Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Korrupsioni dhe nderrimi i qeverive
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Korrupsioni dhe nderrimi i qeverive

Nga EDUARD ZALOSHNJA

(Botuar ne gazeten Panorama www.panorama.com.al)

Po të bëhej një anketim rreth mendimit që kanë shqiptarët për Fatos Nanon, nuk do të ishte çudi që 80% e të anketuarve të shprehte opinionin se ai është një politikan i korruptuar. Dhe për të mbështetur këtë opinion, ata ndoshta do të përmendnin faktin që Nano shpenzon për udhëtimet turistike dhe qejfet e tjera të tij SHUMË më tepër se ç'i lejon buxheti i deklaruar familjar. Gjithashu, ata ndoshta do të përmendnin edhe faktin që shqiptaro-amerikani Gary Kokalari ka deklaruar se ka informacione të besueshme rreth një llogarie të majme të Nanos në një bankë perëndimore, dhe se ai është gati ta provojë egzistencën e saj në qoftë se qeveria shqiptare e autorizon të bëjë verifikimet përkatëse.

Ndërsa po të anketoheshin politikanët, ekspertët, dhe specialistët e huaj që merren me Shqipërinë rreth pengesës kryesore për zhvillimin e saj, përgjigja ndoshta do të ishte unanime: korrupsioni. Dhe për të mbështetur këtë opinion, ata do të përmendin faktin se prezenca e korrupsionit bën që një pjesë e madhe e taksave dhe doganave të mos shkojë në arkën e shtetit por në xhepat e nëpunësve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre. Gjithashtu, ata do të përmendnin faktin se, edhe nga ato para që grumbullohen në arkën e shtetit, vetëm një pjesë shkon për të ofruar rrugë, shkolla, ujë, drita, dhe shërbime të tjera publike, ndërsa një pjesë tjetër shkon në xhepat e tenderbërësve dhe tenderfituesve.

Duke i analizuar rezultatet e këtyre anketave hipotetike si pjesë e një të tëre, rrjedha llogjike e analizës do të çonte vetvetiu tek thënia e moçme shqiptare "peshku qelbet nga koka", dhe zgjidhja e problemit do të gjëndej tek heqja e kokës së peshkut për të shpëtuar kështu trupin e tij. Por a është zgjidhja vërtet kaq e thjeshtë?

Po t'i referohesh studimit të Robert Putnam "Çfarë e bën demokracinë të funksionojë", i cili ka në fokus krahasimin e qeverisjes rajonale në zona të ndryshme të Italisë, përgjigjia është "Jo". Sipas Putnam, diferencat në zhvillim midis Veriut dhe Jugut të Italisë, nuk mund të shpiegohen vetëm me faktin se kush është në krye të qeverive rajonale në këto dy zona. Ato, sugjeron ai, i kanë rrënjët në ndryshimin rrënjësor të traditave të civilizimit midis tyre.

Ndërsa në Veri, vëren Putnam, ka shekuj që janë krijuar fibra sociale me shtrirje horizontale, të bazuara në norma reciprociteti dhe një përgjegjësie sociale që balancon interesat personale me ato të komunitetit, në Jug kanë sunduar fibra sociale me shtrirje vertikale, të cilat janë bazuar në lidhjet klienteliste midis individit dhe zyrtarit që është sipër tij. Dhe është kjo arsyeja, konkludon ai, që historikisht, një zyrtar verior e ka parë të qënit në post si një përgjegjësi ndaj komunitetit të cilit i shërben, ndërsa një zyrtar jugor, si një shans për t'iu shpërndarë favore atyre që i ofrojnë përfitime personale.

Gjithashtu, Putnam vëren se mbizotërimi i kulturës klienteliste në Mezzigiorno, shpiegon edhe fenomenin interesant të tjetërsimit që pësojnë zyrtarët që rikthehen në Jug pasi kanë punuar relativisht gjatë në Veri. Këta zyrtarë, sipas tij, për aq kohë sa jetojnë në Veri, adoptojnë kulturën mbizotëruese të komunitetit të atjeshëm dhe funksionojnë në shoqëri pakashumë si gjithë qytetarët e tjerë. Me të ardhur në Jug, vëren Putnam, nën presionin e kulturës që i rrethon, ata riadoptojnë identitetin e vjetër, dhe pas një farë kohe, ndryshojnë fare pak nga zyrtarët e tjerë jugorë.

