Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) Vlerėsimi i Temės: 4 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

Nje teme interesante per tu lexuar.

Ne kemi probleme me administrimin e lirise, ne kemi nuk dime te perceptojme demokracine dhe te bejme shtet sepse nuk mund te bejme administrimin e lirise dhe ne nuk bejme administrim te lirise sepse nuk jemi krenar per veten tone, ne nuk jemi krenar per veten tone, per te qenit Shqiptar, sepse nuk dime historine. Nje Austriak apo nje Francez eshte krenar sepse ka kombesine qe ka sepse ka pasur figura historike, ka nje kulle Eifel apo nje Hark Triumfi. Ne nuk dime historine sepse nuk kemi pasur figura historike. Po cfare figurash historike kemi pasur? Ne historikisht kemi abuzuar me figurat historike.

Tema fillonte te greket, une per vete nuk besoj se greket e sotem jane pasardhes te heleneve te dikurshem, mjaft te shohesh paraqitjen e grekeve te sotem dhe te krahasosh ate me akilin e dikurshem bjond dhe flokeverdhe. Ashtu sic Greket nuk mund te jene pasardhes te heleneve, as une nuk besoj se ne Shqiptaret jemi pasardhes te Ilireve, apo kemi trasheguar nga ato virtytet dhe deshiren per tu zhvilluar. Mbase 500 vjet nen sundimin e Turqise dhe 400 vjet te Grekeve nen kete sundim na kane ndryshuar. Jo vetem si paraqitje sepse vetem nje fushate spastrimi bene Serbet ne Kosovo ne 1998 dhe kush e di sesa perdhumime apo lindje pati, jo me te rrije nje ushtri e huaj per 400 vjet ne nje vend, por ajo qe ndryshoi dhe realisht vjet eshte menyra e te menduarit. Eshte psikologjia e te menduarit.

E ka vene ndonjeri re se vendet e lindjes nuk zhvillohen, ose nuk i degjohet zeri nqs nuk ka diktature, apo forma te ngjashme te qeverisjes absolute apo te nje personi? Qe nga Egjipti i lashte, vendi i pare i organizimit te nje shteti nen nje person qe edhe mitizohet, per te kaluar me pas ne babiloni, tek perendoria otomane, tek BRSS dhe deri tek Kina e sotme, duke kaluar shume Sadam Hyseina, Staliner, mbreter Murate etj etj. Me ke jemi te ngjashem nga psikologjia masive ne Shqiptaret? Kush jane figurat tone historike? Skernderbeu qe mblodhi me force princerit nga gjithe Shqiperia dhe nje familje qe nuk e mblodhi dot, iku e i dha motren per grua? Ahmet Zogu qe zbarkoi me forca te huaja? Apo Enver Hoxha? (nuk them se dy te paret nuk bene per Shqiperine, madje bene mjaft, nuk dua te keqkuptohem ), por ajo c ka dua te tregoj eshte menyra e te menduarit dhe te vepruarit te liderve tane. Tradicionale dhe patriarkale. Ne rritemi ne familje patriarkale, per te dale tek femrat tona (mbase do ishte mire qe te kjo te ishte nje teme tjeter) ne rrisim femijet tane ne familje patriarkale, ku roli i mashkullit eshte deciziv, ku ai vendos se cfare zgjedhje do behet, sesi do behet dhe eshte normale qe ky do te jete imazhi i mashkullit ideal per ate femije femer ne koke, kete lloj mashkulli do kerkoje ne jete tipin e babait te saj qe nuk e pyet, nuk e merr parasysh se cfare mendon kjo e fundit, ate qe vendos, keshtu qe mos kerkoni nga femrat tona te ndihmojne me mendime apo te keshillojne.

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2005 14:32
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė elbasanlliu_2003 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Si e shikoj une

Si zakonisht armiku i kombit del nje fuqi e huaj dhe ne mundohemi te luajme rolin e popullit te keqtrajtuar.


