Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > quo vadis qytetari e shqiperise?
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Smile

O Xeno,
ti mire e ke qe na permend aforizma shqiptare e te huaja, por me duken fare pa lidhje me temen, sepse tema eshte "Quo vadis qytetari e Shqiperise", jo " Quo vadis e kaluara e Shqiperise".

Ideja eshte qe te rinjte e te rejat e Shqiperise po largohen, dhe shume prej tyre jane intelektuale qe do sherbeninShqiperise shume ne keto kushte, por per arsye te shumellojshme, kjo Shqiperia nuk na mban dot te gjitheve.
Nuk eshte qellimi te sqarojme se si e sa ka ndikuar e kaluara ne boteformimin tone, por mire qe ku kemi ju kosovareve qe na i kujtoni, se ne, .............ku dime ne se cfare ka ndodhur ne Shqiperi, se mos kemi qene ndonjehere atje.....................!!!!

Dhe nje verejtje teknike, po qe se do ma pranosh, ne shqip nuk thuhet qmimi por cmimi ( c-ja do ate grepin e vogel ne fund, se une nuk e bej dot me keyboard). JO per gje, por kemi mesuar nje vjershe per germat ne Abetare,
OER NJE M QE TI S'E VE,
FJALA MIK BEHET IK,
C'BEN KESHTU MORE BESNIK,
A I THUHET MIKUT IK? ETj,ETJ,
ndaj per nje germe mund te keqkuptohesh me te tjeret ne shqip, keshtu qe kujdes gramatiken.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2003 21:31
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

E NDERUARA ANA

SE PARI ME FAL PER GABIMET ORTOGRAFIKE SE UNE JAM EKONOMIST E EDHE GABOJ.
SE DYTI SA I PERKET TE SE KALUARES,BOTA ESHTE TRE DIMENDIONALE PRA E KALUARA,E TASHMJA DHE E ARDHMJA,DHE KTE E VERTETON EDHE GJENETIKA QE THOT INDIVIDI PERCAKTOHET NE BAZE TE GJENEZES 50% DHE TE TJERAVE QE DOTE THOT APRIORI 50 % TE VETIVE I TRASHIGON QE NGA LINDJA DHE PJESA TJETER ESHTE EDUKIMI ,SHKOLLIMI,RRETHI SHOQROR DHE SISTEMI KU JETON.
MEQENSE PER TA ELABORUAR ME GJATE ESHTE E PA MUNDSHME NE KETE FORME VETEM PO TE TREGOJ SE NE QARKULLIM GJINDET NJE LIBER ME TITULL"PSE JEMI KESHTU SIQ JEMI" DHE PA U KTHYE NE RETROSPEKTIVE NUK MUND TA SQAROSH TE TASHMEN DHE TA PLANIFIKOSH TE ARDHMEN. Shendet Zemra.

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2003 08:05
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

parimisht jam dakort em Xenin, Pa analizuar pse jemi kehstu sic jemi, cilat jane gjenezat e problemeve te jashtezakonshme sociale ( meqe jemi tek shoqeria shqiptare), psikologjike, si mundemi te gjejme nje zgjidhje per to. si mundemi te ndryshojme dicka kur nuk dime as se cfare duhet te ndryshojme.
pa nje analize te thelle te se kaluares qe shpesh here tentojme ta injorojme ne nuk mundemi te ecim perpara. sepse eshte ajo qe na ka percaktuar na ka formuar.

Duke qene jashte kemi fatin qe te identifikohemi me ate me te bukuren e te qenit shqiptar, dhe te marrim e pervetesojme nga kultura e vendit ku jetojme. kjo ndihmon ne rritjen tone si njerez ne pasurimin tone. Kjo ndoshta mund te na gjykoje te jemi shume me objektive ne analizat tona.

e kam permendur me pare nje citat te Edit Durhamit
Kombet e Ballkanit u zgjuan nga gjumi ne te cili kishin qene per kater shekuj dhe brenda tyre kishin ende te pazgjidhura problemet e shekullit te 14, ndersa nga jashte perballeshin me ndryshimet dhe problemet e shekullit te 20".

Shoqeria shqiptare ka shume te theksuara reminishenca qe jane trasheguar qe nga perandoria Otomane, dhe atyre shtohu trashegimine komuniste, plus eksperimentet e kesaj dekade ( pasi em te vertete eksperimente makabre kane qene ato qe jane bere ne kurriz te shqiptareve keto 12 vjet ) mundemi te imagjinojme sa i thelle eshte problemi i fenomeneve qe shfaqen tani ne shoqerine tone.

