Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) Vlerėsimi i Temės: 4 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Hahaha Fajtori. Perfytyroj sikur te ishe gjerman gjate LIIB me keto ide nuk do lije ruset t`i shanin gjermanet se do u punoje qindin .
E di ku qendron gabimi yt? Ti i sheh gjerat ne prizem te ngushte. Sheh ata "trimoshet" qe mbajne 3 pistoleta ne brez, qe vrasin shqiptaret e tjere, dhe qe nxjerrin edhe kusherirat e tyre ne rruge. Keta jane thjesht "mbeturinat" e kombit. Mos valle nuk ka te tille ne Itali???? (Sicilia eshte djepi i Mafias) , mos valle nuk ka te tille ne Gjermani, France, Amerike apo Kine dhe Japoni? E ke gabim kur thua qe "nenat rriten kriminele". Kriminelet i beri Koha jo Nena. Ne cdo vend ekzistojne funderrina te tilla qe bejne krime shume me te tmerrshme. Pse thashe qe i beri Koha? Mos valle ne jemi me kriminela se baballaret tane? Mos valle ne jemi me kriminela se gjermanet? ASPAK. Kriminelet shqiptare duken me te keqinj se gjermanet sepse jane klan i ri. Dhe cdo klan i ri qe te fitoje nje emer ne rethin e kriminelave duhet te beje masakra te medha. E dyta eshte edhe arsyeja qe gazetaret vdesin qe te zbulojne "nje rrjet te ri te shqiptareve" sepse te flasesh per rrjete italiane, greke apo gjermane eshte mese e zakonshme kurse shqiptaret jane akoma "zbulim i ri". Gjithashtu ndikim te madh ka edhe gjendja EKONOMIKE. Nje person qe ka nje pune, qe siguron te ardhurat per familjen e tij, qe siguron shkollimin per femijet e tij nuk ka pse te behet kriminel. Perkundrazi, nje person me probleme ekonomike qe nuk siguron dot as kushtet me minimale te jeteses ai ka shume gjasa qe te behet nje kriminel. Gjithashtu faj ka edhe vet Perendimi me propaganden e tij qe ne Perendim i gjen te gjitha gati pa u lodhur mjafton t`i kerkosh, dhe nuk ka as halle dhe as probleme. Prandaj edhe shqiptaret kur iken ne Itali, Greqi apo Amerike prisnin qe "vellezerit" perendimore t`i prisnin krahehapur dhe t`u jepnin pune te zgedhura, rroga te majme dhe privilegje te medhe dhe "liri absolute". Duam apo s`duam kjo ishte propaganda. Dhe eshte normale qe ne kushtet ku ishte Shqiperia ne `90 dhe ne mungese totale informacioni shqiptaret do reagonin ashtu. Sepse nga filmat "uestern" dhe filmat "me parajsen amerikane" shqiptaret "ligjin" e quanin "diktature" dhe "lirine e ngaterronin me "anarkine".
Pra eshte nje sere faktoresh te lidhur me njeri-tjetrin, prandaj te thashe qe kjo duhet pare ne nje prizem me te gjere. Fajtori, miqesisht po te them qe "ngaqe po digjesh nga qulli po i fryn edhe kosit" Ngaqe me perpara behej propaganda qe "shqiptaret jane me te miret ne gjithshka" kurse tani realiteti doli ndryshe dhe ti kalon ne ekstrem dhe thua (pak a shume) "shqiptaret jane me te keq se te gjithe" (ose te pakten me keq se italianet apo amerikanet). E ke gabim. Shqiptaret jane NJEREZ. NJEREZIT jane njesoj me te metat dhe te mirat e tyre. I vetmi ndryshim midis popujve jane KARAKTERISTIKAT. Nje gjerman puro eshte si nje "makineri" , i sakte i prere dhe korrekt si nje ore zviceriane. Nje shqiptar ka karakteristikat e tij, nje francez ka karakteristikat e tij. Secili komb ka te metat e tij "kombetare" ka edhe "cilesite" e tij kombetare. Por asnje komb nuk mund te thote qe "ai komb eshte komb kriminelesh kurse ne jemi komb gjenish". Vetem Hitleri e propogandoi kete dhe i pame pasojet. 60 milione te vdekur dhe po kaq te plagosur.
Pershendetje.

p.s Persa i perket Tiranes apo Shqiperise keto probleme dihen, se i kane patur edhe vende te tjera para nesh dhe do i kene edhe vende te tjera pas nesh. Mentaliteti eshte gjeja me e veshtire per t`u permbysur. Nuk eshte nje monument ne mes te Tiranes qe t`i hedhin litarin dhe shpetuam

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2005 12:10
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Jimmy, mendoj se relativizmi yt eshte shembull i mentalitetit tolerant ndaj krimit.

Te shikojme gjerat me qarte. Ekziston nje game e madhe gjerash qe mund te quhen krime, por eshte shteti dhe komuniteti qe vendos cfare te demigroje si krim e cfare jo. Per shembull amerikanet jane strikt per pirjen e alkoleve para se ti japesh makines. E konsiderojne krim te rende dhe te rrezikshem. Nderkohe qe ne Itali nuk eshte kaq tragjike te pish dy birra te shtunen ne darke. Si ky rast ka te tjere qe bejne te kuptosh qe ligjet dhe zbatimi i tyre ndryshojne nga shteti ne shtet, nga kultura ne kulture. Ajo qe mund te zgjedhe nje popull eshte ku do qendroje ne kete game ligjesh dhe zbatimi. Une thashe me lart se shqiptaret kane vendosur qe te quajne krime vetem vrasjet e thjeshta dhe justifikojne shumicen e abuzimeve te tjera (duke filluar qe nga sinjali i makines dhe deri tek tenderi apo droga) me problemet ekonomike. Ketu qendron mentaliteti kriminal shqiptar.

E lexova gjithashtu me vemndje llogjiken tende. Eshte spjeguese dhe justifikuese, por jo autokritike. Mua nuk me intereson cfare problemesh kane shqiptaret qe behen kriminele. Mjafton qe shqiperia mos behet cerdhe kriminelesh qe shperndan mafioze neper bote. Kjo arrihet vetem kur Shqiperia te jete shtet ligjor dhe jo shtet qe fsheh krimet e veta pas problemeve ekonomike.