Problemi tek ne është se armikun e jashtëm e përdorin ata që na udhëheqin për interesa vetjake e jo në interes të Kombit.
Armiku i jashtëm gjithnjë ekziston ose "shpiket" për të bashkuar 1 masë njerëzish e për t'i shtyrë të bëjnë diçka (100 veta e ndërtojnë më shpejtë 1 shtëpi se 10 veta).
Kombi amerikan -që sot për sot është në fazat e përfundimit si "Komb i shpikur"- u bashkua e filloi të PUNONTE për luftën pas Perl Harburit, pra, pasi u godit dhe pati 1 armik "real". I njëjti Komb, pas 11 Shtatorit, është shumë më tepër i bashkuar se para atentatit (dhe duke patur parasysh që terrorizmi është më tepër 1 armik i padukshëm).
Përdora termin "Komb i shpikur" se është 1 Komb mjaft i ri në jetën njerëzore dhe të njëjtën gjë u përpoqën të bënin me "Kombin" sovjetik apo jugosllav, por s'ia arritën dot qëllimit. Dhe të njëjtën gjë po bëjnë me Kombet e ndryshëm të Amerikës Latine dhe dalëngadalë po e arrijnë.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kam pershtypjen se parti "te plakura" shpikin zgjidhje ad hoc sa per te krijuar nje alternative ne prag zgjedhjesh. Me duket nje mashtrim.


Është më se e vërtetë (edhe sipas mendimit tim), u intereson vetëm pushteti i sotëm e jo mirëqënia e nesërme e popullit.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te njohesh historine eshte dicka mes nevojes dhe fatkeqesise. Duhet per te kuptuar si kane ardhur shtetet dhe popujt ketu ku jane, por demton hapjen mendore te njeriut.
------------------------------------------------------
Po citoj ato që tha Elbasanlliu_2003
Ne kemi probleme me administrimin e lirise, ne kemi nuk dime te perceptojme demokracine dhe te bejme shtet sepse nuk mund te bejme administrimin e lirise

Asnjë popull nuk është i lirë ose i hapur mendërisht se asnjë popull nuk e kupton lirinë dhe hapjen mendore. Lirinë popujve ua japin ligjet dhe ligjet bazohen tek frika.
Të njëjtën gjë tha edhe Xhimi84, hiquni popujve të lirë, demokratë e të kulturuar ligjet e Shtetin për pak kohë e do duket sa e kuptojnë lirinë e sa të kulturuar dhe të hapur mendërisht janë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2005 03:36
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ndryshimi i ndaj kultures dhe frikes duket ne nje fakt interesant. Ne blackout-in e vitit 76 ne New York (s'jam i sigurte per vitin) pati akte vandale dhe ddyqane te thyera. Ne blackout-in e vitit qe shkoi pati pak raste te tilla.

Une besoj tek kultura e nje populli dhe kjo duket ne shume detaje. Nuk besoj se populli eshte turme qe mbahet urte me friken ndaj ligjit.

Rilexohemi ne te ardhmen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2005 04:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Duhet parë e patur parasysh si dhe sa funksionuan policia, ligji e Shteti gjatë "errësirës" së vitit të kaluar; përvojën e kishin dhe nuk i gjeti të papërgatitur ajo "errësirë".
Patjetër që kultura ekziston, por mendoj se është kulturë "e injektuar në gjak" brez pas brezi duke u bazuar tek respekti (frika) ndaj ligjit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2005 16:08
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eshkathet
Anetar i ri

Regjistruar: 05/04/2005
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 3

Thumbs up

pershendes elbasanlliun, jymmin, perendia per mendimet e tyre me te qarta dhe me afer me te verteten ku nuk vura re ndonje EGOIZEM!

__________________
sic kerkon, gjen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2005 00:57
Eshkathet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eshkathet Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eshkathet Shto Eshkathet nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eshkathet nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Kur lexova kete artikull mu kujtua menjehere tema e hapur nga Fajtori dhe per ta pasuruar ate vendosa te sjell kete artikull te Filip Cakulit

Maskarada presidenciale dhe ironia diplomatike

E Enjte, 28 Prill 2005
Nga Filip Cakuli

Perpara budallallekut jane te pafuqishme edhe perendite, thote nje shprehje e vjeter latine. Po ta perifrazojme sot, do te thonim se perpara politikaneve tane jane te pafuqishme te gjitha ligjet e shkruara dhe te pashkruara, eshte e pavlefshme edhe Kushtetuta, qe per boten jashte nesh perbeka ligjin themelor te shtetit.

