Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Ekuacioni elektoral dhe parametrat Meta e Selami
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Ekuacioni elektoral dhe parametrat Meta e Selami

Nga EDUARD ZALOSHNJA

(Botuar ne gazeten Panorama)

Me strategjinë e zgjedhur për ardhjen në pushtet, duket se opozita e ka lënë çerek hapur dritaren e bojkotimit të zgjedhjeve të ardhshme nga ana e saj. Por pavarsisht nga ekzistenca e probabilitetit të bojkotit, ia vlen të hamendësohet zgjidhja e ekuacionit elektoral, si dhe të analizohen parametrat që mund ta ndryshojnë atë. Për këtë, është e domosdoshme të fillohet me këto dy pyetje: “Për kë do të votojë elektorati i lëkundur?” dhe “Me sa rreptësi komuniteti ndërkombëtar do t’i mbrojë votat e të lëkundurve?”. Pyetja e parë është esenciale, sepse harta elektorale sot paraqitet pak a shumë kështu: 25% e votuesve janë totalisht të dedikuar për të majtën; 25% janë totalisht të dedikuar për të djathtën; 30% janë të lëkundur; dhe 20% jetojnë jashtë Shqipërisë. Ndërsa pyetja e dytë është ndoshta edhe më esenciale, sepse është pikërisht vota e të lëkundurve ajo që mund të manipulohet e të vidhet më lehtë.

Duke patur parasysh experiencën politike të udhëheqësve të kampeve kundërshtare, është e arsyeshme të mendosh që ata e bëjnë analizën e mësipërme. Kështu, llogjika ta do që Nano, kur nuk ka pirë me tepri xhin tonik, e kupton se kampi politik që drejton ai e ka zhgënjyer elektoratin e lëkundur. Por, nga ana tjetër, Nano mund të ketë shpresë që diplomacia perëndimore të mos tregohet dhe aq e zellshme në mbrojtjen e votave të kampit të Berishës. Ai e di se kryeneçësia e ish-presidentit në vitet 1996-97, si dhe metodat e dhunshme të bërjes opozitë më vonë, kanë krijuar një skepticizëm të thellë ndaj tij në Perëndim. Me pak fjalë, Nano, duke qënë i ndërgjegjshëm se vetëm elektorati tradicional do ta hedhë votën për kampin e tij, llogarit që një fitore minimale e së majtës mund të shpallet si rezultat zyrtar me ndihmën e ndonje hileje të vogël, të cilën komuniteti ndërkombëtar edhe mund ta kapërdijë.

Në anën tjetër të ekuacionit, llogjika të thotë që Berisha, kur nuk është i mbërthyer nga optimizmi i tepruar, e kupton se sa vështirë është të fitohen të lëkundurit. Ai e di se, duke qënë të zhgënjyer nga të dyja palët, të lëkundurit thjesht mund të mos votojnë fare. Ndërkohë, ai është i ndërgjegjshëm se, pavarësisht nga ndryshimet e mundshme në kodin dhe infrastukturën elektorale, të djathtës i duhet një avantazh i ndjeshëm në shpërndarjen reale të votave për të siguruar fitoren zyrtare.

Në këtë pikë të analizës, duket sikur ekuacioni është zgjidhur - e majta arrin një fitore fare të ngushtë, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar e njeh atë. Por kjo fitore e së majtës mund të jetë një fitore pirrike, sepse Berisha, i lodhur nga humbjet e njëpasnjëshme, mund të vendosë t’i kontestojë me dhunë rezultatet e zgjedhjeve. Kuptohet që ai e mban mend se një tentativë e ngjashme për të fituar pushtetin me dhunë i dështoi në shtator 1998, sadoqë kishte një justifikim të fortë për revoltë. Por nuk duhet harruar se, për fat të keq të Shqipërisë, ish-presidentin, ndonjëherë, qëllon ta mberthejë deliri i pushtetit.

Një parametër në dispozicion të Berishës, i cili, në fakt, mund të ndryshojë gjithçka në zgjidhjen e ekuacionit elektoral, është pakti i pajtimit të tij me Eduard Selamin. Në themel të këtij pakti, është ideja e caktimit të Selamit si kandidat për postin e Kryeministrit para fillimit të fushatës elektorale - një lëvizje që padyshim do të kishte më tepër gjasa të galvanizonte elektoratin e lëkundur se sa caktimi i një teknokrati të aftë të tipit Bode në atë rol. Kjo sepse Selami do të tërihqte shumë nga ata votues që në vitin 1992 votuan për PD-në e tani nuk votojnë më. Ngaqë për ta, ai mbetet një udhëheqës i ekuilibruar, i pakorruptuar, e karizmatik, i cili u silurua pa të drejtë nga Berisha.

