Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Nje dite qe prodhon racizem (reflektime)
Dje dola nga shtepia per tu drejtuar nga stacioni i trenit. Lagjia ishte mbushur me raca nga te gjitha llojet. Pakistane, afrikane, indiane, shqiptare, sllave etj. "Tashme ketu po behet si Amerike" mendova me vete, por nuk pata shume kohe te mendoj. Nje grup ishte ulur ne park dhe po pinin birra. Rreth e rrotull parku popullohej nga plehra te ndryshme, shishe birre te mbaruara, letra me te cilat mbeshtjellin buken etj.
Duke vazhduar rrugen degjova nje muzike te larte qe po afrohej. Ishte nje makine me nje zezak brenda, qe po shpaloste gjithe decibelet e mundshme. Makina me kaloi para dhe ndaloi tek nje grup tjeter zezakesh (se mos ma marrni per keq fjalen "zezak"). Une vazhdova rrugen time ndersa makina tashme kishte hapur dyert si nje diskoteke me rrota. "Bah, mendova me vete, ne kete lagje nuk ka me qetesi. Eshte mbushur me dyqane myslimanesh qe shesin prodhime orientale dhe vijne era sapun rrobash. Dikur nuk degjohej as miza ne lagje dhe mund te mesoje qetesisht ne shtepi. Tani femijet kineze me kujtojne Shqiperine poshte dritares, teksa zihen e cirren tamam si ne Shqiperi."
Sidoqofte vazhdova rrugen, kur papritur nje djale zezak ndaloi para meje dhe u kthye me fytyre nga pallati. Po e veshgoja i habitur se nuk po kuptoja ku do hynte aty, perderisa nuk me kujtohej te kishte ndonje dere. Isha gabuar rende. Zezaku po shurroste para meje. I kalova prane dhe pashe sesi urina e tij po perhapej ne trotuarin e shtruar me pllaka te lemuara. U lemerisa nga pamja. Keto gjera i kisha pare vetem ne periferi te Milanos, ndersa une isha ne qender te nje qyteti turistik.
I hutuar vazhdova perpara, nderkohe qe makina vazhdonte te buciste nje kenge te 50 Cent. Para meje ishte nje grup tjeter zezakesh qe po rrinin para nje prej dyqaneve me ere sapuni. Megjithate nuk i kisha vene re sepse akoma po perpunoja me trurin tim ate qe po me urinonte perpara shtepise. Por nuk qe e thene... Nje nga zezaket qe ishin perpara mbaroi nje shishe birre dhe si pa te keq e fluturoi ne nje hapesire me bar qe kishte prane. Ktheva koken nga bari dhe pashe nja dy shishe te tjera dhe ca letra e plehra. U ndjeva keq. Tashme ndihesha i huaj ne ate turme zezakesh e lindoresh qe rrinin rrugeve me birra ne duar.
Mendova me vete: "Ja sa kollaj eshte te behesh racist. Keta njerez pa kulture vijne dhe te qelbin lagjen. Bertasin dhe ulerasin pa minimumin e kortezise. Dhe ky nuk eshte as atdheu im, por vetem nje shtet qe me ka adoptuar... Pyes veten: Sa nga shqiptaret jane sjelle keshtu ne Greqi para se greket te fillojne fshesat dhe racizmat e tyre?".
Ndermend me shkonin pamjet qe me tregonin patriotet, me shqiptaret qe rruanin mjekren ne sheshin Omonia. E tmerrshme, mendova, eshte e padurueshme te te dhunojne shtepine te huajt dhe te pretendojne te rrojne si ne epoken e gurit, pa asnje sens komunitar.