Pa i'u skuqur faqja dhe pa i'u dridhur qerpiku, aktoret me te shquar, me sakte me te shqyer, te skenes politike shqiptare u vune dje ne rresht ne nje sallon te madh te presidences dhe nenshkruan nje marreveshje, qe pa frike mund te quhet dokumenti i turpit dhe i deshtimit te gjithe politikes, per te zbatuar kodin zgjedhor dhe mender kushtetuten. E them me dhimbje fjalen "mender" para ligjit themelor, por e tille eshte katandisur ai nga politika jone.

Pra, te qeshur dhe te gezuar, nen bekimin e bablokut president qe i shtyu nja dy ore me njerez perreth dhe nen buzeqeshjen ironike te trupit diplomatik te akredituar ne vendin tone vendosen qe te njohin ligjet tona dhe t'i zbatojne ato! Te huajt i duartrokiten dhe raportuan ne kancelarite e tyre se ajka e politikes shqiptare u mor vesh qe te respektoje ligjet e shtetit. Nuk e di c'kane thene andej kur kane lexuar keto raporte, por nje shprehje u ka shpetuar doemos; "Allah, allah, jane cmendur te gjithe ne Shqiperi, me soj e sorrollop".

Sikur te ndodhte kjo diku ne Angli apo ne France, qe Presidenti te therriste nje kryetar partie e t'i vinte perprara nje dokument per ta nenshkruar, dmth, qe firmos ketu se do te zbatosh Kushtetuten, jo vetem qe televizonet nuk do te vinin, por nje ekip mjekesor menjehere do te merrte nen kontroll edhe Presidentin edhe kryetarin e partise dhe patjeter do t'i pajiste me raport mediko-legal me diagnoze skizofrenie teper te rrezikshme.

- Pse kerkoni te divorcoheni?- e pyet gjykatesi burrin.

- Po t'ju a le tri dite gruan time, do ta kuptoni vete aresyen,- ia kthen burri.

Mjafton tri dite te rrije nje i huaj ne Shqiperi dhe i kupton mire shqiptaret, domethene udheheqesit tane. Ndaj nuk i'u bejne me pershtypje te huajve budallalleqet tona.

Tek ne jo vetem qe ndodhin, por i behet edhe buja si nje ngjarje e madhe, si nje dhurate praraelektorale qe na falen kreret tane te larte te politikes. Duke nenshkruar kete dokument, politkanet nenshkruan aktin e turpshem, i cili deshmon se tek ne nuk kane vlere ligjet dhe Kushtetuta, por vetem tavolinat e rrumbullakta partiake apo maskarada te tilla presidenciale. Keta birko qe tallen kaq hapur me shtetin ligjor, neser pas zgjedhjeve do te na drejtojne prape drejt ndertimit te shtetit ligjor dhe do te na mbushin mendjen se perpara ligjit jane te gjithe te barabarte. Ashtu eshte. Te gjithe do te jemi te barabarte, thjeshte vetem disa do te jene me te barabarte se te tjeret.

Sipas ketij stili neser do te na therrasin secilin nga qytetaret e republikes per te nenshkruar nje deklarate noteriale se do te njohim ligjet e ketij vendi dhe do t'i zbatojme ato. Edhe Kushtetuten do ta respektojme se gjynah edhe ajo e shkreta, s'te ka faj.

Po mire more zoterinj te nderuar dhe shoke te dashur a e dini qe ligji eshte i detyrueshem per t'u zbatuar nga te gjithe? Dhe ai qe nuk e zbaton denohet sipas ligjit? Ku ka ndodhur qe te thirret tjetri e t'i lutesh qe te zbatosh Kushtetuten dhe t'i kerkosh firmen per kete?