Se fundi, ke te drejte, perendimi ka nje fare faji por nuk qendron aty ku thua ti. Po e spjegoj me qarte. Sic ka nje game krimesh ka edhe nje game ndeshkimesh. Kur dikush vjedh nje molle mund te gjobitet, burgoset ose ti pritet dora. Zgjedhja eshte relative dhe varet nga nevojat e popullit. Fajet e perendimit qendrojne tek detyrimet qe i vene Shqiperise ne zbatimin e disa te drejtave te njeriut ne menyre utopike. Ne Shqiperi eshte i domosdoshem denimi me vdekje qe te krijohet nje fare rregulli dhe te prishet llogaria e gjakmarrjeve ne veri. Cdo shtet perendimor e ka perdorur ne kohera te ndryshme ndersa SHBA vazhdon ta perdore. Pra nuk ka pse te detyroje Shqiperine Evropa ose ndonje politikan nga kolltuku i tij i rehatshem perendimor. Nje shtet i di vete nevojat e veta dhe nuk ka pse te zbatohen ligjet qe zbatohen ne Rome apo Paris. Nuk mund te krahasohen kushtet e zhvilluara te policise dhe gjykatave perendimore me policine dhe gjykatat shqiptare. Pikerisht ketu qendron aresyeja e fajit perendimor. Ne nje fare menyre krimin e prodhon vete Evropa qe detyron Shqiperine te zbatoje rregullat e papershtashme te saj.

P.s. Mentaliteti fillon te ndryshoje kur dikush hap syte per te pare se jeton mes krimit, jo kur justifikohet cdo hap dhe i hidhet faji te tjereve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2005 12:49
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
albushe
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/04/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 49

sikur po kalohet ne paranoje tani ???

si me pas qene Sala qe sheh krimin dhe kriminelet gjithandej. bohh

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2005 14:34
albushe nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė albushe Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me albushe (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: albushe Shto albushe nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto albushe nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MAUBERT
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: Paris
Mesazhe: 32

KONSTATIMI,hapje horizontesh,apo prirje provincialesh

Bij shqiptare te shekullit 21,ju europiane te kulluar larg ndotjes e prapambetjes famekeqe shqiptare,ju moraliste te nderuar te kombit tone modest i cili ju perulet e ju nderon,ju intelektuale largpames e vizionare,ndertues strategjish e perspektivash zhvillimi,ju konstatues te denje qe hapni horizontet e mjerimit,ju njerez qe konstatoni,konstatoni,konstatoni...e na jepni shpresen e te jetuarit,qofshi te nderuar ne jete te jeteve...


Kjo eshte klithma e nje njeriu te perbuzur,kjo eshte klithma ime,klithma shqiptare qe kumbon,qe bucet,kjo eshte klithma e Faik Konices,kjo eshte klithma e Fan Nolit,e ate Gjergj Fishtes,ajo e Naim Frasherit,Sami Frasherit,Gjergj Kastriot Skenderbeut apo e shume e shume te tjereve qe e ndjene perbuzjen,vetem se ajo klithme e atehershme permbante shprese,kjo e imja sot zhytet thelle ne kanale te erreta e puthet qorrazi me vetmine,sepse sot ndihem i perbuzur,e kjo nga vete qytetaret e mi,kjo eshte klithma e pashprese qe perplaset papushim ne vesh te shurdher,ne veshet tuaj o konstatues te perjetshem,o udherrefyes te shpreses qe dini te rivillni konstatimet e te hidhures,per te na i servirur ne pjata argjendi si shenje aristokracie apo viriliteti intelektual.Jeni pikerisht ju o konstatues vrimash,halesh,konstatues kriminelesh,ndotjesh,ju o abuzues konstatimesh qe prekni nena kriminelesh,bij kriminelesh,gra kriminelesh,qe e peshtyni buken e piset per te shkuar ne veteflijim,pavaresisht se buka eshte buke,nuk ka se si te jete e piset,jeni ju o delirante konstatues qe e konsideroni kombin te pavlere dhe hedhurine te shemtuar,jeni ju o naive konstatimesh qe plaget sociale te nje kombi i konsideroni si mentalitete kriminele,ju qe thoni se arsyet nuk kane rendesi,rendesi ka qe te mos kete krim,respekte o konstatues vigjilente te mjerimit shqiptar,ju perulem...


Une sot kam frike...Jo nga ato nena kriminelesh qe perpiqen te shpetojne bijte e tyre,si lufte ekzistenciale e nenes per te mbrojtur pjellen e saj,si fuqi e mbinatyrshme e vjeter sa vete jeta qe shfaqet ne caste krize te nje nene,fuqi kjo qe eshte e pavarur nga cfaredolloj fenomeni social,psikopatik apo si te doni ju,jo nga ato gra qe vene kujen per humbjen e nje te dashuri te tyre,qofte ky kriminel apo moralist,jo nga shofere te zhytur thelle ne problemet e se perditshmes e mos respektues rregullash apo semaforesh,jo nga ata qe hedhin plehra neper plazhe si kufizim kulturor i shkaktuar nga mjerimi i te qenit injorant,jo nga ju o njerez qe keni tabu seksuale,sepse e tille qe koha jone e mufatur komuniste,nuk kam frike nga ju qe vidhni pusetat naivisht per te blere buken e se nesermes,une kam frike nga ju o konstatues te zdhervjellet metaforike,qe e konsideroni prozen si mundesi te kristalte per te shprehur aq fuqimisht mjerimin shqiptar,mjerimin tone,nga ju o poete,apo prozatues qe hapni barkun per te na shpelare me mbeturinat e gelltitura gjate dites,nga ju o te vecantet kundrues te realitetit qe cekesia ju ben te konstatoni,si mundesi e vetme e shprehjes se kultivimit qe ju karakterizon,ju dini mjaft mire te konstatoni,vetem te konstatoni...