Megjithate i leme lojrat e llogjikes. Isha vone per te marre trenin dhe vazhdova rrugen drejt. Perpara me udhehiqnin po ata zezake qe kishin hedhur shishet e birres para syve te mi. Pas 50 metrash njeri prej tyre filloi te ngacmonte nje vajze kineze qe po kalonte ne rruge. Vari teneqen thashe. Te kisha pak kohe do i kisha folur thjesht per te kuptuar aresyet e perdorimit te rruges si kosh plehrash, por vazhdova drejt. Prane stacionit nje makine policie po kontrollonte nja dy ekstrakomunitare... I spjegova policit pamjen qe kisha pare dhe mu pergjigj:
"Nuk ke ci ben, i kontrollojme, i fusim brenda dhe pas pak dalin prape jashte e sillen njesoj. Shikoje (me tregoi sheshin). Tashme nuk pyesin asnjeri, sillen si tu teket, pa asnje respekt. Ne nuk kemi c'te bejme tjeter"
Pas nje udhetimi me tren dhe disa kilometrash ecje mberrita tek nje feste shqiptaresh. Shumicen nuk i njihja po mu duken cuna dhe goca te mire. Muzika ndezi atmosferen dhe shqiptaret kendonin e pinin, pa harruar prezantimet e rastit. Nuk kaloi shume kohe dhe erdhi lajmi se Papa kishte vdekur. Organizatori na ftoi te mbanim nje minute heshtje. Pas 30 sekondash mermeritje dhe qeshje sporadike, muzika u ngrit perseri. Kesaj rradhe vune kenge greke dhe cuditerisht njerezit filluan te kercenin te kapur qafe me qafe. Me mire do ishte te thonim meshkujt. Po kercenin vetem meshkuj te kapur me njeri tjetrin. Anash meje degjova nje italian te thote: "Bukur... ama qenkan te gjithe cuna". Nuk ishte dhe aq cudi ne fakt. Ne shqiptaret kercejme lirshem vetem valle pijanecesh mes cunash. I vetmi faktor cudie per mua ishte kenga greke. Teksa shikoja grupin e kercimatereve meshkuj me vinin ne mend postimet anti-greke qe lexoj neper forum. Cudi e madhe thashe me vete. I shajme greket nate e dite por te vetmin kercim te organizuar e bejme me kenge greke.
Vallezimi nuk zgjati shume se dikush u ankua per nenshtetesine e kengeve. Keshtu qe u nderrua muzike dhe askush nuk kerceu me. Vazhduam te hanim e pinim me muzike here shqiptare dhe here amerikane.
---------------------------------------------
Pa problem, kesaj rradhe policia erdhi tek ne: shqiptaret qe po festonin. I kishte therritur nje komshi, i cili natyrisht mezi po duronte nje feste lindoresh ne momentet me te zeza te komunitetit fetar. Policet ndenjen pak dhe iken. Une vazhdoja te vezhgoja shqiptaret, tipat dhe karakteret. Kishte mungese femrash, por nuk ndihej shume. Nje shok me terhoqi vemendjen tek nje cift. Ajo ishte bjonde me trup te madh dhe qendronte me krahun e futur tek mashkulli. Nuk ndaheshin nje cast. Ose me sakte ajo nuk ndahej asnje cast nga ai, ndersa ai bente muhabet me meshkujt e tjere. Ajo fshihej pak pas tij dhe qendronte ashtu e tulatur.
Pas nja 30 minutash policia erdhi prape, por kesaj rradhe ishin pak me te nevrikosur dhe urdheruan zhdukjen e cdo mjeti muzikor nga salla. Urdhri u zbatua nderkohe qe pijet alkolike vazhdonin te clironin sjelljet e shqiptareve, perfshire te miat.
Dolem nga lokali dhe u drejtuam nga diskoteka. Nje shok me ofroi "nje vize" te cilen e refuzova pa u menduar shume. Megjithate nuk me krijonte problem qe ai po merrte viza, shirita dhe bime mariesh. E dija qe po behej dru, por kishte te drejte te festonte e te harronte.
Ne diskoteke mashtrova rojen dhe hyra pa paguar. Nuk bejne keq disa leke te kursyera. Formalitetet ishin mposhtur tashme dhe grupi i shqiptareve po shkrytheshin ne pisten e vallezimit. Une po ashtu. Pas pak kohe ndjeva nevojen e pijes, por nuk kisha kokerr leku ne xhep. U ula te qetesoj trute dhe po shikoja njerezit sesi kerkonin seks majtas e djathtas. Vertetova edhe njehere se njeriu eshte kafshe njesoj si te tjerat. Kur pi disa gota zhvesh konstruktet e tij moderne dhe behet nje kafshe cfaredo ne kerkim te raportit fizik.
