Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikė & Programim > Tranzistoret
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
spreadvirus
Anetar i ri

Regjistruar: 23/05/2008
Vendbanimi: Lushnje
Mesazhe: 11

Tranzistoret

TRANZISTORET

Tranzistori eshte perberesi themelor i te gjitha microchip-eve. Me ane te nje tranzistori mund te krijojme vetem informacione binare (digitale). Tranzistori ka dy gjendje : e para eshte gjendja kur tranzistori eshte i hapur dmth nuk lejon kalimin e rrymes elektrike, e dyta kur eshte i mbyllur dmth lejon kalimin e rrymes. Po te bejme nje korrespondence logjike ketyre dy gjendjeve psh tranzistor i hapur i korrespondon numrit 0 dhe i mbyllur numrit 1 nxjerrim si konkluzion faktin se me ane te nje tranzistori mund te paraqesim dy numra 0 dhe 1.
Secili nga keta numra quhet bit (binary digit) qe do te thote shifer binare. Nga fakti qe nje tranzistor mund paraqese keta dy numra, mund te themi qe nje tranzistor paraqet nje shifer binare dmth 1 bit. Nga kjo rrjedh qe N tranzistore mund te paraqesin N bit.
Dmth cdo numer (ne kete rast i paraqitur ne sistem binar 0,1) mund te paraqitet me ane te nje bashkesie tranzistoresh.
Duke marre parasysh dhe equivalencen e sistemeve me baze te ndryshme numerimi, dmth qe cdo numer i paraqitur ne nje baze numerimi te caktuar mund te paraqitet ne cdo baze numerimi, del qe cdo numer (I paraqitur edhe ne sistemin me baze 10 qe perdorim ne) mund te paraqitet me ane te nje bashkesie tranzistoresh. Sa me i madh te jete numri aq me shume tranzistore do te jene te nevojshem per ta paraqitur ate.
Pervecse per paraqitjen e te dhenave, kombinime tranzistoresh perdoren dhe per te bere veprime logjike, keto kombinime quhen logic gate , porta logjike.

Perberja e tranzistorit.
Perbersi kryesor i tranzistorit eshte nje pllake silici e tipit P N.
Ky eshte nje material ne te cilin ne pjesen N (negative ) te tija predominojne elektronet ndersa ne ate P ngarkesat pozitive.
Kjo pllake silici ka nje pjese te madhe te shtreses fillestare te tipit N, ne mes kjo shtrese ka nje te care, qe eshte e tipit P, poshte kesaj shtrese ka prape nje shtrese silici te tipit P. Mbi pllaken e silicit vendoset nje material izolant (bioksid silici). Ne kete shtrese jane te futur dhe tre materiale percjelles. Dy nga keta percjelles kane konatakt me pjesen N te silicit, ne afersi te pjeses se care te kesaj pllake. Tjetri nuk ka kontakat me pllaken N por eshte i futur ne materialin izolant (shtresa siperfaqesore e tranzistorit).



Funksionimi.
Kur nga percjellesi qe eshte I futur ne material izolant kalojne ngarkesa pozitive terheqin elektronet e pjeses P dhe bejne kontaktin ne carjen e plakes se tipit N dhe keshtu qe kalon rryme elektrike qe transmetohet me ane te njerit nga percjellesat qe kane kontakt me pllaken N, ky quhet percjellesi dales.
Duke kaluar rryma nga njera ane e pllakes N ne tjetren nga njera ane krijohen boshlleqe si pasoje e ikjes se elektroneve, por keto boshlleqe mbushen nga rryma qe kalon te percjellesi tjeter qe ka kontakt me pllaken N qe quhet percjellesi hyres. Ne kete menyre tranzistori eshte i mbyllur dmth lejon kalimin e rrymes.
Per te hapur tranzistorin ne menyre qe te mos kaloje rryme ne te dergohet nje rryme elektrike ne percjellesin e futur ne izolant, ne kete menyre elektronet qe jane presente te ky percjelles shtyne elektronet qe jane midis dy pllakave te tipit N, keshtu qe nuk kalon me rryma elektrike midis ketyre dy pllakave.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2008 17:31
spreadvirus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spreadvirus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spreadvirus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spreadvirus Shto spreadvirus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spreadvirus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikė & Programim > Tranzistoret

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.