C'them dhe une! Ne nje vend qe mblidhen prijesit e fiseve e merren vesh qe per nje vrasje te pergjigjet vetem vrasesi dhe jo kusherinjte e tij apo krushqit dhe ne kete ceremoni eshte i pranishem dhe duartroket edhe shefi i policise, merret me mend se keshtu do te ndodhe edhe me prijesit e fiseve me te medha, partive. Kesaj here nuk eshte i pranishem shefi i policise por ambasadorja amerikane dhe perfaqesuesit e tjere te perendimit drejt te cilit kemi kohe qe jemi nisur dhe s'po arrijme dot. Dhe s'kemi per te arritur nese perendimi tallet ne kete fare feje me ne, duke na vene te firmosim se jemi dakort te zbatojme Kushtetuten. Pastaj do na vene te firmosim se duhet te hame 3 vakte ne dite dhe se qe te lindesh femije, duhet nje burre dhe nje grua. Dhe shkulet se qeshuri Europa plake. Tamam si me fiset indiane qe kur u cuan ushqime me avion dhe indianet pane nje njeri ne aeroport te tundte dy shkopinj ne ajer per te drejtuar uljen e aeroplanit, menduan se amerikanet po i benin me shenje Zotit lart, per te zbritur ushqime. Dhe tani sa here qe nuk kane c'te hane, nxjerrin dy veta me shkopinj ne dore qe i tundin ne ajer duke i'u lutur Zotit te dergoje prape ushqime.

"O Rome fatlume qe ke lindur te me kesh Konsull",- thoshte nja dy mije e ca vjet me pare Ciceroni. O Shqiperi e mjere qe ke lindur te kesh te tille princer.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2005 03:32
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Diku nga mesi i Prillit

Sot lajmet informuan mbi kapjen e 150 kg heroine nga policia italiane. Eshte sekuestruar nje anije dhe jane arrestuar 11 shqiptare qe kishin krijuar nje rrjet te madh droge. Cdo gje ne rregull persa i perket lajmit. Ajo qe me ben pershtypje eshte menyra si jepen gjithmone keto lajme. Asnje televizion nuk alarmohet nga gjera te tilla. Lajmi jepet kalimthi sikur te prekte tangent jeten e perditshme dhe kalohet tek lajmi tjeter. Shqiptaret nuk ndjejne asnje faj per krimet e bashkekombesave. Televizionet nuk i japin rendesi dhe qytetaret ndihen larg pergjegjesise. Ndoshta nuk e kuptojne problemin madhor qe fshihet brenda ketyre lajmeve, por cirren kur ndonje grek apo anglez identifikon shqiptaret me krimin. Toleranca ndaj krimit qe mbizoteron ne Shqiperi perkthehet ne mungese kulture ne ambjentet perendimore dhe keshtu lind racizmi ndaj shqiptareve. Por kete efekt nuk e llogarisin mediat shqitpare.

Te gjesh nje shtepi ne Itali eshte shume here me e veshtire nese ke damken “Shqiptar”. Per kete e kane fajin jo vetem kriminelet qe rrojne ne saje te droges dhe vrasjeve, por edhe ju qe kriminelet i lindni dhe i rrisni nen justifikimet e problemeve ekonomike. Prandaj ju, shqiptare, meritoni krejtesisht damken qe ju ka vene perendimi. Ju do te vazhdoni te jeni qytetare te kategorise se dyte derisa te mos kuptoni demin qe i sillni kombit me kriminelet qe shperndani neper bote. Ju, nena kriminelesh, pranojeni qe keni rritur kriminele. Mos u orvatni avokateve qe ti nxirrni bijte tuaj kriminele nga burgu. Nxirreni moralin nga ligjet dhe futeni thelle ne ate tru oportunist. Ju vellezer kriminelesh, pranoni te hani buke thate per hir te ndershmerise. Mjaft dolet rrugeve me makina cabriolčt per te shijuar parate e krimit. Ndersa ju, gra kriminelesh, mjaft vute kujen kur ju arrestojne burrin. Ulni koken dhe vuani sepse ky eshte cmimi qe duhet te paguani per ushqimet e ngrena deri dje. Dhe mjaft i qethet ata femije si alabake ne miniature, me floke me bishta dhe qafe te trashe.

Dikur Sali Berisha justifikonte teseren e PPSH-se me termin “bashkevuajtes dhe bashkefajtore”. Nuk e di sa mund te pershtatet termi “bashke-kriminel”, por di qe ky koncept kalon ne mendjet e qytetareve perendimore teksa refuzojne te me japin shtepine me qera. Ja pse une shqetesohem kur bashkekombasit e mi kapen me droge, ndersa ju vazhdoni te ndiqni lajmet me indiferentizem.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2005 00:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sonja
studente

