Deb*
different
Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Debora, kjo dmth qe tani per tani nuk te intereson kontrolli. Tani per tani i intereson atij te njoftohet per cilindo person qe ti ke kontakt. Antenat ngrihen kur ai nuk e njeh personin, sepse njohja i jep siguri. Pra ti nuk ke (s'mundesh edhe po deshe) te kesh shoqeri qe burri nuk e njeh...
Eshte disi veshtire te pranosh qe partneri te flase me nje te panjohur, por nese tjetri ka patur nje jete me pare (ose gjate) raportit me ty, dihet qe do kete te panjohur. Dhe nuk shikoj pse duhet ti zbraz gjithe jeten time partnerit. I bie qe une te jem shembelltyre e jetes se çiftit, jo individ qe mund te shprehe personalitetin ne forma te tjera. Nejse
Duam apo nuk duam ne nuk ka gjera te prera me thike ne bashkejetese;kjo e imja, kjo e jotje pervec atyre qe ka ndare Zoti, si veshja p.sh.
Privacia qe kerkoni ju eshte per ata qe jane te pamartuar. Qe pervec lidhjes nuk ndajne asgje tjeter se bashku. Nje cik kontroll duhet nga te dy, ndryshe lidhja merr tatepjeten. Fundja pse nuk e lejon burrin, apo gruan te shikoj cel, apo e-mail? Ka ndonje gje aty qe ai/ajo s'duhet ta shikoje, lexoje?
Kur burrit i humbi cel. Bllokoi nr e tij, dhe une i dhashe te perdorte cel tim per afro nje muaj gjersa u be mbare te blinte nje tjeter. Meqe rrija ne shtepi nuk e kisha fare te nevojshme cel.
Po ashtu kam perdorur te burrit kur e kam patur cel tim te pa karikuar ,dhe per momentin burri me ka dhene te tijin ta merrja me vete. Keshtu qe ne nje lidhje nuk ka gjera te ndara.
Vetem ai qe ka gjera per te fshehur refuzon t'ja kontrollosh, prekesh cel.
Edhe ngrihen antenat mo faje. Nuk ka dashuri pa shenja zhelozie.
Me eshte dashur te kontrolloj cel e burrit por jo per arsye xhelozie. Kur dua te nxjerr nje numer qe ai e ka e une se kam. Lexoj voice mailet qe le vet. Shikoj foto qe ka bere burri. Ka shume arsye qe te shtyjne te prekesh cel e njeriut tend. Une jam ajo qe kujtohem t'ja karikoj cel. burrit. Nuk dua qe kur ta marre une ne tel ti bjeri bateria, se behem merajk pastaj po s'mu pergjigj.
Ju beqaret boll na bete moral, po martohuni njehere vet pastaj gjykoni te martuarit.
__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|