Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Kush lind si mysliman duhet tė vdesė i tillė?
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Allahu meshirofte dijetaret..amin, per kete lutje te Ahmedit. Meshirofte gjithe ato mijera dijetare , qe me dijen e gjere dhe largpamesine e tyre nuk jane bere shkak percarjes, keqinformimi dhe keqperfaqesimi te islamit, por qe kane hapur rruge drejt dijes dhe bukurise te islamit, tolerances nderfetare dhe mesazheve te paqes.
Kjo rruge ka pasur gjithmone armiq, ka pasur munafike dhe do kete gjithnje. Ka pasur armiq nga brenda, se ndryshe muslimanet nuk do ishin aq te percare, te dobet dhe te pashkolluar sa jane sot. Ketyre sigurisht u eshte fryre nga brenda. Menyre shume e djallezuar e ketyre armiqeve qe po te ishin nisur te prisnin e thernin me fytyren e tyre te vertete gjithmone e cdokund, do kishin nxitur vetem bashkim nga ana e muslimaneve.
Shume nga keto munafike kane emra, nuk na takon ne te merremi me ta, mos e thente Allahu, nuk kemi te drejte ti themi qafir as Jezidid, por ato qe kane sjelle kemi te drejten ti analizojme.

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2007 13:02
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
malukati
Anetar i ri

Regjistruar: 25/05/2007
Vendbanimi: m'at ane t'gardhit
Mesazhe: 16

Profeti i Bekuar (a.s) ka thene se me shume i trembet se keqes qe do t'i vinte Islamit nga vete muslimanet.
Kjo nuk do te thote medoemos se ca muslimane "te keqinj" do i sillnin dem fese. Demi qe i eshte bere Islamit dhe qe vazhdon t'i behet nga muslimanet injorante eshte i pallogaritshem. Sot kushdo merr guximin te te jape mend, te te mesoje fene, te te beje dawa, ne nje kohe qe heshtja e injorantit eshte shume me e dobishme se dawa e tij.

__________________
Bjeri se i bie bukur

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2007 14:27
malukati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė malukati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me malukati (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: malukati Shto malukati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto malukati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
The Bad Boy_1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 22/05/2007
Vendbanimi: Prizren
Mesazhe: 49

Citim:
Po citoj ato që tha malukati
Profeti i Bekuar (a.s) ka thene se me shume i trembet se keqes qe do t'i vinte Islamit nga vete muslimanet.
Kjo nuk do te thote medoemos se ca muslimane "te keqinj" do i sillnin dem fese. Demi qe i eshte bere Islamit dhe qe vazhdon t'i behet nga muslimanet injorante eshte i pallogaritshem. Sot kushdo merr guximin te te jape mend, te te mesoje fene, te te beje dawa, ne nje kohe qe heshtja e injorantit eshte shume me e dobishme se dawa e tij.



mire malukat, e vertete se smund te flasim ne koken tone, por per fat te mire kemi shume dijetare te medhenje e kokendritur prej te cileve mund te citojme ose te komentojme...selam...

__________________
Kush e njeh vetvehten e njeh Zotin. (Muhammed a.s.)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2007 14:59
The Bad Boy_1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė The Bad Boy_1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me The Bad Boy_1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: The Bad Boy_1 Shto The Bad Boy_1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto The Bad Boy_1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i thjeshti
Anetar i ri

Regjistruar: 01/06/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 4

keni te drejte kur thoni se feja duhet te jete e lire dhe mund te nderrohet sipas ndnjenjes se secilit.Por jo te gjitha fete jane njesoj.Ne njeren njeriu mund te afrohet me shpejt tek Zoti dhe me tjetren me avash.Pra njera ka hapin me te madh drejt Zotit dhe tjetra me te vogel.Kush mund te kete njohuri mbi Miraxhin e profetit Muhamed alejhi selam, e kupton vete se cila fe te shpie me shpejt dhe ne rrugen me te pelqyeshme tek ZOTI i gjithe botrave.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2007 18:47
i thjeshti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i thjeshti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i thjeshti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i thjeshti Shto i thjeshti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i thjeshti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Jarigas
gigolņ