Regjistruar: 11/03/2003
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 9

fakti qe degjohen lajme te tilla per kapje te bashkeatdhetareve tane, nuk duhet te coje ne reagime te teperta per te dale ne konluzione ekstreme qe jemi popull kriminelesh e qe pjellim kriminele.tek e fundit behet thjesht fjale per nje lajm te rendomte te kronikes se perditshme,pavaresisht se ka me shume emfazi kur behet fjale per shqiptare,sepse ne syte e perendimorit paragjykohet apriori vetem nga fjala "shqiptar".flas per prendimor te mirefillte,se po te flasim per italianet, nuk jane aq "open minded" sa te mesohen se njeriu nuk eshte senegalez,marokin,albanez,...extrakomunitar...(qe rrine ketej me vite dhe akoma me permeson e bekuar...per te mos folur per studentet..eshte nje kapitull me vete)
jam per teorine qe cdo popull,cdo vend ka ate perqindje kriminelesh,qe e pranojme se per numrin e popullsise tone,eshte cik relativisht i madh.pranohet gjithashtu qe kjo pjese e "mire" ka bere lloj e soj bemash ne cdo cep te Europes krahehapur,dhe ka lene gjurme "no comment",qe secili nga ne i di mjaft mire.
por,personalisht me duket i tepert perkufizimi "popull kriminel".po te verehet mire,ne cdo cep te jashte-Shqiperise,per cdo 14 kriminele qe "na nxijne" faqen e na bejne te ulim koken;-ka 14.000 (mos them me shume) shqiptare te tjere qe rropaten nga mengjesi deri ne darke per "te jetuar",kamioniste,muratore,lavapjate, etj,etj.-ku nje pjese e mire e ketyre punetoreve te ndershem (qe punojne per te lare qerane e bukur",jane ish mesues,pedagoge e inxhiniere qe ushtronin ne shqiperi.e sidoqofte,u pershtaten dhe vazhdojne te pershtaten ne menyre te qete e "pa fjale",ne nje fare menyre po asimilojne ate sens komunitar,aq te domosdoshem per ate "pjesen tjeter te medaljes"
Dhe pastaj,vijme ne,"filizat e rinj te kombit",studentet,-ose ndryshe "truri i kombit" qe lexuar neper gazeta e forume thuhet se jemi me mijera neper europe.( e me gjere).nuk dua te zgjatem shume per "jeten" dhe "kushtet" e studenteve ketej (sidomos ne Itali),e megjithate po vihet re nje adaptim admirues mes vendasve,per te mos folur per rezultatet mjaft te mira qe tregojne ne universitetet europiane ku nje numer i konsiderueshem po diplomohen me sukses.
eshte i admirueshem gjithashtu nje lloj patriotizmi genuin qe shfaqet nga grupe studentesh ne shume qytete ne formen e shoqatave kulturore ku organizojne aktivitete te tilla si:- "takime me personalitete shqiptare",-"dita e librit shqiptar",-"projektim filmash shqiptare",-"ekspozita me fotografi nga Shqiperia",-"festa e pavaresise",etj,etj.si dhe bashkepunime me autoritet bashkiake vendase e qendrat universitare-kulturore.
Nuk jemi kaq kriminele,pra!!!

dhe ceshtja tjeter qe kerkon mjaft kohe e hapesire per ta trajtuar eshte "mundesia" dhe "oportunietet" qe "na ofron" perendimi (sidomos italia me sensin komunitar" pjeses qe mbaron studimet ketej!.

per mendimin tim,nuk jane ato 14 shqiptare,qe na kane faj per lodhjet tona ne perditshmerine e ketejme.,dhe qe s'gjejme dot shtepi me qera. si ne trajtohen dhe te huajt (qe nuk jane komunitare,kuptohet).ndoshta jemi thjesht te tepert ne nje vend,qe s'eshte yni.,dhe natyra e njeriut eshte gjithandej pak a shume njesoj:secili mendon "kjo eshte shtepia ime,prandaj je mysafir".si rrjedhim na duhet perhere "te pershtatemi" vetem ne.

