Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

zbulohet nje gjen qe mbron nga guret ne veshka

Cod. D15032006

Studiuesit ne Universitetin Yale ne USA njoftojne ne Nature Genetics se kane zbuluar nje gjen ku mbron trupin kundra gurave ne veshka.

Ata kane gjetur nje transportues e koduar nga gjeni si nje shenje potenciale per ilace te ngrere sekrecionin e oxalate ne gut (zoret) dhe te pengoje guret e veshkave.

Nje nga guret me te zakonshem jana ate te perbere nga calcum oxalate. Traportuesi i njojtur si SLC26A6 zakonisht leshon oxalate ne zorre dhe ndalon thithjen e sasise se shumte nga dieta.

Kur ky gjen eshte hequr ne studime me minj atehere me shume oxalte nga dieta eshte thithur dhe niveli plasmatik i oxalate eshte ritur, gjithashtu me shume oxalte eshte sekretuhar ne urine nga veshkat dhe guret e veshkave jane formuar.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:07

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2006 15:19
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

hipertrofia beninje e prostates (1)

Cod. B16052006

ky term perdoret shpesh ne libra por eshte nje term qe nuk eshte i sakte per faktin se nuk eshte qe kemi nje hipertrofi (dmth rritje ne dimensione) te qelizave por nje hiperplazi (rritje ne numer).pra ne rastin e hipertrofise beninje te prostates kemi te bejme me nje proces adenomatoz (kancerogjen).zona qe peson kete proces eshte nje zone qendrore dhe kjo e dallon nga karcinomat e prostates qe zhvillohen ne periferi te prostates...ketu do te kishte pak anatomi per te treguar pozicionin e sakte,gjithsesi po e shmang...si shkak eshte marre ne konsiderate nje crregullim hormonal dhe me shume mendohet te vije si pasoje e rritjes se perqendrimit te estrogjeneve si dhe ndjeshmeria e qelizave kundrejt hormoneve mashkullore.keto cojne ne nje crregullim te ndarjes se qelizave dhe vdekjes se tyre duke anuar nga ana e nje shtimi te ndarjeve.eshte per tu theksuar edhe fakti qe koha kur shfaqet kjo semundje eshte mbi moshen 50 vjec dhe duke u rritur mosha rritet edhe perqindja e atyre qe e kane...sipas librin "argumente te kirurgjise (piat)",pas moshes 80 vjec,mbi 90% e meshkujve e kane si semundje.
kjo hiperplazi con ne nje rritje te prostates dhe normalisht efektet e kesaj do jene mbi uretren,fshikzen e urines e me larte.uretra do te ngushtohet pak e nga pak dhe keshtu sasija e urines qe do kaloje do jete me e vogel...eshte ky shkaku qe nje nder shenjat kryesore qe thone pacientet kur paraqiten tek mjeku eshte "nuk e boj mo me presion"...dikujt mund ti duket per te qesh kjo fjali...une nuk qesh mo me kete fjali ...ato 6 fjale me ngelen tek nje apel i semeiotikes mua vjet ne shkurt ...nejse,serioz tani ...pra nje sasi me e vogel urine qe del...kjo con ne nje shtim te sasise se urines se fshikez qe keshtu mbetet aty...ne fillim ai ngushtim i uretres kapercehet duke u shtuar tkurrja e muskulit te detruzorit te fshikzes por arrin nje moment qe ngushtimi shtohet deri ne ate pike,sa qe tkurrja e detruzorit nuk arrin me te munde presionin qe formohet dhe kalin ne nje pamjaftueshmeri te detruzorit...ne kete pike kemi nje staze te urines ne fshikez....

per me teper:
- disa terma qe mund te ngaterrohen: ATROFIA dhe HIPERTROFIA (Cod. A 22022005)
-disa terma qe mund te ngaterrohen HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:16

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Maj 2006 00:47
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kristela
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 16/03/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 50

dializa :lexojeni ju lutem

Eshte rradha e pare qe hapa kete dhome: mjekesia ne forum dhe u habita.
Kisha nje pyetje.
Kam nje shok qe do beja gjithcka per te nese do ishte e mundur...
Ai ka 21 vjec dhe vuan nga epatiti b,dhe ben DIALIZ ne spital nje dit po e nje dit jo...ka dy vjet. doja te dija ...personat qe kan kete problem sa vjet jetojne ose a kan nje afat jet...??????????
Ndihem keq qe po perdor keto terma :afat jete etj ...por e verteta eshte qe me qan shpirti kur e shoh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2006 10:41
kristela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kristela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kristela (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kristela Shto kristela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kristela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

nje pergjigje te pjesshme mbi dializen...

