Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj.
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj.

Lexova kyt artikull tek "Shekulli" dhe me beri te zemerohem me politikat qe po ndjek Maqedonia me minoritetin Shqiptare keto kohet e fundit.
Sefundmi kane botuar enciklopedine e pare Maqedonase dhe aty Shqiptaret pershkruhen si uzurpues te tokave dhe shtepive Maqedonase. Gjithashtu pershkruhen si te Ardhur nga mali...etj etj.

Un mendoj tja marrim edhe maqedonise ate pjes qe na takon ku jetojne me shum Shqiptare, ta bejme te pamvarur dhe tu leme Maqedonasve gishtin.

Ky esht artikulli i plote:




Enciklopedia Maqedonase, shkakton debat e zemërim: 'Shqiptarët, njerëz mali'

Qytetarët shqiptarë në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze të Enciklopedisë së parë të Maqedonisë, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë., në të cilën akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Reagon ashpër shoqëria civile.

Në këtë enciklopedi të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si "arbanasë", "arnautë" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali).

Në këtë enciklopedi shkruhet se "prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të XIX-të shqiptarët numëronin 20 mijë banorë".

Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova


****


Nderkohe edhe Ambasadat britanike dhe amerikane në Shkup, kanë mohuar kategorikisht çdo lloj njoftimi që sygjeron ky botim, se ushtritë e dy vendeve kanë stërvitur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Kurse organziata shqiptare thonë se faktet për shqiptarët janë të pavërteta dhe ofenduese.

"Enciklopedinë Maqedonase" e botoi Akamdemia e Shkencave e mbështetur nga qeveria.

Botimi i Enciklopedisë Maqedonase po shkakton reagime që përfshin opinionin vendas, por edhe atë diplomatik.

Në ragimet e tyre me shkrim ambasadat britanike dhe amerikane hedhin poshtë çdo lloj lidhje të ushtrive të vendeve të tyre me UÇK-në, grupin guerilas që luftonte me forcat maqedoanse të sigurisë në vitin 2001.

Në "Enciklopedinë Maqedonase", thuhet se njësiti special i ushtrisë Britanike SAS dhe ushtarë amerikanë kanë stërvitur ushtarët e UÇK-së.

Është hera e parë që sygjerohet një fakt i tillë dhe i cili vjen nga një organ i lartë shkencor në Maqedoni, siç është Akademia e Shkencave.

Ambasada britanike thotë "se në asnjë moment Britania e Madhe nuk ka përkrahur UÇK-në dhe këto akuza janë të pavarëtata".

Me ton edhe më të ashpër reagon ambasada amerikane, akuzat e botuara në Enciklopedinë Maqedoanse i quan "të pabaza dhe skandaloze".

Ajo thotë se "është e zhgënjyer që një institucion si ky qëndron prapa njoftimeve të tilla".

Dy ambasadat thonë se do të kërkojnë nga Akademia e Shkencave të përmirësojë gabimin.

Njoftimet e Akademisë së Shkencave i kanë mohuar kategorikisht dhe zyrtarë të lartë të ish UÇK-së, tani figura politike në vend.

Njëri prej tyre është Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

"Në Maqeodni ka koka të pareformuara dhe koka që kanë mbetur në klishetë bardh dhe zi."

"Siç duket zotërinjtë e Akademisë së Shkencave e kanë të vështirë të pranojnë se në 2001 e kanë humbur luftën nga një ushtri çlirimtare kryengritëse dhe sajojnë filma."

"Kjo mbase për mendjet e tyre, që të zbusin sado pak turpin që ata pësuan jo vetëm në fushëbetejë, por edhe politikisht", tha zoti Ademi.

Botimi i Enciklopedisë Maqedoanse ka shkaktuar ragime edhe për faktet rreth shqiptarëve, ku ndër të tjera në të thuhet se shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në vetëm para pak shekuj, ku "nëpërmjet grupeve kaçake, kanë terrorizuar popullin maqedonas, e kanë dëbuar atë dhe janë vendosur në shtëpitë e tyre".

Arben Ratkoceri, botues i të përditshmes "Koha" veoçn edhe disa fakte të tjera që për të janë një shtrembërim i pafalshëm dhe tendencioz.

"Për shqiptarët thuhet se kanë ardhur në Maqedoni në shekullin e 18-të, për Nënën Terezë nuk saktësohet identiteti i saj, për Skënderbeun shtrembërohet prejardhja e tij," thotë Arben Ratkoceri.

