HERO
vampir
Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412
|
ne jemi popull me cene*,nuk kemi krijuar akoma baza te forta identiteti.Ne shqiperi ka shume injorance,dhe injoranca dhe primitiviteti mbeten armiqte me te medhenj te shqipetareve.ketu ne mergim une nuk kam zbuluar se sa patriote jane shqipetaret,por se sa shume injorante ka pas ai vend , injorante te cilet nuk i njihja kur jetoja ne shqiperi.Nuk eshte nevoja as te mburremi dhe as te shajme veten.Jemi nje popull si shume te tjere,kemi shume per tu mburrur por kemi edhe shume per te ndrequr.Cilesite tona me te mira si popull u shkaterruan me ardhjen e demokracise (jo per faj te demokracise por per faj te mungeses te kultures dhe aftesive intelektuale te klases elitare ne shqiperi).Psh tradita ne fshat u zhduk, ajo tradita e bujarise,e beses,e urtesise dhe e burrerise te shqipetreve.Tradita e atyre njerezve punetore u zhduk,muzika popullore shqipetare thuajse ka mbaruar (sot na shesin kenge greke per popullorce shqipetare).Pra ne mbetemi ne hapesire,nje shoqeri ne tranzicion,dhe e keqja eshte qe askush nuk e di ku po shkojme apo ku duam te shkojme.Per fat te mire ne shqiperi ka akoma shume familje qe e ruajne traditen e mikpritjes,bujarise dhe urtesise dhe jane keto familje qe duhet te marrin ne dore freret dhe ti tregojne botes kush jane shqipetaret e vertete dhe cfar jane ata.Atdhedashuria eshte gjithashtu nje fakt shume i rendesishem,por ajo duhet te vij nga familja dhe jo thjesht nga tekse shkollore.
Edit Durham thote ne nje nga kujtimet e saj te botuara sefundmi ne londer,qe kur fliste me nje shqipetar malesor ne londer rreth viteve 1911-1912 me teme qyteterimin dhe krahasimin e qyteterimit te madh anglez dhe primitivizmit malesor ne shqiperi,Malesori u pergjigj duke sjell nje shembull,qe kur nje person i uritur ketu ne londer troket ne nje dere per nje cope buk ,i zoti i shtepise e kercenon me fjalet - i'll call the police- ,
A i thua ketij civilizim ? -pyeti malesori?
Kur nje person i uritur troket ne deren e nje shqipetari,i zoti i shtepise jo vetem qe nuk e kercenon me fjale police,por e fton brenda dhe i gatuan ushqimin me te mire qe ka ne shtepi.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|