Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Pyetje zoterise Romano Prodi
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
rust
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 21/06/2008
Vendbanimi: It
Mesazhe: 24

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
rust a mund te na i percaktosh moshen kur Fevziu ka qene i rekrutuar nga palacot e e sigurimit te shtetit? Nuk me bind dot per nje djale qe me 1890 ishte 20 vjec.Mos eshte rekrutuar qe ne moshen 15 vjetc?
Per keta te tjeret, as e diskutoj qe mund te kene qene hafije te kriminelve te Sig te Shtetit.
sepse kam dijeni se si e kush rekrutohej nga ata hale njerez.



A eshte sot Fevziu edhe spiun francez?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Korrik 2008 22:51
rust nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të rust Kliko këtu për të kontaktuar me rust (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: rust Shto rust në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto rust në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
rust
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 21/06/2008
Vendbanimi: It
Mesazhe: 24

I nderuari IQVlora,

“Korani i Myzeqesë“- “fshesari” televiziv i Ismail Kadaresë

Friday, 17 November 2006
Nga Kastriot Myftaraj - Është një anekdotë se njëherë Sulltani i Turqisë shkoi për vizitë në një vend europian, ku porsa ishte ndërtuar nevojtorja-ja allafrënga me shkarkues uji. Pasi sulltani e përdori nevojtoren-në i zoti i shtëpisë filloi t’ ia lavdëronte shumë këtë shpikje dhe e pyeti sulltanin se ç’ përshtypje i kishte bërë.Sulltani, duke dashur të lartësonte vendin e vet i tha se kjo shpikje ishte shumë mbrësëlënëse, por nuk ishte gjë para asaj që ishte bërë në Turqi, ku vërtet në nevojtore allaturka nuk kishte shkarkues uji, por atje kishte një mekanizëm që ta fshinte prapanicën pasi kishe mbaruar punë. Mbreti europian u habit shumë nga kjo shpikje saqë pas disa kohësh njoftoi se sulltanin se do t’ i kthente vizitën. Atëherë ky i fundit urdhëroi që të ndërtohet një nevojtore allaturka e posaçme, ku brenda kanalit, në anë të birës kishte një platformë të posaçme të vogël, ku rrinte një shërbëtor me një fshesë të posaçme në dorë që kishte detyrë që porsa të merrte shenjën ta fshinte prapanicën e njeriut që po kryente nevojën. Mikut europian i thanë se pasi të kryente nevojën dhe të donte të shërbehej me fshirjen e prapanicës, ai duhej të tërhiqte lehtë një zinxhir të ngjashëm me atë të shkarkuesit të ujit dhe atëherë mekanizmi i fshirjes do të vihej në punë. Zinxhiri në fakt qe i lidhur pas këmbës së shërbëtorit që rrinte poshtëë dhe ishte vënë që ta sinjalizonte këtë të fundit se duhej të bënte punën e vet. Miku europian pasi urinoi bëri siç i thanë, pra tërhoqi zinxhirin, duke pritur gjithë kuriozitet se çfarë do të ndodhte. Atëherë shërbëtori ngriti fshesën e posaçme dhe i bëri një të fshirë të mirë prapanicës së tij. Kjo e habiti aq shumë mbretin e huaj sa zgjati fytyrën në qenef, siç i thonë turqisht, që të shikonte poshtëë se çfarë ishte ky mekanizëm kaq i çuditshëm. Por shërbëtori që rrinte poshtëë në errësirë, e mori fytyrën për prapanicë dhe kujtoi se mysafiri i lartë donte të shërbehej përsëri, prandaj i hoqi dhe një goxha të fshirë në fytyrë me fshesën që këtë herë qe e përlyer, duke ia bërë fytyrën për “ibret“, siç i thonë në turqisht. Kjo anekdotë m’u kujtua kur pash një debat televiziv për Ismail Kadarenë në një emision ku nga emri supozohet që të bëhet “opinion-bërje“, por që është shndërruar në altari i Shën Ismail Kadaresë. Drejtuesi i këtij emisioni prej kohësh ka marrë përsipër që të bëjë në favor të Ismail Kadaresë punën që sulltani i kishte ngarkuar shërbëtorit të vet në raport me mbretin europian që i kishte ardhur mik. Është qesharake ta dëgjosh drejtuesin e emisionit kur e pyeste para disa javësh ish-drejtorin e SHISH Fatos Klosi se a ka pasur Sigurimi i Shtetit një dosje survejimi për Ismail Kadarenë, kur “fshesari“ televiziv e dinte mirë se Fatos Klosi e dinte që “fshesari“ televiziv ka një dosje spiuni me pseudonimin “Korani i Myzeqesë” (pseudonim që vjen me sa duket ngaqë ndonjë shef Sigurimi me shpirt poetik do të jetë frymëzuar nga fakti që djaloshi me origjinë nga bregu i Liqenit të Pogradecit ku rritej korani i famshëm, por që peripecitë e luftës së klasave e patën bërë të lindte në Myzeqe). Ismail Kadareja duhet ta kuptojë se ky lloj pastrimi i bërë nga një “fshesar televiziv“ me këtë të shkuar vetëm sa e përlyen më tepër. Në emisionin e fundit të “fshesarit televiziv“ të Ismail Kadaresë ku debatohej për Ismail Kadarenë, “fshesari” televiziv, i cili kishte thirrur për ndihmë dhe dy “fshesarë” të tjerë të llojit të vet, e përlyen më keq se çdo herë tjetër Kadarenë, që me siguri kishte afruar fytyrën në ekran të shikonte se si funksiononte mekanizmi i çuditshëm i pastrimit që i kishte premtuar “Korani i Myzeqesë”. “Fshesari” më i zellshëm në këtë emision u tregua ish-bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Masoviku”, por edhe “Ushtari”, i cili tashmë paraqitet si ithtar i madh i Alcide De Gasperit. Duke treguar zell të madh në përdorimin e “fshesës” ai, mori përsipër ta mbrojë Kadarenë edhe për ato gjëra për të cilat ai nuk e merr mundimin vetë që mbrohet, pra se me idenë e qendresës në veprën e vet ka letrarizuar, me alegori historike, idenë e Enver Hoxhës të Shqipërisë komuniste si “kështjellë e revolucionit proletar“ dhe “shkëmb graniti i marksizëm-leninizmit“ në mes të oqeanit të tërbuar imperialisto-revizionist. “Masoviku” u shpreh se Kadare duke paraqitur këtë ide në fakt ka menduar integrimin, për të cilin ne po flasim sot. Hë më i lumtë operativit të “Masovikut” se burrë të zgjuar ka peshkuar. Sipas kësaj logjike edhe Enver Hoxha, fjalimet e të cilit ka letrarizuar në këtë rast Kadareja, del si pararendës i procesit të integrimit euroatlantik të Shqipërisë, në Bashkimin Europian dhe në NATO! “Masoviku” kur foli për Janulla Rapin përdori një logjikë që po të zbatohet edhe për Ismail Kadarenë jep konkluzione shumë kompromentuese për këtë të fundit. “Masoviku” u shpreh se shpjegimi që dha Janulla Rapi se pas kthimit nga internimi ajo u emërua shitëse në rrugën e ambasadave në Tiranë me ndërhyrjen e dy shoqeve të saj, nuk besohet as nga fëmijët, duke aluduar se ky emërim mund të bëhej vetëm nëse ajo ishte bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit. Interesante do të ishte nëse zbatohet kjo logjikë e “Masovikut” mbi