wydra
y'know
Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982
|
problem me dial up
te dashur bashkeforumas,
kerkoj ndihmen e ndonje specjalisti, para se te hedh kompjuterin nga kati i fundit dhe te bie ne gjynah me ndonje qe do jete duke kaluar rastesisht poshte...
kam nje kompjuter te zakonshem (dmth winxp) dhe nje per muze (win95). Ky i riu ka pesuar traume emocionale dhe nuk do te lidhet per qamet me internetin. Ky i vjetri lidhet, por ta plas buzen, se eshte me nje kembe ne varr (komp i '97). Gjeja qe me habit mua eshte pse nuk pranon te lidhet i riu. Ne fillim s'kisha drivers per modemin, i gjeta lart e poshte, sa lidhej-shkeputej direkt. U nxefa dhe bleva modem tjeter... Prape pa fat. As nuk pranon te lidhet fare. Kur ben dial-up, degjohet fillimi i zhurmes karakteristike, e cila nuk perfundon si zakonisht, por me komunikatin "Kompjuteri qe po konktaktoni nuk pergjigjet" Gjithshka tregon qe modemi eshte ne rregull, i kam bere tere kontrollet e mundshme (edhe me hyperterminal). Edhe linja eshte ne rregull, se lidhet kompjuteri i vjeter. Po atehere ku mund te jete problemi...?!?!?!?!
shume respekte per ata qe do marrin mundimin te merren me problemin tim
P.S. A ka mundesi te kete dore ndonje virus/trojan/etj ne kete mes? A mund te shkaktohet ndonje problem i tille nga virusi? Se sikur kishte dhene ca shenja semundjeje para se te hiqja internetin me kabell (e kisha dikur), po tani qe e hoqa s'kam as antiviruset te update-uara, kshu qe s'e kontrolloj dot
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|