PS: ana do te te lutesha te ishe pak me e kujdesshme ne komentet e tua. nuk kam ndermend te toleroj asgje tjeter pervecse frymes se mirekuptimit dhe respektit reciprok.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2003 08:54
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cancer
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2003
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 448

Nuk e kuptoj pse cuditeni per gjendjen ne te cilen ndodhet Shqiperia dhe per problemet sociale qe ka ajo. E kam thene dhe ne nje shkrim tjeter ne kete forum se problemet tone vijne nga injoranca e madhe qe ende ekziston ne popull.Po ju bej nje pyetje shume te thjeshte:A do te vazhdonte kjo klase politikanesh te qeveriste ne Shqiperi nqs shqiptaret do ishin te emancipuar?Sigurisht qe jo. shqiptaret jane nga popujt me kulture me te vogel qytetare. Merreni me mend se per 97 nuk ka dale asnje fajtor nga politikanet dhe shtetaret.U vrane e u tmerruan njerezit dhe ne fund u mjaftuan me faktin se shyqyr qe lufta mbaroi pa te tjerat skane rendesi. Kjo mungese e ushtrimit te te drejtave te shtetasve shqiptare solli nje mungese pergjegjesie nga ana e politikes per te denuar fajtoret dhe kur mbyllem syte para tmerit te 97 atehere nuk eshte ndonje gje e madhe te mbyllim syte dhe veshet per fenomenet e keqija sociale te shoqerise sone.Mora shembullin e 97 por ka edhe shume shembuj te tjere qe shpjegojne gjendjen ne te cilen jemi sot qe te them te drejten nuk eshte aq e keqe sa e bejne mediat apo analistja qe hapi kete teme. E vecante eshte se brezi i ri qe po formohet eshte me te vertete i emancipuar dhe keto ngjarje qe ndodhin sot duken absurde dhe te veshtira per tu pranuar. E them me gojen plot se rinia e sotme shqiptare eshte me e perparuara nga ana e deshires per zhvillim dhe e aftesise per ti ndryshuar gjerat mire e shpejt ne historine moderne shqiptare. Madje ne jemi shume me te etur se studentat e 90 sepse ata kishin nje ideal qe iu jepte force kurse ne duhet ta ndertojme vete vendin tone megjithese shohim qe fenomenet negative sikur shtohen perdite.U zgjata pak por kjo teme eshte shume e gjere.

__________________
I watched the world float to the dark side of the moon, and after all I knew it had to be something to do with you

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2003 10:01
cancer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cancer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cancer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cancer Shto cancer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cancer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mendimi i cancer me pelqen deridiku, por ka disa pika qe sjam dakort.

E para e punes studentet e 90-tes rrezikuan shume (qofte edhe jeten), por punen e tyre e shfrytezuan vetem disa kaubojsa, prandaj ne kemi nevoje te levizim kete situate. Ne nuk jemi me te etur se studentet e 90-tes por kemi ideale te tjera. Ata kishin qejf te nderronin sistem, ne kemi qejf te rregullojme vendin.
Se dyti shqiptaret nuk jane injorante por jane me mentalitet te prapambetur. Pra, moda qe kategorizon si inferiore njerezit pa shkolle eshte nje pjelle e isterizmit shqiptar. Kemi dy raste qe e hedhin poshte kete. E para shtetasit perendimore qe jane pa shkolle dhe prape njerez te pjekur. Dhe e dyta intelektualet shqiptare qe jane me shkolle por shpesh te papjekur.

Para disa ditesh po flisja me nje kantautor shqiptar, dhe me shprehu idene se ne Shqiperi shkolla eshte bere mode. Po nuk pate shkolle te larte te konsiderojne inferior, ndersa ata qe dalin nga universiteti nuk jane aspak intelektuale te niveleve perendimore.


Pra populli yne ka nevoje te kete nje mentalitet me te zhvilluar. Por ky mentalitet nuk merret ne bangat e shkolles por ne jeten e perditshme. Moda e shkolles se larte eshte nje mbeturine e komunizmit, kur te privilegjuarit mund te hynin ne shkolle. Sot shkolla e larte nuk ka me vend ne vleresimin e pjekurise se njeriut. Pershendetje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2003 18:26
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Thumbs up

Ne vazhdim te mendimit te parafolesit, une do shtoja qe pjeserisht ky lloj mentaliteti vjen se ne pergjithesi as administrata dhe as shteti si shtet nuk funksionon sic duhet ne Shqiperi.