Regjistruar: 07/05/2007
Vendbanimi: napoli
Mesazhe: 600

Citim:
Po citoj ato që tha The Bad Boy_1


1..nese mendon se Kur'ani eshte joshkencore, me duhet te te them se je larg shkences perparimtare dhe jeton ne kohen e mesjetes(pasi qe shkenca me e fundit po i zbulon ato qe ne Kur'an jane thene para me se 1428 viteve), nese mendon se mund te me hedhesh hi syve me "logjiken tende matematike", mos u mundo sepse matematiken e njoh shume me mire seq mendon ti....(nje fakt qe tregon mosinformimin tend eshte se mendon qe Inxhili eshte libri i pare)
2. Feja nuk eshte nje fllad i veres qe te ve ne gjume apo ekstaze sic pretendon, perkundrazi, eshte nje katalizatore njejte si enzimet e cila therret ne pune dhe ne te qenit aktiv deri ne frymen e fundit( Puno per kete bote sikur do te jetosh pergjithmone, puno per boten e amshuar sikur do te vdesesh neser).
3. Ti mendon se Kur'ani nuk eshte i perkthyer ne shqip per faktin se nuk deshiron te barazpeshohet me fete tjera monoteiste. Jo vella i dashur, Kur'ani ne shqip eshte i perkthyer me qellim te njohjes se kuptimit dhe komentimit te tij. Vete fakti se muslimanet nga gjithe bota se paku 40 here ne dite e lexojne suren Fatiha ne gjuhen origjinale te zbritjes, tregon unitetin dhe xhelozine me te cilen ruhet Kur'ani qe nga dita qe filloi te shpallej. Kur'ani, por edhe asnje liber tjeter nuk mund te perkthehet fjale per fjale, pasi qe nje pjese e shprehjeve ose e fjaleve nuk mund te perkthehen bukfalisht por duhet te komentohen, kete po ta them duke u nisur nga fakti se e kam te njohur edhe alfabetin arab, edhe gjuhen arabe ne mase te caktuar, megjithate, perqendrohem tek komentimet e dijetareve te medhenj, Allahu qofte i kenaqur me ta.
4. Pseudopatriotizmi eshte shume me i demshem se te qenit joshqiptar. Une e kam historine nen kembet e qytetit tim, por prap nuk jam pseudopatriot. Duhet te te them se nje porosi e pejgamberit Muhammed s.a.v.s. eshte qe te luftojme per kombin te cilit i perkasim(ne rruge te drejte). Nese do ta lexosh Karten e Medines(kushtetuta e pare qe njoihet e zbatuar ne bote), do ta shohesh se ne ate grupacion te fillimit te shtetit Islam, krahas muslimaneve luftonin hebrenjt, krishteret, zoroastranet, te barabarte. Kjo tregon unifikimin e kombit nder parimet e islamizmit. Me trego diqka, kush ka perparesi, numri 1 apo shkronja "A", e pastaj do te tregoj se kush vjen me perpara kombi ose feja....
5. Per poezine tende eshte nje shkrim te cilin mund ta lexosh ketu: http://www.zeriislam.com/artikulli/...ri-Shqypni.html ....lexo me teper per dicka te cilen deshiron ta kontestosh, atehere do te jesh me i respektuari nder njerezit nese e ke drejte....



1) Me akuzon per diçka qe se kam thene dhe se kam menduar...Nuk kam bere arsyetime mbi bazen shkencore apo jo te Kur'ani-t, keshtu qe te ftoj ta lexosh me me butesi ate qe kam shkruar...Me akuzon se jetoj ne kohen e mesjetes,ky eshte mendimi yt dhe une e respektoj,njekohesisht ama te ftoj ti hedhesh nje sy jetes se miliona muslimaneve qe jetojne vertet ne ate gjendje.....Thua qe une kerkoj te hedh hi syve(kujt ?), por s'me thua per çfare arsyeje une e bej kete gje.....Me flet per bazat shkencore te Kur'ani-t, pa na i trego pak, po pate mundesi, se une kam shume deshire te mesoj............Pastaj shton se une "mendoj" se Inxhili( te kujtoj se shqip i thone Ungjill) na qenka libri i pare....Po te them se nuk eshte mendimi im, por ajo qe thone te gjithe historianet me te medhenj....(nese ti njeh ndonje liber me te vjeter, na e trego e mos na ler ne terr)....

2) Kur them se feja eshte nje fllad, e kam fjalen per fene e besimtarit te vertete, dhe jo te pseudofetarit te flakte, qe pretendon te permbyse boten ne emer te Zotit apo Allahut(meqe ra fjala,ne shqip Allahu-t i thone Zot, e kush sģe ndjen veten arap, ben mire ta therrase ne shqip), siç kane bere te krishteret nepermjet kryqezatave e siç bejne muslimanet nepermjet Xhihad-it......Kur flas per nje fllad qe te ve ne gjume nuk e kam fjalen tek shpirti, por tek ligesia, ashtu siç ndodh me njeriun e dashuruar.....

