Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Sa prane perendimit mendoni se eshte shqiperia?????
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Sa prane perendimit mendoni se eshte shqiperia?????

ish senatori dhe ambasadori amerikan ne Rumani David Funderburk mendon si vijon

ËSHTË KOHA PËR TË MIRËPRITUR KTHIMIN E SHQIPËRISË NË KLUBIN PERËNDIMOR


WALL STREET JOURNAL


Në fillim të këtij viti disa vende të Evropës Lindore si Polonia, Rumania dhe Lituania, qëndruan përkrah Shteteve të Bashkuara në luftën e tyre në Irak. Të paktën dhjetë vende të këtij rajoni ishin pjesë e koalicionit të gadishmërisë, " Evropa e Re" e Sekretarit të Mbrojtjes Donald Ramsfeld. Por, një nga këto vende, Shqipëria, dallohet nga të gjitha të tjerat, për shkak të së kaluarës gjysmë shekullore nën tiraninë komuniste.
Me një shumicë muslimane, rrjedhojë e katër shekujve të pushtimit otoman, Shqipëria ka qenë vendi i fundit, nga i cili pritej që t'i bashkohet forcave pro-amerikane kundër Sadam Huseinit. Por, Shqipëria ofroi bazat e saj për ushtrinë amerikane, ndërsa një kontigjent i ushtrisë shqiptare, po shërben aktualisht në Irak, si shenjë e mbështetjes së gjithanshme të Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara. Ndoshta është shteti evropiano-lindor, i cili ka bërë udhëtimin më të gjatë që të bëhet përkrahës i Shteteve të Bashkuara. Në këtë kuptim, ne nga perëndimi u kemi borxh shqiptarëve. Mbase edhe më shumë, pasi përkrah disa shteteve të tjera ballkanike dhe evropiano-lindore, Shqipëria po e paguan çmimin për qëndrimin që po mban. Franca dhe Bashkimi Evropian e dënuan Shqipërinë për shkak të dhënies përparësi lidhjeve të saj me Shtetet e Bashkuara, e jo me Bashkimin Evropian, sa i përket mbështetjes të SHBA-ve kundër Sadam Huseinit si dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Trupi Ekzekutiv i BE-së e kritikoi Shqipërinë lidhur me marrëveshjen e saj me Shtetet e Bashkuara për mosekstradimin e qytetarëve amerikanë në këtë gjykatë.
Shqiptarët, pasardhës të ilirëve, folës të shqipes, gjuhë që përbën një kategori më vete dhe dallohet nga gjuhët e tjera evropiane, e quajnë veten bij të shqipeve dhe janë popull krenar që ka luftuar për lirinë dhe pavarësinë e tij gjatë gjithë historisë. Pavarësinë e tyre e fituan më 1912 ndërsa më 1920 Shqipëria u bë anëtare plotësisht e pavarur e Ligës së Kombeve.
Pas luftës së dytë botërore, diktatori stalinist Enver Hoxha, e sundoi Shqipërinë me një dorë të hekurt deri në vdekjen e tij më 1985, periudhë gjatë të cilës Shqipëria u dalluar për lidhjet e saj me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinën dhe në fund me izolimin e saj nga bota. Kur Shqipëria u çlirua më në fund nga kontrolli komunist, ishte vendi që pati rrugën më të gjatë për t'u transformuar në një vend me sistem pluralist demokratik dhe me ekonomi tregu. Në dekadën e saj të lirisë, Shqipëria është përballur me skemat piramidale, krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin. Politikisht pushteti ka alternuar mes Partisë Socialiste ( ish-komunistët) dhe Partisë Demokratike, lideri i së cilës, Sali Berisha, presidenti i parë jokomunist i rizgjedhur më 1996, u detyrua të largohet nga posti për shkak të protestave publike si rezultat i falimentimit të firmave piramidale. Rebelimi i armatosur dhe anarkia çuan në vendosjen e trupave shumëkombëshe për rivendosjen e rendit dhe në rikthimin në pushtet të Partia Socialiste në mes të 1997, e cila vazhdon ta qeverisë vendin dhe sot.
Pavarësisht nga të gjitha këto pengesa, janë bërë hapa përpara drejt krijimit të një sistemi politik multipartiak, lirisë së fjalës, lirisë së besimit, shtetit ligjor dhe rendit. Këto përparime u përmendën edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut dhe trafikun e njerëzve. Përparime të ngjashme ka patur edhe në luftën kundër korrupsionit dhe grodës. Megjithatë rruga drejt një stabiliteti ekonomik dhe praktikave të tregtisë së lirë, nuk do të jetë e lehtë për shkak të reminishencave të ekonomisë së centralizuar të viteve të komunizmit dhe hezitimit të perëndimit për investime në vend.