Une po marr vetm nje ane te problemit, ate kur perballemi me nje problem, qofte dhe jo problem, por kur na duhet te hyjme ne nje zyre dhe jo vetem qe nuk arrijme te mbarojme pune, por me shume jemi te fyer nga menyra se si na kane trajtuar.

Jo te tere ata qe kane nje pune ne shtet do kene shkolle te larte, se ata me te mesme do ngeleshin pa buke per kalamajte pastaj. Dhe kur shkon ne nje zyre shteterore, ministri, bashki, gjendje civile apo kudoqofte, here rastis me njerez te edukuar ( dhe shkolla ne kete pike nuk hyn fare) qe te sqarojne, e te mbarojne pune, dhe te trajtojne si njeri, here ke te besh me ca njerez te boshatisur nga koka, qe kane nje vend pune dhe coc u duket, dhe i trajtojne njerezit si miza. Nuk kane as shenjat me elementare te miresjelljes, nuk thone miredita, tungjatjeta, te lutem, me fal, me se mund t'u ndihmoj, gjera qe jane fillestaret ne ata qe punojne me njerez. Mire ne shqiptaret jemi mesuar me kete gjendje ne rrjetin burokratik tonin, po nje i huaj qe vjen per nje biznes apo gje tjeter?? Si dalim ne shqiptaret me nje perqindje kaq te larte te popullsise se "shkolluar" para tyre? Atehere cfare te bejme? Te presim te na dale ndonje " excellent generation" qe te mesoje tere rregullat e miresjelljes dhe te punes ne grup, dhe deri atehere ta leme situaten ne kete gjendje e mos me keq? JO. Ketu hyn ne pune kontrolli nga eproret, duke filluar nga me te medhenjte qe duhet te percaktojne rregullore teper te qarta per punonjesit dhe ne rast se ato nuk zbatohen, te merren masa ndeshkuese deri ne heqje nga puna, per prishje te figures se kompanise apo institucionit. Te kete nje sistem funksionues te perpunimit te ankesave te klienteles apo popullates, apo kontraktoreve e plot te tjereve ndaj punonjesit ne fjale.

Nuk jam me ate qe edukata nuk mesohet ne shkolle. ajo mesohet ne shkolle, por jo ne te larten, ne fillore. Edhe ne perendim keto gjera mesohen jo vetem ne familje, por dhe ne shkolle, nuk degjon njeri te mos thote miredita, me se mund t'u ndihmoj, me fal, te lutem, faleminderit etj etj . Edhe ne kemi bere ne klase te pare Edukate Morale.
Keto jane me elementaret.
Kurse per te shkolluarit, profesionistet rregullat e sjelljes ne zanatin perkates, detyrimisht duhen mesuar ne shkolle te larte.
Une ketu kam bere kurse per t'u njohur me sistemin mjekesor te Amerikes se Veriut, dhe per menyren se si duhet komunikuar me njerezit, kryesisht pacientet, por dhe koleget ne pune. Per cdo gje ka rregulla te percaktuara qarte, ne te kundert thyen kodin etik te profesionit dhe e ke punen pisk.
Ketu jo vetem te mesojne 7 vjet ne universitet se si duhet te flasesh e cfare duhet te nxjerresh nga goja, por te mesojne dhe gjuhen e trupit ( body language), cfare mimike duhet te marresh kur ta thuash gjene, si duhet t'i mbash duart, kembet, kur interviston pacientin, cfare tualeti, veshje e flokesh te lejohen ne pune, ku duhet te drejtohesh per probleme qe te lindin nga puna me njerezit e plot e plot te tjera. Dhe ne provimet me goje, te tere keta elemente, qe quhen komunikim ( communication ), zene gjysmen e notes, pra gjysmen e ke ngaqe di te diagnostikosh semundjen, gjysmen ngaqe di se si te komunikosh me pacientin. dhe po nuk more kete te dyten, sado i shkelqyer te jesh ne shkencen tende, nuk e kalon provimin.
E per keto gjera ne Shqiperi nuk bente fjale njeri. Ca profesore , te nderuar, perpiqeshin te na edukonin duke na dhene shembullin personal, ne komunikim te natyrshem dhe shume profesional me pacientin, ca te tjere, kishin bere ndonje vit jashte dhe e vetmja gje qe mbanin mend ishte fraza " dominoje pacientin", dhe e kishin konceptuar gabim, se ata perpiqeshin ta dominonin duke u hequr si te forte, duke bertitur e duke i bere te ndiheshin inferiore te semuret e gjore.