Sot kam dhimbje te forta koke...Me servirin si nje skllav apo ushtar pa kembe,te rejat e shumeperseritura te nje realiteti,me thone qe ketu morri fund,e me siguri qe ka marre fund,mi keni prere kembet me konstatimet tuaja te perjetshme,jam nje ushtar pa kembe i levizjes se kombit tim,jam nje skllav qe nuk mund te reagoj nga asfiksimi dhe peshtjellimi qe me krijon konstatimi i shumeperseritur,te cilin jam i detyruar ta gelltis ne doza te medha helmi,si pjese e jashteshqitjes suaj o prozatore.Si pjese e delirit tuaj pjellor,qe hapet si semundje ngjitese ne ate vrime ku une kam lindur qe mban emrin Shqiperi,ne ate hale ku kam lindur qe e ka emrin Tirane,qytet e vend qe ndihen te shushatur,sepse konstatuesit e mjerimit i ofendojne dhe i peshtyne si mbeturina pa vlera.Sot vend e komb ndihen keq,une bashke me ta,qofsha pjella me e shemtuar apo ndyresira me e neveritur,ndihemi keq se shpresa papritmas u verbua dhe ka filluar qorrollepset gropave te gazit helmues qe kaq bujarisht na ofrohen nga ju o konstatues,gaz helmues ky i perzjere edhe me mendime mbytese te cilat te cojne drejt skizofrenise,mendime keto te lindura kopilisht nga e nderuara arsye e semure qe ju cekesisht por dhe mendjemadhesisht e perqafoni o intelektuale prozatore,them e nderuar arsye sepse vetem e nderuar mund te jete,fatkeqesisht ajo sot semuret,nga drita e paket qe hyn ne syte e ketyre perendimoreve klasike shqiptare,te cilet driten europiane e shperbejne ne molekula per ta trajtuar si duan vete,e ne kete rast arsyeja semuret,fatkeqesisht...


Une jam bir i nje kombi dhe mbajtes i nje kombesie qe me identifikon,per te mos me lejuar te zhdukem si lakuriqet e nates me te ndjere driten,skutave te erreta.Per kete i jam mirenjohes dhe e nderoj.Une jam nje nga te shumtet pasardhes qe ngriten lart vlerat e ketij kombi,jam pasardhes i nene Terezes,Gjon Buzukut,Sejfulla Maleshoves,Petro Nini Luarasit,Dhaskal Todrit,i ketyre dritepercjellesve qe ju o intelektuale shumefish ndricuar guxoni t'i hidhni dhé duke i quajtur sporadike.Une jam pjelle e shemtuar peshtyre pambarimisht nga konstatime provincialesh,qe me kufizojne cdo liri,pervec asaj te te menduarit,reflektuarit,analizuarit.Une bashke me te gjithe ata qe e konsiderojne veten pasardhes te disa vlerave,te nje ideali do perpiqem qe te nxjerr nga jashteqitja qe keni zhytur ju intelektuale te ndricuar ALTERNATIVEN,ZGJIDHJEN,REFLEKTIMIN,DISKUTIMIN.Do perpiqem qe t'ia pastroj kete jashteqitje me te cilen i mbuloni dhe i zbukuroni perdite dhe nuk do te me vije ndot qe t'i puth,si te mira qe i privohet meskinisht ketij kombi,pikerisht nga ju o konstatues.Vecanerisht keto reflektime apo analiza qe duhet te nxirrnin krye si shpjegues fenomenesh negative,si shtytes te progresit e perqafues diskutimesh te verteta intelektuale apo rrugezgjidhjesh,fshihen prapa arsyes se semure te konstatuesve,te cilet e servirin konstatimin qe po qelbet ere,se bashku me qindra gazeta apo media ne korniza te mendafshta,e kenaqen me shprehjen e mjere te nje idioti fatkeq qe duke i pare ne drite te syrit thote "Le te rrojne konstatuesit pa shpresa vaj medet,kemi kohe qe e kemi qare".Kjo eshte pra klithma ime,qofsha kafshe,derr,apo felliqesire,kjo eshte klithma e nje njeriu qe do te gjeje arsyen e shendoshe te cdo intelektual,si percues te kultures se nje kombi apo si ndryshues mentalitetesh te hidhura te nje pjese te popullsise,te rrenjosura keto te fundit nga fatkeqesia e te qenit i pervuajtur.Une do perpiqem te flas dhe me ju o prozatore driteshkurter sepse ju kam bashkekombas dhe ju dua,e shoh bashkepunimin si te vetmen mundesi progresi midis shqiptareve,do i fal te gjitha,vetem qytetet mos i konsideroni me vrima,sepse aty lindem e u rritem,kombin mos e konsideroni kriminel e tolerant ndaj krimit se po e lendojme shume,aq sa klithmat degjohen deri ketu tek une,aq sa semurem e filloj te uleras gjithashtu,kesaj rradhe jo me i perbuzur apo i perulur,por si mundesi e fundit per te cliruar shpresen e burgosur...............

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 01:31
MAUBERT nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MAUBERT Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me MAUBERT (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: MAUBERT Shto MAUBERT nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MAUBERT nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me ne fund nje reagim i dukshem.

Me behet qejfi qe copeza shprese kane mbetur akoma ne zemren e burgosur te nje shqiptari qe jeton ne Paris, por perceptimet dhe perjetimet shqiptare mbeten te pakomompensueshme. Keshtu qe pervec leximit te konstatimeve dhe diskutimeve nuk mbetet gje tjeter te behet. Sidoqofte kam pershtypjen se Gjon Buzuket dhe vellezerit Frasheri do ndiheshin te fyer teksa pergojohen ne cdo rast duhet injektuar nacionalizem apo optimizem. Ve bast qe ata do e imagjinon ndryshe Shqiperine ne vitin 2005. Dhe ndryshe Shqiptaret...
Qe te zbresim nga abstraksionet emocionale mund te shikohet nje seri e Portokallise me bustet e tre vellezerve Frasheri si subjekt.