3)Fakti se miliona muslimane nga gjithe bota se paku 40 here ne dite e lexojne suren Fatiha ne gjuhen origjinale te zbritjes, dhe fakti se shume shprehje nuk mund te perkthehen ne gjuhe te tjera, mua me çon ne mendimin se feja islame ka lindur vetem per arabet, dhe ti i dashur duhet ti besh sinqerisht pyetjen vetes nese je me i nderuar te jesh arab apo shqiptar....Fakti pastaj qe ti mbeshtetesh mbi komentet e "dijetareve te medhenj"(nese ke mundesi , na e shpjego pak se çdo te thuash), dhe nuk guxon ti komentosh vete, do te thote qe kushdo qe e din permendesh Kur'ani-n mund ta interpretoje sipas botekuptimit te tij, dhe jo sipas asaj qe Zoti nenkuptonte aty......Te lumte per faktin se njeh alfabetin arab, e njekohesisht te ftoj, te lexosh edhe libra te tjere arabisht......

4)Me flet per pseudopatriotizem e nuk kuptuj se pse.....Me flet per karten e Medines, si karta e pare kushtetuese dhe per shtetin e pare Islam ku te gjithe luftonin bashke si vellezer, por nuk na thua kunder kujt luftonin....Me pyet nese ka perparesi "1"shi apo"A"-ja, po te pergjigjem "zeroja"(ndoshta ti e din se e kane pjelle mendjet arabe, para se te ktheheshin ne muslimane e te nderprisnin gati te gjitha veprimtarite krijuese)......
Persa i perket poesise se Pashko Vases me dergon nje link, ku njefare doktori,(ma ha mendja ne letersi) duke perdorur nje fjalor afersisht shqip, thote se kjo poezi eshte "aktuale"(pra, e vlefshme per kohen), edhe sot e kesaj dite...Citoj:"Por, poezia Mori Shqypini, e mjera Shqypni, më duket se mbetet e paharrueshme dhe aktuale e aktualizuese, para së gjithash për shkak se dilemat shpirtërore të shqiptarëve nuk janë zgjidhur as sot e kësaj dite."

A nuk mendon vellaçko, se ngutesh pak, ne te dhenit mendim......16 vjeç, mund edhe te mjaftojne per te lexuar nje liber ne arabisht, por jo per te fituar urtesine e nevojshme te gjykosh fete ne lidhje me gjakun e nje kombi...

Te kujtoj, se nuk kam ndermend te kundershtoj(kontestoj), thjesht sepse nuk ka argumenta ne shtjellimet tuaja.....
Sjell, thjesht, mendimin tim......kuptohet qe nuk te jap mend, por mesoj.....Pershendetje......

__________________
Carpe diem

Modifikuar nga Jarigas datė 04/06/2007 ora 20:49

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2007 20:38
Jarigas nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Jarigas Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Jarigas (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Jarigas Shto Jarigas nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Jarigas nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
The Bad Boy_1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 22/05/2007
Vendbanimi: Prizren
Mesazhe: 49

Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