__________________
life is easy living with eyes closed and misunderstanding all you hear.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2005 21:05
sonja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sonja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sonja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sonja Shto sonja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sonja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shtojce per sonjen:
Nuk mjafton te permenden libra dhe aktivitete kulturore per te treguar se jemi popull i ndershem. Nuk mjafton as te mburremi me Eliza Dushkun apo Nene Terezen. Keto jane evente sporadike qe ndodhin jashte Shqiperise dhe nuk tregojne gje pervecse faktit se shqiptaret nuk jetojne dot brenda vendit te tyre.
Per te vleresuar kulturen e nje populli duhet pare aftesia e tij per te krijuar shtet dhe institucione brenda vendit. Te flitet nga Italia apo Amerika me dashuri per kulturen shqiptare eshte kollaj, por pse nuk tregohemi pak me objektive dhe zbresim nga retorikat nacionaliste. Me ka rastisur te shkoj shpesh ne Shqiperi kohet e fundit dhe mund te them me plot gojen se shqiptaret qe banojne ne Shqiperi jane tolerante ne kulm ndaj krimit. Drejtoret e ministrive pushohen nga puna per korrupsion dhe tani i gjen neper parti (si ajo e Metes psh). Kjo vjen sepse ne Shqiperi krimet anashkalohen shpesh ne emer te nje varferie utopike. Te korruptuarit nuk futen ne burg por vetem "pushohen nga puna". Ne fakt eshte mendim i shume njerezve qe tashme korrupsioni eshte bere menyre jetese. Prandaj nese do zbatoheshin ligjet do hynin brenda shume mesues, doktore, intelektuale dhe police apo ministra. Nuk ka njeri ne Shqiperi te mos jete bere pjese e nje krimi apo te mos kete ne familje nje kriminel. Jane me qindra mijera njerezit qe kane korruptuar se paku nje polic dhe jane me mijera policet qe korruptohen me pak para. Te mos llogarisimin punet e tenderave qe ndahen neper kafene.
Te gjitha keto me cojne ne perfundimin se shqiptaret e duan jeten e qete dhe korrekte, prandaj adhurojne te ikin ne perendim ku ndertojne jeten dhe ndonjehere shkelqejne. Por shqiptaret nuk kane kapacitet te krijojne shtetin e duhur qe te perballojne zhvillimet boterore. Rasti me i fundit eshte ai i zgjedhjeve te Korrikut. Ndoshta shume nga ju nuk e shikojne fushaten elektorale qe po zhvillohet ne Shqiperi, por une e kam ndjekur per nje fare kohe. E pra keto zgjedhje jane me te shemtuarat qe kam pare. Nevojes per ndryshim i pergjigjen po ata politikane te vjeteruar dhe me shume sesa alternativa politike jane krijuar sisteme per te marre ose mbajtur pushtetin. Administrata shteterore punon me ankth ne pritje te zgjedhjeve sepse kane friken e madhe se nese fiton Berisha do i pushojne nga puna. Ne fund te fundit eshte normale qe do pushohen nga puna perderisa jane vene shpeshhere me miqesira nga administrata e Nanos. Nderkohe parlamentit i jane sulur te gjithe si ujq per te marre ndonje post. Po hyjne ne politike biznesmene dhe shoqata biznesi, por keto do t'i shtjelloj me vone.

Koncepti i krimit nuk kufizohet vetem tek vrasja. Kush mendon keshtu do te thote se nuk ka kuptuar civilizimin boteror. Jo me larg se dje lajmet italiane cilesuan "krim" shitjen e CD-ve te kopjuar. Sigurisht qe eshte nje cilesim perifikerik ne listen e krimeve qe mund te kryhen sot, por kjo sherben per te kuptuar se nga pervetesimi i kultures antikriminale bota perendimore po ecen para. Nga pervetesimi i respektit per tjetrin evitohen krimet, qofte dhe me te voglat si per shembull mos ndezja e sinjalit te makines, por keto koncepte nuk duket se kane hyre ne mentalitetin shqiptar. Krim eshte edhe te degjenerosh gjuhen amtare sic bejne televizionet apo politikanet shqiptare, por as kete nuk e kuptojne.
Mund te justifikohet mentaliteti kriminal shqiptar me faktin se shoqeria eshte heterogjene dhe ka diferenca sociale qe e bejne te veshtire pervetesimin e nje kulture komunitare, por mbetet fakti se shqiptaret kane nje mentalitet kriminal ne vendin e tyre. Natyrisht qe eshte pergjithesim i guxuar, por keto jane perjetimet qe kam patur ne Shqiperi.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2005 23:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kodi i nderit

Seksi im mbetet i fryre idiotesisht; kembengul qe bota ndjek llogjiken e tij dhe jo llogjiken time prej psikopati...


