Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > BE - Shqiptaret - Zhgenjimi
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Eneid
Rob Zoti!

Regjistruar: 15/04/2004
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 71

BE - Shqiptaret - Zhgenjimi

Shqiptare te dashur, me thoni sa here kemi degjuar e pare sesi nderkombetaret, e sidomos BE-ja na drejton gishtin qortues me te cilin na thote:"Luftoni korrupsionin, trafikun e droges, te njerezve dhe forconi institucionet, nese doni te hyne ne familjen e madhe evropiane!"

Pikerisht mbi kete deklarate e cila nenvizon te gjithe raportet e "keshillat" e te te ashtuquajturve 'miqeve te shqiperise' dua te diskutoj edhe une sot me nerpermjet kesaj teme.

Pervecse kemi 14 vjet qe durojm intrigat dhe veprimet anti-shqiptare te vet politikaneve tane, te cilet me politikat dhe strategjite e tyre korruptive e kane demtuar kaq rende imazhin dhe mireqenien e vendit tone, duhet te merremi edhe me kritikat, te cilat per mua jane te mbeshtjella me nje fobi te gjithaneshme ndaj shqiptare, kunder Shqiperise dhe Shqiptareve. Mos kujtoni ju te nderuar atdhetare, se nese BE-ja ngrihet e qorton qeverine do te thote qe ne si popull jemi ne rregull. Aspak .. por gjithashtu kurresesi nuk duhet te pranojme ate qe ata e thone me aq takt e diplomaci "QE ne jemi delja e zeze e Evropes e Ballkanit". Pse nuk duhet ti pranojme? JO sepse nuk jane te verteta, por sepse jane te ekzagjeruara jashte cdo realiteti normal qe mund te perceptohet nga mendja e njeriut! Ja gjykoni vete ju:

1- BE-ja na thote qe duhet te luftojme korrupsionin! Dakort, shume faleminderit BE-se qe na e vuri ne dukje, por kur ata disponojne listat e personave qeveritar e jo-qeveritar te implikuar ne trafiqe te paligjshme (dhe me besoni qe nje liste e tille ekziston) athere pse keta zoterinje nuk i publikojne qe edhe ne te shpetojme?!

2- BE-ja, me shume "dashamiresi" na quan vend tranzit i heroines dhe i hashashit! Faleminderit edhe per kete kritike te dyte te nderuar zoterinj te BE-se, por kjo droge per te cilen ju flistni a nuk vjen nga Turqia (vend anetar i NATO-s, aspirant i BE-se) dhe Afganistani (aktualisht nen kontrollin e "rrepte" te trupave nderkombetare te udhehequra nga Amerikanet)? Me tej, kjo droge a nuk kalon nga Bullgaria, Maqedoania (qe te dyja vende aspirante per anetaresim ne BE, madje e Bullgaria pritet te anetaresohet ne 2007) dhe gjithahtu Greqia (aktualisht anetare e BE-se)? Pasi kalon nga Shqiperia, kjo droge a nuk shkon ne Itali, Zvicer, Gjermani, France, Angli etj etj ku ekziston faktikisht edhe KERKESA per kete mall?! Athere, pse te nderuar zoterinj te BE-se nuk mundoheni ta ulni deri ne shfarrosje kete KERKESE te droges, (pasi si cdo produkt tjeter konsumi eshte subjekt i merredhenies se lire KERKESE-OFERTE) apo te shkaterroni me "eksperiencen tuaj te gjere" burimin e ketij malli?!

3- BE-ja na qorton se ne gjenerojme krim te organizuar! Shume rrofsh edhe per kete te mete qe na vute ne dukje, por si ka mundesi qe ne fjalen MAFIA e moren nga stacionet italiane, ndersa eksperiencen kriminale na e dhuruan "miqte" tane te afert Napoletanet, Sicilianet etj etj. Mos duhet qe edhe SHBA-ja te vihet ne listen e zeze sepse atje ende operojne (madje fuqishem) 5 Familjet Kriminale te Nju Jorkut?!

E pra te nderuar shqiptare, mundohuni e gjejini zgjidhje ketyre pyetjeve pasi per mua ato jane teper ksenofobe per ti konsideruar. BE-ja na predikon civilizim e standarde evropiane, ne nje kohe qe na sjell verdalle si klandestine brenda kontinentit tone, ne te cilin kemi jetuar per me shume se 2500 vjet.

Ndoshta une e kam gabim, gjithesesi mendoj se BE per momentin eshte nje zhgenjim per ne!