Duke i hedhur sytë jashtë Shqipërisë, marrja e postit të Kryeministrit nga Selami do të bënte që shtetet perëndimore ta pranonin qeverisjen e Shqipërisë nga dyshja Selami-Berisha. Kjo sepse kontaktet e ngushta të Selamit me diplomatët më të lartë perëndimorë, e sidomos ata amerikanë, si dhe orientimi i tij thellësisht perëndimor, do të ishin një garanci për Perëndimin se qeverisja e PD-së nuk do të sillte çekuilibrime të reja në Ballkan. Ndërsa jetesa tepër modeste e Selamit gjatë viteve të ndëjtjes në SHBA do t’i shërbente Perëndimit si një provë se në krye të qeverisë shqiptare do të vihej një njeri idealist e i papërzierë në llumin e korrupsionit ku janë zhytur shumica e politikanëve shqiptarë.

Një ndryshim tjetër rrënjësor i ekuacionit të ardhshëm elektoral mund të ndodhë edhe në rast se Nano bën një pakt me Ilir Metën, në bazë të të cilit do të ishte caktimi i Metës si kandidat për postin e Kryeministrit para fillimit të fushatës elektorale. Një lëvizje e tillë do të kishte potencialin e unifikimit të elektoratit të majtë dhe tërheqjes së një pjese të elektoratit të lëkundur, si edhe të zbutjes së kritikave të BE-së. Kjo sepse gjatë qeverisjes së tij, Meta demonstroi që e meriton të qënit anëtar i klubit ekskluziv të kryeministrave më rezultativë të shtetit 92 vjeçar shqiptar.

Siç kuptohet nga kjo analizë, Berisha dhe Nano kanë nën kontrollin e tyre parametrat më të rëndësishëm për ndryshimin e ekuacionit të ardhshëm elektoral. Ata mund të zgjedhin ruajtjen e status kousë deri në zgjedhje, gjë e cila do të krijonte kushtet për destabilizim serioz pas zgjedhjeve, ose, në qoftë se duan të mirën e kampeve politike që udhëheqin, e më tej, të Shqipërisë, mund të zgjedhin bashkqeverisjen me politikanët e brezit të ri.

Se ç'do të vendosin Berisha e Nano, vetëm Zoti e di. Ndërkohë, shqiptarëve të thjeshtë iu ngelet të shpresojnë se do të zgjedhin alternativën më racionale.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2004 15:26
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Analiza me lart padyshim qe ne hap syte mbi llogjiken e politikaneve tane, por mendoj se ka disa gabime ne vijen llogjike. Sigurisht, nuk jam une ne nivelin e Edit per te llogjikuar me bagazh e pjekuri, megjithate ndoshta ky postim vlen per te marre parasysh me teper mundesi.

Pikesepari verej se analiza lart llogarit mjaft mire zgjedhjet 2005 nga pikepamja nderkombetare, por nuk mund te them se analizon me kaq hollesi edhe Shqiperine e pare nga brenda. Si fillim paralelizmi Selami - Meta nuk me duket i pershtatshem. Eduart Selami nuk ka qeverisur ndonjehere dhe imazhi i tij eshte, besoj, goxha me i paster sesa i Ilir Metes. Pra Meta, edhe pse hiqet prej muajsh si flamurtar i anti-korrupsionit dhe sinqeritetit nuk ka kete reputacion ne Shqiperi. Me shume sesa nje levizje puritane eshte thjesht nje levizje Metiste, pra rryme brenda partiake, sepse edhe vete Meta eshte pjese e mekanizmit klanor qe ekziston ne Shqiperi. Gjersa ishte ne pushtet Ilir Meta vuri neper poste kyce te aferm dhe patriote (nga vendlindja) te cilet krijuan kasten pushtetore. Ishte kjo kaste qe u ndje e rrezikuar kur Meta ra nga pushteti dhe po perkrah Meten te fitoje serisht pushtet.