Duke u kthyer në Shqipëri, nuk është vështirë për çdo sociolog të konstatojë se kultura e klientelizmit ka qënë dominuese në trevat shqiptare që nga koha që ato ishin pjesë e Perandorisë Osmane, e cila mekanizmin e mardhënieve klienteliste e kishte në themel të ndërtesës shtetërore, dhe që, eventualisht, u bë një nga varrmihësit e saj. Për këtë arsye, po të ndiqet llogjika që ofron Putnam, do të konkludohej se zëvendësimi i një Fatos Nanoje të korruptuar me një udhëheqës tjetër të pakorruptuar, nuk do të ishte ilaçi çudibërës që do të shëronte administratën e sëmurë shtetërore.

Dhe për të ekzaminuar saktësinë e këtij konkluzioni vlen të hidhet një vështrim në kohën kur Berisha qeveriste Shqipërinë. Ndërkohë që Berisha konsiderohej nga shumica e shqiptarëve si një politikan i pakorruptuar, e njëjta gjë nuk mund të thuhej për administratën poshtë tij. Çdo biznesmen e mban mend se si në atë kohë, duke paguar një rryshfet të arsyeshëm, mund të kaloheshin mallra pa doganë ndoshta më shumë se sot. Gjithashtu, çdo qytetar e mban mend se si atëhere, duke paguar një rryshfet të arsyeshëm, mund të reduktohej ndjeshëm fatura e elektrikut, apo mund të mbarohej punë në zyra e gjykata ndoshta më kollaj se sot.

Kuptohet që në qoftë se Berisha, përveç të qënit i pakorruptuar, do të kishte patur edhe vulletin politik ta luftonte korrupsionin e mbështetësve të tij të bindur, magnituda e problemit do të ishte zvogëluar. Por duke iu kthyer metaforës së kokës së qelbur të peshkut, studimi i Putnam, si dhe shembuj të shumtë nga vende me kulturë shoqërore të ngjashme me të Shqipërisë, tregojnë se ndryshime rrënjësore në funksionimin e administratës publike mund të ndodhin vetëm kur vetë trupi i peshkut të pastrohet nga bakteret e kulturës së klientelizmit, dhe vendin e tyre ta zënë ndjenjat e komunitetit, reciprocitetit, dhe integritetit moral.

Më shqip, kjo do të thotë se duhet të ndryshojë psikologjia dritëshkurtër që mbizotëron sot në Shqipëri, sipas së cilës, çdo veprim që sjell përfitime personale të menjëhershme është i justifikueshëm, pavarsisht se mund të dëmtohet interesi i komunitetit, dhe ndoshta edhe ai personal afatgjatë. Që kjo të realizohet, i takon organizatave joqeveritare dhe sponsorizuesve të tyre ndërkombëtarë që t'i thonë një mjaft të madh e të vazhdueshëm kësaj psikologjie. Dhe po e bënë këtë, me kohë dhe pak fat, ndoshta edhe Shqipëria do të arrijë të dalë një ditë nga tuneli i pafund i korrupsionit.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2004 17:14
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

ciao ed

Me pak fjale:

"Keq me burre, keq pa burre, keq te mos martohesh kurre."

pershendetje trojani.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2004 18:23
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
beni1239
Anetar i ri

Regjistruar: 20/03/2004
Vendbanimi: `diku...atje
Mesazhe: 1

z.Ed
Artikulli juaj ishte shume interesant.Eshte hera e pare qe marr pjese ne
forum.Do te desha te parashtroj dy pyetje:
A ka mundesi reale shteti shqiptar te shtroje ceshtjen came?Apo kjo ceshtje ashte thjesht per konsum te brendshem?
Do te desha te di sipas kendveshtrimit tuaj se sa e bazuar eshte teoria antishqiptare sipas te ciles ne shqiptareve na mungon aftesia shtetformuese?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2004 18:46
beni1239 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė beni1239 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me beni1239 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: beni1239 Shto beni1239 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto beni1239 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Bretkosa

Bretkosa...