Konstatimet sherbejne ne cdo hap te jetes se njeriut. Ne cdo moment duhet te konstatosh ku ndodhesh qe te dish ku do shkosh dhe nga do i biesh. Madje eshte ne bazen e diskutimit konstatimi i nje gjuhe te perbashket qe te llogjikohet mbi nje argument. Keshtu qe baza e nje zhvillimi eshte analiza, kritika dhe autokritika. Ka gjithmone fitues dhe te humbur, te vjeter dhe moderne, seks dhe antiseks, epshe dhe fe, dashuri dhe urrejtje. Per hir te ketij konstatimi me duhet te lexoj mes rrjeshtave me siper tufanin pas qiellit te kristalte. Ju Maubert me thoni cila eshte alternativa juaj. Cila eshte rruga, e ardhmja, sasia e baltes ku une do rris kelyshet e mi te lumtur. Me thoni ku do i rrisni ju se paku. Me thoni dicka qe del nga emocionet e momentit apo nga krenaria e te shkruares dhe projektohet origjinalisht ne te ardhmen. Me tregoni firmen tuaj ne Shqiperine qe mendoni.

Pervec ketyre fjaleve nuk mendoj se ka vlere vazhdimi i alibise shqiptare te mos-zhvillimit, te mos-respektit, te mbijeteses, te se shkuar te lavdishme, te forcave grabitqare dhe shoviniste etj. Jemi une dhe ti ne kete moment. Ketu niset cdo diskutim dhe projekt (me kujtohet dikush qe me ka thene "Cdo sukses lind nga nje enderr"). Ketu nis baza e diskutimit. Tek e fundit une mund te jem edhe i ekzagjeruar ne deshiren time per ndryshim, per Shqiperi, per seks, per respekt, per "insight", por kjo eshte menyra ime e te parit te botes. Nese duam ta shikojme pak me konstruktivisht realitetin cdo kohe eshte si nje vrime ku intelekti yne hyn per te pjelle ndryshim dhe sukses. Duke qene se une jam qejfli i ketyre koitove i perdor shpesh vrimat ne metaforat e mia. Prandaj nuk ka pse te shihet cdo vrime si vrime halesh miku im. Kemi perpara vetem nje vrime. Se cfare mund te behet me te eshte ne fantazine tone. Thirrja ime fillon me idene per larje si fillim. Nuk e di si ju duket kjo ide por mendoj se ka pasur edhe precedente franceze ne larje vrimash dhe shoqerish me perpara. Ndoshta keto freskime higjenike bejne qe edhe Franca, ku ju jetoni, te jete me i shijshem per te kaluar vitet e jetes.

Se fundi, jam dakort te vazhdojme me diskutime, me kusht qe te mos thurim tregime dhe novela. Mua me pelqen te analizoj gjera dinamike dhe jo fotografi nostalgjike nacionaliste. Nuk me intereson Gjon Buzuku me shume sesa me intereson vetja ime si SHQIPTAR, pra si qytetar i kesaj bote me prejardhje shqiptare qe mund te jetoje ose te punoje ne Shqiperi. Ne sforcot dhe kalbesirat e perjetimeve te mia perfshihen diferencat mes dy kulturave qe kam perftuar. Qe te ndihem edhe shqiptar edhe qytetar i botes me duhet te mos mbetem i dyjezuar mes emigrimit dhe pseudo-nacionalizmit. Me duhet te bashkoj dy qeniet e mia pra, nje sforcim qe shume emigrante as qe marrin mundimin ta bejne. Shpresoj te me kuptosh tani dhe ti futesh dhe ti rruges se sforcimeve per te arritur te jesh qytetar i botes me pashaporte te rregullt, pa viza dhe oportunizma ekonomike. Shpresoj gjithashtu te mos mbizoteroje teologjia dhe konservatorizmi ne emocionet e tua. Do kishim me shume per te diskutuar.

--------------------
P.s. Ju pelqen apo jo, ata qe ju mbani si shtylla shpetuese, pra rilindasit, kane qene konstatuesit me te mire te kohes se tyre. Jo me kot mundoheshin te zgjonin popullin me vargje. Si per cudi ju kritikoni konstatuesit e sotshem, te vetmit qe po thone dicka reale mbi Shqiperine. Flas per njerez si Mustafa Nano apo Fatos Lubonja e shume te tjere qe gjerat mundohen ti thone troc pa i veshur me kostumet popullore dhe populiste qe jane mesuar shumica ti lexojne.

Modifikuar nga Fajtori datė 05/05/2005 ora 03:23

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 02:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Më thoni KUSH dhe PSE cilëson diçka si krim dhe ju jap kriminelët!

Pse bashkëpunuesit e presidentit të Jukosit jetojnë e mbrohen në Izrael, kur janë "kriminelë" në Rusi? Dhe pse çifutët (ose Shteti i Izraelit) nuk cilësohen si "kriminelë" për atë rast apo rastet e tjera të "kriminelëve" çifutë që mbron (p.sh.)?
Pse "Ligji i thatë" u vu dhe u hoq në ShBA dhe kush fitoi (e humbi) nga ai ligj?
Sa kg (ose tn) drogë konsumohen çdo ditë në Evropë e Amerikë dhe kush fiton nga ai konsum? Pse bëhet bujë mbi luftën anti-drogë në Kolumbi, kur pjesa më e madhe e saj prodhohet e del nga vënde të tjera?

Janë thjesht pyetje që lindin duke parë botën e sotme dhe duke mos i marrë "të vërtetat" siç t'i thonë, jo si "mentalitet tolerant ndaj krimit".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 03:17
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MAUBERT
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: Paris
Mesazhe: 32

Konstatim,konstatuesish

Te them te drejten disa shkrime lene shume per te deshiruar dhe une do perpiqem qe te jap thjesht argumentat e mia,mbi ndonje loje fjalesh apo ndonje konstatim te gabuar konstatuesish,do perpiqem gjithashtu qe mos te jem shume i komplikuar e te krijoj veshtiresi ne konstatim,ndoshta ndonje konstatues mund te ndihet i limituar ne kete rast,sidoqofte duhet punuar per zgjerime horizontesh jo per mbylljen e tyre.

