ingmetalboy
without a trace
Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008
|
Citim: Po citoj ato që tha jasemina
Smarts_way ka shkruar per kete teme dhe e ka argumentuar bukur.
Ndoshta dhe mendimi im nuk do te ishte i tepert, pasi nje nder problemet me kontradiktore ne historine njerezore eshte çeshtja e Mesihut (Isait) ( Jezusit) a.s. Polemika rreth personalitetit te Jezusit eshte ndryshimi me i madh ndermjet Islamit dhe Krishterimit.
Prandaj mendova te sjell disa argumente , te cilat me lene ne medyshje, çfar te besoj qe eshte Zot apo eshte njeri? me shume me ben te paqarte se, keto argumenta une i nxorra nga Bibla.
Zoti eshte i pavdekshem
Bibla tregon nje nga cilesite e Zotit, e cila eshte pafillimesia dhe pavdekshmeria, ku thote: " Ai qe i vetmi e ka pavdekesine dhe rri ne drite te paafrueshme, te cilen asnje njeri nuk e ka pare kurre dhe as mund ta shohe; atij i qofte nderi dhe pushteti i perjetshem" (1 timoteu 6:16)
"Para se te kishin lindur malet dhe para se ti te kishe formuar token dhe boten, madje nga mot dhe perjete ti je Perendia" ( Psalmi 90:2)
Kurse Jezusi vdiq
Bibla thote:
Dhe Jezusi bertiti me ze te larte dhe tha: " O Ate, ne duart e tua po e dorezoj frymen time! ". Dhe, si tha keto, dha fryme"' ( Luka 23: 46)
Zoti eshte i Gjithedijshem
Bibla thote:
" Mos u beni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjerat per te cilat keni nevoje, para se ju t'i kerkoni". (Mateu 6:8)
Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithedijshem
Jezusi kur e pyeten per diten e fyndit, ai u pergjigj:
" Sa per ate dite dhe ate ore, askush nuk e di, as engjejt ne qiell, as Biri, por vetem Ati". (Marku 13:32)
Zoti eshte i plotfuqishem
Bibla etregon kete:
" Une jam Perendia i plotfuqishem...".
Jezusi ishte i pafuqishem
Po Bibla e tregon kete:
"Une s'mund te bej asgje nga vetja ime". (Gjoni 5:30)
Zoti nuk lodhet dhe nuk flen
Bibla thote:
"Nuk e di ti, valle, nuk e ke degjuar? Perendia i perjetesise, Zoti, krijuesi i kufijve te tokes, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarsia e tij eshte e panjohshme" ( Isaia 40:28)
Por Jezusi ishte i lodhur dhe ka fjetur sikur ne
Bibla thote:
"Dhe Jezusi, i lodhur nga udhetimi, u ul prane pusit". ( Gjon 4)
" Ai nderkaq po flinte ne kiç mbi nje jastek"' (Marku 4:38)
Zoti nuk mund te shihet
Bibla aludon qarte per kete:
Askush s'e ka pare ndonjehere Perendine".(1 Gjoni 4:12)
Jezusi jetoi ne mesin e njerezve
Bibla vete thote kete:
"Ata i thane: "Ceshtjen e Jezusit nga Nazareti, qe ishte nje profet i fuqishem ne vepra dhe ne fjale perpara Perendise dhe perpara gjithe popullit"' (Luka 24:19)
Zoti nuk eshte njeri dhe nuk jeton ne toke
Bibla thote:
Perendia nuk eshte nje njeri, qe mund te genjeje, as edhe bir njeriu qe mund te pendohet". ( Numrat 23:19)
Jezusi ka qene njeri dhe bir njeriu dhe ka jetuar ne Nazaret
Bibla thote:
" Erdhi biri i njeriut qe ha dhe pi". (Mateu 11:19)
Zotit i takon Adhurimi
Bibla thote:
"Adhuro Zotin, Perendine tende, dhe sherbei vetem atij". (Mateu 4:10)
Jezusi nuk adhurohet
Kurse Jezusi ka urdheruar te adhurohet vetem Perendia
"Adhuro Zotin, Perendine tende, dhe sherbei vetem atij". (Mateu 4 10)
Zoti nuk tundohet nga e keqja
Bibla thote:
"Askush kur tundohet te mos thote: " Jam tunduar nga Perendia", sepse Perendia nuk mund te tundohet nga e keqja , dhe ai vet nuk tundon njeri". ( Jakob 1 :13)
Jezusin e ka tunduar djalli
Bibla thote:
" Dhe qendroi ne shkretetire dyzet dite, i tunduar nga Satanai". ( Marku 1:13)
Keto ishin disa nga dhjetra citate Biblike qe japin krahasimin ne mes Zotit dhe Jezusit(Zot) Mendoj se duhet te llogjikojme vete me arsyen tone. A eshte Jezusi Zot?
Vete Bibla e ben te qarte dhe kjo besoj fale pjeseve te pa ndryshuara totalisht nga dora dhe mendja e njeriut.
Cdo gje qe ti ke cituar eshte me se e vertete, por ne arsyetimin tend gabon vetem ne nje vend. Te gjitha ato qe kaloi Jezusi i perkisnin anes njerzore te tij kur erdhi ne toke sepse qellimi i Jezusit ishte te kalonte ato qe kalonin njerzit dhe te na tregonte ne qe asgje nuk eshte e pamundur per Perendine dhe gjithashtu per ne me ndihmen e tij.
Nje pyetje kisha une per ju dhe per Smartin: Pse mendoni qe eshte kaq e pamundur per Zotin e plotfuqishem qe nqs do te vije ne toke ne formen e njeriut mos e beje dot? Ne testamentin e vjeter (qe pranohet dhe nga kurani) Zoti eshte shfaqur ne toke ne forma te ndryshme. Pse eshte kaq e paimagjinueshme per ju qe ai vendosi te vije ne toke midis nesh dhe te ndaje me ne te gjitha dhimbjet dhe gezimet si nje Zot i dashur dhe i drejte?
Une mendoj qe ASGJE nuk eshte e pamundur per te dhe besoj qe Ai erdhi ne forme njeriu dhe quhej JEZUS.
Respekte.
__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|