Shkase per hare dhe krenari kombetare eshte dalja ne publike e Prokurorit shqiptar.
Oh, c’sense humori. Besoje se eshte natyrale se e kemi dhe nga Ballshi.
Nga Ballshi ? C’ne? me thote i shumedituri miku im.
Nga Ballshi ose jo- i them une- ai na eshte bere si estrada e Ballshit.
Ju kujtohet kur doli heren e pare ne publike. Oh, c’veper patriotike dhe humoristike njekoheshit.
Isha duke u “therrur” me nje perendimor se me thoshte se ju nuk keni shtet dhe institucione perkatese por vetem mafie, bla bla bla. Se po te kishit per shembull organ prokuroria me gjithe ate bollek krimesh qe keni do te qen bere nje here te gjalle bla bla bla.
Bla bla bla -i them une te nesermen e deklarates se rralle te prokurorit. E more vesh se edhe ne kemi prokuror.
U te keqen e prokurorit qe keni, dhe tani qe doli mbrojti trafikantin- ma nguli perendimori. E kishte llafin per Fatmir Mediun.
Nuk e di por kete radhe me kujtoi bretkosen ne oren e bilogjise. Eksperimentin de. Them se te gjithe e kemi bere ne klase te shtate fillore. Ate mo me bretkosen e ngordhur qe kur ja prek kemben me gjilper e leviz pakes. Oh c’kujtime te embla qe na zgjove. Faleminderit prokuror.
Oh c’gezim dhe krenari kobetare. Deklaron se drejtesia dhe vartesit e tije jane te korruptuar. Po kujt ja thote xhanem? Kujt i kerkon hesap? Mua? Ti? Popullit? Ne ndaj e kemi vene ose ai e ka gllaberuar ate karike qe te vere ne zap vartesat e tije dhe nepermjet institucionit qe drejton te pastroje Shqiperine nga funderinat dhe jo te na kujtoje ekspermentin e ores se biologjise.
Te shkretit, do ti kete dale ndonje gozhde ne kepuce qe tentoi te levizte njecikez kemben.

Marre nga http://everteta.myblogsite.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2005 02:49
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Kampionati i saldatures

Siper qytetit, havadan, po qendronte disku fluturues. Kishin marre vesh per fenomenin shqiptar. Kishin ardhe vete qe ta perjetonin ate pasi nuk e kishin hasur ne asnje planet apo galaktike tjeter.
Une vete jame deshmitar i ngjarjes pasi u ndodha ne Suedi, vendi ku zhvillohej kampionati boteror i saldimit pa maska.
Pak rendesi ka arsyeja e ndodhjes time atje, por me qe ra llafi, po ju them se ndodhesha per studim me nje burse. Po perpiqesha te mesoja metodat antikorruptive Suedeze si vendi me i pa korruptuar ne bote.
Nejse, dita qe e bukur dhe se bashku me kolegun tim italian morrem nga nje akullore dhe zume vend ne stadium.
Nje bjonde suedeze, ku ne bluzen e saj te bardhe me ngjyre te kuqe qene pikturuar vetem dy kokerdhok sysh dhe ne mes te tyre nje doreze saldatriceje, celi kompionatin duke na kthyer kurrizin dhe berrtitur: "GO WELDER", qe do te thote pak a shume FORCA SALDATOR.
Ne qiell fluturoi nje aeroplan i vogel duke terhequr nga prapa nje banderole ku shkruhej, "Kamapionati Boteror i Saldimit".
I pari ja nisi sportisti rus, qe sipas rregullores se kampionatit filloi saldimin pa maska duke bere nje tegel jo me te madhe se 20 centimetra.
Dhe radha i erdhi kinezit Li, i cili saldoi deri ne ate pike, sa kokerdhoket e syve i dilnin si gushe bretkose ne proces te thelle frymarrje. Jo me shume se nje meter qe tegeli qe kinezi la prapa.
Shakull, sa gjate e gjere u palos ne shesh amerikani, me rezultatin dy metra tegel.
...
U cudita me fytyren qe doli pas prezantimit qe biondja suedeze i beri shqiptarit. Ai dukej si prokurori yne i pergjithshem. I vendosur, krenar dhe me syza optike. Se s'munde ti thoja te gjitha rregullat e kampionatit, por optiket lejoheshin. Me filluan emocionet sepse si vend i vogel dhe qe nuk shquhemi per ndonje gje ta madhe ne bote, nuk kisha besim tek personi i prezantuar.
Isha komplet gabim. Pas dy ore saldimi papushim ku tegeli i tij kish vajtur 200 metra degjohet nje bucim ne pjesen verilindore te qytetit dhe pastaj shtellunga tymi. Ishin jashtetokesoret qe se bashku me diskun fluturues qene perplasur ne godinen e Bashkise se qytetit, pasi qene pataksur me rezultatin e fenomenit shqiptar dhe nuk munde te kontrollonin dot mendjen dhe diskun fluturues.
...
E ndava kete histori te gezueshme me mikun tim ne Itali M.K. Po c'e do, ai me deshperoi pa mase, pasi me tregoi se syzet optike te prokurorit ne fakt jane syza saldatori por te kamufluara. Kjo eshte dhe arsyeja pse kemi kaq shume krim dhe kaq pak ndeshkim pasi prokurori yne qarkullon me syza saldatori dhe nuk mund te shikoje paudhesit shqiptare edhe kur ja paraqesin ‘sade’ ne tryeze.
Te nesermen u ktheva nga Suedia. Vazhdimi i studimit nuk kishte me kuptim. Ata nuk kishin eksperience ne specifikat shqiptare...

http://everteta.myblogsite.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2005 01:19
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Korrupsioni dhe nderrimi i qeverive

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.