[I mbeshtes ato qe thua....Po ta shohim me sy empirik,eshte e drejte.....Une te kujtoj se feja nuk mund te argumentohet thjesht duke e pare ne menyre empirike...Feja eshte , ne radhe te pare nje vetevendosje shpirterore......Nuk do te ndodhe asnjehere qe nje njeri fetar i bindur, te kthehet ne tjeter fe sepse dikush i sjell argumente me te forta apo drejta...
Kur ne nje situate, gjykohet me shpirt apo zemer, logjika nuk hyn ne pune fare.....Nuk ka asnje logjike matematike, jo vetem ne kuran, por ne asnje liber fetar, perfshi ketu edhe biblen,qe eshte pararrjedhesi i gjithe te tjereve....Pra nese ndonjeri nga ne do te kerkoje te mbushe mendjen e ndonje tjetri, se cila fe eshte me e mire, harxhon frymen kot...Rendesi ka , qe feja eshte e rendesishme, madje do te thoja e nevojshme.(por jo e domosdoshme).E rendesishme sepse,eshte nje embelsues shoqeror.Feja, zbut shpirtrat,i ve ne gjendje dremitjeje, ne menyre qe te shmangen ferkimet shoqerore.Dhe nga krahu tjeter, feja eshte nje vegim , pa te cilin ,s'do te kuptonim arsyen e te qenit tone ne ket bote...Tani ,pasi i thame keto, le te themi qe s'ka asnje arsye se pse njera apo tjetra fe, eshte me e mire apo e keqe, kur qellimi i tyre eshte i njejte.Pastaj fete e medha njezoteshe,ne pellgun e Mesdheut, kane te njejten rrenje, pra praktikisht, jami te gjithe vellezer.Ana tjeter e arsyetimit pastaj, na çon ne krahasimin e praktikes se fese nga fetaret e ndryshem.Une kam lindur ne nje familje "myslimane",dhe te them te drejten, asnjehere se kam kuptuar se ne çfare besonin apo luteshin te mite(gjithe ato fjale arabisht)....Mendoni pak, nese kurani do te shqiperohej, fjale per fjale, s'do te dallonim lutjet e te krishtereve nga ato te myslimaneve apo ortodokseve.Arsyeja qe nuk shqiperohet, eshte pikerisht frika e njejesimit me fete e tjera ......Po te flasim pastaj ,per historine e perhapjes se fese neper shqiptare,le ta themi haptazi,ka qene gjithmone vetem per arsye mbijetese qe ky apo ai grup njerezish, kane marre kete apo ate fe.Asnjehere feja, e çfaredo ngjyre, s'ka qene e rrenjosur nder shqipet.Ka qene vetem nje mjet mbijetese dhe perparimi.Nga ana tjeter feja rrenjoset ose ne te paditurin, ose ne plakun e urte shume.Ju qe valevisni flamujt e fese me aq zjarr, kujtohuni qe jeni , shqipetare, para e mbi te gjitha.Vetem i lajthituri beson verberisht se Zoti,qe ka krijuar gjithçka,ne drejtesine e urtesine e tij te pafund, na i paska ndare popujt ne te nenes e, ne te njerkes.Elohimi preferoka hebrenjte, Allahu arabet,Jehovai te krishteret, etj...Po te tjeret? Vellezer, feja e shqyptarit, eshte nje e vetme......Pra kush lind, nuk lind aspak mysliman.Dhe i asnje feje tjeter.Jane vetem rrethanat shoqerore qe e bejne te tille.Njeriu i lire e zgjedh vete fene e vet.Pra ju qe diskutoni me kaq hov, e keni zgjedhur vete ???Kujdes kur te pyesni vetveten, sepse kjo ju ben te ndergjegjshem, mbi fuqine e shpirtit tuaj, dhe jo mbi driten e fese.......