Nuk pata shume kohe te vezhgoj. Me terhoqen vemendjen njerezit qe po shikonin te gjithe tek e njejta pike. Vura re se dy djem po kapeshin. Ose me mire njeri po kapej ndersa tjetri po mundohej te dilte jashte. Te pakten njeri prej tyre ishte shqiptar. "Eh, thashe me vete, shyqyr qe ai i pari doli jashte se do kishte prishur festen". Pas pak i pashe te hynin te dy dhe po perqafoheshin. Nje i trete nderhyri dhe po i kerkonte llogari njerit prej tyre. Filluan te shtyhen, sherri filloi prape. Nje prej perqafuesve ishte tejet i pire dhe me nerva. Kaloi para kembeve te mia dhe i futi nje shkelm te mire kulltukut per te vazhduar nga pista i inatosur. Ishte padyshim shqiptar, e kisha pare tek festa. Nuk e mora vesh cfare po behej por pashe nje djale afrikano-verior ti shkoje prapa. Mendova se ishte bodyguardi i lokalit.
U duk sikur sherri kish mbaruar por nuk qe e thene. Pas 20 sekondash filloi sherri i vertete me grupe cunash. Ne fakt ishin dy vende te ndryshme ku po ziheshin. Nje majtas meje dhe nje djathtas. Lokali i vogel ndaloi kercimin dhe njerezit po mundoheshin te evitonin shtyrjet apo grushtat. E zonja e lokalit ulerinte me sa kishte ne koke qe sherrxhinjte te dilnin jashte. Thirrjen ja zbatuan klientet e tjere qe dolen shpejt e shpejt mes shtyrjeve dhe premtimeve per vrasje.
Jashte nje pjese e klienteve kishin ndaluar te shikonin cpo ndodhte. Nje italian kishte harruar brenda xhaketen. Ishte veshtire ta rekuperonte ne ate moment. Nje tjeter po me ankohej se kishte gjysmen e gotes pa mbaruar dhe e kishte paguar i shkreti...
Tek dera e lokalit cunat shqiptare vazhdonin sherrin. Disa mbanin njeri tjetrin, te tjere benin sehir, ndersa sherrxhinjte vazhdonin te permendin premtimet qe fillonin me q.. (nenen, motren etj etij). Une vazhdoja te beja sehir me grupin e perzjere italiane dhe shqiptare qe nuk kishin asnje shok qe duhej mbrojtur ne sherr.
Grupi i shqiptareve po mundohej te merrte situaten ne dore dhe mos linin tre te piret qe kishin hapur sherrin te benin ndonje te pabere. Nja dy po i mbanin me force shoket e vet. Nje tjeter e terhoqen zvarre qe ta largonin nga armiku qe donte te vriste (ahahah). Keshtu kuptova se sherri duhej te ishte mes shqiptaresh. Te kish qene mes ndonje etnie tjeter tani patriotet e mi do i kishin therur dhe askush nuk do mbante njeri tjetrin.
Pas 10 mintuash amullie mora rrugen per te ikur. Rruges gjeta shqiptare te tjere qe si puna ime kishin ardhur per qejf dhe s'donin t'ja dinin per sherr. U mblodhem ashtu sic kishim mbetur ne nje shesh dhe po prisnim disa te tjere. Po hidheshin hipotezat e para te aresyeve te sherrit. Teza kryesore konsistonte ne "shikime qe nje egjiptjan i kishte bere femres se nje shqiptari". U kujtova se sherrxhiu kryesor ishte mashkulli i asaj bjondes. Duke pare si e mbante gruan (apo dashnoren) pas vetes arrita te kuptoj sa rendesi kishte te mos ja gjuanin partneren.