Shoqata qytetare këto konstatime i vlerësojnë si tejet të dëmshme dhe ofenduese për shqiptarët. Ata bëjnë thirje për tërheqjen e botimit.

Artan Grubi është kryetar i lëvizjes qytetare Zgjohu.

"Kemi themeluar një trup koordinues i përbërë nga disa OJQ për t'u marrë me këtë çështje."

"Ne kemi konsultuar juristë dhe shikojmë mundësinë e ngritjes së një padije penale kundër Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, për nxitjen e urrejtjes ndëretnike në vend midis komuniteteve, sidomos mes shqiptarëve dhe maqedonasve", tha Artan Grubi.

Redaktor i "Enciklopedisë Maqedoanse", akademiku Bllazhe Ristevski, i tha BBC-së se qëndron prapa fakteve të publikuara.

"Nuk e di nëse jeni të vetëdijshëm se pse popullsia shqiptar vepronte me kërcënime dhe me rrëmbime në këto troje, këto janë fakte."

"Unë nuk mund t'ua fshij këto fakte autorëve. Ne nuk mund të bëjmë një enciklopedi të fallsifikuar, enciklopedia është me fakte të vërtetuara historike", tha akademiku Bllazhe Ristevski.

"Enciklopedia Maqedonase" u botua nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë e mbështetur nga qeveria."

"Kjo e fundit thotë edhe pse qëndron pas këtij projekti vetëm financiarisht, do të ndërtojë qëndrim pasi të shikojë reagimet zyrtarisht nga subjektet e ndershme," tha zoti Ristevski.

"Enciklopedia Maqedoanse" u promovua në mesjavë dhe duhet të përbënte një ngjarje të rëndësishme kulturore.

Në të përfshihen figura, zhvillime dhe fakte që kanë të bëjnë me Maqedoninë.

Por publikimi i saj tani ka nxitur reagime të mëdha, jo vetëm shkencore, por edhe politike.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2009 01:34
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

kompolekse tipike ballkanse, secili mundohet me gjithe shpirt te rrahi gjoksin se eshte me i civilizuar se tjetri, kur edhe sllavt e maqedonise kane guxim te flasin per shqiptaret kur ata vete erdhen mbas shekullit 6 nga siberia, ku si majmuna hanin gjethe pemesh...

kompkeset e ballkanit dhe dhe te evropes lindore behen te qarta kur i hedh nje sy eurovision hahaha edhe aty faji i ne verioreve geg eshte pse ata duken aq lame ne nje skene boterore

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2009 12:02
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Studiuesit shqiptarë: Enciklopedia, me prapavijë politike

TIRANË- Studiuesit shqiptare e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.

Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi në 2001 botoi promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve.

Ndërkohë, historiani Sabri Godo pohon se një botim i tillë duhet të hiqet urgjent nga qarkulli, kurse qeveria maqedonase duhet të mbajë një reagim zyrtar për këtë dokument.


Në vijim të reagimeve për skandalin e krijuar pas publikimit të Enciklopedisë Maqedonase, që i cilëson shqiptarët ardhacakë dhe njerëz mali, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaron se enciklopedia duhet të hiqet nga qarkullimi dhe të pezullohet këshilli miratues i këtij dokumenti.
"Pres që akademikë të komunitetit maqedonas të reagojnë mbi këto dokumente dhe të rishikojnë këtë dokument përçarës dhe luftënxitës mes komunitetit shqiptar e maqedonas"- tha ai.
Në të njëjtën linjë është edhe Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, sipas të cilit "Enciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve, që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar".


Marre nga "Shekulli"

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2009 15:01
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