1)Dikush ketu foli pak mbi copezat e shpreses te nje zemre te burgosur.Qe ne vetvete nuk mund te bejme ironi me kete fenomen,por padashje nuk ngelemi vetem ketu,sepse konstatuesit pa asnje lloj lidhjeje familjare me mua si individ,apo dashurore,apo qofte dhe seksuale(me qe konstatuesit e permendin shpesh seksin)me fusin ne korniza e me perkufizojne,me konstatojne me mire se perkufizimi eshte nje shkalle me siper.Sidoqofte le t'ia leme ironise kete,kjo eshte pjese e konstatuesve te cilet behen edhe me te kendshem ne publikun e gjere te nje forumi prestigjoz.Konstatues te dashur,si anetare te shkencave ekzakte me thoni pak se cfare do mendonte Gjon Buzuku,apo vellezerit Frasheri per Shqiperine,pa vene shume baste mbi ta.Eshte mekat te vesh baste mbi te vdekurit aq me teper mbi figura thoshte nje plak i mocem i Sarandes(meqenese konstatuesit i kane shume qejf edhe citimet,si shprehje e nje intelekti te rralle,po hyj edhe une disi ne boten e tyre).Po a mos valle konstatuesit vigjilente ju nuk e keni kuptuar se ju mungon etika dhe menyrat e ndertimit te nje shkrimi te rregullt le te themi???

2)Konstatimet sherbejne ne cdo hap te jetes se njeriut,si dukuri e nevojshme drejt progresit.Aty ku nuk jam dakord une me konstatuesit eshte se ata na servirin nje realitet te ekzagjeruar sigurisht,te cilin e njohim te gjithe shume mire.Qe te jem sa me i thjeshte,kjo serviret ne nje forme te bukur nga konstatuesit si nje tufan pas qiellit te kristalte sic e thone edhe vete ndonjehere,te cilet duke futur edhe ndonje ngjyre te embel poetike,gjithsesi demode,te rijapin nje realitet qe ti e prek ndoshta edhe perdite,por rendesi ka qe ata ta japin serish e serish,e ne kete moment fillojme te bezdisemi nga zhuzhurimat e bleteve llafazane sepse nuk na pelqen te riflasim per te njejtin fenomen ku vetem shembujt jane te larmishem pa dhene asnje ide personale,apo asnje alternative.Nga ana tjeter konstatues te nderuar,bashkekombas shqiptare pse me kerkoni alternativa kur une nuk kritikoj,mos valle i takon me teper nga ana morale konstatues-kritikuesve qe t'i japin te paret e pastaj te tjereve???Midis rreshtave te nje paragrafi jemi te detyruar edhe te lexojme me merzi gjera jashte teme,apo sinonim-krahasime te tejzgjatura,sidoqofte kjo ngelet ne ndergjegjen e gjithsecilit,por jo te etikes.Personalisht nuk kam menduar te rris kelyshe sepse jam larg stadit te kafshes,nejse ketu nuk dua te prek vullkane te ashpra filozofike qe femijes i thone kelysh,sepse konstatuesit do te prekeshin,e do te nderhyja ne dellin e tyre poetiko-nihilist.

3)Pse nuk perpiqeni te me kuptoni konstatues ne ato qe them,e te nxirrni nje konkluzion,larg lojrave fjalesh te tipit konstatim i gjuhes se perbashket etj etj,pse kufizoheni ne mendime e nuk reflektoni mbi ate qe kam dashur te them?Sigurisht qe nuk mund te shpjegoj nje shkrim te tere,por shume gjera jane shume larg te qenit te verteta.Ndonje konstatuesi mund t'i interesoje me shume nje vogelsi drejtshkrimore se sa nje fenomen ne pergjithesi,megjithate dhe per kete ju fal,sepse ben pjese ne disa fenomene per te cilat nuk eshte faji juaj.Ne c'moment konstatues te nderurar shprehjen vrime e kam perdorur per halet?Gjithashtu kjo gjuha vulgare nuk duhet harruar qe te dihet si te perdoret,hyn tek mjeshteria e te shkruarit e perdoret me moderim,sepse kur tejkalohet nuk behet me fjale per virilitet intelektual,ngjyruar kjo edhe me ndonje fjale te huaj qe perpiqet mjerisht ta beje shkrimin paksa me modern e bashkekohor,megjithate edhe per kete nuk eshte faji juaj konstatues dashamires.Nga ana tjeter nuk kam nevoje te bej larje halesh,kjo nuk hyn ne kompetencat e mia,me perlqen me teper te parashtroj nje kendveshtrim.E me qe ndonje konstatues eshte ne korrent te vazhdueshem me politiken apo historine franceze,per cfare larjesh apo spastrim halesh e ka fjalen,mund te na e thote me konkretisht?

4)Me pelqejne shume diskutimet,kur ka gjera per te thene e ku nuk perserisim njepasnje te njejtat shembuj te trajtuar me ngjyra pak me roze,apo bojeqielli te hapur.Me intereson shume vetja ime si shqiptar,por kam nevoje te kthej pas koken e te kuptoj historine time,prejardhjen.Asgje nuk vjen kot ne kete toke,por si rezultat i nje sere vargjesh historike te cilet qendrojne ngushte lidhur me njeri tjetrin.Prape konstatuesit perpiqen te konstatojne por pa kuptuar pse-ne e nje konstatimi,por edhe per kete nuk i ve faj.Se fundmi nuk ndihem aspak i dyzuar(pse te shtoj rrokje te kota e te them i dyjezuar),do me dukej mungese e theksuar personaliteti dhe mungese sigurie ne vetvete,ndaj s'kam pse te sforcohem se edhe qytetar i rregullt shqiptar apo boteror kam qene gjithmone,edhe pasaporten e rregullt e kam,e deri me tani nuk kam pasur kurre probleme kufijve,apo gjetje shtepish,e kjo ka te beje me faktin se cfare mund te reflektoj une nga karakteri im ne menyre qe nje person i dyte t'i lere pas paragjykimet,e thena aq mjeshterisht nga konstatuesit e epokes sone.Sa per ata te epokes tjeter,ata rilindas qe konstatuesit mund te gjejne edhe rastin te flasin me ironi,ishin ne rradhe te pare percues te dijes,analizues,publiciste,kritike,konstatues gjithashtu,por ishin nje bashkesi vlerash,jo thjesht konstatues.Te me ndjeni konstatues te dashur per ndonje fjale te tepruar dhe ju uroj gjithe te mirat

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 04:40
MAUBERT nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MAUBERT Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me MAUBERT (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: MAUBERT Shto MAUBERT nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MAUBERT nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dialogu ka kuptim kur prodhon dicka dhe per te mos mbetur shterpe ka nevoje per dy njerez. Eshte si nje vallezim dans qe mbushet nga hapat e alternuara te disa veteve. Deshira ime eshte te stimuloj dhe gjej valltare qe krijojne nje trajektore se paku.