disa episode të errëta të jetës së Kadaresë. Kështu, Kadare e ka pranuar në një emision të hershëm të “Koranit të Myzeqesë” se ai në kohën kur ka qenë nxënës në Gjirokastër ka qenë arrestuar një herë nga policia për falsifikim monedhash në bashkëpunim. Kadare e quajti këtë çështje “marrëzi të rinisë”, por e vërteta është se kjo çështje bëri që Kadarenë mos ta çonin me studime të larta në Moskë, në vitin 1953 kur mbaroi shkollën e mesme, siç e meritonte ngaqë ishte shquar duke shkruar poezi shumë të ndjera për vdekjen e Stalinit. Kjo ndodhi se ishte një orientim nga Moska që nga vendet e tjera mos të silleshin në Rusi si studentë njerëz me precedentë penalë. Dhe vërtet që Kadare nuk bëri burg për falsifikimin e monedhave si shoku i tij i ngushtë, pasi për të ndërhyri Liri Belishova, por dihej se ai qe fajtor. Kështu Kadarenë e çuan për studimet e larta në Tiranë. Por megjithatë në vitin 1958 Kadare u çua për studime pasuniversitare në Moskë, në Institutin shumë të pëlqyer “Gorki” ku specializoheshin shkrimtarët. Çfarë ndodhi që u shkel rregulli? Kjo shpjegohet vetëm me gëlltitjen e “lugës së çorbës së prishur” për llogari të “kuzhinës sekrete” të Tiranës dhe Moskës. E vërteta doli indirekt kur në një emision televiziv francez për jetën e Kadaresë që u emetua dhe në TV Klan u panë pamje filmike të jetës së Kadaresë në Moskë të regjistruara me një kamera televizive që ky i fundit e pati blerë kur qe student në Moskë. Kadare tha se këtë kamera e pati blerë me honorarin e librit me poezi që iu botua në Bashkimin Sovjetik. Ky është një shpjegim qesharak se libri i Kadaresë u botua në vitin 1960, vit kur ai u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe logjikisht honorari jepet pas botimit. Duke qenë se pamjet filmike që u paraqitën ishin të periudhës së thuajse gjithë jetës studentore nënkuptohet që Kadare u pajis me kamera me të shkuar në Bashkimin Sovjetik. Ku i gjeti Kadare paratë për të blerë kamera televizive, kur në vendet komuniste këto gjëra ishin sende superluksi dhe qenë të rralla dhe shumë të shtrenjta, edhe për pagën e një qytetari rus të mesëm dhe jo për bursën e një studenti? Një njeri që në atë kohë ka studiuar për pilot në Rusi dhe që është mbrojtës i Kadaresë, e pranon me sinqeritet se edhe ai me bursën e studentit ushtarak për pilot që ishte shumë më e lartë se e të tjerëve, nuk ishte në gjendje që të blinte një kamera televizive. Pastaj çështja është se në vendet komuniste kamera televizive, edhe kur ishte në shitje në dyqan nuk i jepej kujtdo pasi shihej si një mjet që mund të përdorej për spiunazh, prandaj për ta blerë atë duhej të pajiseshe me leje të posaçme dhe kuptohej se kush i jepte këto leje, KGB-ja. Sigurisht për një student të huaj shqiptar kjo bëhej nëse ai i ishte rekomanduar nga shërbimi sekret shqiptar për punë të ndryshme. Atëherë në Bashkimin Sovjetik studentët që kishin kamera televizive, veçanërisht të huajt shiheshin si njerëz të KGB-së pasi detyra e tyre ishte të regjistronin jetën e kolegëve të tyre sovjetikë dhe të huaj për t’ ia vënë në dispozicion KGB-së për të gjetur atje atë që në gjuhën e saj quhej “material komprometues”. A mund të na shpjegojë “Masoviku” se kur Ismail Kadare pretendon se për romanin “Dimri i vetmisë së madhe” në 1973 u sulmua nga ministri i brendshëm (shefi i Sigurimit të Shtetit), Kadri Hazbiu (“Dyzet faqe lexova nga ky libër dhe dyzet herë pështyva?» Ismail Kadare, Denis Fernandez Recatala: «Kohë barbare», «Onufri», Tiranë 2005, f. 69-70), si e shpjegon ai që pas një viti po ky ministër i jep Kadaresë privilegjin të shkruajë parathënien e volumit të parë të korpusit të librave «Heronj të heshtur» (parathënia e volumit të parë shërbente për të gjithë korpusin prej nëntë volumesh), me jetën e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit të rënë në luftën e klasave, një libër që mban shënimin “Botim i Ministrisë së Punëve të Brendshme”? Në këtë parathënie Ismail Kadare i bën një himn të vërtetë Sigurimit të Shtetit, duke e nxjerrë veprimtarinë e tij sikur: “është pjesë e pandarë e kronikës së lashtë të vendit tonë, ashtu siç janë armët e diktaturës së proletariatit, siç është arma e Sigurimit të Shtetit,- ‘kjo armë e dashur dhe e mprehtë e partisë’-siç e ka karakterizuar udhëheqësi i partisë dhe i popullit shoku Enver Hoxha, është pjesë e pandarë e revolucionit”. (“Heronj të heshtur”, Botim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë 1974, Vol. I, f. 5) Kur “Masoviku” pretendon në librin e vet për Nexhmije Hoxhën se Enver Hoxhën e ka ndihmuar shërbimi sekret francez, kuptohet në interes të Serbisë, atëherë ai ka detyrimin që të bëjë edhe një hipotezë se kush ka qenë ndërmjetësi sekret i Enver Hoxhës me Parisin, proskeneti, ose më saktë një nga ndërmjetësit kryesorë. Duke qenë se Enver Hoxha kopjonte në çdo gjë Stalinin dhe ky i fundit përdorte si një nga proskenetët e vet kryesorë një shkrimtar, Ilya Ehrenburgun, atëherë duket se Enver Hoxha ka krijuar “Ehrenburgun” e vet, Ismail Kadarenë, i cili i ngjan proskenetit të Stalinit Ehrenburgut, nga fakti se ashtu si ai udhëtonte shumë shpesh në Francë. Kështu, Ismail Kadare qe për Enver Hoxhën, ashtu siç qe Ilia Ehrenburg për Stalinin, një lloj ambasadori personal, kumtet e të cilit, të përpunuara nga regjimi, duhet të dukeshin sikur bartnin edhe opinionin e inteligjencës së vendit. Edhe kritikat që iu bënë Kadaresë në 1982 u bënë për të maskuar faktin që ai kishte rënë shumë në sy si proskenet gjatë viteve 1980-1981, kur ndodhën ngjarjet në Kosovë dhe eliminimi i Mehmet Shehut, për të cilat Enver Hoxha praktikisht me Tablonë Sinoptike që bëri për “komplotin e Mehmet Shehut“ akuzoi si fajtore CIA-n, çka i pëlqente shumë Francës, Serbisë, por edhe Rusisë. Për të gjitha këto nuk duhet pritur një përgjigje nga “Masoviku”, i cili ka qenë fjalimeshkrues i Hekuran Isait. Të them të drejtën në këtë emision prisja të merrja një shpjegim për atë si është e mundur që në 5 qershor 2006, në gazetën “55“, f. 1-7 është botuar një artikull i Ajet Zenelit me titull “gjeniu Ismail Kadare dhe At Zef Pllumi në një libër të jashtëzakonshëm-palimpsest“, kuptohet duke iu referuar faktit që Ismail Kadare është autori i parathënies së librit të Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”. Në faqen 330 të librit thuhet se kapiten Ajet Zeneli ka qenë shef i Sigurimit të Shtetit për zonën e Dukagjinit në kohën që Zef Pllumi ka qenë meshtar në Shosh. Në artikull Zeneli thotë se e ka njohur At Zefin dhe