Respekte

__________________
Nėse herėn e parė s'ia del mbanė, hiq dorė nga parashutizmi!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2004 19:54
Eneid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eneid Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eneid (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eneid Shto Eneid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eneid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dodgy
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

&

Jam plotesisht dakort me ty asgje nuk na kan ndimuar as BE e as zoti. ate qe din eshte vetem te na shajn dhe te gjith te keqiat te na i ngarkojn neve.Dhe eshte e ditur qe ne bejm punet me te renda dhe me te pista kudo qe te jemi.Un do te thoja se shumica e jon lodhet dhe torturohet jasht mase nga BE si per dokumenta ashtu edhe per pun

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2004 20:34
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dodgy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dodgy Shto dodgy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dodgy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Be.....

Po mire,a me thoni dicka por sincerisht ama?Vertete mendoni se na e ka fajin BE per korrupsionin dhe per te gjitha ato pislleqe politike te politikaneve tane???Flm

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2004 21:20
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

ciao Eneid

Teme e bukur kjo dhe deri diku i ke rene pikes.
Ciao Beterr ne kuptimin e drejtperdrejt te fjales fajin e kemi vete ne persa i perket korupsionit.
Por po te jap nja dy shembuj per te mbeshtetur mendimin e Eneidit:
-Persa i perkete skandalit te trafikut te organeve Interpoli supozon se disa politikane shqiptare kane qene te implikuar, atehere pse nuk i ben publike keta emra???
-Ose psh vizat, qe duhet te paguah shuma marramendese per nje vize evropiane apo amerikane, a mos valle BE-ja nuk e di se ambasadoret e vendeve anetare shesin vizat ??? Pse valle nuk e lufton kete lloj trafiku???
-Apo cigaret kontrabande. Cdo kamion/ngarkese cigare qe do te eksportohet jashte BE raportohet ne Bruksel , atehere pse nuk "ndihmojne" qe “kjo ngarkese te paguaj dogane??? Po te garantoj se ne Bruksel dine targen e kamionit, ngjyren, marken, emrin e shoferit, nr e patentes, dhe oren e sakte te mberritjes se kamionit ne piken doganore.
etj etj etj... .

Dmth me pak fjale " I zoti nxjerr gomarrin nga balta" dhe mjerret ne qe nuk dime ta nxjerrim ate.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 08:40
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eneid
Rob Zoti!

Regjistruar: 15/04/2004
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 71

Per Beterrin

Nese e ke lexuar mesazhin tim me kujdes, une kurrsesi nuk shfajesoj politiken tone per korrupsionin e pislleqet e tyre, por ashtu sikurse e thote edhe Trojani ne mesazhin e tij -- "miqte" tane ne BE i dine se cilet politikane jane te implikuar ne trafiqe por ama nuk publikojne as emra asgje.

Per ta eshte me e lehte te na drejtone gishtin tregues e te na qortojne, sesa te ndermarrin seriozisht veprime qe do ta nxirrnin Shqiperine nga kaosi qe e ka perfshire brenda 24 oresh (ne menyre figurative, besoj se me kupton). Mendon se eshte e veshtire qe nje vend me 3 milion banore te behet si Zvicra brenda nje kohe te shkurter? Une per mendimin tim mendoj qe jo!

Respekte
Eneid

__________________
Nėse herėn e parė s'ia del mbanė, hiq dorė nga parashutizmi!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 10:25
Eneid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eneid Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eneid (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eneid Shto Eneid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eneid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Per eneidin.....

Nuk kam ndonje simpati te vecante plako per BE,anoj me shume nga Amerika sepse dihet politika k.... e BE,do preferoja me mire te na luteshin per te hyre ne BE sesa tju lutemi,kemi krijuar nje opinion te keq si politike shqiptare per BE prandaj edhe ata kane dyshimet e veta ,pastaj une mendoj qe moshyrja e jone ne BE lidhet edhe me fqinjet tane sllave,mendoni ju qe do na fusin neve para Kroacise,Maqedonise?Une mendoj qe ne do futemi se bashku kur ti plotesojme ca kushte ekonomike dhe politike,mos harroni qe me futjen e dhjete anetareve te rinje,Europianet jane trembur shume dhe shfaqin akoma dyshimet e tyre,po per ne Ballkanasit qe njihemi si popull pak me i vrazhde dhe me mentalitet pak me mesjetar??

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 16:12
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eneid
Rob Zoti!

Regjistruar: 15/04/2004
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 71

Per Beterrin

Plako pikes i ke rene sepse dole tek ajo qe une kerkoja te thoja me mesazhin tim te pare:

BE-ja ka krijuar nje fobi per ballkanasit (sidomos Shqiptaret), dhe kjo eshte arsyeja e vertete qe ata nuk liberalizojne vizat ose qe vazhdojne te na kritikojne. Me kete nuk dua kurresesi te zhvesh Shqiperine dhe politikanet e saj k**va nga gabimet e tyre, por kjo ftohtesi e BE-se eshte shume hipokrite dhe teper e pacivilizuar.