keto provokime nuk jane te sotme nga keta sllave qelbaniker.Kjo pervoje eshte qe nga koha e Cubrilovicit ne shek XIX.Muk eshte cudi qe politika serbe dhe Akademia e tyre e Shkencave i fut ne qorrsokak politikanet maqedonas.Akademiket e nje shteti qe nuk ka ekzistuar para 1920-s mundohen ta mbushin varferine kulturore dhe territoriale te tyre me ato te te tjerve.Keta syplasur e dashakeq ne vend qe te zgjidhin problemet qe kane si me Greqine dhe Bullgarine provokojne 30% te popullsise se tyre,por edhe gjithe shqiptaret ne trojet e tyre.
Ata perfitojne se politikanet shqiptare ne FYROM jane te percare per kolltuk,ndersa politika e Tiranes,gjoja te ekuilibrave politike po heshte.Edhe akademikeve u jane reduktuar fondet nga qeveria, sa ata nuk kane fonde as te botojne nje liber,i cili do t'ju jepte nje shuplake fytyres ketyre mjeranve.Ata jane aq te pafytyre sa vene e kruhen me miellin e gjermanit.Akuzojne USA dhe Uk se gjoja kane stervitur UCK ne vitin 2001.Shteti jone duhet te reagoje fuqishem,sepse me kete rast cenohet identiteti shqiptar.Shqiptaret nuk jane ardhes ne FYROM,por autoktone qe kur ka filluar bota.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2009 19:57
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

E te mendosh se shqiperia ka qene nder vendet e para qe ka njohur shtetin e sllavo-maqedonasve !


E bukura eshte se maqedonasit jane nga te vetmit popuj sllave qe nuk kane nje identitet tamam te tyren,nuk kane nje emer me te cilin te njihen ,,,dua te them,kroatet jane (pjeserisht) sllave, kane nje histori dhe shteti i tyre quhet Kroaci ! Ata nuk perdoren emrin gjeografik me te cilin njihej kjo toke,pra Dalmaci, pasi duke qene sllave, kane ardhur shume me vone ne keto toka qe dikur  banoheshin nga Iliret dhe nuk do ishte shume koherente !

Po ashtu edhe shtete te tjera ballkanaso-sllave,e kane nje histori dhe nje emer per shtetin e vet ! Sllavo maqedonasit jo ! Ata as nuk dihet tamam ca jane !! Serbe?? Bullgare ?? Vertet absurde qe nje popull njihet me emrin e nje toke qe s'eshte banuar kurre prej tyre ! Maqedoni-maqedonas !!Cili eshte identiteti i vertet i tyre ?? Si eshte e mundur te bejne si autoktone,kur mbare bota e di se kur kane filluar dyndjet sllavo-barbare ne ballkan !!


Me kete Enciklopedi po u hapin vertet pune vetes ! Kane boll pengesa nga greket e bullgaret ! Ne lidhje me emrin me te paret dhe te drejtat e pakices bullgare me te dytet,por me sa duket dashkan probleme te tjera ! Qenkan vertet tipa sdadomaze !! S'kane asnje aleat te rendesishem neper bote,qe ti mborej apo thjesht tu japi te drejte....nuk arrij ti kuptoj sinqerisht !!

 Si mund te pretendojne te bashkejetojne me shqiptaret e te integrohen ne BE,kur krijojne nje enciklopedi qesharake,te pabazuara mbi fakte reale,shkencore, e cila nxjerr ne pah rracizmin e hapur dhe vrerin qe kane kunder shqiptareve ??!!Nacionalizmi provincial e i pabaza po i con drejt nje rruge jo shume te qarte ! UCK (Ushtria Clirimtare Kombetare) vertet u shkri pas 2001-shit,por nese sllavomaqedonasit do vazhdojne ti fryjne zjarrit,s'do ish ndonje cudi sikur te riformohej !

Besoj se Tiarana zyrtare, e cila zakonisht fle vetem gjum ne te tilla raste,do ishte mire qe te zgjohej ! Po ashtu edhe Prishtina e tere intelektualet shqiptare ne diaspore e kudo ! Kjo pseudo enciklpoedi,eshte dicka vertet e turpshme !!

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Modifikuar nga Roi datė 21/09/2009 ora 01:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2009 01:25
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Enciklopedia maqedonase shtrembëroi faktet për historinë e shqiptarëve; ky është një ngacmim që nxit tensionet dhe e vështirëson bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve”.

Kryetari i Akademisë shqiptare të Shkencave, Gudar Beqiraj reagoi dje ndaj promovimit të një botimi enciklopedik nga Akademia maqedonase e Shkencave, që fyen historinë shqiptare.
Ai tha se të gjitha pretendimet maqedonase hidhen poshtë nga faktet e dokumentuara në enciklopeditë e studimet e historianëve dhe akademikëve shqiptarë. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, kryetari i Akademisë, Beqiraj, sqaron se Akademia maqedonase nuk ka kontaktuar asnjëherë me homologen shqiptare për të përballur të dhënat apo për t’i verifikuar ato. Sipas tij, pohime të tilla aspak serioze nxisin konflikte të panevojshme ndëretnike.

