agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
O puma, jam ne krevat! Me dhemb stomaku, me dhemb zemra dhe se kam ketu pumen qe te me rrije prane. Derdha nje liter gjak kot fare. Te pakten, ta kisha derdhur per te mbrojtur pumen! Ama se c'trima kan dale sot, e dashur? Putren e djathte e kam te fashuar e te lidhur dhe jo se u zura me ndonje njeri per pumen, por vetem sepse ndava qente qe po perlesheshin...
Me shkrove ca letra te mrekullueshme, o qiell i dashur. Madje ekam thene gjithmone se shkrimtaret nuk kane pse te shkruajne letra. Te tjeret e bejne kete gje me mire." Rezonanca frymemarese" e hajde thuaj pastaj. A mund te me vinte ne koke nje gje e tille? Pa le te tjeret! Ja, ti di si t'i thuash tjetrit se e dashuron. Une, te them te drejten, S'e kam bere dot kurre kete si duhet.
Sa bukur tingellon kur me thua se je e qete dhe e lumtur, edhe kur je vetem! Eshte pikerisht ajo qe kam deshiruar! Nuk kam dashur kurre qe te shqetesoj e te sjell fatkeqesi sepse kete mund ta bej cdo lloj rrote. Une desha qe me lezet e deshire te t'i largoja te gjitha hallet qe ti te shkelqeje nga gezimi e te beheshe me e bukur se ç'ke qene ndonjhere me pare, qe te ndriçoje sa te dallohej nje kilometer larg. Ti jeton me bindjen, e kjo eshte e sigurte, se diku nje njeri tjeter jeton per hatrin tend.
Sot gjeta vjershen e Getes qe e pelqejme te dy aq shume " Thuame ç'na ka pergatitur fati...", e cila me ndolli prap ndjenja te tella. Me thuaj, e dashur, a nuk perkon ajo shume me ato qe po perjetojme ne? Nganjehere, kur shperthejne shirat e une krejt i vetem i hedh vetes nje veshtrim si matane, shoh se nuk ka me asnje ndarje, se cdo gje eshte kthyer ne vendin e vet dhe se e gjithe kjo erdhi nga ti, e atehere ndiej nje lumturi te paprovuar me pare nga asnje tjeter: me behet sikur ajo cope rinie, me kthehet prape per hirin tend e me behet ende sikur çdo gje me jepet dy here: nje here ne pervojen e krijuar nga fabtazia, nga vitet e jetuara e nga te kuptuarit e vleres se tyre e nje here tjeter ne shkelqimin rinor. Te ti jane permbledhur te gjitha: ti je edhe aventura, edhe gruaja ime.
po, per mua cdo gje eshte te ti dhe cdo gje qe kam, eshte per ty; ndryshe nuk mund te jete. Nuk je ti vetem nje rezonance qe mer fryme ( e pse dreqi e mori nuk e shpika vete kete), por edhe un jam gjithashtu per ty. Une jam nje pasqyre sferike qe mbledh e fokusoj rrezet e tua dhe, sipas mundesive qe kam, i kthej te ti edhe me te nxehta e me te forta. Ngandonjehere me duket vetja si nje merimange qe ende nje pelhure te ndritshme plot pikela vese e rreze djelli, rrjeteqe te kap e qe te duhet te behet shtepia jote e mbushur plot me ato gjerat qe te kane munguar, rrjete midis trendafilave e lileve te tjera, e holle dhe e forte. Fijet e saj te argjenta jane te lehta e te sigurta per ecjen tende te lehte prej atleteje. Kjo rrjete do te jete e varur ndermjet qiellit te kalter e detit. Ti mund te biesh e te shtrihesh mbi te sa te duash e rrjeta do te mbaj e prap do te kercesh lart.
Drita ime e dashur, nganjere nuk jam i zoti te vazhdoj punen me kete liber qe kam ne dore, une e urrej ate sepse ajo me mban larg teje. Nganjhere mar ne dore fotografite e tua, e i vendos para vetes duke e ditur ne thelb se kete gje nuk duhet ta bej sepse do ta ndjeje veten me keq, po prap se prap e bej e pastaj bisedoj me ty dhe ndiej veten keq e me keq, gjendja behet po thuaj e padurueshme, dhe e mrekullueshme njekohesisht e pastaj filloj te shkruaj prape me forca te perterira.
Dora filloj te me dhembe prape. Duame. Me thuaj se me do se nga kjo une behem me i mire. Do te punoj me mire, me i qete e me shpejt po qe se do te me thuash se me do sepse un jetoj vetem sepse ti me do. Duame...!
Remarque
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Modifikuar nga agata datė 23/11/2007 ora 00:10
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|