmirsimin e zgjedhjeve të ardhëshme.
__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|