Nuk me intrigon shpalosja gjuhesore qe nuk prodhon art. Nuk ndjehem i sfiduar nga ajo. Madje nuk me pelqen as konkurrenca e virlitetit intelektual pasi jam feminist ne nje fare menyre. Intelekti nuk eshte viril por prodhues. Si i tille mund ti pershtatet me shume qenies femerore ne pjellorine qe bart. Keshtu qe zbres ne tolerancen femerore dhe anti-sfiden komunikuese. Ndonjehere rruga koreografike nderpritet nga kembe qe uzurpojne skenen pa ndonje interes koreografik. Preferoj ti le ne nihilizmin diskutues dhe te vadis fijet e nje llogjike qe nuk perfundojne ne te njejtin mesazh ku kane filluar.
Pra ecim... (sic them une )

-------------------------------------

Perendia, ke te drejte. Ne bote kryhen krime nga me te ndryshmet por duhen ndare ne nivele. Po te marrim masen e krimeve te kryera ndoshta amerikanet do dilnin te paret me luftrat dhe diktaturat qe kane stimuluar. Por keto jane krime institucionale qe popujt nuk i perfqasojne gjithmone. Madje ka zera nga populli (model Noam Chomsky ne SHBA) qe dine te denojne veprimet e shtetit te tyre.

Ndryshe qendron puna me modelet kriminale shqiptare qe nuk dalin nga shteti por nga populli i thjeshte. Ngjajne me shume me eksportimin e mafias italiane ne Amerike. Mua kjo me shqeteson me shume sesa krimi institucional pasi pengon zhvillimin ekonomik ndjeshem. Po te shikojme me kujdes Italia e jugut ka mbetur krejt e prapambetur dhe kjo (sipas meje) ka ardhur sepse kane ndjekur nje kulture te caktuar klanore kriminale. Mafia italiane eshte mbeshtetur per kohe te gjate nga populli duke u justifikuar me problemet apo perfitimet ekonomike te kohes. E njejta gje ndodh edhe me shqiptaret sot, teksa fshehin krimin me justifikime ekonomike.

Diku nga vitet '90 kisha frike se Shqiperia do te behej si Kolumbi dhe kjo ndodhi tamam sic e mendoja. Brenda pak vitesh Shqiperia u identifikua me vendin me problematik per trafikun e njerezve, parave dhe droges. Madje disa shqiptare arriten te vihen ne lidhje direkte me disa trafikante kolumbiane per te krijuar nje korridor droge ne Evrope (nuk e di a mban mend rastin ne fjale). Pra, problemi yne sot per sot nuk eshte kriminaliteti shteteror. Perkundrazi, ky nuk ka prekur ndonjehere dukshem Shqiperine ne historine e saj te shkurter. Problemi kryesor mbetet kriminaliteti i nivelit te ulet, ai qe del dhe mbeshtetet nga populli. Nje aksiome qe lindi ne kohen e Berishes dhe u be popullore thote: "Rendesi ka te hyjne para ne Shqiperi, nuk ka rendesi ne c'menyre".

Kur them se Shqiperia nuk duhet te jete cerdhe kriminelesh mendoj se duhet te arrijme ne piken ku Shqiperia te mos shihet si strehuese kriminelesh. Jo me larg se dje prindet e nje krimineli italian deklaruan per mediat se "nuk duan te dijne me asgje per femijen e tyre". Thene shqip kjo do te thote qe e kane bere lanet femijen e tyre pasi kane pare cfare ka bere (ka vrare nje nene me vajzen e vet, e dyta masaker prej tij). Kete kerkoj prej ambjentit shqiptar. Kerkoj qe nje Vehbi Alimuca, Sude apo Xhaferr te vrasin veten nga turpi sic bene shume biznesmene te moralshem duke filluar nga Raul Gardini gjate ceshtjes Mani Pulite. Ose dua te gjej heroj me te rinj sesa Vojo Kushi apo Gjon Buzuku... Pra, pretendoj nje moral, nje rruge qe ndjekim te gjithe per te mberritur diku. Ja pse me acaron toleranca kriminale popullore.

Pershendetje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 11:30
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