Se dyti, aleancat e siperpermendura nga Edi (me fal qe te therres ne emer), nuk llogarisin faktore te tjere, qe nuk varen nga deshira e Nanos dhe Berishes. Pikesepari ekziston nje zhgenjim i madh i popullit, jo nga Nano dhe qeveria e tij, por nga e gjithe klasa politike aktuale. Ajo qe mungon ne Shqiperi eshte ai procesi i purifikimit qe presim prej vitesh dhe jam i sigurte do ndodhe heret a vone. Nuk eshte fjala per nderrime te rendomta postesh neper kolltuqe, por per burgje dhe gjyqe qe godasin politikanet e korruptuar. Nje politikan i vemendshem e ndjen kete nevoje ne popull dhe natyrisht parashikon ngjarjen e saj se shpejti. Atehere s'ka pse te perzihet me Nanon dhe Berishen e tanishem kur keto dy krahe mund te ngecin ne gropat thithese te ndonje prokurori te guximshem. Prandaj nuk eshte vetem ne doren e Berishes ti japi doren Selamit, ate dore qe e perzuri me pare, eshte edhe ne llogjiken e Selamit (dhe si ai te tjereve qe mund t'ja vlejne) qe te hyje ne vallen bipolare aktuale.

Sic e kemi pare muajt e fundit (psh tek levizja Mjaft), rinia dhe populli ka nevoje per rryma te reja dhe alternativa te treta. Perderisa loja politike te luhet vazhdimisht nga Berisha dhe Nano (tek per tek) pajtimet Berisha-Selami apo Nano-Meta nuk do shikohen aspak si zgjidhje per tu vleresuar. Prandaj elektorati i depolitizuar mund te bojkotoje zgjedhjet ne pritje te alternatives rinore.

Meqe folem per ciftet pajtuese doja te shtoja dicka. Sot per sot pajtimi i vetem qe mund te beje Nanon te kaloje zgjedhjet me sukses eshte ai me Edi Ramen, e vetmja figure qe ka kaluar me sukses provat e popullit. Duke pare eficiencen ne bashkine e Tiranes dhe stafin e zote qe ka, mund te mendohet se nje projektim i tij ne pushtet ekzekutiv mund te fuse nje fryme krejt te re. Ndoshta Rama eshte Selami i Nanos, e duke pare egocentrizmin e tij mund te dale mbi Nanon per te krijuar nje fryme variacioni ne PS dhe ne politike.

Gjithe te mirat

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2004 19:26
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Probabiliteti qe Berisha dhe Nano te propozojne respektivisht Selamin e Meten per postin e kryeministrit eshte i vogel. Ne qofte se e para ndodh, shanset per permirsimin e qeverisjes ne Shqiperi do te jene jo te vogla. Por edhe ne qofte se ndodh e dyta, nje fare permirsimi do te kete.

Ky ishte mesazhi qe desha te dergoja me artikullin tim. Por, fatkeqsisht, mesazhet e mia, ne shumicen derrmuese te rasteve, perfundojne si ato letrat qe marinaret i fusin ne shishe dhe i hedhin ne det.

Per sa i perket daljes se nje force te trete apo kandidimit te Edi Rames per kryeminister nga PS-ja, kam shkruajtur jo pak deri me sot. Por me duket se, ndersa probabiliteti i kandidimit te Selamit dhe Metes per zgjedhjet e 2005-es eshte i vogel, gjasat qe qeverisjen ta marre ne dore nje force e trete apo Edi Rama ne 2005 jane praktikisht zero.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2004 19:40
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Ne ekuacionin elektoral parametrat Meta Selami nuk japin pergjigje te mjaftushme e te kenaqshme jetese politike ne Shiperine

Ky ekuacioni Shqiptar eshte shume i ndelikume pse ka edhe shume faktore te tjere jo vetem brenda po edhe jashte vendi.qe nderhyjne e losin nje rrol te madhe ne jeten politike tonen
Interesat ekonomike shume te medha ne te cilat eshte e perfshire klasa e sotme politike Shqiptare pengon nje zgjidhje perfundimatre te dilemes Nano-Berisha,prandaj asnje prej tyre s’do te beje leshime te medha politike ose te imagjinohet nje dalje e tyre perfundimatre nga skena
Aleancat e miqesite personale te liderve tane me politikane te huaj mund te cilet nderhujne pro ose kunder zgjidhjeve politike sa me optimale ne Shqiperi per Shqiperine.Edhe ketu ka interesa nderkombetare qe lidhen me politiken e sotme te Nano-Berisha prandaj s’ka terheqje definitive

