Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Intervista Me E Fundit E Kadarese
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Intervista Me E Fundit E Kadarese

Flet Ismail Kadare për gazeten ABC


Sa herë që Ismail Kadare shfaqet në publik, emri i tij shkakton një pështjellim në rrafshin mediatik, vë në lëvizje jo vetëm kulturën, por edhe mendimin politik.

Diçka të tillë ka shkaktuar edhe publikimi i dr.Shaban Sinanit “Dosja K II”, në të cilën paraqiten para publikut dokumente të panjohura më parë, lidhur me veprimtarinë e artistëve

“Jemi dëshmitarë trillesh të padenja politike”

Thirrjet e neveritshme “nuk i njohim zgjedhjet” dhe “do të bojkotojmë parlamentin”...duhet të konsiderohen si thirrjet: “Poshtë Shqipëria!” ose “T’i vëmë zjarrin Shqipërisë!”.

Sa herë që Ismail Kadare shfaqet në publik, emri i tij shkakton një pështjellim në rrafshin mediatik, vë në lëvizje jo vetëm kulturën, por edhe mendimin politik.

Diçka të tillë ka shkaktuar edhe publikimi i dr.Shaban Sinanit “Dosja K II”, në të cilën paraqiten para publikut dokumente të panjohura më parë, lidhur me veprimtarinë e artistëve shqiptarë gjatë periudhës së komunizmit.

Në një intervistë për “ABC”, Kadareja i cilëson si “trembje ndaj së vërtetës” reagimet ndaj këtij botimi. Për shkrimtarin e njohur, publikimi i dokumenteve është një pastrim i pashmangshëm, në të cilin Shqipëria do të kalojë domosdoshmërisht. Për Kadarenë, më shumë se sa ngjarjet e kaluara, të cilat kurrsesi nuk duhen mbetur pa u sqaruar deri në fund, për shqiptarët ka më shumë rëndësi e tashmja dhe e ardhmja.

Sipas tij, politika shqiptare shkel çdo premtim. Radhën për këtë shkelje, në vitin 2005, e ka e majta. “Duke zvarritur dorëzimin e pushtetit, e majta shqiptare përdori politikën e ‘tokës së djegur’, duke harruar se kjo politikë ndiqet në një tokë armike, ose të pushtuar nga armiku”, shprehet Kadareja për ABC-në


Kohët e fundit, emri juaj është vënë në qendër të vëmendjes së qarqeve kulturore, por jo vetëm të tilla, për shkak të botimit të një libri me dokumente rreth veprës suaj që i referohen viteve të dikaturës. Duke konsideruar se libri është një iniciativë personale e zotit Shaban Sinani, cilat janë përshtypjet tuaja rreth botimit të këtyre materialeve? Çfarë shënojnë ato në këtë fazë të ecurisë suaj krijuese dhe njerëzore?

Libri me dokumente arkivale i dr. Sinanit, lidhet me një proces pastrimi të pashmangshëm, nëpër të cilin Shqipëria do të kalojë domosdoshmërisht. Gjithë vendet e ish-Lindjes kanë kaluar e janë duke kaluar.

Shqipëria ka mbetur e fundit. Thelbi i procesit është dënimi i krimeve të një rendi, që historikisht është gjykuar i dënueshëm. Kjo s’ka të bëjë as me hakmarrje, as me revansh. Kjo ka të bëjë me pastrimin e brendshëm të një kombi. Bllokimi i këtij procesi është fatal për të ardhmen. Ai çon në gangrenizimin e së keqes, në rrezikun e përsëritjes së saj, në mbetjen jashtë të Shqipërisë ndaj zhvillimeve të demokracisë evropiane.

Libri i dr. Sinanit, është një nismë e këtij procesi në rrafshin e kulturës. Reagimi kundër tij, i rretheve të caktuara, tregon se ai ka prekur një problem të thellë. Nomenklatura e një diktature të përmbysur më shumë se çdo gjëje i trembet zbulimit të arkivave të fshehta. Sepse aty gjendet e skanuar fytyra e vërtetë e saj. Ajo do të parapëlqente kujtimet mashtruese me ngjyrë rozë, ato që kanë vërshuar kohët e fundit në shtypin shqiptar. Sipas këtyre kujtimeve diktatura shqiptare del njëfarë tabloje e sheqerosur, ku zyrtarët e saj, ca bablokë zemërmirë, venë e vijnë nëpër ditëlindje, dhe e kanë shpirtin aq të pastër saqë jo të bëjnë krime, por as të vrasin një mizë nuk u vete mendja!


Kohët e fundit në Shqipëri ka një shfaqje më të zëshme të komunitetit mysliman shqiptar, me problematikën e vet, por ajo që është kryesorja në mbrojtje të fesë përkatëse, janë afishuar një grup të rinjsh që shënon një rritje cilësore të kësaj mbrojtjeje. Çfarë shënon ky afishim për identitetin tërësor të shqiptarëve në një shkallë më të gjerë? ǒpërfaqëson, nga ana tjetër, shfaqja e veshjeve specifike të grave të kësaj feje në Shqipëri?

Mendoj se identiteti i njeriut shqiptar nuk kushtëzohet nga besimi. Një shqiptar me besimin mysliman, është i tillë, domethënë i identifikueshëm si shqiptar po aq sa një shqiptar katolik, ortodoks, i komunitetit bektashi, ose një shqiptar ateist. Në Shqipëri, ashtu si në krejt Evropën, me përjashtim të Greqisë, kombi dhe feja nuk janë kurrsesi të njëjtësuar. Një francez ose një gjerman, identifikohen si të tillë dhe kurrsesi në bazë të besimit katolik ose protestant, që mund të ketë njëri ose tjetri.