Përkundër përparimit që ka bërë Shqipëria, ende mbetet e varfër dhe ka nevojë për investime nga bota. Ashtu si në vendet tjera të Evropës Lindore, shumica e të rinjve shikojnë të punësohen apo të arsimohen jashtë shtetit, ndërsa qeveria shqiptare kërkon lidhje më të ngushta me Perëndimin për të përmirësuar gjendjen ekonomike në vend.
Meritat u takojnë të gjithë atyre që dalluan se e ardhmja e Shqipërisë është tek Shstetet e Bashkuara dhe Perëndimi. Entuziazmi i zyrtarëve shqiptarë për aleancë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n pasqyron popullaritetin që Perëndimi në përgjithësi, dhe Amerika në veçanti e gëzojnë në këtë vend. Në një farë mase kjo buron nga Amerika si simbol i lirisë dhe demokracisë gjatë dekadave të sundimit komunist. Dhe së fundi angazhimi amerikan në Kosovë, fitoi admirimin dhe përkrahjen e shqiptarëve.
Kryeministri Fatos Nano, në letrën e tij të 13 shkurtit drejtuar Wall Street Journal Europe, i bëri nderime sakrificave të Amerikës për liri dhe demokraci në Evropë kundër komunizmit, duke thënë se ndërsa disa popuj e vende mund të harrojnë, " Ne shqiptarët nuk e harrojmë koalicionin e udhëhequr nga SHBA për t'i dhënë fund tiranisë së Millosheviçit. Dhe kjo është arsyeja pse ne i mbështetim Shtetet e Bashkuara në luftën për të çliruar popullin e Irakut nga Sadam Huseini". Ndërsa më 20 Mars, Radio Evropa e Lirë, kishte raportuar nga Tirana, deklaratën e Fatos Nanos në të cilën lavdëronte Shtetet e Bashkuara si "vendi i vetëm në botë që eksporton lirinë..... që ka ndihmuar për të rrëzuar murin e Berlinit dhe procesin e lirisë në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Jemi krenarë që qëndrojmë përkrah lirisë".
Administrata e Bushit kohët e fundit tregoi se i njeh kontributet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbështetjen e koalicionit të gadishmërisë. Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell, vizitoi Tiranën më 2 maj për të nënshkruar Kartën e Adriatikut dhe partneritetin me Kroacinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld e vizitoi Shqipërinë më 10 qershor, duke i shprehur mirënjohjen Ministrit shqiptar të Mbrojtjes Pandeli Majkos, për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale me Shtetet e Bashkuara për mosdorëzimin e qytetarëve amerikanë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Megjithëse Shqipëria e identifikon veten me vlerat e Shteteve të Bashkuara, ajo e konsideron veten mbi të gjitha pjesë të Evropës dhe partnerë të saj më të mëdhenj janë vendet fqinje Italia dhe Greqia. Përkundër kësaj, Shqipëria nuk është zgjedhur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjë që mbetet synimi i saj kryesor. Tani mund të jetë koha për Evropën, që t'ia shtrijë dorën dhe ta mirëpresë kthimin e Shqipërisë në klubin e perendimit


PO ju si mendoni?

Interesante ishte permendja e faktit qe Shqipëria e identifikon veten me vlerat e Shteteve të Bashkuara. Lind pyetja cilat jane keto vlera dhe sa mendoni se vertet identifikohemi me to????

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Korrik 2003 16:58
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kasemi_ny
Anetar i ri

Regjistruar: 10/07/2003
Vendbanimi: ny
Mesazhe: 3

Wink

Per tu pergjigjur pyetjes suaj, do me duhet te citoj nje nga peronazhet me te shquar qe kombi shqiptar ka nxjerrur keto vite"Fadil Hasa"
Quote" Shqipria eshte 200 vjet mbrapa dhe 100 vjet anash ,nga Evropa"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Korrik 2003 20:01
kasemi_ny nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kasemi_ny Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kasemi_ny (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kasemi_ny Shto kasemi_ny nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kasemi_ny nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Te dua zemer
Anetar i ri