Enciklopedia e promovuar nga Akademia e Shkencave në Maqedoni ka shkaktuar debate dhe polemika mes shqiptarëve e maqedonasve në vendin fqinj për shkak të informacione të pasakta lidhur me origjinën dhe historinë shqiptare. Cili është reagimi juaj për këtë?

Jam informuar për këtë ngjarje nga shtypi dhe mediat tona, që kanë pasqyruar faktin se vetë kryetari i Akademisë maqedonase të Shkencave ka promovuar enciklopedinë që shtrembëron faktet për historinë e shqiptarëve. Ne nuk kishim asnjë njoftim zyrtar për këtë, sepse natyrisht kjo nuk është në dorën tonë, por në atë të akademisë maqedonase. Por, kam dëgjuar edhe reagimet e historianëve dhe studiuesve shqiptarë në Maqedoni kundër kësaj enciklopedie. Është për të ardhur keq që historia është shtrembëruar në këtë mënyrë. Duke mos qenë i fushës së historisë apo dokumentacionit, por duke qenë anëtar i hershëm i Akademisë së Shkencave dhe duke e ditur se ka botime shumë të mira lidhur me historinë shqiptare, fjalorë enciklopedikë të shkruar nga emra të njohur si Aleks Buda, Neritan Ceka, Myzafer Korkuti, më vjen shumë keq që ato nuk janë marrë parasysh nga historianët dhe studiuesit maqedonas. Botimi i parë daton në vitin 1985 dhe më pas ka vijuar puna për rifreskimin e tyre. Studimet e hollësishme për etnogjenezën, i profesor Myzafer Korkutit, ai për ilirët i Neritan Cekës apo ai për pellazgët i Aleks Budës, kanë gjithçka të dokumentuar dhe janë pikërisht ato që e hedhin poshtë këtë “histori” të sajuar nga enciklopedia maqedonase.

Jeni kontaktuar nga Akademia e Shkencave e Maqedonisë për të folur lidhur me pretendimet që u përmblodhën në këtë enciklopedi?

Nuk kemi pasur asnjë lloj bashkëpunimi, nuk jemi kontaktuar prej tyre. Është e pakuptueshme sesi kur bëhet fjalë për aktivitete të tilla, që përfshijnë studimet shkencore, historinë, nuk ka asnjë tentativë për të komunikuar për përqasjen e fakteve, për të dhënë të gjitha anët e historisë. Unë besoj te fakti se të gjithë synojmë të shkojmë drejt integrimit në Bashkimin Europian, drejt një bashkëjetese në rajon, kufijtë po shkrihen dhe njerëzit po largojnë barrierat e po komunikojnë më shumë. Pikërisht për këtë, a nuk mund të gjendet një mundësi që gjithçka të studiohet në tërësi, që t’i referohesh shkencëtarëve të kësaj fushe dhe të këtij kombi? Nuk ka një moment të caktuar që një historian të bëjë oponencë lidhur me faktet e pretenduara të një historiani tjetër. Kjo enciklopedi, që për më tepër është mbështetur nga shteti maqedonas, është e njëanshme dhe mendimi i historianëve, studiuesve dhe arkeologëve shqiptarë duhej marrë patjetër parasysh.

Historianët maqedonas këmbëngulin se dy studiues shqiptarë kanë vendosur firmën e tyre në këtë enciklopedi. Ju vetë keni të dhëna nga studiuesit shqiptarë në Maqedoni për pjesëmarrje në këtë botim?

Nuk ka pasur asnjë lloj bashkëpunimi me historianët dhe studiuesit shqiptarë në Maqedoni. I referohem profesor Myzafer Korkutit, i cili ka komunikuar me kolegët në këtë vend. Ata e kanë kundërshtuar dhe kritikuar një botim të tillë. Thuhet se dy shqiptarë kanë marrë pjesë në përgatitjen e enciklopedisë, por se ata nuk janë akademikë. Profesor Luan Starova, të cilit iu ofrua bashkëpunimi, është tërhequr.

Cilat janë faktet që kundërshtojnë pretendimet maqedonase për origjinën e shqiptarëve dhe praninë e tyre në këto troje që në kohë të hershme?