O Fajtori, ti ngaterron tolerancen me realitetin. Ne nuk po themi qe "u lumte dora krimineleve se po i zbardhin faqen Shqiperise". Kush mendon se shume nga aat meritojne plumbin? Por nga na mbine gjithe keta kriminela? Ku ishin para `90? Kush i lindi keta kriminele? Ne mos nena jote apo e imja a nuk i linden motrat dhe kusherirat e nenave tona? Apo erdhen nga Marsi ca gra, pollen keta kriminela dhe iken prape? JO! Kriminela ka patur, ka dhe do te kete cdo komb. Por ka ca situata qe keta kriminelat shtohen ca si teper. Nuk e them rastesisht rastin e Gjermanise dhe Italise ne vitet `30 -`40. Ti ke jetuar per nje kohe te gjate ne Itali mos gaboj. Nuk ma ha mendja se nuk ke degjuar per Cosa Nostren, Kupolen, Kamorren, apo dreqi e di se cfare emrash te tjere. Nuk ma ha mendja se nuk ke degjuar dhe nuk di asgje per ngjarjet ne Sicili keto 50-60 vjetet e fundit. Nuk ma ha mendja se s`ke degjuar per akuzat te drejtperdrejta ose te terthorta qe u behen politikaneve italiane, gjyqet qe shpesh shnderrohen ne nje farse komike, skandalet e pafundme dhe perseri po ata politikane kane freret e Italise ne dore. Dhe prape cuditesh me bashkekombasit e tu? Tani cuditem une.
Gjerat nuk jane aq te thjeshta. Ka kriminele, atehere t`u drejtojme gishtin dhe te bertasim "Ja krimineli" dhe pastaj te deklarojme solemnisht "Une distancohem nga keta".
Po meqe i ke qejf analizat, le te bejme nje analize te thjeshte:
PSE ERDHEM KETU? Cilet jane fajtoret, shkaqet, gabimet?
Ne erdhem ketu menjehere me ardhjen e "lavdishme" te ******hatokracise (sic tha Agolli). Dhe me ke e permbysem diktaturen? Me veglat me te qelbura te atij sistemi te kalbezuar dhe kanceroz. Pra ne luftuam "kancerin" me "inde kanceroze". Po pse ndodhi kjo? Faji jone? Fatalitet? Fatkeqesi kombetare? Rastesi apo planifikim? Pak nga te gjitha. Por mbi te gjitha planifikim i hollesishem. Pse shqiptaret u bene kriminela? Po ku ishte ajo "parajsa" qe na u premtua me aq buje nga "miqte tane perendimore"? Ku ishte ai CEKU I BARDHE? Ju duket si ide fantastiko-shkencore? Eshte komplet llogjike. Botes i duhej nje "hale" dhe nje "kosh plehrash". Duhej nje treg "jevgjish" ku te shisnin kalbesirat, skarcitetet, mallrat e skaduara dhe ato mbeturina qe ne vendet e tyre nuk i lejonin t`ua hidhnin as qenve. Duhej qe te zhytej nje vend ne mjerim qe pastaj te mund te jepnin me "humanizem te pashoq" kredite e tyre famekeqe, dhe sigurisht duke e ditur shume mire qe keto do perfundonin ne xhepat e politikaneve dhe do i merrrnin nga xhepat e popullit. Duhej nje vend qe ta shnderronin ne skllav dhe satelit te tyren (ashtu sic kane bere edhe me shume shtete te tjera te vogla apo te medha). Pse i duhet imponuar Shqiperise kushtet famekeqe te FMN-se, dhe BB-se? Pse i duhet imponuar ligje liberale kur ne vend mbizoteron kaosi dhe "ligji i xhungles", aty ku "peshku i madh ha te voglin" dhe "peshkaqeni ha ke t`i doje b..." ? A jemi ne fajtore qe shkaterruam gjithshka qe kishim? Qe i vume zjarrin vendit tone 2 here rresht? Edhe po edhe jo. Jemi FAJTORE pa FAJ. Duket si absurde por ja qe ashtu eshte. Ndoshta e kam gabim po une `92 dhe `97 i shoh si nje tragjedi e shek XX para se ciles Eskili e Shekspiri duken si amatore. Teatri ishte Shqiperia, regjizoret benin sehir qe nga Greqia, Serbia dhe biles edhe andej nga "qendra e eksport-importit te demokracise", kurse asistentet e tyre te devotshem mund t`i shihni ne Parlament ose duke pire uiski apo xhin neper Europe apo Amerike ku jetojne edhe sot e kesaj dite te lumtur dhe pa u hyre gjemb ne kembe.
Cfare pret nga nje popull kur ti e poshteron, e tall, i premton "lumturine e perjetshme" dhe parajsen dhe pastaj ben veshin e shurdher edhe kur ai gdhihet para deres se ambasades tende? Pastaj kur ai vjen ne vendin tend dhe vjedh qe te jetoje atehere ai eshte popull kriminel? Meqe dalin ca funderina qe vrasin njeri-tjetrin neper Itali, apo qe shesin droge sipas shembullit qe vet i jep atehere e quan popull barbar? Kjo eshte gjeja me e ndyre qe mund te behet. Gjeja me barbare dhe sjellja me kriminale ndaj nje kombi.
Tani te te bej nje pyetje. E di ku eshte hapur universiteti i pare ne bote? Ne MAROK. Pikerisht ne ate vend qe sot italianet e quajne popull barbar, te paqyteteruar dhe popull i pagdhendur. Pse ta thashe kete. Qe te kuptosh se renia ekonomike dhe mungesa e shtetit nuk kane te bejne aspak me trashegimnine kulturore dhe zhvillimin e nje kombi. Cuditerisht keto vendet e qyteteruara jane gati te shohin "qimen" ne kurrizin e tjetrit, por nuk shohin "traun" ne kurrizin e tyre. Italianet na konsiderojne si popull kriminelash por harron qe Mafia lindi ne SICILI. Francezet hiqen me aristokrate se italianet po nuk ndihen per mafian korsikane apo luften "patriotike" dhe te "lavdishme" ne Algjeri. Anglezet hiqen akoma edhe me "superiore" por rrudhin turinjte kur u kujton Skocine apo Irlanden (e Veriut dhe ate te "Jugut" ). Te mos permendim ketu "djepin e demokracise" matane Atlantikut se "do shkojme per lesh dhe do vijme te rruar". Dhe keto vende qe jane vatrat me te medha te krimit, dhe qe vazhdojne te bejne jo nje po te dy syte qorr dhe te dy vesht shurdh kur vjen puna per te na ndihmuar, vijne dhe na shesin pordhe dhe na japin moral me thase.