Cod. C30052006

ta them te drejten nuk me kane qelluar te dhena statistikore per sa i perket mbijeteses.mund te them qe eshte metode qe shpeton jeten duke menduar se nje person qe nuk e kryen vdes per shume pak kohe si pasoje e acidozes qe do formohej...mund te te permend ndonje komplikance qe mund te formohet pas disa vitesh dialize.keto varen edhe nga aparaturat qe perdoren, gjithashtu.
njera eshte amiloidozi qe eshte nje komplikance qe paraqitet zakonisht pas 5 vite dialize.kjo eshte nje semundje qe vjen si pasoje e mbledhjes se nje substance qe quhet beta 2 mikroglobulina qe prodhohet nga te gjitha qelizat qe paraqesin sistemin madhor te histokomplatibilitetit (me pak fjale ate sistem qe ndihmon sistemin imunitar te dalloje qelizat e trupit nga ato te huajat).normalisht kjo shkaterrohet (i nenshtrohet metabolizimit)ne  veshke por kur kjo nuk funksionon atehere e ben dializa qe nuk e pastron te gjithen.dhe keshtu kjo grumbullohet ne vende te ndryshme si tendina,kocke etj dhe formon ciste (sidomos ne kockat e femurit dhe kockave te gishtave).
nje tjeter komplikance mund te jete edhe ajo e mbledhjes se aluminit si pasoje e perdorimit te kelanteve (material qe lidh metalet) te forsforit qe kane alumin ne perberje si dhe per arsyen se uji qe perdor dializa permban ne sasi te vogla.kjo mbledhje e aluminit mund te jape probleme ne kocka (osteomalaci) dhe probleme ne tru (encefalopati) qe jep edhe ate situaten qe quhet harrese nga dializa.gjithsesi kjo komplikance e aluminit mund te trajtohet me nje ilac te quajtur deferoxamina.
informacionet e mesiperme jane te bazuara ne librin "semundjet e veshkave dhe rrugeve urinare" (schena-selvaggi) faqa 409-410.
 
nuk di te te them nese dializa nderhyn me  terapine qe mund ti bejne per te kuruar hepatitit B.ne kete rast eshte kjo qe duhet te shihet me teper,sepse dializa ne pergjithsi e ben punen e vet pa probleme...duhet te ndalet Hepatiti B qe te mos jape probleme ne melci...
 
kristela,une keto jam ne gjendje te te them per momentin...nese ka ndonje qe mund te thote me teper eshte i lutur ta beje...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2006 23:32
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

hipertrofia beninje e prostates (2)