Duhet shume pune pra per te arritur atje ku e kerkon koha ne komunikim, dhe kjo duhet te filloje me brezin e ri, qe me femijet dhe nga ana tjeter, meqe "frika e ruan vreshtin", te kete sistem administrativ funksional ne te tera kompanite, ministrite, spitalet e ku e di une, qe te ushtroje kontroll te rrepte mbi sjelljen e punonjesve te tyre. Duhet te funksionojne te tera ingranazhet, sic u funksionojne ketyre ne perendim, se dhe keta nuk jane te pikuar nga qielli, por jetojne mes njemije e nje kerkesash per te ruajtur vendin e punes, ndaj jane te detyruar te zbatojne rregullat.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Modifikuar nga Ana datė 29/03/2003 ora 20:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2003 19:12
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

ne fund te fundit e kuijt i duhet qe ne jemi populli me i vjeter dhe me me tradita ne ballkan.(megjithese edhe per kete ka shume diskutime,dhe keto jane veteme hamendesira). Nje popull qe ka turp te identifikohet,nje popull qe i kane kthyer shpinen jo vetem fuqite por edhe fqinjet. Nje popull qe grindet rradhave apo autobuisave te tejmbushura duke bertitur"Ti je veri -une jam Jug","une jam Elite-keta Popull". Nje kryeqytet qe ka mbetur ne vend numero per sa i perket zhvillimit kulturor dhe per kete me keqardhje e them kane ndikuar edhe te ardhurit qe jane dyndur per nje jetese me te mire. Tiransit jane duke pritur adoptimin e te ardhureve ne vend.
Perfundimisht jam e mendimit qe ne jemi ne zhdukje si popull dhe si komb

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2005 09:42
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Shumica e Historisë së njerëzimit është hamendësi, por çfarë të duhet ty personalisht nga Kombi shqiptar (meqë s't'u dashka Historia e Tij)?

Meqë "fuqitë na i kanë kthyer shpinën para fqinjëve", na jep (qoftë edhe 1 rast të vetëm) kur fqinjët tanë (tokësorë) na kanë shtrirë dorën për për të na NDIHMUAR!

Mendimin e fundit e mbështet në dëshirat e tua apo në ndo1 "model" llogjikimi?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2005 21:42
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
ne fund te fundit e kuijt i duhet qe ne jemi populli me i vjeter dhe me me tradita ne ballkan.(megjithese edhe per kete ka shume diskutime,dhe keto jane veteme hamendesira). Nje popull qe ka turp te identifikohet,nje popull qe i kane kthyer shpinen jo vetem fuqite por edhe fqinjet. Nje popull qe grindet rradhave apo autobuisave te tejmbushura duke bertitur"Ti je veri -une jam Jug","une jam Elite-keta Popull". Nje kryeqytet qe ka mbetur ne vend numero per sa i perket zhvillimit kulturor dhe per kete me keqardhje e them kane ndikuar edhe te ardhurit qe jane dyndur per nje jetese me te mire. Tiransit jane duke pritur adoptimin e te ardhureve ne vend.
Perfundimisht jam e mendimit qe ne jemi ne zhdukje si popull dhe si komb



Tani une e di qe te falesh eshte hynore po une preferoj te jem njerezor. Keq me vjen por ti ja fut aq kot sa nuk ka ku te veje. Vertet Shqiperia eshte bere qe me keq nuk ka ku te veje por eshte akoma larg ajo dite kur ne te mos egzitojme si komb. Sa te kete greke e turq nuk humbasim ne gjalle ne bote (apo jo Kontinento? )
Nejse me vjen keq qe nuk di dhe per me teper qe nuk do qe ta dish se sa te lashta jane rrenjet e kultures shqiptare.
Tani qe t`i pergjigjem pyetjes.
Ti Ana besoj se duhet ta mbash mend ate thenien e Remarkut : Civilizimi eshte si nje cipe e holle qe mund te griset menjehere. Fatkeqesisht eshte shume e vertete. Kur nuk ka arsim njeriu bie shume poshte. Megjithate historia njeh edhe raste me te keqija. Nuk jam optimist i madh per kete gjendje por mendoj se mund ta kishim pesuar edhe me keq (sidomos po te marresh parasysh edhe plehrat qe kemi si politikane).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2005 11:00
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

[QUOTE]Po citoj ato që tha jimmy84
[B]

Sa te kete greke e turq nuk humbasim ne gjalle ne bote (apo jo Kontinento? )
-------------------------------------------------------------
e papare kjo thenie
NO COMMENT

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2005 11:30
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > quo vadis qytetari e shqiperise?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.