Tirana ngjan sot me nje qytet eksperimental. Nje qytet vrime qe do te sherbeje si dalje mbi toke, mbi varferine. Dhe prandaj ne ate vrime jane turrur te gjithe te dalin te paret mbi toke, te shikojne dritet e diellit pas hapjes se kapakut. Tashme punohet prej 15 vjetesh dhe shumica e shqiptareve thone se per Shqiperine do te benin gjithcka, megjithese ajo nuk kerkon ndonje te madhe prej nesh, perveç mirekuptimit. Teksa vizitoj pjeset e trupit dhe vrimen e Shqiperise shikoj grumbuj plehrash ne plazh. Dhe kjo me revolton. Ndermend sjell njerezit qe i kane hedhur dhe me vjen te shkruaj nje tabele te madhe: "Derra te ndyre, mos hidhni mbeturina sepse ndotni jeten tuaj". Por kete se bej dot. Pastaj takoj tim ate, i cili duhet te deshmoje ne nje proces gjyqesor, por nuk ka deshire ta beje sepse frikesohet nga politika. Ne Shqiperi mjafton qe mbiemri i dikujt te perkoje me ndonje personazh te krimit dhe gazetaret e mediave politike mund te bejne artikull sikur Filani ndihmon ne gjyq Fistekun. E atehere me vjen tu dergoj partive dhe gazetave perkatese nje email: "Zagare te Berishes dhe PD-se apo te Nanos dhe PS-se, mjaft shkaterruat shtetin me sjelljet tuaja oportuniste. Keni kaq vjet qe lepini ***** dhe krijoni fantazma qe te frikesoni njerezit, keni kaq vjet qe pergojoni njerez te pafajshem. Nuk e kuptoni se jeni kriminelet me te rafinuar te kombit shqiptar? Dhe ju intelektuale te pavarur, mjaft u shtiret neper televizione sikur nuk merreni me parti dhe pastaj kantidoni me partite e medha. Jam i lodhur me refrenin tuaj idiotesk se po kantidoni nen siglen e asaj partie sa per te patur mbeshtetje. Nuk e kuptoni qe po mbani gjalle kurvat plake te epokes se komunizmit: PD-ne dhe PS-ne?"

Marr makinen dhe dal rrugeve. Ketu acarohem nga mos-respekti i shofereve. Njerit i flas ashper, por me pergjigjet nervoz: "Une eci si te dua". Keshtu me vjen ne mend nje shok qe jeton ne kete pus, i cili thote se "ne Shqiperi duhet te besh tre vrasje gjate dites qe te bjere shpirti rehat e te flesh i qete ne darke". Natyrisht qe ai se ka provuar si eshte te te bjere shpirti rehat, as une se kam provuar. Keshtu qe vazhdoj te eci rruges dhe kuptoj se rrethohem nga kafshe te llojeve te ndryshme. Kafshe trafiku, qe te presin rrugen dhe te perplasin; kafshe rruge, qe vjedhin kapaket e pusetave pa menduar se do shkaterrojne makina dhe jete njerezish; kafshe lokalesh, qe shkojne neper lokalet e bregdetit me ndonje dashnore dhe i flasin kamarierit me ton fyes; derra plazhi, qe hane, lahen, qeshin dhe dhjesin ne te njejtin vend; zagare politike, qe popullojne redaksite e gazetave apo zyrat e kryetareve; majmune gjuhesore, qe kopjojne fjalet e huaja dhe i perdorin per tu dukur me "trendy"; lepuj biznesmene, qe jane gati te mohojne edhe ekzistencen e tyre per te kapur tenderin e fundit; etj etj.

