Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shteti i pare shqiptar; Mbreteria > Mujo Ulqinaku
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Mujo Ulqinaku

Mujo Ulqinaku

Mujo Cakuli (Ulqinaku) lindi në vitin l896 dhe u rrit në një familje detaro-tregtare të Ulqinit. Në moshë të re punoi si ndihmësdetar në Shkodër e në Durrës dhe u bë një mjeshtër i shquar lundrimi. Punoi si nënoficer (kapter) në një nënrepart të Marinës Ushtarake Shqiptare në Durrës. Këtu u gjend ai ditën e 7 prillit 1939, kur fashistët italianë e

sulmuan Shqipërinë.
Ndjenjat e fuqishme të detyrës së ushtarakut patriot shqiptar e nxitën Mujo Ulqinakun t'u drejtonte armët pushtuesve, duke qenë plotësisht i bindur se po shkonte drejt vdekjes. Me aktin e tij sublim të 7 prillit 1939, Mujo Ulqinaku u shndrrëua në simbol të atdhedashurisë e të heroizmit. Me këtë akt filloi Lufta Çlirimtare Antifashiste e popullit shqiptar dhe ai u bë dëshmor i parë i saj.
Më 8 janar 1939 kryetari i Qeverisë fashiste, Benito Musolini, miratoi planin e Çianos për pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Ahmet Zogu mori disa masa kundër planeve italiane. Ambasadori italian në Tiranë protestoi për këto masa. Ndërkohë, në Italinë e Jugut u përqendruan forcat ushtarke që do të realizonin pushtimin.
Më 25 mars 1939 Ahmet Zogut iu paraqit një projekt traktat nga qeveria italiane që synonte nënshtrimin e Shqipërtsë. Por Ahmet Zogu e la në heshtje. Pasi iu përsërit më 2 prill, iu paraqit ultimatumi me afat deri në orën 12 të datës 6 prill. Më 5 prill 1939 Qeveria Shqiptare i paraqiti ministrit italian në Tiranë kundërpropozimet, në të cilat kërkohej të përfundohej një konventë ushtarake dhe të përcaktoheshin rrethanat kur ushtria italiane mund të vendosej në Shqipëri. Më 6 prill pasdreke, parlamenti shqiptar e hodhi poshtë ultimatumin e B. Musolinit. Populli shqiptar e ndjeu rrezikun e pushtimit. Ai shpërtheu në demonstrata dhe i kërkoi qeverisë të organizonte qëndresën. Demonstruesit shkuan përpara pallatit mbretëror në Tiranë për të kërkuar armë. Gatishmërisë së kosovarëve për t'u ardhur në ndihmë vëllezërve të tyre, Qeveria Jugosllave iu kundërvu me mbylljen e kufijve.
Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 - 40 mijë vetësh e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Në Durrës, ushtria e vogëë shqiptare e drejtuar nga major Abaz Kupi dhe sidomos kapteri i marinës Mujo Ulqinaku i bëri qëndresë pushtuesit.
Ushtarët italianë zbarkuan në bregun dursak por u detyruan të zmbrapseshin në det mbasi në breg i priti mitrolozi i Mujo Ulqinakut që mbronte trojet e veta. Ushtarët italjan zbarkuan disa herë në breg dhe po aq herë edhe u zmbrapsën. Por ushtria italiane ishte e shumtë në numur dhe Mujua nuk mund ti bënte ballë për shumë kohë veçse sa qe gjallë Mujua ata nuk kaluan dot. Në këtë mbrojtje të truallit të vet Mujo Ulqinaku ra heroikisht më 7 prill 1939. Mujo Ulqinaku u bë kështu dëshmori i parë i atdheut në luftë kundër pushtuesit fashist.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2005 14:38
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shteti i pare shqiptar; Mbreteria > Mujo Ulqinaku

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.