cecilia
Adoleshente
Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180
|
Bad influenza
Viruse guerile,
Pabesi në ajër.
Kompiuteri dhe unë të paimunizuar,
Të dy me rrufë,
Me halle dosjesh,
Të dy kujtesë-traumatizuar.
Dje bëra një gabim,
Windows një fatal error,
Por empati nuk ka,
Nuk ka empati,
Diç kundër ndihet kudo.
Mes paralelëve të gripit
Dhe meridianëve të mi,
Armëpushime të prishur,
Përplasen dhe thyhen
Kundër, anti gjithandej,
Antibiotikë në limfë,
Antipasta mbi pjata,
Antimateria mbush dhomën time
Egoiste
Se ka gjithë çi duhet asaj,
Por jo mua,
Antikuarë pa qejf,
Antitrupa në varrezat e dëshmorëve
Të sistemeve imunitare dhe politike,
Mbledhur xhunga,
Sdua dhe plas!
Plas e sdua!
Ja kështu.
Kundra.
Spore të murrme
Prej një Jupiteri dashakeq
Si kërpudhë kozmike
Nxijnë avionët.
Miliona kuaj troje hingëllijnë përanash neter,
Në ishujt e sirenave lolitat flakën tangat,
Gozhdë porn ngulen në direkët e ngritur
Të brekëve lundruese me vela kredit kardi,
Mbyll dritaret, close them Windows,
Shpejt!
Kanata Microsofti kuisin nëpër erë të natës.
Qielli reportabël
Na derdh si zhavor
Në gryka turëta aeroportesh,
Në betonin e turmës që ngrin
Më bllokohen hapat.
Një zonjë flokëbardhë
Nën kontroll rastësor për terroriste
Hap këmbët dhe krahët,
Nxjerr inde shamishë dhe organet,
Pankreasin e fisëm prej republikanje,
Mëlçi conservative, gurë të çmuar veshkash moluske,
Delir sakrifice,
Kontrollomëni,
Ma lini një krehër
Sa për një fjalë të fundit hollivudi.
Një buzëqeshje e ngrirë plluskon në ajër,
Mijëra mace Qeshire u zhdukën përpas portash
Terse,
Vjedhuraz e pa mjaullimë,
Kanë vjedhur fjalëkalimin - çelësin kopil
Për bravat e botës,
Formulë Sezami dhe PIN one size fits all,
Një qelizë e fjetur -
Pandemi dhe biznes farmaceutik bilionësh,
Një kamikaz në inkubacion,
Një bakter pa pasaportë,
Qytetar i vërtetë i botës,
Në pikë-kontrollin e fundit
Me kontrollorë buzëqeshës
Kaluan të gjithë,
Gati për influencë të keqe.
Sa me pelqen modernizimi me te cilen shprehet ky shkrimtar. Bukur shume!
__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|