P.S.Ndoshta do te ishte me mire te diskutonim , mbi urtesine dhe perdorimin apo interpretimin e çka shkruhet neper librat e fese, sepse sidoqofte jane hambar i urtesise popullore nder shekuj....

Pershendetje , vellezer.......



Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,

Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;

Ca thonë kam fe ca thonë kam din;

Njeni: jam turk, tjetri: latin

Do thonë: Jam grek, shkje - disa tjerë,

Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!

Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,

Për me ju damun me ju vorfnue!



Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Kane akoma kuptim keto vargje.......... [/B]




Me fal jarigas, por me duhet te te them se paske nevoje t’i lexosh edhe njehere ato qe shkrove me siper, per te pasur me lehte, po ti citoj me lart.
Vete the se nuk ka ndonje logjike matematike (nena e shkences) ne Kur’an ose ne ndonje liber tjeter te Zotit, per kete ta kam kthyer pergjigjen.
Sa i perket gjendjes se muslimaneve, me mire eshte te ndalemi ne shkaqet qe kane sjellur ne kete gjendje. Nje dijetare thote: “Zhvillimi i Evropes(perendimit) filloi me lirimin e tyre nga konceptet mesjetare dhe me marrjen nga brumi i gatshem i qyteterimit dhe shkences Islame, ndersa zhytja e muslimaneve ne erresire filloi me largimin e tyre nga urdhrat Kur’anore dhe me dhenjen e tyre drejt shkurtpamesive te kesaj bote”, pra shkaku pothuajse dihet i plote.
Dihet shume qarte se Allahu ka zbritur 4 libra dhe shume fletushka(suhufe) te tjera. Librat e shenjte te zbritur nga ana e Allahut jane: 1.Tewrati(Musait a.s.), 2.Zeburi(Dawudit a.s.), 3.Ingjili(Isait a.s.) dhe 4. libri i fundit Kur’ani i cili iu zbrit Muhammedit s.a.v.s., vule e te gjithe profeteve.
Konceptet e dremitjes ndoshta me shume kane baze ne sufizmin e devijuar apo pseudotesawufin, por aspak baze sheriatike. Kur shpeshhere Allahu ne Kur’an na thote “…dhe garoni ne pune te mira”, kjo nenkupton zgjim, pune, aktivitet, dhe jo dremitje e pergjumje e cila eshte shkaku kryesor i kesaj gjendjeje te muslimaneve sot.
Me vjen keq kur flet kunder Xhihadit, nje termi sa te perdorur me shume te keqperdorur nga mediat kryesisht antiislame. Xhihadi vella i dashtun eshte nje teme e cila kerkon kohe per tu mberthyer, e aq me pak s’mund te personifikohet me grupacione terroriste te cilat me shume punojne ne dem te Islamit, e shpeshhere jane te kurdisura nga jomuslimanet.
Ai fakt qe muslimanet duhet te anojne nga origjinaliteti i zbritjes se Kur’anit kerim tregon nje unitet dhe nje bashkim ne essence. Tjetra, njohesit e mire te fese e dine se nuk mundet cdokush te beje komentimin e Kur’anit, por komentuesit e tij duhet t’i kene te njohura shume lemi te ndryshme te cilat per ne jane te panjoftura qofte emrat e atyre degeve. Kjo tregon se une jo vtem qe nuk tentoj te jap mendim nga hamendja, por thirrem ne ate se duhet te marrim komentimet e atyre qe jane kompetent dhe te dijshem konsiderueshem ne lemin perkates.
Nese do te dish se kunder kujt luftonin muslimanet ose me sakte pjestaret e shtetit Islam, lexo histori Islame, kemi mjaft literature elhamdulilah.
Nisur nga “menquria” jote qe e ve zeron para “a” dhe “1”, (edhe pse kjo s’ishte pyetje imja) me duhet te te them se kam frike mos ketu po kontestohet NJESHMERIA e Zotit.
Mos e kontesto aq thjeshte nje doktor, e aq me pak per gjuhen e tij “afersisht shqip” sic! , sepse ky mendim mund te na qoje ne nje teme tjeter “A eshte gjuha e kosovareve shqipja?” e cila nuk eshte teme e ketij nenforumi.
Vertet jam i ri, por jo edhe aq sa ta dalloj te bardhen nga e zeza, dhe xhahiljetin nga e verteta. Absolutisht jo, nuk i jap mendimet e mia nga hamendja, por nga ajo qe dijetaret e medhenj kane dhene fet’va.
Duhet ta kemi te qarte njehere e mire se nuk eshte pyetje e te menqurit “ Kush vjen para, feja apo kombi?” sepse jane dy dimensione jo te njejta(nuk iu pergjigje pyetjes sime per “A” dhe “1”) per kete jemi krenare dhe mburremi qe jemi shqiptare edhe pse sna ka pyetur kush nese dojme te jemi te tille, njeherit jam krenarë dhe mburrem qe jam musliman e aq ma teper sepse kjo eshte zgjedhje imja e lire dhe perputhje me idete e mia.
Argumentet qe ndoshta do te ishin te nevojshme, nuk kemi kohe as vend t’i shpalosim ketu ne forum, por mund te lexojme dic me teper e pastaj ti sqarojme se bashku. Elhamdulilah, kemi dijetare shqiptare e joshqiptare te cilet na i mbushin bibliotekat tona me libra mbi Islamin dhe dispozitat e tij.
Nje fjale e urte kosovare thote “ nese deshiron ta pastrosh rrugen, pastroje shtepine tende se pari”, ose nese don ta mesosh dikend te fillojme nga vetvetja jone e t’i leme konfrontimet, por te mblidhemi rreth shkences e rreth te vertetes qe fort qarte e bukur na eshte dhene gratis ne Kur’anin kerim……Selam alejkum we rahmeh……..

__________________
Kush e njeh vetvehten e njeh Zotin. (Muhammed a.s.)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2007 22:23
The Bad Boy_1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė The Bad Boy_1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me The Bad Boy_1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: The Bad Boy_1 Shto The Bad Boy_1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto The Bad Boy_1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Jarigas
gigolņ