Cod. D10062006

me pak fjale thame qe arrin nje pike qe muskuli i detruzorit del jasht perdorimi.muskuli i detruzorit ishte muskuli kryesor qe ben te mundur nje tkurrje te fshikezes.ne kete menyre kemi nje qendrim (staze) te urines.duke qene se nuk arrihet te hiqet e gjitha urina nga fshikeza,do kete stimuj te vazhdueshem urinar qe do ta cojne personin here pas here ne banjo dhe keto shtohen sidomos gjate nates...
ketu mund te arrini te imagjinoni me pak fjale se cfare mund te ndodhe dhe po ju ndihmoj qe ta kuptoni sa me thjeshte duke qene se ndjekin edhe rrjedhe llogjike.
jemi ne piken qe uretra eshte ngushtuar shume dhe detruzori ka dale jasht perdorimi...nderkohe qe veshka prodhon ne menyre te vazhdueshme urine...cfare do ndodhe?urina do vazhdoje te mblidhet ne fshikez (veshike) ...para nuk ecen dot,keshtu qe...i mbetet ose te qendroje ose te jape nje efekt mbrapsh...pak a shume e njejta gje qe ndodh me semundjet e zemres kur gjaku nuk ecen para,atehere jep efektet ne zonen pas...pra do jape efekte mbrapsh....duke u rrit sasija e urines,do filloje qe te mbushe edhe ureteret qe vijne nga veshkat te cilet do zgjerohen.po ashtu do vije nje pike qe do mbushe edhe veshken vete (zonen ku mblidhet urina perpara se te futet ne ureter) dhe do jape ate qe quhet hidronefroze (mbushje e veshkes me uje...ne kete rast,urine).por kishim edhe ate mundesine perpara se te mberrije kete faze...qe urina qendron ne fshikez....kur folem per guret ne ruget urinare thame qe nje qendrim i urines ne veshike eshte nje element shtese qe te formohen guret...prandaj edhe ne kete rast do te kemi nje mundesi shume te madhe qe te formohen guret...megjithse keto jane gje qe konsiderohet si e keqja me e vogel...nje qendrim urine ne fshikez eshte terren i pershtatshem per infeksione dhe kjo eshte nje nder problemet me te medha qe hasen ne hipertrofine e prostates...po ashtu hidronefroza eshte nje shkaktar i infeksioneve ne rruget e larta urinare...
me pak fjale te permbledhim edhe njehere shenjat qe paraqitem ne faza:
faze fillestare eshte fillimi i veshtiresise se urinimit (ulja e presionit)dhe personi do filloje te shkoje ne banjo here pas here per  arsyen se nuk arrin te zbraze komplet fshikezen dhe keshtu qe ka stimuj te vazhdueshem...keto shtohen sidomos gjate nates ku personi do cohet te pakten 3 here per te urinuar...ne terminologjine mjeksore kur urinon shpesh por sasi te vogla quhet polakiuria kurse urinimi i shpeshte naten quhet nikturia.
faza e dyte perfshin theksimin e polakiuries sepse rritet sasija e urines qe mbetet ne fshikez.keshtu qe personi sapo te mbaroje urinimin,kerkon serish te urinoje sepse i rivjen stimuli...
faza e  trete dhe perfundimtare eshte ai kur ureteret jane bllokuar gati komplet nga rritja e prostates dhe keshtu qe kemi mbetje e urines qe do coje ne rritje te dimensioneve te fshikezes qe arrin deri ne piken qe te dallohet ne pjesen e poshtme te barkut...(referenca per pergjithsimin ne faza eshte nga libri "argumente te kirurgjise (piat),faqa 536)
 
vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:10

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Qershor 2006 00:03
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

hipertrofia beninje e prostates (3)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ecografia_transrectal_de_prostata.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 141 herė.