Nejse, shqiptaret u mblodhen ne shesh. Pas pak erdhen edhe protagonistet e sherrit. Njerin prej tyre e kisha takuar gjate festes. Nje tjeter ishte pjetar i grupit "te vizes". Padyshim ishin dru dhe kjo kishte influencuar qe te behej sherr. Pa mberritur mire ne shesh filluan te kapeshin me njeri tjetrin dhe sherri filloi prape me te madhe. Une konfirmova qe sherri ishte edhe midis shqiptaresh dhe lashe sheshin e luftes per te marre rrugen e shtepise. Prapa meje shqitparet mbanin njeri tjetrin ne tentativat per vrasje dhe q..rje. Duke u larguar kuptova se komuniteti shqiptar i atij qyteti ishte tejet i papjekur. Keto sherre ne i benim vite me pare, tani tallemi me sherrxhinjte ... dhe natyrisht kjo ka bere qe numri i sherreve te bjere.
Duke mberritur ne shtepi po mendoja se sa pjese e atij bastardizimi te komunitetit jemi vete ne shqiptaret. Po mendoja per llojin e miqesise qe krijojme me njeri tjetrin. Ne nuk kemi kufij te qarte me shoket. Shokut i japim besim, mbrojtje dhe ndihme. Kjo na ka mbajtur gjalle ne shekuj, por sot po na demton rende.
Ti kerkosh makinen nje shoku shqiptar ta jep ne mirebesim. Fjala kyce ketu eshte "mirebesim". Nuk vret mendjen cfare do besh apo sa gjoba do marresh sepse ti je miku i tij dhe nuk do e lesh kurre ne balte.
Nese nje shok te merr ne telefon dhe te kerkon ndihme se po ben sherr ti nisesh menjehere ta ndihmosh. Nuk te intereson si ka filluar sherri apo kush e ka fajin. Ti mbron shokun dhe do e mbrosh me cdo kusht. Ky eshte modeli yne shoqeror. Ne nuk lejojme qe punet ti zgjidhi policia. Mundohemi te mbajme shoket kur nxjerrin thikat per ti rene shokeve te tjere, ose ngreme grushtet per ta ndihmuar kur duan ti bien te panjohurve.
Ne jemi nje shoqeri grupesh, jo nje shoqeri individesh. Pikerisht per kete aresye korrupsioni dhe kriminaliteti nuk mund te luftohet si ne gjithe perendimin. Cdo kriminel ka nje grup shoqeror apo familjar qe do ta mbroje, qe do perpiqet ta nxjerre nga burgu. Madje problemi kryesor i vrasjeve ne shqiperi nuk eshte policia apo prokuroria. Problemi kryesor eshte gjakmarrja. Nuk ka rendesi cfare ben shteti, puna eshte te sqarohet muhabeti me familjen e viktimes, e cila mund te hakmerret. Domethene, po ta mendojme mire, fuqine e vertete nuk e ka shteti, sepse nuk ja kemi dhene. Fuqine e kane familjet, fiset dhe bandat.
Pasi thashe te gjitha keto, me duhet te konstatoj se racizmi grek ka nje pikenisje, si cdo racizem tjeter. Ai jemi vete ne. Padyshim qe greket nuk kane llogjiken e duhur per te evituar shovinizmin popullor, por edhe ne nuk jemi engjej. Racizmi grek dhe racizmi shqiptar jane vellezer. Per cdo krim te grekerve ne bejme krime te tjera. Mundohemi te nxisim racizmin me cdo kusht. Madje studentet e universitetit te New Yorkut guxokan te kerkojne shkarkimin e dy rektoreve me aresyen e vetme "se jane greke". Ne keto kushte kush i ka fajet per te gjitha keto qe ndodhin. Kush i ka fajet qe zezaku me shurros tek dera e shtepise dhe shqiptaret prishin klubet dhe diskotekat. Kush i ka fajet qe greket grisin flamure dhe shqiptaret duan ti shkarkojne. Pra, kush me sqaron, cila eshte rrugedalja nga keto situata te degjeneruara ku jetojme???
Me falni per zgjatjen e mesazhit. Duhet te tregoja detajet qe te kuptoheshin emocionet.
Modifikuar nga Fajtori datė 04/04/2005 ora 16:45
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|