Regjistruar: 07/05/2007
Vendbanimi: napoli
Mesazhe: 600

Citim:
Po citoj ato që tha The Bad Boy_1




Me fal jarigas, por me duhet te te them se paske nevoje t’i lexosh edhe njehere ato qe shkrove me siper, per te pasur me lehte, po ti citoj me lart.
Vete the se nuk ka ndonje logjike matematike (nena e shkences) ne Kur’an ose ne ndonje liber tjeter te Zotit, per kete ta kam kthyer pergjigjen.
Sa i perket gjendjes se muslimaneve, me mire eshte te ndalemi ne shkaqet qe kane sjellur ne kete gjendje. Nje dijetare thote: “Zhvillimi i Evropes(perendimit) filloi me lirimin e tyre nga konceptet mesjetare dhe me marrjen nga brumi i gatshem i qyteterimit dhe shkences Islame, ndersa zhytja e muslimaneve ne erresire filloi me largimin e tyre nga urdhrat Kur’anore dhe me dhenjen e tyre drejt shkurtpamesive te kesaj bote”, pra shkaku pothuajse dihet i plote.
Dihet shume qarte se Allahu ka zbritur 4 libra dhe shume fletushka(suhufe) te tjera. Librat e shenjte te zbritur nga ana e Allahut jane: 1.Tewrati(Musait a.s.), 2.Zeburi(Dawudit a.s.), 3.Ingjili(Isait a.s.) dhe 4. libri i fundit Kur’ani i cili iu zbrit Muhammedit s.a.v.s., vule e te gjithe profeteve.
Konceptet e dremitjes ndoshta me shume kane baze ne sufizmin e devijuar apo pseudotesawufin, por aspak baze sheriatike. Kur shpeshhere Allahu ne Kur’an na thote “…dhe garoni ne pune te mira”, kjo nenkupton zgjim, pune, aktivitet, dhe jo dremitje e pergjumje e cila eshte shkaku kryesor i kesaj gjendjeje te muslimaneve sot.
Me vjen keq kur flet kunder Xhihadit, nje termi sa te perdorur me shume te keqperdorur nga mediat kryesisht antiislame. Xhihadi vella i dashtun eshte nje teme e cila kerkon kohe per tu mberthyer, e aq me pak s’mund te personifikohet me grupacione terroriste te cilat me shume punojne ne dem te Islamit, e shpeshhere jane te kurdisura nga jomuslimanet.
Ai fakt qe muslimanet duhet te anojne nga origjinaliteti i zbritjes se Kur’anit kerim tregon nje unitet dhe nje bashkim ne essence. Tjetra, njohesit e mire te fese e dine se nuk mundet cdokush te beje komentimin e Kur’anit, por komentuesit e tij duhet t’i kene te njohura shume lemi te ndryshme te cilat per ne jane te panjoftura qofte emrat e atyre degeve. Kjo tregon se une jo vtem qe nuk tentoj te jap mendim nga hamendja, por thirrem ne ate se duhet te marrim komentimet e atyre qe jane kompetent dhe te dijshem konsiderueshem ne lemin perkates.
Nese do te dish se kunder kujt luftonin muslimanet ose me sakte pjestaret e shtetit Islam, lexo histori Islame, kemi mjaft literature elhamdulilah.
Nisur nga “menquria” jote qe e ve zeron para “a” dhe “1”, (edhe pse kjo s’ishte pyetje imja) me duhet te te them se kam frike mos ketu po kontestohet NJESHMERIA e Zotit.
Mos e kontesto aq thjeshte nje doktor, e aq me pak per gjuhen e tij “afersisht shqip” sic! , sepse ky mendim mund te na qoje ne nje teme tjeter “A eshte gjuha e kosovareve shqipja?” e cila nuk eshte teme e ketij nenforumi.
Vertet jam i ri, por jo edhe aq sa ta dalloj te bardhen nga e zeza, dhe xhahiljetin nga e verteta. Absolutisht jo, nuk i jap mendimet e mia nga hamendja, por nga ajo qe dijetaret e medhenj kane dhene fet’va.
Duhet ta kemi te qarte njehere e mire se nuk eshte pyetje e te menqurit “ Kush vjen para, feja apo kombi?” sepse jane dy dimensione jo te njejta(nuk iu pergjigje pyetjes sime per “A” dhe “1”) per kete jemi krenare dhe mburremi qe jemi shqiptare edhe pse sna ka pyetur kush nese dojme te jemi te tille, njeherit jam krenarë dhe mburrem qe jam musliman e aq ma teper sepse kjo eshte zgjedhje imja e lire dhe perputhje me idete e mia.
Argumentet qe ndoshta do te ishin te nevojshme, nuk kemi kohe as vend t’i shpalosim ketu ne forum, por mund te lexojme dic me teper e pastaj ti sqarojme se bashku. Elhamdulilah, kemi dijetare shqiptare e joshqiptare te cilet na i mbushin bibliotekat tona me libra mbi Islamin dhe dispozitat e tij.
Nje fjale e urte kosovare thote “ nese deshiron ta pastrosh rrugen, pastroje shtepine tende se pari”, ose nese don ta mesosh dikend te fillojme nga vetvetja jone e t’i leme konfrontimet, por te mblidhemi rreth shkences e rreth te vertetes qe fort qarte e bukur na eshte dhene gratis ne Kur’anin kerim……Selam alejkum we rahmeh……..




Njemendje, nuk egziston logjika e mirefillte matematike ne asnje liber fetar dhe te sfidoj te ma provosh te kunderten...Pastaj na thuaj pak emrin e kesej dijetareje qe na thoka se perendimi qenka zhvilluar me brumin e gatshem te "shkences" dhe "qyteterimit" islam, dhe vete islami me te njejtin brume na paska ngelur barkbosh.....Arsyetim matematik, s'ke ci thua...
Kur flet per librat thjesht e ke fjalen per Biblen, ate qe thashe edhe une se ka qene shkruar me pare, pra Kur'ani eshte shume me i vonshem....Aty flet per Mose-ne,(ose Moisiun), David-in dhe Jesu-in, e me ben pershtypje fakti se ç'do gje e shikon dhe mendon qe pertej lenteve te botekuptimit arab, thjesht mendon si arab.....e te them te drejten nuk me pelqen......