Cod. A28092006

beh,pacienti paraqitet (ne pergjithsi eshte nje person ne nje moshe mbi te 50 vjetet),thote qe kur urinon nuk ka me presion si dhe qe ka filluar te shkoje ca si shpesh ne banjo dhe se sapo del mund ti rishfaqet nevoja te urinoje perseri...po ashtu thote qe naten mund te cohet te pakten 2 here per te urinuar...
analizat qe behen per te konfirmuar nje dyshim per nje semundje fillojne nga ato me pak te dhimbshme (ose sic mund te thuhet me pak invazive) e duke ecur perpara drejt atyre me invazive qe ti shkaktohen sa me pak dhimbje pacientit!
gjera e pare qe i behet nje pacienti kur vjen ne ambulator dhe tregon kete gje nje urologu eshte ai i eksplorimit anal,kjo si pasoje e pozicionimit anatomik te prostates ne lidhje me zonen perfundimtare te zorres se trashe...distanca qe i ndan eshte shume e vogel dhe kjo ben qe te kete nje ndjeshmeri te mire te siperfaqes se prostates si dhe dimensioneve te saj!kjo mund te tregoje pak a shume se ne cilat dimensione eshte prostata si dhe te heqe mundesine e ndonje nodul (shpresoj te jete i njejti term edhe ne shqip...ajo qe dua te them me nodul eshte nje ngritje ne siperfaqen e sheshte) ne siperfaqen e jashtme te prostates,gje qe mund te drejtoje edhe ne nje mundesi te karcinomes se prostates (edhe kjo gje qe duhet konfirmuar normalisht sepse thjesht nje eksplorim rektal nuk eshte i mjaftueshem)...pra eksplorimi rektal eshte ai fillestari qe kryhet...nese pacienti nuk deshiron ti nenshtrohet ketij eksplorimi rektal ka si alternative ate te ekografise (por edhe ketu eshte nje forme transrektale qe jep pamjet me te mire,si dhe nje ekografi mbipubike) por qe do te ishte thjesht nje humbje kohe dhe lekesh duke qene se nese mjeku e sheh qe dimensionet jane me te medha se norma mund te kerkoje nje biopsi.
po ashtu pervec eksplorimit rektal eshte edhe nje analize tjeter (qe ka hapur shume debate per te cilat do te flas me vone, por gjithsesi perdoret mjaft nga urologet) qe eshte ai i PSA (prostate specific antigen).PSA eshte nje proteine qe prodhohet nga qelizat e prostates (sme kujtohet mire se nga cilat) dhe shtohet ne lengun seminal ku mban lengun ne nje gjendje "te shkrire"...ne rastin e nje karcinome vlerat e saj ne gjak do te jene mjaft te larta.ka raste qe PSA mund te perdoret si nje tip parametri per te pare se si rriten dimensionet e prostates me kalimin e kohes...vazhdon

figura e mesiperme tregon nje ekografi transrektale qe tregon prostaten.mund te dallohet mire zona periferike (ZP) dhe zona qendrore (ZC)...ajo ku shkruhet GL a CL se nuk dallohet mire eshte kanali uretral..poshte aty ku shihni harkun e zi dhe jane edhe parametrat eshte zona rektale.sic e shihni ekografia eshte ne gjendje te tregoje dimensionet si dhe te jape volumin...po ashtu mund te shohe edhe kufinjte e prostates (qe do te ishin te rendesishem nese do kishim karcinome) si dhe te vleresohet edhe struktura e brendshme qe normalisht duhet te jete homogjene...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 16/05/2007 ora 00:15

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2006 00:18
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

biopsia e prostates

Cod. A16052007

ne pergjithsi PSA matet heren e pare dhe sipas rasteve dhe vlerave qe paraqet zgjidhet nese pacienti duhet te ndiqet ne kohe apo jo. gjithsesi,sic thashe nese mjeku sheh qe dimensionet e prostates jane rritur mund te kerkoje direkt biopsine qe ne kete rast mund ta konfirmoje me se miri nese kemi te bejme me nje hipertrofi beninje apo nje karcinome te prostates. une kam pare qe zakonisht merren 6 shirita indi prostate,3 ne secilin lob nese mund ta quajme keshtu.kjo behet qe te jete e sigurte qe kemi te bejme me te njejten morfologji qelizash ne te gjithe prostaten. nese kemi nje hipertrofi,atehere presim qe qelizat te kene pak a shume ngjashmeri me njera tjetren ku do qe te jene marre neper prostate. pikat nga ku behen biopsia shenohen edhe ne letren e analizesh dhe shiritat ndahen ne 2 proveza te ndryshme,njera per 3 shiritat e marre nga lobi i majte dhe tjetra per ato te marre nga lobi i djathte. biopsia shoqerohet me nje sasi te vogel gjaku nga zona ku merret indi,dhe pacienti nuk duhet te shqetesohet nese ne jashtqitjet qe mund te kete ne te njejten dite ose diten tjeter,te shohe pak gjak. kjo gje konsiderohet ne pergjithsi normale pas nje testi te tille dhe ndalon vetvetiu.
gjithashtu duhet te permend edhe qe nese biopsia nuk behet ne menyre transrektale (nga ku futet ago dhe me ane te gishtit qe e shoqeron agon mund te identifikosh zonen nga ku merr material)mund te kryhet edhe ne menyre te orientuar nga ekografia ku ago futet nga zona mbi legenin dhe nga jasht shoqerohet ne cdo moment nga ekografia. zgjedhja e metodes se kryerjes se biopsise,me shume varet nga deshira e mjekut sepse ka nga ata qe e kryejne direkt ne ambulator kete biopsi dhe ka nga ata qe i cojne ne laboratore ku mund ta kryejne operatore te tjere.
ne biopsi mund ta verehet pastaj arkitektura e indit te marre si dhe mund te verehet,ne ane te testeve te ndryshme,grada e diferencimit qelizor. pra ne kete menyre i behet nje "grading" i tumorit. kujtojme qe per tumoret beninj,thjesht konfirmimi qe nuk kemi elemente malinjiteti por kemi nje hipertrofi beninje eshte i mjaftueshem si pergjigje dhe grading nuk merr nje rendesi te vecante. ndryshe do flisnim nese kemi te bejme me elemente malinj sepse kjo analize na drejton per analizat e tjera qe do te vijojne si psh tomografia e kompjuterizuar ose rezonanca magnetike qe pervec qe do analizonin kapsulen qe rrethon strukturen origjinale kancerogjene,por do kerkonin edhe metastaza te mundshme (ne kete menyre do benin edhe "staging" te kancerit...