Respekte
Eneid

__________________
Nėse herėn e parė s'ia del mbanė, hiq dorė nga parashutizmi!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 18:26
Eneid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eneid Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eneid (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eneid Shto Eneid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eneid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

Eneid

O shok postimi jot eshte i fuqishem.Eshte llogjika e nje njeriu me kulture e perzier me mllefin e nje shqiptari te mire.Po cfare t'i besh?Zoti keshtu na i percjell mallkimet ne shqiptareve me ane demonesh me kombesi shqiptare dhe gjak te prishur.Vella te gjithe e kane fajin per kete batak ku jemi zhytur.Populli e ka ca,lideret e kane shume,te huajt e kane ca,por te huajt bejne krim qe e mbajne Shqiperine ne kete gjendje.Tallen me popullin shqiptar.U bejne kercenime lidereve shqiptare se po nuk bashkepunuan dhe po nuk mbyllen trafiqet nuk do ti fusin ne europe.Ketu eshte absurditeti me i madh i diplomacise Europiane dhe krimi qe po i bejne ketij populli.Europa qe i ka ndjekur prej 13 vjetesh zhvillimet ne shqiperi dhe ka ketu lloj lloj diplomatesh e njeh shume mire papergjeshmerine dhe qeverisjet korruptive antikombetare te liderve shqiptare,vazhdon i kercenon,per mos futje ne BE,dhe ne fakt nuk po na fusin.Dhe me keqardhje po konstantoj se lideret shqiptare bredhin neper europe sa here tua dete qejfi(se detyra rralle i con).Europa u kerkon lidereve shqiptare te mbyllin trafiqet,pra u kerkon trafikanteve te mbyllin rrugen e miliardave.I kerkojne Berishes te jete opozite konstruktive,qe me pak fjale do te thote futi dhe ti Berishe ca leke,se cfare mund te ndertosh me Nanon?Me pak fjale Europa kercenon per mosfutjen ne Europe shtetin e atyre qe nuk e duan shtetin,popullin e atyre qe nuk e duan popullin,kercenojne ata qe e kane Europen si shtepine e tyre.Pra europa tallet dhe shqiptaret mbyten,Europa ben nje raport,palet shqiptare e mesyjne Rognerin per konferenca shtypi,ndersa shqiptaret hyjne ne borxhe deri ne gryke per te vajtur ne Europe,sekur do ikin ne hene.Europa turperon veten dhe vazhdon vazhden e padrejtesive kunder popullit tone dhe shqiperise.Kur ne nuk na duan tanet mendo sa na do Europa.Sa turbull dhe pa emra konkrete i ben europa raportet,enkas qe te vazhdoje corba e papergjegjshme akuza dhe kunderakuza te politikes shqiptare dhe ne fund populli me i keqperfolur i Europes ngelen shqiptaret.Mos e thente Zoti te perfliten per keq politikanet shqiptare.Populli yne eshte foshnje fare...i pafajshem...Mire toka i duroka keto vampire,por si i duron populli,qe akoma nuk e kupton se ka votat ne dore,plumbat qe do ti godasin ne balle shenjt-shejtanet e politikes.

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2004 22:05
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė elbasanlliu_2003 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eneid
Rob Zoti!

Regjistruar: 15/04/2004
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 71

Elbasanlliu

Ne Shqiptareve, dhe me vjen keq qe e pranoj por eshte e vertete, gjithnje na ka karakterizuar nje ekzistence sa kolektive aq edhe individuale. Me kete dua te them qe, edhe pse lidhjet farefisnore i kemi te forta kur vjen puna per angazhim kolektiv per c'faredo lloj nevoje tonen, nuk behem dot njesh! Kjo eshte nje dobesi te cilen politikanet tane anti-kombetar, dhe nderkombetaret e papergjegjshem dhe pse te mos themi anti-shqiptare e shfrytezojn ne dem tonin.

POr edhe nderkombetareve nuk u falet qe tallem mender b*then me ne, sepse ata supozohen te jene predikuesit e civilizimit!

Respekte
Eneid

__________________
Nėse herėn e parė s'ia del mbanė, hiq dorė nga parashutizmi!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Maj 2004 11:03
Eneid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eneid Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eneid (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eneid Shto Eneid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eneid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

E shef Eneid se ku ka arritur papergjegjshmeria e qeverise shqiptare?Nuk mjafton qe po na bejne nje degjenerim dhe denigrim historik qe do ta vuajme shume,por doli varianti dhe per disa miliona dollare te tjere.Duan te sjellin plehra ne Shqiperi.U shpreha gabim ne letren e mesiperme.Keta nuk jane te papergjegjshem,keta jane kriminele te paster fare,kurse diplomacia Europiane eshte aktor i keq i tragjedise shqiptare.
Te pershendes.

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 08:49
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė elbasanlliu_2003 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > BE - Shqiptaret - Zhgenjimi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.