se për të ka pasur rekomandime prej shokëve të tij nga Shkodra si një njeri tepër i vlefshëm (???) dhe se ka bashkëpunuar me të dhe se i bëhet qejfi që këta burra, Kadare, Pllumi dhe botuesi i librit po punojnë bashkërisht pasi kanë punuar veç e veç me shumë rezultate(???). Artikulli mbyllet me perifrazimin e çuditshëm të titullit: “Rrno vetëm për me u turpnue”! Sit a shpjegojmë këtë çudi përveçse me teorinë e “fshesarit” të zellshëm? Pasi “Masoviku” e përdori mirë e mirë “fshesën” përlyese në fytyrën e “gjeniut të letrave shqipe”, atë ia rrëmbeu nga dora “fshesari” tjetër i zellshëm, i ftuar në këtë emision, njeriu nga “shtëpia me gjethe”, qendra e përgjimeve akustike të Sigurimit të Shtetit, i cili pasi e kreu ushtrinë në kohën e komunizmit, në një repart që varej nga Drejtoria e Zbulimit në Sigurimin e Shtetit, doli me gradën e nënoficerit të Sigurimit të Shtetit nga shërbimi ushtarak dhe më pas, duke vazhduar të shërbente part-time tek “shtëpia me gjethe”, arriti deri në gradën e oficerit rezervë të Sigurimit të Shtetit. Ky njeri më zbaviti aq shumë me ato që tha saqë këtë herë do t’ ia kursej trishtimin që do t’ i sillte përmendja e pseudonimit të tij. Fakti që një prej dy mbrojtësve të Kadaresë ishte njeriu nga “Shtëpia me gjethe“ ishte shumë kompromentues për Kadarenë, në sensin e “fshesës së përlyer“. Njeriu nga “Shtëpia me gjethe“ e përdori “fshesën e përlyer“ e përlyer po aq me sukses sa “Masoviku“ duke paraqitur tezën e çuditshme se: “Ismail Kadare nuk ka qenë disident, por vepra e tij ka qenë disidente“. (?!) Ky mendim i shprehur për veprën e Kadaresë, është një kompliment unik në llojin e vet, meqë del nga “Shtëpia me gjethe”. Por, o Zot, ç’ marrëzi! Por nëse dikush ka shkruar gjëra disidente a nuk është ai disident? Çfarë tjetër është disidenti? Teza të tilla, aq më tepër kur dihet se nga goja e ç’ njeriu dalin, kanë efektin që e bëjnë Kadarenë qesharak. Nga njeriu i “Shtëpisë me gjethe” ishte pritur që ta mbështeste tezën e vet me argumenta nga fusha e profesionit të vet konfidencial në kohën e komunizmit, duke thënë p.sh. se Kadare kur bën fjalë për “çjetinçit” (mikroaparatet përgjues) në kinë, ose për përgjuesin e Polit të Veriut tek “Koncert në fund të dimrit” ka ndërmend “Shtëpinë me gjethe” në Tiranë. Por, duke qenë se ai e kishte “mizën nën kësulë”, siç thuhet nuk e bëri këtë gjë. Dhe meqë ra fjala, Kadare me historinë e “çjetinçive” letrarizon atë që thotë Enver Hoxha në librin e vet “Shënime për Kinën” se Zyra e posaçme e komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ose Sigurimi special nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Mao Ce Dunit bënte përgjime me aparate të posaçme. “Korani i Myzeqesë” në emision shkelte vazhdimisht rregullat e deontologjisë profesionale, duke bërë pyetje sugjestive të llojit: “Nëse ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ është një vepër pro regjimit komunist pse lexohet kaq shumë në Përëndim?” O zoti “Koran myzeqari”, ku janë shifrat për tirazhin në të cilin janë botuar veprat e Kadaresë në botë dhe posaçërisht ky roman, meqë të është fiksuar? Pse i mbani sekret si dokumentet e vilave pa leje që keni në Golem së bashku me “gjeniun e letrave”? Dhe “Korani i Myzeqesë” duhet ta ngulë në mendje një herë e mirë se Kadaresë nuk ia japin çmimin “Nobel” se ka pasur një të shkuar prej shkrimtari komunist, siç e pranon “Korani” nën zë në tavolina. Çmimin “Nobel” e kanë marrë dhe komunistë të deklaruar si Shollohovi, madje edhe stalinistë si Pablo Neruda. Kadaresë nuk ia japin çmimin “Nobel” se nuk është një shkrimtar i rangut botëror, edhe pse “fshesarët” kërkojnë ta paraqesin si të tillë.

Marrë nga "Sot"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Korrik 2008 22:56
rust nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të rust Kliko këtu për të kontaktuar me rust (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: rust Shto rust në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto rust në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
rust
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 21/06/2008
Vendbanimi: It
Mesazhe: 24

Lexoni zoti Vlora,

Heroi i heshtur i sigurimit të shtetit me dy pseudonime, "Ushtari masovik" i Berishës

Nga Kastriot Myftaraj

- Mes ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit ka një grupim elitar që përbën një specieje të veçantë, të aftë për çdo lloj transformimi të paskrupullt politik, social, fetar që ka si synim beneficet personale, sidomos ato finaciare dhe pushtetare, duke u paraqitur si një lloj Proteu në shoqërinë shqiptare. Proteu ka qenë ai personazhi mitologjik që merrte çdo lloj forme për të mbijetuar. Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit gjenden sot në politikën shqiptare, media, shoqërinë civile etj.Me siguri që shembulli më sinjifikues, më amoral, më i paskrupullt i këtij fenomeni është ai i ish-spiunit të Sigurimit të Shtetit me dy pseudonime «Ushtari» dhe «Masoviku», i cili e ka shtrirë aktivitetin e vet në të tre sferat e përmendura më sipër të shoqërisë shqiptare, duke simbolizuar kështu polipin e Sigurimit të Shtetit që ka mbërthyer të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare. «Ushtari» është botuesi i një gazete ditore, që ironikisht mban si titull numrin e nenit famëkeq të Kodit Penal të kohës së diktaturës, me të cilin dikur kundërshtarët e regjimit komunist dënoheshin për krimin e agjitacionit dhe propagandës. «Ushtari» është dhe anëtar i forumeve të larta të PD si dhe disa herë kandidat për deputet i kësaj partie. Por «Ushtari» është shndrruar dhe në ithtarin shqiptar të De Gasperit dhe ka krijuar dhe drejton një fondacion që mban emrin e këtij politikani dhe statisti të madh italian. «Ushtari», i cili njeh si gjuhë të huaj atë bullgare, që e ka studiuar në kohën e komunizmit, e quan veten një intelektual elitar, nga ata që u takon të marrin përsipër formësimin e mentalitetit të shoqërisë shqiptare. Por, unë nuk mund të përfytyroj asnjë njeri që të jetë antipodi i De Gasperit, në çdo pikëpamje, morale, politike, kulturale, sa «Ushtari» De Gasperi ka qenë një njeri thellësisht besimtar (kristian katolik), që u bë themelues i Demokracisë Kristiane në Itali. Diplomati italian Pietro Kuaroni, i cili e ka njohur personalisht De Gasperin, në librin e vet «Valixhja diplomatike», tregon se kur ai qe ambassador i Italisë në Paris dhe De Gasperi qe kryeministër, gjatë një vizite të këtij të fundit në