Faktet janë kokëforta. Ato janë të dokumentuara dhe mund të verifikohen. Po sjell vetëm një shembull; me ardhjen e turqve në vitin 1400 në Ballkan, ata regjistruan të gjitha pronat me qëllim mbledhjen e taksave, dhe ndaj të gjithë emrat e banorëve janë regjistruar në vendet ku ata jetonin. Emërtimet e këtyre vendeve janë shqiptare, gjithçka është e dokumentuar në atë që quhet Defteri i Stambollit, një dokument ky që mund të verifikohet lehtë. Pretendimet maqedonase për mbërritjen e shqiptarëve në shekullin e tetëmbëdhjetë janë të pabaza, pasi dokumenti daton shumë kohë më parë, rreth viteve 1400. Pretendimet për Nënë Terezën dhe Skënderbeun janë gjithashtu të pabazuara. Një akademie shkencash nuk i lejohet të mos konsultojë faktet dhe të nxjerrë publikime të tilla që bien ndesh me historinë.

Do të kërkoni ndalimin e kësaj enciklopedie që bie ndesh me faktet ku bazohet historia shqiptare?

Mendoj se mënyra më e mirë është që t’i përgjigjemi kësaj me fakte, të paraqesim pavërtetësinë e pretendimeve maqedonase. Ne nuk mund t’i kërkojmë Akademisë Maqedonase të Shkencave të tërheqë botimin, dhe besoj se edhe paneli i Akademisë Botërore nuk mund të detyrojë në tërheqjen e botimeve. Por, detyrimi ynë është me ekspertët e fushës, akademikët, historianët dhe studiuesit t’i përgjigjemi këtij botimi, duke e rrëzuar atë.

Por, ç’hapa do të ndiqni konkretisht për të sqaruar opinionin dhe për të kundërshtuar informatat e gabuara të enciklopedisë maqedonase?

Ne kemi kërkuar kopjen origjinale të kësaj enciklopedie, që sapo është promovuar në Maqedoni dhe që ende nuk ka ardhur këtu. Do të shqyrtojmë gjithçka përmban ajo për shqiptarët dhe historinë e tyre dhe me faktet e pranuara ndërkombëtarisht do të hedhim poshtë historinë e pavërtetë të treguar nga ky botim.
Media ka njoftuar se materiali për shqiptarët i përfshirë në enciklopedi është marrë nga Akademia serbe e Shkencave. Cili është mendimi juaj për këtë?
Nuk kam informacione të sakta për këtë. Por, nuk do të më vinte aspak çudi. Akademia e Shkencave në Serbi ka qenë gjithnjë e fuqishme, me ndikim nga qeveria dhe gjithnjë e gatshme të shpërndajë informacionet dhe qëndrimin e saj.

Cili do të jetë ndikimi i kësaj enciklopedia në bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vendin fqinj dhe ç’tensione mund të krijojë ajo në të gjithë hapësirën shqiptare në rajon?

Kjo enciklopedi është në vetvete një lloj ngacmimi, një provokim ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Nuk e kuptoj ku qëndron vlera e publikimit të një informacioni të tillë provokues, ndërkohë që po flasim gjithnjë e më shumë për bashkëjetesë paqësore, bashkëpunim. Nuk e di pse kjo hidhet në treg sot, në një kohë Maqedonia synon dhe kërkon me këmbëngulje nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, ndërsa një gjë e tillë “nuk çon ujë në këtë rrugë”. Ky është një ngacmim për të gjithë shqiptaret atje, që bashkëjetojnë me maqedonasit, bashkëqeverisin me ta. Maqedonasit duhet ta kuptojnë se një nxitje e tillë nuk ka asnjë vlerë, e përkeqëson situatën atje dhe në rajon.

Gazeta Shqiptare

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2009 01:32
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Shteti i maqedonise eshte nje konglomerat kombesh. Ka atje sllave te car Borisit dhe sllave te Car Dushanit, pra bullgare dhe serbe, por ka po ashtu shqiptare dhe greke. Ka edhe cigane.