Regjistruar: 03/05/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 3

Shqiperia shume larg nga perendimi

Une mendoj qe nuk vlejne vetme fjalet per te shkuar drejt perendimit por duhet eq

__________________
Dashuria eshte jete por mes dashurise dhe jetes ekziston vetem nje fjale %TE DUA%

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2003 09:15
Te dua zemer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Te dua zemer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Te dua zemer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Te dua zemer Shto Te dua zemer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Te dua zemer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Te dua zemer
Anetar i ri

Regjistruar: 03/05/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 3

Shqiperia shume larg nga perendimi

Une mendoj qe nuk vlejne vetme fjalet per te shkuar drejt perendimit por duhet qe te punohet per te shkuar drejt perndimit. Per politikanet shqipetare te punosh do te thote te vjethesh dhe te mbushesh qepat me para kush me shume se shoqi.Kjo poltike e ndjekur nuk na drejton ne drejt perendimit por drejt nje diskriminimi te pa pare ku shume njerez rrezikojne te vdesin nga uria dhe te tjere qe nuk dine nga ti dergojne parate.Une mendoj se ne nuk duhet as edhe te trokasim ne dyert e Europes pa le me te kerkojme antaresimin ne BE.Per antaresimin ne BE duhet qe te perbushim disa kushte.Te kerkosh te antaresohesh ne Be dhe nuk ke rruge qe te shkosh ne te gjitha fshatrat e vendit ky eshte nje skandal per mendimin tim.Shqiperia eshte 100 vjet pas evrpoes per te mos thene me shume.

__________________
Dashuria eshte jete por mes dashurise dhe jetes ekziston vetem nje fjale %TE DUA%

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2003 09:27
Te dua zemer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Te dua zemer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Te dua zemer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Te dua zemer Shto Te dua zemer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Te dua zemer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
beba
Anetar i ri

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: nga ketu
Mesazhe: 19

Post

Fakti qe nuk kemi permbushur as 1/4 e kerkesave per te hyre ne bashkimin europian them se i pergjigjet pyetjes se paraqitur...

__________________
By me!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2003 09:28
beba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė beba Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me beba (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: beba Shto beba nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto beba nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
gosacameria
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/12/2003
Vendbanimi: barcelona espańa
Mesazhe: 118

sa prane eshte shqiperia me evropen

analistja


e lexova pak a shume cfare kishe shkruajtur ,

desha te thoja dicka, jam dakorte me ty vendet qe permende kan hyre <ose do hyjne vitin qe vjen<<po ato nuk hyne se e perkrahen usa ne lufte me irakun po me kerkesat qe i kerkon evropa<'? dhe sa per luften ne irak shqiperia nuk duhet te mbeshtese nje lufte te padrejte , sic eshte iraku.

me te verte eshte o ishte nje vend diktator, po sduhet ta dryshosh me force
ose ta pushtosh sic u be dhe shqiperia do ishte mire te mendoje popullin e vet se nuk eshte ne gjendje ti japi ndihme asnje shteti tjeter, si shtet vet shqiperia, sespe ska ekomin eduhur sic i dijme shkaqet.

__________________
sa mire eshte te jesh shqiptar,,,,,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2003 21:01
gosacameria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė gosacameria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me gosacameria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: gosacameria Shto gosacameria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto gosacameria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Pashai
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/11/2003
Vendbanimi: Amerika e Veriut
Mesazhe: 38

Nje vend i vockel si Shqiperia mund te fitoje vetem duke u "prostituar" ne fushen e marrdhenieve nderkombtare tek me i forti. Si rrjedhoje mbeshtetja e ShBA dhe luftes ne Irak nuk asnje te keqe persa kohe qe kjo "shitje" sjell perfitime afatgjata per te gjithe vendin, jo vetem per ata qe jane ne krye.
Shumekush mund te thote qe ShBA jane larg dhe BE eshte afer, por e verteta eshte qe edhe shtete te tjera (si psh Turqia) kane ndjekur dhe ndjekin me sukses nje politike favorizimi te ShBA ndaj BE duke synuar te perfitojne perkrahjen e te dyja paleve. Eshte fakt qe sot ShBA eshte mbeshtetesi kryesor i futjes se Turqise ne BE nderkohe qe nje pjese e mire e Europianeve nuk duan ti shikojne Turqit me sy. Shembull me i qarte se ky nuk ka.
Duhet kujtuar qe ka nje mije menyra per ta rrjepur macen, thjesht duhet te tregohesh i kujdesshem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2003 22:01
Pashai nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Pashai Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Pashai (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Pashai Shto Pashai nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Pashai nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
gosacameria
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/12/2003
Vendbanimi: barcelona espańa
Mesazhe: 118