Paris, në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, De Gasperi i ka thënë një herë: «Mendoj shpesh dhe me ankth për çastin kur do të më duhet të paraqitem para Zotit për të dhënë llogari për jetën dhe veprimet e mia». (Pietro Kuaroni: «Valixhja diplomatike», «Albinform», Tiranë 1993, f. 265.) Unë nuk besoj që «Ushtari» si një ish-aparatçik i regjimit komunist, që ka qenë një ateist militant, që zhvillonte luftë kundër fesë si opium për popullin, ndërsa si ish-shkrimtar i realizmit socialist ka shkruar drama dhe tregime ku personazhe negative janë priftërinjtë katolikë reaksionarë që helmojnë ndërgjegjen e masave punonjëse, t’ i shikojë veprimet e veta nga pikëpamja e takimit me Zotin. Në ditën e këtij takimi «Ushtari» nuk do të ketë rast të fitojë të drejtën të shkojë pranë De Gasperit, pasi De Gasperi pas vdekjes gjendet me siguri në parajsë, ose në rastin më të keq në purgator, ndërsa «Ushtarin» me siguri e pret një vend në ferr pranë Enver Hoxhës. De Gasperi ka qenë një politikan me integritet të lartë moral. Ai kundërshtoi si fashizmin, ashtu dhe komunizmin. Për pasojë ai vuajti në burgjet e fashizmit dhe u vu në shënjestër për t’ u asgjesuar fizikisht nga komunistët disa herë. Ndërsa «Ushtari» e filloi karrierën e vet politike në kohën e diktaturës komuniste si gazetar i «Zërit të Popullit», për ta vazhduar si funksionar i saj, në sajë të radikalizmit të vet të majtë, ndërsa më vonë u shndrrua në i djathtë radikal. Derisa parimi që përcaktonte bindjet politike të De Gasperit qe morali, parimi që përcakton bindjet politike të «Ushtari» është amoraliteti pragmatist. De Gasperi ka qenë i vetmi kryeministër italian i pasluftës (Luftës së Dytë Botërore), që nuk është përfolur për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pasi qendroi 9 vite kryeministër (1945-1954), ai, në shtratin e vdekjes u tha vajzave të veta: «Unë nuk po ju le asnjë pasuri, por besoj se Zoti do të kujdeset për ju, pasi unë jam sjellë sipas porosive të Tij». Ndërsa «Ushtari» gjatë gjithë karrierës së vet, duke përfshirë dhe atë politike, nuk ka pasur asnjë lloj bindjeje dhe parimi dhe idetë nuk i ka parë si qëllime, por si mjete për të arritur tek qëllimi i vet i përjetshëm që mbeten beneficet personale dhe posaçërisht fitimi financiar. Takimin me operativin me kasketë tip Mao dhe me kostum doku e pati që në rininë e hershme, në Elbasan, në vitet e shkollës së mesme, kur si letrar i ri dhe njeri masovik, i bëri përshtypje Sigurimit të Shtetit për dinamizmin dhe ambicjen e tij dhe u quajt i vlefshëm për të hyrë në Urdhërin e Kalorësve të “Lugës së Çorbës së Prishur“. Gëlltitja e “lugës së çorbës së prishur” bëri që të shihet si i besueshëm nga regjimi komunist dhe të çohet për të kryer shërbimin ushtarak në Zbulim, nga ku doli me gradën e nënoficerit rezervë të Zbulimit. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak iu dha e drejta e studimit në shkollën e lartë, për gjuhë-lehtërsi, me një specializim në sllavisht (bullgarisht). Pas një periudhe pune në Elbasan, për militantizmin e tij u çua në Tiranë ku punësohet në fillim si skenarist në Kinostudio, ku iu besua të bënte skenare të filmave me subjekt nga lufta e Sigurimit të Shtetit kundër sabotatorëve, si filmi «Shokët». duke qenë ndër të tjera autor i skenarit të filmit sigurims “Shokët” ku tregohet sesi armiku i brendshëm në bashkëpunim me revizionistët kinezë dhe CIA-n sabotonte prodhimin e çelikut të partisë në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. «Ushtari» më pas u shqua si dramaturg revolucionar, duke shkruar drama ku pjesa më e madhe qenë oficverë të Sigurimit të Shtetit, që zbulonin grupe armiqësore. Në Tiranë u bë proverbial për miqësinë e tij me ministrin e brendshëm, Hekuran Isai, të cilit i shkruante dhe fjalimet. Në një debat të paradokohshëm televiziv në Top Shoë për panairin e librit, një botues, i afërm i ish-ministrit, kur u sulmua nga “Ushtari“, iu drejtua disa herë duke i thënë se e njihte mirë se kush ishte ai. Pas një periudhe pune si skenarist në Kinostudio «Ushtari» kaloi në gazetën kryesore në vend, organin e PPSH, «Zëri i Popullit», si gazetar në sektorin e reportazheve. Këtu ai nuk linte gur pa lëvizur që të caktohej ai për të bërë reportazhet e vizitave të Enver Hoxhës dhe më pas të Ramiz Alisë në rrethe të ndryshme të vendit. «Ushtari» në periudhën paskomuniste është përpjekur të paraqitet si i persekutuar në kohën e diktaturës, për shkak se kur ai në bëri kërkesë për t’ u pranuar si anëtar i PPSH-së, kur punonte në gazetën «Zëri i Popullit», kërkesa iu refuzua nga organizata-bazë e PPSH-së e kësaj gazete. Por, këtu ka një paradoks sepse «Ushtari», i cili rezultoi të qe i padenjë për të qenë një nga 140 mijë anëtarët e PPSH-së të asaj kohe, megjithatë vazhdoi të punojë si gazetar në organin e Komitetit Qendror të kësaj partie, cka qe «Zëri i Popullit»! Këtu patjetër kishte një truk dhe truku lidhej me aktivitetin e «Ushtari» si spiun i Sigurimit të Shtetit, që në në këtë kohë qe ngritur nga rangu i informatorit në rangun më të lartë, atë të agjentit. Agjenti qe një njeri që zgjidhej mes atyre që ishin goditur nga regjimi, ose qe simuluar goditja e tyre, si në rastin e «Ushtarit» për t’ u aktivizuar në drejtim të elementit armik, ose potencialisht armik (sipas platformës së Sigurimit të Shtetit), duke u bërë i besueshëm për këta persona. Pra mospranimi në PPSH i «Ushtarit» qe një operacion i Sigurimit të Shtetit i llojit të atyre që bënin personazhet-oficerë të Sigurimit të Shtetit në skenarin e filmit sigurims, apo në tregimet dhe novelat e «Ushtarit». Një provë për këtë është fakti se kur kryeradaktori i gazetës deshi ta largonte nga puna, «Ushtari» u mbrojt nga një dorë e padukshme në sferat e larta. Që në vitet e diktaturës «Ushtari», shfrytëzonte qenien e kushëririt të vet të parë si sekretar i parë i PPSH-së në Pogradec për të marrë fletë pushimi për në vilat e plazhit të Pogradecit, si dhe sasi peshku Koran dhe mishi viçi, të cilat ua shpërndante eprorëve të vet, duke dashur të nxirrte përfitime. «Ushtari» atëhere njihej si furnizues me koran i Ismail Kadaresë, të cilit ia çonte në shtëpi, duke llogaritur që Kadareja ta mbështeste si shkrimtar. Por kjo qe vetëm maja e ajsbergut e punëve të tij në atë kohë, të cilat duan 55 faqe gazete për t’ u përshkruar, çka sigurisht që nuk është qëllimi i këtij shkrimi. «Ushtari», i cili sot e mban veten për një antikomunist radikal dhe që gazetës së vet i ka vënë numrin e nenit të Kodit Penal për