Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Te jesh femer sot... ne vende te ndryshme a kultura te largeta
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

DHUNA, plagė e vjetėr sa bota

Gratë kanë një plagë të përbashkët kudo në botë. Dhunën.

Sipas të dhënave nga Amnesty International, të paktën një grua në tre, është forcuar për të bërë seks, rrahur, kthyer në skllave, trafikuar apo ka pësuar forma të ndryshme abuzimesh. Gruaja vuan në heshtje. Torturat që ajo pëson janë të paimagjinueshme dhe prapë nuk ka forcën për të ndryshuar, sepse femra edukohet që në vogëli për të qënë e bindur. Dhe kur ndodh te ndizet shkëndija e rrebelimit ndaj realitetit ku jeton, ajo shpesh here nuk gjen solidaritetin gjinor. Ky i fundit, ndizet vetëm atëherë kur femra bie viktimë e dhunës apo përdhunimit, kur akti ka kryer. Në të përditshmen gratë, ende duhet të mësojnë të ndërtojnë autostimën. Çështja e dhunës tek gratë nuk është më një problem gjinor, por një shkelje e të drejtës humane. Gratë meritojnë të njëjtat prespektiva për të arritur pozicionin ekonomik, social, kulturor, dhe politik të njëjtë me meshkujt. Meritojnë të jetojnë pa frikë në një komunitet pa qenë viktima të krimeve më makabre në nivel global. Më poshtë po citoj vetëm disa, në mënyrë të përmbledhur.

Grabitjet
Grabitjet e nuseve janë praktika të njohura në vende Kirzikistan, Turkmenistan. Ndodh zakonisht në kohën kur mashkullit i vjen koha për martesë, burri apo familja e tij zgjedhin femrën, (nuk ka rëndësi nëse ajo është dakord), dhe e rrëmbejnë.Siç thashë, burri i ardhshëm apo familjarët e tij, rrëmbejnë nusen e re dhe e çojne tek dera e burrit. Sapo shkel pragun, gruaja më e vjetër e familjes, bind nusen që ta pranojë fatin e saj. Disa familje e mbajnë femrën peng derisa ajo nuk bën më rezistencë; por ndodh që kur nusja tregohet e pabindur lihet e lirë.Familja e nuses së rrëmbyer, shpesh herë e udhëron të bijën të pranojë martesën, nëse familja e dhëndrit është ‘shoqërisht e ngritur’, por dhe mund ta kundërshtojë nëse ndodh e kundërta, në këtë rast e ndihmon nusen të largohet nga dhëndri.

Në vende si Etiopia apo Ruanda, akti i rrëmbimit është shumë më brutal. Familja e femrës ndjehet e obliguar të pranojë martesën, sidomos kur femra mbetet shtatzëne dhe askush nuk mund të martohet me nje grua shtatzënë. Në Gana, disa besime fetare, lejojnë pagesën për ndere të shumta që mund t’i bëhen familjes me vajzat e virgjëra te familjes. Ato vriten nëse rrefuzojnë, dhe nëse arratisen, vendi i saj zihet nga një tjetër femër e virgjër e familjes.

Nuse që digjen të gjalla
Sipas UNICEF më shumë se 5000 gra në Indi, vritet çdo vit sepse martesa e tyre konsiderohet e pavlefshme dhe ato quhen të pamjaftueshme për të shoqin. Një tjetër praktikë e njohur është dhe djegia e nusëve.

Ky akt njihet si një lloj forme e dhunës shtëpiake, dhe praktikohet në vende si Indi, Pakistan, Bangladesh etj. Në këto raste burri ose familja e tij e lyejnë gruan me lëndë djegëse dhe i vënë flakët. Në shumicën e rasteve ajo lihet të vdesë, ose në rastet më të mira i lë shenja në fytyrë dhe trup.

Vrasjet për nder
Mberrijmë në Shqipëri. Ndodh atëherë kur vrasja bëhet nga anëtarë të familjes së femrës, kur familja apo komuniteti beson se gruaja ka thyer kodet e nderit dhe ka çnderuar familjen. Vrasjet për nder janë dhe ato kur femra refuzon martesën e kombinuar dhe bëhet viktimë e dhunës seksuale, kërkon divorc për shkak se abuzohet nga i shoqi ose e tradhëton burrin. Në vitin 2004, vrasjet për nder, kanë ndodhur dhe në Shqipëri, Bangladesh, Brazil, Kanada, Danimarkë, Ekuador, Gjermani, Indi, Irak, Izrael, Itali, Pakistan, Arabia Saudite, Suedi, Ugandë, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

Trafiku
Vende si Shqipëri, Rumania, Bullgaria, Rusia, mbetet në shifra të larta rastet e trafikimit të femrave. Dy në tre gra që trafikohen vijnë nga vendet e Eruropës Lindore. 2/4 e tyre nuk kanë punuar kurrë më parë si prostituta. Pjesa më e madhe e destinacioneve ku dërgohen janë vende si Gjermania, Italia, Hollanda, Spanja, BM, Greqia, Lindja e Mesme, Turqia, Izraeli, Emiratet e Bashkuara, Azi, Rusi, SHBA. Mendohet sipas shifrave se 500,000 femra nga pjesa Qëndrore dhe Lindore e Europës, punojnë pa tutor si prostuta në Europë.

http://www.hermesnews.org/articoli/...ari-analize.asp

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2010 14:47
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Te jesh femer sot... ne vende te ndryshme a kultura te largeta

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.