Pastaj...
Hap televizorin dhe degjoj si hapen 3 parti brenda 7 diteve. Njera arrin te dale nga ambjentet fetare dhe kryetari i saj guxon te thote se "myslimanet duhet te mbrojne interesat e tyre ne parlament". Si kunderpergjigje edhe shoqata e Agro-Biznesit hap parti. Thirrjen e OSBE-se per mos perzjerjen e biznesit ne politike kryetari i kesaj shoqate e hedh poshte me pretendimin se biznesi i tij duhet te perfaqsohet ne parlament. Nuk ka rendesi se cfare ka eksperimentuar perendimi me pare, nuk ka rendesi "konflikti i interesave". Nuk ka rendesi as si funksionon demokracia. Agro-biznesit nuk i intereson kjo. Rendesi ka qe cdo parti zorraxhinjsh ti afrohet sa me shume pushtetit. Me cdo kusht. Qofte edhe me nje deputet te vetem, qofte edhe me asnje. Nga vrima e Tiranes duan te kalojne te gjitha kafshet e spektrit zoologjik. Myslimane, greke, biznesmene, komuniste, politikane, komshinj, tenore, blektore, barinj, qafire etj.
Keto kafshe shkojne neper emisione dhe nuk pyesin perse jane ftuar, por shpalosin fjalimet e tyre si makina te programuara. Spikeret luftojne qe te bejne emisione mbi nje tematike te caktuar, por kafshet qe merren me politike nuk duan.

E keshtu na duhet te paguajme cdo dite haraçin e kesaj mbijetese (Fatos Kongoli).

Dikur pranonim te kalonim ne tranzicion, te pershkonim nje faze prej fetusi qe do te pillte nje qenie autonome shqiptare. Ceshtja eshte se gjendja prej fetusi nuk mund te vazhdoje pambarimisht. Fetusi njerezor ka nje jetegjatesi e shumta nente muaj. Me pas duhet te gjeje nje zgjidhje. Dhe ja zgjidhja qe gjeten shqiptaret: te sulen drejt parlamentit me parti dhe programe. Cdo personazh ka hapur partine e vet. Mjafon te zgjedhesh skllav i kujt personazhi deshiron te behesh. Ose me sakte, cila rruge te con drejt imunitetit parlamentar me kollaj (mund dhe te hapesh parti tenden). Dhe pervec imunitetit pushteti jep edhe "sex-appeal". Mesa duket po qendrove larg politikes mbetesh pa pushtet dhe nje mashkull pa pushtet, edhe sikur seksi i tij t'i tejkaloje permasat optimale, ne kuptim te gjatesise, sasise dhe cilesise se spermes, nuk eshte ne gjendje te ngope ca orekse te tjera te femres, qe duket qenkan me te fuqishme se orekset seksuale.

Ndermend me vijne vargjet e nje kenge te grupit Mister:
Behen gati luget
Garuzhdet behen gati
Rripat te lirohen
Qe barqet te mos plasin
Rrofte buka, rrofte supa
Rrofte kazani dhe tigani
Hani njerez, hani hani.


Miqte e mi.
Ne ate vrime qe quhet Tirane per here te pare eksperimentohen lirite seksuale, tradhetite dhe zhveshjet. Por kam frike se epshet dhe lirite e verteta mbulohen nga nje mode e ftohte tradhetish pa llogjike. Mos valle Tirana eshte thjesht nje qytet i rremujshem qe ofron mjegullen e duhur per te shfryre babezite seksuale? Mos valle njerezit nuk i kryejne tradhetite se kane nje mentalitet te hapur, por sepse thjesht i jepet mundesia per here te pare te jene te lire ne veprime? Kjo pyetje do nje pergjigje qe une se jap dot tani per tani.

Dje takova nje shok. E pyeta si shkonte shitja e librit qe kishte perkthyer. Ishte libri i dyte qe perkthente nga i njejti autor, por shitjet s'kishin ecur si me te parin. Kam nje ide pse nuk ka ecur mire libri i dyte, me tha. Titulli kryesor ka nje nentitull poshte: "Seks, pasion, fantazi". Ka shume adoleshente qe do kishin probleme nese prindet shikonin se po lexon nje liber me ate nentitull. Spjegimi ishte i befasishem dhe krejt i mundur. Keshtu kuptoj se lirite e deklaruara fshehin pas sketerrat seksuale qe vazhdojne te mbeten tabu. Prinderit vazhdojne te lejojne femijet e lire vetem nese seksit i thuhet "fejese".

Dhe se fundi, nga nje liber i Fatos Kongolit me terhoqi vemendjen edhe nje kuriozitet. Nder dyqind parimet e kodit te nderit te nje mafiozi, te parin rendiste: mos ju drejto kurre me ju askujt. Dhe te dytin: mos i kerko falje kurre, askujt. Me duhet te them se kultura shqiptare mund t'i zbatoje keto parime pa shume veshtiresi...

Lexohemi neser

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2005 23:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.