krimin e agjitacionit dhe propagandës të kohës së diktaturës, fillimi i pluralizmit politik në Shqipëri e gjeti si gazetar i organit të PPSH, «Zëri i Popullit», ku atëhere kryeredaktor qe Namik Dokle. Në këtë gazetë, ai në periudhën nga dhjetori 1990 deri në dhjetor 1991, kur u largua nga gazetaria për t’ u emëruar në ministrinë e punëve të jashtme nga ministri socialist Ilir Bocka, «Ushtari» ka bërë shkrime të ashpra kundër opozitës së kohës (PD) dhe kreut të saj Sali Berisha. Një pjesë të këtyre shkrimeve në vitin 2001 i ka ribotuar gazeta «Forum» e PDR. Në qershor 1991, kur PPSH u shndrrua në PS, «Ushtari» mori teserën e PS-së. Në dhjetor 1991 «Ushtari» u emërua në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga ministri socialist Ilir Bocka, në Drejtorinë e Diasporës. Kur erdhi PD në pushtet, në vitin 1992, «Ushtari», si aparatçik komunist, u pushua nga puna me anë të ligjit 24 ⁄ 1 për reformën në administratë. Atëhere «Ushtari» ndryshoi ngjyrë dhe formë dhe u bë i djathtë, demokrat dhe berishian, sigurisht me porosi të Sigurimit të Shtetit, që atëhere, i shkrirë vetëm në letër, vazhdonte të vepronte në opozitë me pushtetin e ri. Ky qe misioni i ri dhe më i vështirë që iu besua «Ushtarit» si një agjent i infiltruar në rradhët e kundërshtarit, të cilin ai po e vazhdon dhe sot e kësaj dite. Dëshira e tij ishte që t’ i hynte karrierës diplomatike. Duke qenë se e dinte vlerën që kanë lidhjet me shërbimet sekrete për të çuar karrierën para, ai bëri demarshe pranë SHIK-ut, në mënyrë që të punësohej part time si analist i shtypit pranë SHIK, me synim që kjo ta favorizonte për një karrierë diplomatike. Por, kryetari i atëhershëm i SHIK, Bashkim Gazidede e shihte me dyshim, jo thjesht për shkak të së kaluarës prej sigurimsi, se sigurimsat në kohën e PD-së qenë dhe deputetë e ministra, por edhe për shkak të reputacionit prej dallaverexhiu proverbial dhe të shkollimit në një vend sllav. Për t’ i hyrë në zemër Gazidedes, i cili qe një besimtar praktikant musliman, «Ushtari» filloi të shkojë në xhami dhe të falet, një gjë kjo që sot degasperiani, që mbahet si ithtari më i madh i Orianna Falaci-it në Shqipëri nuk ka dëshirë që ta kujtojë. Madje me paret e një fondacioni iranian që vepronte në Tiranë «Ushtari» shkoi për haxhillëk në Mekë dhe u bë haxhi. «Ushtari» i futi dhe një mik të fortë Bashkim Gazidedes, bashkëpunëtorin e ngushtë të këtij të fundit në Shoqatën e Intelektualëve Muslimanë të Shqipërisë (kryetar i së cilës qe Gazidede), Abdi Baletën. «Ushtari» e kishte njohur mirë Baletën që në kohën kur ky i fundit qe kryetar i Gjykatës në Pogradec, në vitet ’80 dhe ku «Ushtari» shkonte shpesh për shkak të lidhjeve që kam treguar më sipër. Natyrisht këtu Baleta tregoi edhe një solidaritet sigurimsash, pasi «Stilografi» po ndihmonte «Ushtarin». Pas kësaj ndërhyrjeje dhe këtyre provave Gazidede u bind dhe e dha viston që «Ushtari» të bëhej konsull i Shqipërisë në Maqedoni. Duke pasur si «nordin» e veprimtarisë së vet fitimin financiare në rrugë amorale «Ushtari» ka bërë allishverishe nga më të habitshmet dhe më të paskrupulltat për të siguruar fitime. Si diplomat në Maqedoni, në kohën kur PD qe në pushtet, ai u akuzua nga shqiptarët e atjeshëm se i jepte informata shërbimit sekret maqedonas dhe se përgjegjës për arrestimin dhe dënimin e shumë shqiptarëve të akuzuar si ekstremistë. Si për ta mbushur kupën, ai u diskreditua keq se shkonte e dehej në dreka dhe darka me sllavo-maqedonasit. Për këtë arsye Ministria e Jashtme e Shqipërisë u detyrua që ta kthente në Tiranë dhe ta shkarkonte. «Ushtari» protestoi dhe kërkoi takim me Presidentin Berisha dhe kryetarin e SHIK Gazidede, por asnjëri nga këta nuk e priti. Atëhere «Ushtari» vendosi që për t’ u bërë i pëlqyeshëm për partinë në pushtet të shkruante një libër biografik lavdërues për Presidentin e atëhershëm Berisha. Me të filluar punë për librin siguroi një punë në ATSH. Duke qenë se atëhere qe periudha e lulëzimit të firmave piramidale «Ushtari» filloi të trokiste në dyert e presidentëve të firmave piramidale, duke kërkuar sponsorizime për librin e rëndësishëm që po shkruante për Presidentin e Republikës. Më bujari nga të gjithë u tregua Fondacioni i «gjeneral» Rrapush Xhaferrit, që i dha «Ushtarit» aq shumë pare sa që fitoi privilegjin që të merrte një shënim falenderues në librin e këtij të fundit. Natyrisht që pjesa më e madhe e kësaj shume shkoi në xhepat e «Ushtarit», pasi ai librin e botoi me letër të cilësisë së ulët. Libri i tij për Berishëm qe një përlavdërim deri në neveri i Berishës, ku mbi të gjitha binte në sy fakti që Berisha cmohej se me anë të firmave rentiere po pasuronte shqiptarët. Promovimi i këtij libri u bë në 11 dhjetor 1996 në «Piazza» në Tiranë. Ky libër, i botuar në prag të rënies massive të firmave piramidale dhe në kohën kur problemet e tyre kishin filluar, u bë një makth shtesë përveç maktheve të tjera që kishte Berisha në atë kohë. Prandaj Berisha evitoi që të shkonte vetë në promovim, por coi atje vetëm bashkëshorten e vet. Që në titullin e librit kritikët e Berishës shpërfilleshin si «Kasandra». «Ushtari» me fjalën «Kasandra» donte që të stigmatizonte kritikët e Berishës që parashikonin dështimin e tij në pushtet, por duke qenë se «Ushtari» është një njeri me një erudicion të mangët, nuk e dinte se «Kasandra» në mitologji qe një profeteshë që parathoshte gjëra të këqija, që do të ndodhnin vërtet, por të cilat nuk besoheshin nga bashkëkohësit e saj në kohën që thuheshin. Pra, ironikisht, «Ushtari» që në titull i paraqiti kritikët e Berishës si njerëz që kanë të drejtë dhe këtë të fundit si një njeri që e ka gabim. Por këto probleme i ndodhnin «Ushtarit» se ai mitologjinë e njihte nga librat e shokut Enver dhe jo nga literatura e drejtpërdrejtë. Fati i librit qe paradoksalisht ironik, pasi libri u shpërfill në kohën kur u botua, por filloi të kërkohej pas rënies së tyre, ngase u dukej njerëzve si libër shumë komik. «Ushtari», i cili pas rënies së firmave i kishte premtuar Berishës se do ta tërhiqte librin nga qarkullimi, për shkak të lakmisë së vet e la atë në qarkullim dhe madje bëri edhe një ribotim në verën e vitit 1997. Gjithsesi me këtë libër «Ushtari» e rifitoi dashamirësinë e liderit dhe mbi të filluan të bien të mirat, duke filluar që me një kandidaturë për deputet në zgjedhjet e vitit 1997 dhe në vazhdim me zgjedhjen në Këshillin Kombëtar të PD. «Ushtari» e shfrytëzoi kandidimin për t’ u zënë derën afaristëve pranë PD që t’ u kërkonte pare