Une nuk toleroj aspak kriminelet. Por a e kupton se cfare po diskutojme? Po diskutojme pse kalojme semaforin me te kuqe ne nje kohe qe nuk ka ngel politikan po u perfolur per lidhje me droge, trafik armesh apo prostitucioni. Dhe pastaj i japin edhe emra bombastike "tregeti e mishit te bardhe", apo "krim i organizuar". Faji jone? Jo. Fatkeqesia jone. Shpresojme qe te jete si puna e asaj shprehjes "Me pak dhimbje, por do kaloje".Por puna eshte sa "do zgjase dhimbja". Ehh,do te deshiroja qe "tri dite dhe te harrohej" por ja qe sic duken bathet do behen 30 vjet dhe akoma do e ndjejme. ( "Patetizmi mund te luftohet vetem me patetizem" ka thene nje shkrimtar i madh, dhe kur ndihesh i pafuqishem ironia dhe patetizmi te hyjne shume ne pune.) Nuk po them qe fajin e kane vetem te tjeret, POR nuk mund te them kurrsesi qe e kemi te gjithe fajin ne.
Por me beri pershtypje nje gje ne mesazhin tend. Ti the "Naimi, Samiu etj do ndiheshin te fyer po te perdoreshin per injektim nacionalizmi dhe optimizmi". Ketu e ke totalisht gabim. Ata ishin ETERIT e Kombit, ata ishin shpetimtaret e Shqipes, ishin Faret e kultures shqiptare. Ate jane SIMBOLI i nacionalizmit dhe i optimizmit. Ata ishin nacionalistet me te medhenj dhe optimistet me te medhenj te kohes se tyre. Cdo varg i Budit, i vellezerve Frasheri, Cajupit, Mjedes, Fishtes apo De Rades eshte thirrje optimizmi, dhe himb nacionalizmi. Ishin pikerisht ata qe u bene flamuri i gjuhes sone, ata qe u bene perendite e kultures sone. Dhe ishin te tille pikerisht sepse ishin atedhedashes (ose nacionaliste si te duash quaji) dhe sidomos ishin OPTIMISTE. Dhe te mendosh qe shkruanin ne nje kohe kur Shqiperia ishte buze gremines, kur kultura shqiptare ishte nje relike e humbur dhe evarrosur, kur gjuha shqipe ishte ne AGONI dhe kur shqiptaret ishin ne krize identiteti me keq se sot. Prandaj ata vleresohen kaq shume sepse me optimizmin e tyre shpetuan kulturen tone, me idealin tyre te larte ata shpetuan gjuhen tone dhe mbi te giitha me mendjen e tyre, punen e palodhur, dhe mbi te gjitha me ATDHEDASHURINE e tyre ata shpetuan KOMBIN shqiptar. Dhe qellimi i tyre perfundimtar dhe ideali i tyre ishte pikerisht qe ata te ishin burim frymezimi, burim optimizmi dhe mbi te gjitha burim nacionalizmi (gjithmone me fjalen nacionalizem nenkuptoj atdhedashurine jo urrejtjen e nje kombi tjeter).

Ndoshta e zgjata shume por tema nuk eshte aspak e ceket.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 14:04
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Jimmy, une jam dakort me aresyet e ardhjes deri ketu. Te pakten pjeserisht. Por ajo qe me intereson nuk jane aresyet por ndergjegjesimi i aktualitetit.
Gjithmone nga grupi Mister ka nje kenge qe thote: "Jam pjelle e krimit por krimi s'jam une". Eshte deridiku e kuptueshme, por te kuptosh nuk do te thote te pranosh. Neve si shqiptare na intereson e ardhmja, jo e shkuara. Per kete duhet te mos leme kohen te rrjedhe rrakapjekthi por te veme dore. Ti thua se duhen 30 vjet akoma, por une konceptin e viteve tashme e kam lene. Dikur mendoja se 15 vjet ishin shume. Tani kane kaluar dhe kam kuptuar se nuk jane vitet qe zhvillojne nje popull por kapaciteti i tij per te ndryshuar. Revolucionet sociale te viteve 60 nuk u bazuan ne koncpetin e viteve por ne deshiren per ndryshim. Prandaj eshte vetem vetedija e se tashmes dhe deshira per ndryshim qe mund te ndryshojne gjerat, jo 30 vitet qe do vijne.

Me pak fjale: konceptit kohe i duhet shtuar nje faktor aktiv qe gjerat te ndryshojne. Dhe kjo fillon me riparimin e difekteve sic eshte toleranca ndaj krimit, korrupsioni etj. Nuk mjafton te mbahemi fort tek heronjte e 100 vjeteve me pare sepse historia eshte e eger. Pyetja qe lind eshte: Cfare kemi bere keto 100 vjet, ku jane heronjte moderne? Atehere shqiptareve i duhet te kycin gojen sepse nuk kane cil te permendin.

Ti thua se italianet qeverisen nga te njejtit njerez. Kjo nuk eshte e vertete. Italianet ndodhen ne Republiken e Dyte, qe do te thote se ka ndryshuar krejt kasta politike. Nje pjese mire e kesaj ndodhi pas katarsis se procesit Mani Pulite. Pra alibia se gjithe bota funksionon si Shqiperia nuk qendron. Herojte dhe proceset nuk lindin vetiu, po nuk u mbeshteten nga populli. Gjate procesit Mani Pulite Craxi-n e zune me domate dhe Di Pietron (prokurorin qe zbertheu aferat korruptive) e mbajten si idhull per disa muaj.

Ne diskutimin tone ka dicka ku biem dakort, por edhe dicka ku ndahemi qarte. Biem dakort kur duam te gjejme aresyet, dhe ndahemi tek nacionalizmi.
Nacionalizem nuk do te thote te prezervojme krenarine kombetare kur nuk ka vend per te tille. Krenaria per rilindasit dhunohet qe ne castin qe identifikohet shqiperia me ta, pasi hiqet barra e pergjgjegjesise per t'ju varur dikujt qe punen e vet e ka mbaruar nje shekull me pare. Perkundrazi, mua do me vinte turp po te krahasoja cfare kane bere rilindasit dhe cfare po bejme ne. Ose rilindasve do ti vinte turp po te justifikohej renia e Shqiperise me fenomene kriminale sporadike te vendeve te zhvilluara. Optimizem nuk do te thote te rrijme se jemi mire. Perkundrazi do te thote "Conju shqiptare prej gjumit conju...".
Pastaj optimizmi ka kuptim kur nje tren ka dy rruge perpara, njera qe vazhdon e tjetra qe nderpritet diku. Optimizmi qendron kur treni nuk e ka kaluar udhendarjen akoma. Nuk ka kuptim te jesh optimist vetem se treni vazhdon te ece.

Te gjitha keto kane lidhje me emigracionin. Per mua kjo eshte plaga me e rende qe duhet te duroje Shqiperia dhe per kete mundohem te lexoj difektet dhe diferencat mes Shqiperise e perendimit. Nese nuk krijohen kushtet e pershtatshme ne Shqiperi jo vetem qe nuk do kthehen ata qe kane ikur, por do vazhdojne te ikin me shume njerez. Tjeter pune pastaj se do ulerasin nga jashte per madheshtine e vendit te tyre. Pak vlere ka kjo kur nuk punojne per te.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2005 12:33
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.