Përzierja e këtyre, sidomos në Ballkan, mund të çojë në katastrofë. Kështu, për shembull, sipas mendësisë së rretheve të prapambetura greke, të gjithë ortodoksët e gadishullit, përveç sllavëve, janë grekë.

Rrjedhimisht ortodoksët shqiptarë janë të tillë. S’ka nevojë të zgjatemi për të vërtetuar barbarinë e një teze të tillë. Lidhur me veshjen, kryesisht atë të grave, mendoj se tradita e kombit shqiptar njeh dy veshje kryesore: atë të hershmen, populloren, që quhet ndryshe kombëtare, dhe veshjen moderne që është cilësuar si qytetare, ose veshjen e “zonjave të qytetit”. Të dyja këto kanë patur versionet e tyre të thjeshtësuara, madje të degraduara, për shkak të varfërisë. Një veshje tjetër, e ndikuar nga bota turke, ka qenë e pranishme gjithashtu në Shqipëri, ashtu si në një pjesë të madhe të Ballkanit. Në kohën kur Jugosllavia e Titos, mëtonte rolin udhëheqës të botës së tretë, ajo solli në trevat e saj, një veshje të panjohur më parë në gadishull:

veshje grash të Lindjes së Mesme, tuniziane, marokene etj. Kjo bënte pjesë në strategjinë për të konsideruar popujt josllavë si qytetarë të dorës së dytë. Me shpresë se Evropa do të ishte shpërfillëse ndaj popujve që konsideroheshin myslimanë (çka për fat të keq edhe ka ndodhur), Jugosllavia synonte, në radhë të parë, mbajtjen në zap të shqiptarëve. Shkombëtarizimi i tyre, zëvendësimi i identitetit shqiptar me përkatësinë fetare, siç kishte ndodhur me boshnjakët, bënte pjesë në planet afatgjata të Jugosllavisë.

Me anë të veshjeve (është fjala për ato tradicionale), popujt kanë dashur të japin disa shenja të tyre, shpeshherë të brendshme. Ndaj natyrshëm ato bëjnë pjesë në atë që quhet shprehje e identitetit. Fakti që përdoren përherë e më rrallë, për shkak të rrethanave, ndër të cilat shtrenjtësia e tyre, kjo s’do të thotë se ato kanë pushuar së ekzistuari. Zëvendësimi i tyre me një veshje të kohës, është proces i pashmangshëm botëror. Por zëvendësimi i tyre me një tjetër veshje tradicionale, kjo bën pjesë në atë që quhet braktisje e identitetit ose shkombëtarizim. Një gjë e tillë në Ballkan, dihet se ç’të kujton.

Çfarë shënon për ju rotacioni i pushtetit në Shqipëri?
Si po e përjetoni këtë?

Kalimin e pushtetit në mënyrë demokratike, pra paqësore, e kanë pritur me njëfarë ankthi pozitiv gjithë shqiptarët. Opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar e kanë përgatitur këtë. Bashkësia evropiane e vuri këtë rotacion demokratik si kusht paraprak për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Shqipëria vetë e pranoi kushtin. Ajo premtoi, apo vuri nderin e saj në këtë premtim. Klasa politike shqiptare, nën këtë trysni, pranoi të njëmendësonte dëshirën e gjithmbarshme shqiptare. Premtimi nuk u mbajt veçse pjesërisht. Vlerësimin pozitiv nuk e ndante veçse një fill peri nga vlerësimi negativ. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, pa u dhënë ende verdikti i brendshëm dhe i jashtëm për këtë akt themelor të historisë moderne shqiptare, krahu i majtë i politikës, ai që duhej të lëshonte pushtetin, e shkeli çdo premtim.

Në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, duke humbur shansin që i jepej për të bërë një tërheqje dinjitoze, me fjalë të tjera për t’i bërë një të mirë vendit të vet, e refuzoi befas këtë dhe nisi një seri trillesh e aktesh të padenja, dëshmitarë të të cilave jemi të gjithë. Duke zvarritur dorëzimin e pushtetit, e majta shqiptare përdori politikën e “tokës së djegur”, duke harruar se kjo politikë ndiqet në një tokë armike, ose të pushtuar nga armiku. Le të shpresojmë që në kohën që kjo intervistë po shkruhet, ky problem i rëndë të ketë marrë zgjidhje.

E megjithatë nuk duhet kënaqur me kaq. Ky incident i zgjatur e turpërues për një vend, duhet të bëhet mësim një herë e përgjithmonë. Aktet si ky, thirrjet e neveritshme “nuk i njohim zgjedhjet” dhe “do të bojkotojmë parlamentin”, duhet të mos dëgjohen më në Shqipëri. Ky vend duhet të përgatitë gjithë energjitë e tij të brendshme, që të fshijë nga skena politike ato parti ose ata politikanë që do të guxojnë t’i ringjallin këto thirrje barbare. Ai duhet t’i konsiderojë ato njëlloj siç do të konsideronte thirrjet: “Poshtë Shqipëria!” ose “T’i vëmë zjarrin Shqipërisë!”.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2005 03:35
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:06 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Intervista Me E Fundit E Kadarese

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.