për fushatën e vet. Pasi humbi në zgjedhjet, ai i lëvizi të gjitha gurët që të merrte një financim të majmë nga PD, që porsa pati dalë në opozitë, për të hapur një gazetë «të fortë» opozitare të përditshme. Gazetës i vuri si titull vitin e lindjes së vet 1955, edhe pse publikisht pretendonte ndryshe. De Gasperi, që në fillimet e karrierës së vet u mor me gazetari, çka përbën një ngjashmëri mes tyre, por dallimi mes De Gasperit dhe «Ushtarit» në këtë aspekt është se «Ushtari», me të përditshmen e vet filloi të bëjë atë lloj gazetarie që e urrente aq tepër De Gasperi, pra gazetarinë amorale të dallavereve, gazetarinë që shitet tek të gjitha palët për hir të fitimit financiar. Ma paskrupulltësinë e vet proverbiale në qarqet mediale «Ushtari», edhe pse hiqet si një opozitar i flaktë, që është një një kompeticion të përhershëm për «opozitarizëm» të fortë me «Çorapen» e Sigurimit të Shtetit, që tash rri në mënyrë shumë komode në fytyrën e PD-së, nuk ka hezituar që të bëjë pazare të pista dhe të marrë financime edhe nga pushtetarë të majtë, duke filluar që nga Anastas Angjeli dhe në vazhdim, në periudha të ndryshme, tek Ilir Meta, Pandeli Majko, Arben Malaj, drejtori i sotëm i SHISH, si dhe deri tek ai që Berisha e quan «klani i Zemunit» etj, duke ngrënë me ta dreka dhe darka dhe duke marrë çeqe mujore prej 10 mijë dollarësh. «Ushtari» në takimet me liderët e majtë u thotë atyre gjëra të tilla si: «Ç’ të bëj, kur ju e shndrruat PPSH në PS, nuk më ofruat ndonjë gjë, kështu që më shtytë drejt PD-së. Fati e solli që të mbetem pranë atij «malokut» (Berishës), por më mirë të jem unë dhe disa të tjerë, me të cilët ju edhe mund të merreni vesh, se disa të tjerë me të cilët nuk merresh vesh dot». Truku më i thjeshtë i «Ushtarit» në gazetari është se merr të dhëna kompromentuese për një politikan, ose kryetar OJF-je dhe pastaj ia jep një gazetari që të shkruajë një artikull dhe në fund artikullin ia çon personit-subjekt, duke i thënë: «Më kanë sjellë një shkrim të ashpër kundër teje dhe thashë ta flaës njëherë me ty». Kështu tjetri e kupton se duhet të paguajë që shkrimi mos të botohet. Por, manovrat gazetareske të «Ushtarit» duan 55 faqe gazete për t’ u përshkruar. Në kohën e pajtimit Nano-Berisha financohej dhe nga Fatos Nano. Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, kur Berisha shpalli hapjen e PD-së për intelektualët e shquar, «Ushtari» i premtoi Berishës se e kishte bindur «Vllahun» që të konkuronte si kandidat për deputet i PD-së dhe të bënte fushatë për të. Berisha, i cili ka një adhurim të cuditshëm për «Vllahun» që intelektualisht është denocuar publikisht nga studiues akademikë si plagjiator shtrembërues i studiuesve të huaj për Ballkanin (ai e ka zbritur Vijën e Teodosit nga Mali i zi i sotëm në Mat dhe e ka shpallur Nënën Tereze vllahe me origjinë nga Voskopoja) dhe i autorëve shqiptarë të periudhës së para Luftës së Dytë Botërore, u entusiazmua. Por, «Vllahu», i cili njihet si një njeri dinak, nuk deshi të angazhohet dhe në një takim të Berishës me intelektualë të shquar, karrigia me tabelën me emrin e tij mbeti bosh. Kjo bëri që Berisha të zemërohet pak me «Ushtarin», gjë që i kushtoi këtij të fundit një spostim të emrit në listën shumëemërore të koalicionit opozitar, cka bëri që mos të hynte si deputet nga lista proporcionale pasi humbi në garën në zonën elektorale. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 kandidoi në një zonë që në zgjedhjet lokale të një viti më parë pati fituar PD dhe, sipas «Kasandrave» ia shiti zonën një kandidati të majtë të mbështetur nga ai që Berisha, në fjalorin e vet politik, e quan «klani i Zemunit». Duke dashur që ta bënte qesharake dhe joserioze PD-n gjatë fushatës, «Ushtari», i cili është dhe një pijetar i sprovuar, doli para zgjedhësve të vet me premtimin e çuditshëm se ai do ta shndrronte zonën e vet elektorale në një vend të prodhimit të verërave të shtrenjta që do të shiteshin në Europë me 100 deri në 500 dollarë shishja, duke shfrytëzuar dhe nxitur kultivimin e rrushit në zonë. Kështu, kjo zonë e varfër fshatare në Shqipërinë Qendrore do të bëhej po aq e pasur sa krahina e Shampanjës në Francë. Këto premtime «Ushtari» i bënte dhe nën efektin e shampanjës së shtrenjtë të financuar nga «klani i Zemunit». Si përfundim dhe më budallai i zonës e kuptoi se kandidati i PD-së qe një njeri joserioz që po tallej me ta dhe PD-ja mori në këtë zonë më pak vota se në 1997. Natyrisht që «Ushtari» u ankua me të madhe se atij ia kishin vjedhur fitoren me dhunë dhe manipulime. «Ushtari» konkuroi për deputet dhe një vit më vonë, në 2002, pasi u zhvilluan zgjedhje të reja në një zonë në Elbasan, pasi një deputet i PD dha dorëheqjen për t’ i hyrë karrierës që «Ushtari» dikur e kishte ndërprerë pa shumë sukses, diplomacisë. Në këtë garë elektorale që kaloi dhe në balotazh «Ushtari» shënoi rekordin e turpshëm të pjesmarrjes më të ulët të zgjedhësve në historinë elektorale shqiptare, vetëm 26%, nga të cilat «Ushtari» nuk mori dot më tepër se 42% të këtyre votave. Kështu e shpërbleu «Ushtarin» elektorati i një zone që kishte votuar tradicionalisht për PD-në në të gjitha zgjedhjet që nga viti 1991. «Ushtari» humbi shumë pikë në sytë e zgjedhësve kur u botuan në shtyp gjatë fushatës fotografi ku ai paraqitej duke ngrënë dhe pirë me kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme (shefi i Sigurimit të Shtetit) për Elbasanit në kohën e diktaturës, ministrat e brendshëm të kohës së diktaturës Hekuran Isai dhe Simon Stefani, si dhe me sekretarin e parë të PPSH-së për Elbasanin, Xhemal Dymylja. «Ushtari» u përpoq që ta justifikojë humbjen, duke thënë se kandidatja rivale e siguroi fitoren në mënyrë të parregullt, duke shpërndarë miell dhe numra telefonike, por «Kasandrat» thonë se këto nuk qenë përcaktuese në rezultat dhe se «Ushtari» gjithsesi e shiti garën. «Ushtari» ka aftësinë që pas çdo disfate, gjithsesi fitimprurëse, të sajojë një mekanizëm të ri fitimi. Dhe kështu pasi humbi në zgjedhjet e vitit 2001 dhe të vitit 2002, ai, së bashku me kolegun e vet të «lugës së çorbës së prishur», mentarin e vet intelektual, bibliote*****, të cilin e paguan në gazetë, në punë të zezë me një shtesë të rrogës që merr nga shteti, sajoi fondacionin për Alçide De Gasperin. Qëllimi i kësaj aventure qe i katërfishtë: 1)«Ushtari» kërkonte të merrte financime nga fondacionet dhe shoqatat politike kristiane në Itali dhe në Europë. 