Mendoj se nje zgjidhje Meta eshte vetem nje zgjidhje e perkohshme e Nanos sa per te qetesuar ujrat e turbullta rreth tij.Per nga ana politike Nano di ti beje shume mire llogarite e tija e se si te fitoje zgjedhjet edhe me rrezikun e nje terheqjeje te perkohshme nga skena politike.S’eshte hera e pare qe kryeministri Nano terhiqet ne vije te dyte, dhe le te tjeret qe te marrin goditjet e opozites nga pasojat e politikes se tij dhe pastaj rikthehet ne politike me i forte se perpara
E.Selami mund te jete nje zgjidhje e mire po mungesa e gjate nga skena politike Shqiptare eshte kunder tij.Nuk dihet se sa te ngrohta mund ti kete shpatullat Selami qe te mund te drejtoje nje Shqiperi ne kete gjendje qe ndollet sot.
Mendoj se Berisha ne momentin e fundit mqs do te kete gjithnje pikepytjet e tija mbi besnikerine politike te E.Selamit do te lose karten e S.Ngjela i cili ne zgjedhjet e fundit per shume njerez u perfaqesua me mjaft sukses.

Politika ne Shqiperi ka nevoje te domosdoshme per nje zgjidhje qe s’del nga Klanet e Nano Berishses pse nuk jane me te pranushem per gjendjen politike qe ndollet vendi.


3SH

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2004 12:07
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Icemen
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 21/04/2005
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 52

Une nuk e kuptoj dot nese ju qe filloni te diskutoni parametrat elektorale vertet aludoni se e majta ka shans te fitoje perseri zgjedhjet.Jo mor zoterinj .Nqs une do beja nje aludim te tille do kisha fyer rende shumicen e shqiptareve.Sa per kthimin e Selamit ti Ed Zaloshnja ishe ai qe the qe Selami mendon se nuk eshte kthimi i tij qe con te djathten ne fitore pasi ajo eshte e sigurt.Ndersa u shprehe gabim kur the qe Selamin e mundon fakti qe duhet te prishe rehatllikun familjar te krijuar me mund gjate ketyre viteve per tu kthyer ne Shqiperi pasi ne qofte keshtu kurre mos u kthefte, megjithese une jam nje nga ata qe e mirepres kthimin e tij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2005 00:17
Icemen nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Icemen Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Icemen (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Icemen Shto Icemen nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Icemen nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha Icemen
Une nuk e kuptoj dot nese ju qe filloni te diskutoni parametrat elektorale vertet aludoni se e majta ka shans te fitoje perseri zgjedhjet.Jo mor zoterinj .Nqs une do beja nje aludim te tille do kisha fyer rende shumicen e shqiptareve.Sa per kthimin e Selamit ti Ed Zaloshnja ishe ai qe the qe Selami mendon se nuk eshte kthimi i tij qe con te djathten ne fitore pasi ajo eshte e sigurt.Ndersa u shprehe gabim kur the qe Selamin e mundon fakti qe duhet te prishe rehatllikun familjar te krijuar me mund gjate ketyre viteve per tu kthyer ne Shqiperi pasi ne qofte keshtu kurre mos u kthefte, megjithese une jam nje nga ata qe e mirepres kthimin e tij.


As ti as une nuk e dime se cfare do shumica e shqiptareve per momentin. Po ti referohemi zgjedhjeve te fundit del qe duan te majten.
Sa per Selamin, nuk e di se pse idealizohet kaq shume, e para eshte per nje kohe te gjate jashte shqiperise dhe e dyta ku u provua ai kur ishte ne shqiperi. Ka qene kryetar partie per nje kohe te shkurter dhe kaq. Nuk beri ndonje hata te madhe gjate asaj kohe, kishte ne varesi firmen "shqiponja" qe dihet cfare ishte dhe kaq. Nuk ishte gje ne drejtim te shtetit qe ta shihnim se cfare vlerash kishte. Kam mendimin se keto mistifikime vijne nga mungesa e figurave te besuara per momentin ne fushen politike. Per mendimin tim i vetmi i provuar deri tani eshte Edi Rama. Po ai nuk e le bashkine keshtu qe te gjithe te tjeret jane njesoj. Per vete midis Nanos e Berishes do zgjidhja Nanon.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2005 01:43
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:16 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Ekuacioni elektoral dhe parametrat Meta e Selami

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.