shqiperia dhe europa

ktu nuk problemi se si ta rjepim macen <te veprojme< po problemi se ja ne disa kerkesa disa stadarte te jetes more pasha ,,dhe ne si shqiperi nuk i plotesojme , sepse ne nuk kemi ifrastrukture , mos te themi gjerat minemale te jetes driata dhe uje,
ndersa per turqine problemi eshte perte drejtat e njeriut <<<<<<<<<<<<<<<<<< sic jane kurdit<<<prandaj spo e pranojne edhe ndikon pak edhe perse jane muslyman po eshte dicka qe duan sdua do ta pranojne n q s respekton te drejtat e njerit

__________________
sa mire eshte te jesh shqiptar,,,,,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2003 22:10
gosacameria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė gosacameria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me gosacameria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: gosacameria Shto gosacameria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto gosacameria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Talking

Shqiperia ne EU.

Persa i perket mosfutjes ne europe per mendimin tim gjeja shkaku kryesor eshte KORRUPSIONI i shtetit shqiptar dhe lidhjet e tij me mafian,nuk besoj se do futemi shpejt,kemi shum per te bere,nje nder shkaqet e tjera eshte dhe mentaliteti qe zotron tek ne,nuk them se eshte i mire apo i keq,europa ne na sheh si njerez agresive,dhe ndoshta edhe kane frike nga ne,te ishte per mua me mire te beheshim nje shtet si Zvicera dhe te kerkonim me teper perkrahjen e USA sesa te hynim ne EU,por me duket se skemi nga tia mbajme sepse dy shtete neutrale nuk lejohen,nuk jemi vetem ne qe po ndihmojme Ameriken ne Irak,edhe shtetet qe sapo hyne kane ushtaret e tyre atje,persa i perket futjes se Turqise ne EU ,nuk eshte vetem per te drejtat e njeriut(mendo kush na ka mbajtur 500vjet te pushtuar dhe nuk respektojne akoma tani ne shekullin XXI te drejtat e njeriut?????)jane edhe shkaqe te tjera.Nje shkak tjeter ka te beje me te qenurit Ballkanas,per EU lind pyetja:ke te fusim te parin nga shtetet Ballkanike ne EU??ky eshte mendimi im.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2004 15:31
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Italia gati per heqjen e vizave.

Me poshte keni edhe tekstin origjinal.
Italia sipas ministrit te brendeshem te italise Marroni eshte e gateshme te mbeshtese Shqiperine per heqjen e rregjimit te vizave brenda 6 mujorit te pare te vitit 2010.

ITALIA-ALBANIA: MARONI, SOSTEGNO A TIRANA SU VISTI LIBERI

TIRANA - L'Italia sosterra' la richiesta dell'Albania di accedere al regine di liberalizzazione dei visti. Lo ha detto il ministro dell'Interno, Roberto Maroni, al termine di un incontro a Tirana con il suo collega Lulzim Basha.

L'Albania, ha spiegato Maroni, ''ha fatto enormi progressi nel contrasto all'immigrazione clandestina, alla criminalita' organizzata, al traffico di droga. Questi progressi ci hanno portato a sostenere presso le istituzioni europee la richiesta di Tirana di accedere al regime di liberalizzazione dei visti. L'Europa dovrebbe dire si' entro il primo semestre del 2010''.

La burocrazia di Bruxelles, ha aggiunto, ''e' lenta, tocchera' prima ad altri paesi, ma non credo che ci siamo obiezioni nei confronti dell'Albania''. Da parte sua, il ministro Basha ha parlato di ''eccellente collaborazione tra i due ministeri nel settore della sicurezza e non solo. Il nostro governo intende contrastare con forza ogni traffico illegale e ringraziamo Maroni per il suo sostegno nei nostri confronti presso gli organismi europei''.

Nel corso della sua visita in Albania Maroni incontrera' il ministro della Giustizia, Bujar Mishani e il primo ministro Sali Berisha.
18/11/2009 15:26

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Nëntor 2009 19:14
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Sa prane perendimit mendoni se eshte shqiperia?????

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.