Kur ne vitin 1990 Grigorovi futi trupat amerikane ne Maqedoni, nga qarqet politike ballkanase kjo u quajt nje levisje e gabuar dhe skllaveruese. Ne fakt Grigorovi ishte largpames. Ishte pikerisht koha kur dy rivalet e medhenj te FORYM-it kerkonin pjesen e luanit. Serbia kerkonte viset sllave te veriut dhe deri ne Shkup dhe Greqia jugun e vendit. Nderkohe edhe Bullgaria ngriti pretendimet e saj te "Stara Bullgaria". Vetem shqiptaret, megjithse ishin me te vjetrit ne ate vend nuk u ndjene. Dhe jo vetem qe nuk u ndjene por shteti i tyre ame beri lojen e njohur"nga inati i sime vjehrre une shkoj me mullixhiun" pra nga inati i Greqise une i jap njohje shtetit maqedon. Ky ishte nje gabim fatal. Pra duke njohur shtetin maqedon Shqiperia i dha dore te lire sllaveve te FORYM-it qe te klasifikonin shqiptaret e atjeshem si pakica kombetare. Kjo solli nje pasoje te njohur: vete shqiptaret e Maqedonise u percane dhe filluan luften me njeri tjetrin.

Maqedonia nuk duhet te egzistoje si shtet i pavarur. Ajo eshte nje krijim artificial i pasluftes se pare boterore per te qetesuar urine e Greqise, Serbise dhe Bullgarise.(shqiperia as qe ndihej ne ate kohe).

Praktikisht Maqedonia si koncept gjeografik, fillon qe ne kufijte veriure te Greqise se vjeter aty afer malit olimp dhe shtrihet deri ne pjesen e siperme te rrjadhes se Vardarit. Maqedonia e Aleksandrit kishte kryeqytet "Pela" e cila sot ndodhet ne Greqi. Dyndjet e vazhdueshme sllave nga veriu bene qe e gjithe kjo zone te popullohet ne mase te madhe nga sllave (te quajturit "dope") te cilet sot ne Greqi pothuajse jane asimiluar, ndersa ne FORYM kame ndryshuar nacionalitet. Ata jane ne pjesen me te madhe bullgare dhe klasifikohen si bullgaret e Egjeut qe benin pjese ne "egjecka makedonska", por maqedonia asnjehere nuk mund t e identifikohet me sllavet. Historia e saj eshte shume me  e madhe se e ketij shteti te krijuar artificialisht. Koha do tregoje se sa te fuqishem do te jene shqiptaret atje dhe sa do te dine te luftojne per pavaresine e tyre.

Nje rritje ekonomike e shqiptareve do te sillte per pasoje deshiren per shkeputje dhe ky do te ishte edhe fundio i shtetit artificial makedon.

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2009 15:55
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kur kjo ndodh sot ne shekullin e XXI-te mendoni se çfare ka ndodhur me pare dhe se çfare pasojash kane lene gjera te tilla ne opinionin e popujve qe kemi perqark.
Ne lidhje me aktualitetin mendoj se ky lloj nacionalizmi maqedonas do ti largoje ata nga rruga e integrimit europian me idera te tilla duke ofenduar te tjeret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2009 19:55
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6852

Tani po jepet nje emison Live per kete Teme kek News24.

Ndiqeni: http://www.vitrinat.com/news24tv.asp

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2009 20:58
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

maqedonia ndodhet sot ne te njejten pike qe ndodheshim ne ne epoken e rilindjes shqiptare... ku figura mitike e skenderbeut sherbeu per te gjet nje krenari kombetare, sidhe per te krijuar nje klime te pershtatshme bashkimi kombetar.

tentuan vite me pare po te njejtit zorraxhije tu ipnin origjinen e tyre dhe skenderbeut... por problemi eshte qe skenderbeun e dine dhe bufi (çdo enciklopedi ose liber te citosh) qe eshte shqiptar, s'ma ha mendja se na e vjedh kush

ndersa ato figurat qe na kane vjedh greket, ata vetem origjinen kishin shqiptare... per grekun luftuan.

aleksandri i maqedonise ishte ne fakt prej Mati, skenderbeu po ashtu (skender = turqisht, aleksander = greqisht) me origjine perpara se te nguleshin ne diber.

fjala maqedoni si rrenje ka fjalen Mat, qe do te thote ne fakt madh... prej pushtimeve te aleksandrit.

gjithesesi pa u zgjat e pa u komplikuar... maqedonia s'duhet te egzistoje si shtet, duhet te bashkohemi ne bisedime me bullgarine, greqine dhe kosoven per ta copetuar

shqiptareve u mungojne njerezit me tru, e kjo eshte fatkeqesia me e madhe.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2009 22:09
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.