2)«Ushtari» donte t’ i shërbente Berishës, në sytë e ndërkombëtarëve, si dekoracion potemkinian i linjës demokristiane prozelite muslimane në PD, çka Berisha e kishte të nevojshme pas 11 shtatorit 2001, kur ai gjendej shumë në siklet për shkak të reputacionit të vet të kaluar prej shtetari islamocentrist. Por, atë shërbim që i bën muslimani «Ushtari» në këtë aspekt Berishës, e prish katoliku Preç Zogaj, i cili në librin e vet të fundit «Finale», në mënyrë të habitshme, del si mbrojtës i teorisë së rolit pozitiv që ka pasur Islami për mbrojtjen e kombit shqiptar nga asimilimi sllavo-grek, duke u bërë alter ego e Abdi Baletës. Por, ky është një kaos i organizuar në mendimin e PD-së, që Berisha dhe PD të mbeten të papranueshëm për Perëndimin dhe të humbasë vlerën ajo skena në librin biografik të «Ushtarit» për Berishën ku autori e imagjinon Berishën duke medituar për origjinën e vet kristiane në rrënojat e kishës së Viçidolit, fshatit të vet të lindjes në Tropojë. 3)«Ushtari» kërkonte që me këtë rritje të reputacionit të vet të siguronte një vend në Kryesinë e PD, çka do t’ i siguronte dhe një vend komod në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë të PD-së. Kështu, «Ushtari» këtë herë mund ta shiste i qetë zonën e vet elektorale, me mendimin se «sido që të shkojnë gjërat e sigurt është që deputet do të bëhem» po të citoj një fjalë që i shpëtoi ish-mikut të tij, avokat Ngjelës në një dalje në emisionin «Opinion» në Tv Klan, disa javë para zgjedhjeve të kaluara. 4) «Vllahu» dhe «Ushtari» duan të hetojnë për llogari të shërbimeve sekrete greke («Vllahu») dhe sllave («Ushtari») se cilat janë objektivat e vërteta të Vatikanit në Republikën e Shqipërisë dhe më gjerë në hapësirën shqiptare. Për të vazhduar më tutje në krahasimin që zbulon kundërshtinë totale mes De Gasperit dhe «Ushtarit», De Gasperi qe një njeri që mbi gjithçka urrente hipokrizinë dhe gënjeshtrën. Diplomati italian Pietro Kuaroni, në librin e vet me kujtime thotë se kur De Gasperi bëri vizitën e parë në Paris menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Italia shihej ende si një vend i mundur me të cilin nuk qe nënshkruar akoma Traktati i Paqes, kryeministri italian u prit shumë ftohtë në Paris, dhe nuk iu bë asnjë nga nderet e rastit. Më pas, në vizitat e tjera, ai do të pritej me të gjitha nderimet që i takonin rangut të vet si kryeministër, por duke qenë njeri që e urrente hipokrizinë, De Gasperi do t’ i thoshte çdo herë ambasadorit italian Kuaroni, ndërsa hynte në makinë, pas ceremonisë në aeroport: «a ju kujtohet se sin a pritën herën e parë?» Përvetësimi i emrit të De Gasperit në Shqipëri nga një njeri si «Ushtari» është një hipokrizi e skajshme dhe një fyerje që i bëhet kujtimit të De Gasperit. Por fyerja më e madhe për kujtimin e De Gasperit është se në tubimet që organizon «Ushtari» në kuadrin e veprimtarisë së kësaj OJF-je të vet fitimprurëse, merr pjesë dhe ambasadori italian dhe klerikë katolikë, duke përfshirë dhe ndonjë ipeshkv. Ambasadori italian duhet ta dijë se De Gasperi është një asset moral i Italisë, një vend i njohur për tangentopol-in e politikës dhe duart e pista të politikanëve dhe shtetarëve, prandaj ky asset moral nuk duhet keqpërdorur. Dhe kur atë e keqpërdorin njerëz si «Ushtari» diplomatët e atdheut të De Gasperit, si dhe funksionarët e Insitutit të Kulturës Italiane nuk duhet të bëhen bashkëfajtorë dhe t’ i japin atij mundësi ta luajë këtë lojë me sukses. Po të njëjtën gjë duhet ta dinë dhe klerikët katolikë që shkojnë në mbledhjet e organizuara nga «Ushtari». De Gasperi ka qenë një besimtar katolik shumë i devotshëm dhe ai nuk ua ka për borxh klerikëve këtë fyerje, që ata virtualisht ia bëjnë me daljen e tyre në krah të «Ushtarit», në version De Gasperian. Në rast se diplomatët italianë dhe klerikët katolikë duan ta bëjnë të neveritshme për shqiptarët paradigmën politike degasperiane, mënyrë më të sigurt se të mbështesin «Ushtarin» si bartës të saj në Shqipëri nuk ka. Lereni të qetë De Gasperin z. ambasador dhe ju të nderuar klerikë! Të njëjtin apel poi a bëj dhe shokëve «Ushtari» etj., ndonëse jam i sigurt se nuk do ta lenë të qetë njeriun-shenjt, derisa mos të jenë i sigurt se nuk mund të nxjerrin edhe një euro të vetme nga kjo punë. Gjithsesi, «Ushtari» sot për sot nuk po merr aq shumë pare sa mendonte me këtë ndërmarrje të tij, prandaj për të arritur synimet e veta, ai është duke përdorur kartën e vet të preferuar, atë të shërbimeve sekrete. Duke dashur që të sigurojë mbështetjen e një njeriu me autoritet në Romë, me origjinë shqiptare, «Ushtari» ia dedikoi faqet e gazetës së vet një hulumutimi të gjatë në arkiva për sherbimin sekret të kohës së Zogut. Qëllimi i gjithë kësaj ishte që të nxirrte si kryetar të sherbimit sekret të kohës së Zogut të atij e personit në fjalë, gjë që u shpall në përfundim të hulumutimit, ndonëse duket pak e besueshme, pasi kjo nuk doli e dokumentuar dhe të gjitha shenjat janë se kryetar i shërbimit sekret të kohës së Ahmet Zogut ka qenë vetë Ahmet Zogu. Gjithsesi, më duhet të them: Hë më i lumtë operativit të «Ushtarit» se çfarë heroi të heshtur arriti të zbulojë dhe kultivojë! OVRA, shërbimi sekret italian i kohës së fashizmit e survejoi për 14 vite (1929-1943) De Gasperin, i cili qe strehuar në territorin e shtetit të Vatikanit ku punonte si bibliotekar (si «Vllahu»), duke dashur ta kapte kur supozohej se dilte i kamufluar në Romë. Por nuk ia arriti dot. Ndërsa Sigurimi i Shtetit ia arriti që ta mbërthejë De Gasperin e vdekur me anë të «Ushtarit». Operativit të vjetër të «Ushtarit» që tash është një plak rreth 80 vjeçar dhe që ndonjëherë kryqëzohet në rrugë me ish-vartësin e vet, i duhet t’ ia heqë kapelen këtij të fundit, ndonëse nuk e ka më atë kasketën tip Mao që mbante ditën kur «Ushtari» e takoi për herë të parë, i veshur me kostum prej doku kinez, me stemën me fytyrën e shokut Enver në jakën e xhaketës. Duke dashur që të jetë gjithmonë në një lojë ku ia ka nevojën ai që Berisha e quante «klani i Zemunit», «Ushtari», në zgjedhjet vendore të vitit 2003, mori përsipër të bëhej këshilltari kryesor në fushatën elektorale i kandidatit të PD-së për Bashkinë e Durrësit. Synimi i «Ushtarit» ishte që të fuste duart në paret e fushatës së kandidatit të PD, që qe biznismen dhe të bënte allishverishe me kandidatin e PS. Këtu i hyri në pjesë dhe «Çorapja» që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, ia pati shitur zonën e vet në Durrës, ku konkuroi për PD-në (një vit para, në 200 PD pati fituar atje 60%), një kandidati të atij që