Sa per luften e muslimaneve , nuk me interesojne lufterat midis fiseve te ndryshme arabe, por ti prape s'po me sjell shembullin e bashkimit luftarak ndermjet çifuteve, zoroastreve,ortodokseve etj, ne "shtetin" e vetem islam(qe nuk ka egzistuar kurre).....
Persa i perket "1" shi dhe "A"-se meqe kembengul po te them se femija tingulli i pare qe nxjerr eshte"me" dhe jo nje apo a,po ti nese ke ndonje proverb apo urtesi per te thene thuaje..........
Une nuk hedh poshte(kontestoj) aspak dialektin kosovar ( apo gege si une) te doktorit ne fjale, por perdorimin pa vend e pa mase te fjaleve te huaja prej tij, ne nje kohe kur na flet per nje poet shqiptar, i cili gjuhen shqipe e perdori ne menyre hyjnore nje shekull para doktorit ne fjale.....Sidoqofte fjala ishte tjeterkund dhe ti e drodhe prape biseden......

Me flet per zgjedhjen qe ti na paske bere.....Ndernjet sa mundesive ke zgjedhur???Sa te verteta te tjera njeh?? Sa fe te tjera njeh??? Sa dijetare njeh, jo vetem fetare???

Sa per Xhihad-in ma thuaj pak si perkthehet, eshte i gjithi aty kuptimi....
Dhe kur shkruan shqip, kij miresine te perdoresh sa me pak fjale arabe, ne nje kohe qe e njeh kaq mire ate gjuhe.......Pershendetje....

__________________
Carpe diem

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2007 23:15
Jarigas nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Jarigas Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Jarigas (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Jarigas Shto Jarigas nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Jarigas nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
malukati
Anetar i ri

Regjistruar: 25/05/2007
Vendbanimi: m'at ane t'gardhit
Mesazhe: 16

Citim:
Po citoj ato që tha The Bad Boy_1


mire malukat, e vertete se smund te flasim ne koken tone, por per fat te mire kemi shume dijetare te medhenje e kokendritur prej te cileve mund te citojme ose te komentojme...selam...




Ne parim ke te drejte, por ne praktike ndodh ndryshe. Injoranti jo vetem qe lexon nje grumbull broshurash mbi fene dhe kujton se u ndricua, por edhe merr guximin te komentoje, analizoje, sterholloje ato dy-tre paragrafe qe ka arritur te lexoje, e qe ka te ngjare te mos i kete kuptuar fare. NJoh njerez qe kane hyre ne fe duke njohur 1-2 dijetare e duke i bere pacavure ato qe ai mendon se kta dijetare kane thene ose kane dashur te thone.
Prandaj, jam i mendimit se nje pjese e besimtareve duhet te perqendrohen vetem tek praktikimi sa me i perpikte i fese, te jene te kujdesshem ndaj namazit, te ndjekin rregullisht derset dhe hytbet dhe te perpiqen te zgjerojne horizontin e tyre pa u perpjekur te japin mend.

Shendet

__________________
Bjeri se i bie bukur

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2007 23:52
malukati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė malukati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me malukati (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: malukati Shto malukati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto malukati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
The Bad Boy_1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 22/05/2007
Vendbanimi: Prizren
Mesazhe: 49

pergjigje jarigas

po si mund te te tregoj une ty se si behen llogaritjet ne Kur'an, kur ti ende nuk e ke te qarte se cili eshte libri i pare i zbritur(i cili eshte Tewrati)? Nuk mund te te mesoj se si zgjidhet nje inekuacion i grades IV kur nuk e di se si zgjidhet kuadratiku, kjo eshte njejt...
Sa per emrat qe une them Musa e ti Mose, une Dawud e ti David, dije se fjala ime kunder tendes, ti latinisht une arabisht, asnjera nuk eshte shqip ne esence........
Po te lutem, permbaju temes qe eshte dhe mos mbaj leksione patriotizmi, se edhe pse nuk me le ndergjegja prej vellai shqiptar te te them , me duhet te ta kthej pergjigjen; nese ti mendon se je me patriot se qe jam une, dije se kur ne Kosove behej lufte une dhe familja ime kemi qene ne frontin e luftes(kam qene shume i vogel), e kete s'e kemi bere per te luftuar per Arabine por per kete cope Kosove qe e ka deshmuar shqiptarizmin e saj nder shekuj. Gjate kohes kur une ne vend te ninullave duhej te degjoja krismen e tanksave, ti i ke pare ne TV e ndoshta e ke nderruar kanalin se te ka pengu zhurma e automatikeve, mos me bej patriotin mua, sepse kam shume durim ndaj ofendimeve tua te njepasnjeshme.......Per ta pare ti se a ka ekzistuar shteti Islam i perbere nga muslimanet, çifutet, zoroastranet, e nga nje numer i vogel te krishteresh, lexoje Karten e Medines(eshte ne shqip, ndoshta mundesh) http://www.zeriislam.com/artikulli/Karta-e-Medines.html .......selam alejkum, Allahu na udhezofte dhe paste meshire per ne....