pas nje inkuadrimi te tille me analizat e ndryshme,dhe diagnostikimit si hipertrofi beninje e prostates,vjen momenti i terapise... vazhdon...

nese ndokush ka per te shtuar ose per te korregjuar ne ato qe kam thene eshte i lutur ta beje

per me teper mbi staging dhe grading e kancereve shihni:
-sistemi TNM (Cod. A 13062006)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Maj 2007 00:42
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lindjedielli
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 24/07/2007
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 94

varikocelle

Nuk kam degjuar ndonjehere mbi kete emer semundjeje dhe rrjedhimisht nuk mund ta rendis dot ne njohurite e mia.Nese mundeni te jepni nje koncept tjeter te kesaj semundjeje...
Faleminderit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Gusht 2007 13:38
lindjedielli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lindjedielli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lindjedielli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lindjedielli Shto lindjedielli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lindjedielli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Varikocele

Cod. A12082007

Varikocela eshte zgjerim i venave te skrotumit dhe pikerisht atyre venave qe drenojne gjakun nga testikujt. Eshte nje semundje qe shpesh shoqerohet me sterilitet mashkullor.

Enet e gjakut qe furnizojne skrotumin dhe testet vijne nga brendesia e barkut dhe perseri kthehen aty. Kthimi i gjakut pas behet i mundur nga nje numur i madhe valvulash qe ndodhen ne sistemin venoz. Demtimi i tyre sjell per pasoje mbetjen dhe mosdrenimin e gjakut. Kjo gje ben qe temperatura brenda skrotumit te ngrihet mbi temperaturen normale te tyre , me pasoje demtimin e spermatozoideve.

Varikocela diagnostikohet lehte dhe trajtohet sukseshem me nderhyrje kirurgjikale. Edhe riparimi i infertilitetit eshte pothuajse i plote, mbas disa muajsh.

DXP

Modifikuar nga NS-6 datė 08/09/2007 ora 23:32

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Gusht 2007 15:06
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Veshkat dhe disa pathologji te tyre

Cod. A08092007

  Veshkat jane organ cift i vendosur ne te dy llozhat renale(hijet). Nga seicila veshke del nje kanal tubular qe zbret deri ne veziken urinare,( qesja e ujit.)

I gjithe ky sistem uje rrjedhes eshte nje organ i gjalle dhe funksional. Aty nderthuren ene gjaku(arterie dhe vena) dhe po ashtu edhe nerva.

Shume semundje sulmojne dhe demtojne kete organ, por une do te perqendrohem ne disa me te shpeshtat dhe sigrisht edhe me te thjeshtat per t'u shpjeguar.

Modifikuar nga NS-6 datė 08/09/2007 ora 23:34

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2007 19:57
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.