Berisha e quan «klani i Zemunit». «Ushtari», duke dashur të sajojë një skemë shtesë të fitimit financiar, deshi të fusë në lojë dhe Ismail Kadarenë, duke e bindur kandidatin e PD se nëse ky i fundit do të financonte botimin e dy librave të Kadaresë ku do të shënohej emri i tij si sponsor, atëhere ky do të qe një publicitet i mirë në fushatë. «Ushtari», që kishte biseduar me Kadarenë, i tha kandidatit për kryetar bashkie, se për këtë operacion në marrëdhëniet publike duhet të jepte 50 milion lekë të vjetra, që duhet t’ ia dorëzonte «Ushtarit». Qëllimi i «Ushtarit» ishte që t’ i botonte librat në shtëpinë e vet botuese, duke mbajtur për vete pjesën më të madhe të lekëve. Por, kandidati i PD-së u tregua i zgjuar dhe lekët ia dorëzoi Kadaresë në dorë, i cili pastaj e mbajti për vete pjesën më të madhe të lekëve (gjë që qe e natyrshme) dhe i dha vetëm 10 milion lekë të vjetra «Ushtarit», çka gjithsesi dilte dhe tepronte për botimin e dy librave me cilësi të lartë. Atëhere «Ushtari», i cili qe mprehur për ta marrë për vete gjithë shumën, u zemërua shumë me Kadarenë, të cilin deri atëhere e kishte mbrojtur me të madhe dhe i botoi dy romanet e tij me letër të keqe dhe gërma të vogla, duke mos harxhuar as gjysmën e dhjetë milion lekëve që mori prej Kadaresë. Dhe kur të tjerët ia vunë në dukje cilësinë e ulët të botimit, «Ushtari» deshi të shfajsohet duke thënë se për këtë gjë qe fajtor Kadareja, që si gjirokastrit cingun e kishte mbajtur për vete sponsorizimin për librat. «Ushtari», nga ana tjetër u paraqit pranë «klanit të Zemunit» dhe i tha se do ta sabotonte fushatën e PD-së në Durrës për një shumë lekësh, të cilën unë nuk do ta përmend, veç që mos më akuzojnë për spekulime. Pirateria elektorale nuk është e vetmja që ushtron «Ushtari». «Ushtari» është dhe botues pirat pasi ai ka botuar nën siglën e gazetës së vet të përdorur si shtëpi botuese edhe libra politikë të autorëve të huaj amerikanë, duke përfshirë dhe libra të Falaci-t për të cilat «Ushtari» nuk e ka marrë të drejtën e botimit nga agjencitë amerikane që e administrojnë atë në emër të autorëve. Si botues «Ushtarit» i ka dalë emri i keq edhe për faktin se ai i mashtron pronarët e shtypshkronjave, duke e shtypur për një periudhë gazetën tek një shtypshkronjë dhe duke e mbajtur pronarin me premtime se do t’ ia paguajë lekët nesër, pasnesër etj. Kur pronari i shtypshkronjës ia ndërpret shtypjen e gazetës, duke i kërkuar që të shlyejë borxhet, atëhere «Ushtari» largohet nga ajo shtypshkronjë për ta filluar lojën nga e para me një shtypshkronjë tjetër. Pasi mashtroi kështu nja dhjetë shtypshkronja dhe akumuloi një borxh në një shifër që unë nuk do t’ ia them lexuesit thjesht për faktin se ngjan e pabesueshme, «Ushtari» ia arriti që të bëhet i padëshirueshëm për të gjitha shtypshkronjat, të cilat nuk pranonin t’ ia shtypnin gazetën pa paguar lekët në dorë. «Ushtari» u gjend në këtë situatë të vështirë për shkak se gazeta e tij falimentoi dhe nuk shitej më tepër se 300 kopje. Pastaj ai u detyrua që ta shtypë gazetën në offset, si traktet e komunistëve në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Në kohën para zgjedhjeve të fundit parlamentare, «Ushtari» qe shumë i mobilizuar për të arritur që të zgjidhet anëtar i Kryesisë qendrore të PD-së në Kuvendin e kësaj partie në prill, çka do t’ i mundësonte që të zinte një vend të mirë (brenda njëzetëshes së parë) në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë. Kështu ai me një gur do të vriste dy zogj, edhe do ta shiste zonën elektorale ku do të konkuronte, duke marrë një shumë të majme, edhe deputet do të bëhej, duke përfituar beneficet e shumta që vijnë nga kjo gjë. Me këtë «Ushtari» mund të mburrej se ka arritur kulmin e karrierës së vet, gjatë së cilës e ka gëlltitur jo njëherë, por shumë herë «lugën e çorbës së prishur», veçse, ndryshe nga era e parë, kjo nuk qe «çorbë» nga kazani i mencave të aksioneve të kohës së Enver Hoxhës, por «çorbë» e restoranteve luksoze të Shkupit, Tiranës, Beogradit, Teheranit, respektivisht e sherbimeve sekrete (Sot për sot shqetësimin më të madh e ka se nuk po i servirin «çorbën e prishur» në Romë, me erza vatikanase, të cilën ai ka shumë dëshirë që ta gëlltisë). Por, Berisha i bëri një surprizë të pakëndshme, duke mos e kandiduar për deputet dhe duke mos e futur as në listën shumëemërore. “Ushtari” sot njihet botërisht si një gjobvënës mediatik që është bërë tmerri i ministrave të qeverisë “Berisha”, të cilëve u bën shantazh mediatik duke u kërkuar tendera dhe emërime në dogana, tatime etj. Dhe Berisha bëhet edhe më i pabesueshëm kur “Ushtari” paraqitet në debat televiziv me Prokurorin e Përgjithshëm me dokumente akuzuese kundër Sollakut, që nuk mund t’ ia ketë dhënë kurrkush tjetër veç Berishës, kur Ose Berisha do të distancohet nga njerëz si ky, që bëhen qesharakë kur paraqiten si moralistë të rreptë të llojit të Alcide De Gasperit, ose Berisha do të humbë dhe atë kredit që ka sikur ai është i sinqertë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndonëse me një prirje autoritariste. Në debatin televiziv të lartpërmendur, Sollaku u tall me “Ushtarin“, duke i përmendur tërthorazi një nga dy pseudonimet e tij, kur i tha që mos të bëhet “Ushtar”. “Masovik“-“Ushtari“ kërceu pupthi se i dogji shumë dhe u përgjegj se ai qe ushtar i së vërtetës, por Sollaku iu kundërpërgjegj duke i thënë se ai e kuptonte mirë se për çfarë e kishte fjalën. Një nga angazhimet kryesore të “Ushtarit“ sot është mbrojtja e Ismail Kadaresë, të cilin ai në fakt e përlyen me reputacionin që ka dhe me argumentet qesharake që përdor. Tashmë “Ushtari“ është bërë person i padëshiruar për Berishën, por ky i fundit nuk ka cfarë i bën se i ka ngelur në derë. Të shohim si do të shkojnë gjërat më tutje. «Ushtari» nuk ka gjasa që të mbetet në media, politikë dhe shoqërinë civile edhe për shumë kohë. Përzierja e «çorbave të prishura» në stomakun e vet politik është duke i dhënë efektet e këqija.

Shënim
Çdo shembëllim me një person real në këtë shkrim, nuk është një gjë e rastit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Korrik 2008 22:57
rust nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të rust Kliko këtu për të kontaktuar me rust (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: rust Shto rust në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto rust në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Pyetje zoterise Romano Prodi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.