__________________
Kush e njeh vetvehten e njeh Zotin. (Muhammed a.s.)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2007 21:30
The Bad Boy_1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė The Bad Boy_1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me The Bad Boy_1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: The Bad Boy_1 Shto The Bad Boy_1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto The Bad Boy_1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Jarigas
gigolņ

Regjistruar: 07/05/2007
Vendbanimi: napoli
Mesazhe: 600

Re: pergjigje jarigas

Citim:
Po citoj ato që tha The Bad Boy_1
po si mund te te tregoj une ty se si behen llogaritjet ne Kur'an, kur ti ende nuk e ke te qarte se cili eshte libri i pare i zbritur(i cili eshte Tewrati)? Nuk mund te te mesoj se si zgjidhet nje inekuacion i grades IV kur nuk e di se si zgjidhet kuadratiku, kjo eshte njejt...
Sa per emrat qe une them Musa e ti Mose, une Dawud e ti David, dije se fjala ime kunder tendes, ti latinisht une arabisht, asnjera nuk eshte shqip ne esence........
Po te lutem, permbaju temes qe eshte dhe mos mbaj leksione patriotizmi, se edhe pse nuk me le ndergjegja prej vellai shqiptar te te them , me duhet te ta kthej pergjigjen; nese ti mendon se je me patriot se qe jam une, dije se kur ne Kosove behej lufte une dhe familja ime kemi qene ne frontin e luftes(kam qene shume i vogel), e kete s'e kemi bere per te luftuar per Arabine por per kete cope Kosove qe e ka deshmuar shqiptarizmin e saj nder shekuj. Gjate kohes kur une ne vend te ninullave duhej te degjoja krismen e tanksave, ti i ke pare ne TV e ndoshta e ke nderruar kanalin se te ka pengu zhurma e automatikeve, mos me bej patriotin mua, sepse kam shume durim ndaj ofendimeve tua te njepasnjeshme.......Per ta pare ti se a ka ekzistuar shteti Islam i perbere nga muslimanet, çifutet, zoroastranet, e nga nje numer i vogel te krishteresh, lexoje Karten e Medines(eshte ne shqip, ndoshta mundesh) http://www.zeriislam.com/artikulli/Karta-e-Medines.html .......selam alejkum, Allahu na udhezofte dhe paste meshire per ne....





Po , pra , ma shpiego pak ti qe je me i ditur ne kete fushe se cili eshte Tewrati...Fjala ime nuk eshte aspak kunder tendes, ishin thjesht pyetje sqarimi, nese po flisnim per te njejtet persona......Dhe pastaj nese te duket se mbaj leksione(mesime) patriotizmi, gabohesh shume i dashur...Une per parim,nuk mendoj kurre se te tjeret jane me pak se une, ne cilendo fushe, deri ne prove te kundert....Une nuk dal nga tema, kurse ti , gjykoje vete(ç'hyn ketu jeta ime apo e jotja,a eshte kjo tema?)....Te kam drejtuar disa pyetje, nuk u pergjigjesh, po hidhesh perpjete sikur kushedi se sa te kam fyer....Me trego pak, cilat jane fyerjet qe te paskam bere???.......paqa, qofte me ju, I Madhi Zot, na udhezofte dhe paste meshire per ne.... edhe ju.....(shqipja eshte nje mije here me e bukur se arabishtja....).....

P.S. Sa per karten e Medines, ajo s'eshte aspak prova se u krijua nje komb i Islamit, por eshte thjesht nje traktat paqeje.....Mund ta krahasojm pa gabuar me Kanunin e Leke Dukagjinit.....E ti kujtohu se atje as qe behet fjale ne bote per evropianete, aq me pak per shqiptaret......
Shqiperine e mori turku, i vu zjarr
Shqipetar mos rri , po duku, Shqipetar......

__________________
Carpe diem

Modifikuar nga Jarigas datė 05/06/2007 ora 23:20

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2007 23:08
Jarigas nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Jarigas Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Jarigas (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Jarigas Shto Jarigas nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Jarigas nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Kush lind si mysliman duhet tė vdesė i tillė?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.