Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Femrat,sa te afta per te konkuruar mashkullin ne pushtet social? Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Thumbs up

Remember the ladies...

Diskutimet ne kete teme me kujtuan letren e famshme te Abigail Adams, derguar burrit te saj, John Adams, presidentit te dyte te Amerikes.
Ja disa copeza shkeputur nga letra:

"Remember, all men would be tyrants if they could. If particular care and attention is not paid to the ladies, we are determined to foment a rebellion, and will not hold ourselves bound by any laws in which we have no voice or representation.

"...in the new code of laws which I suppose it will be necessary for you to make, I desire you would remember the ladies and be more generous and favorable to them than your ancestors.
Do not put such unlimited power into the hands of the husbands."

"Mbaj mend, te gjithe meshkujt do te ishin tirane nese do te mundnin. Ne qofte se perkujdesje dhe vemendje e vecante nuk u eshte kushtuar te gjithe zonjave, ne jemi te vendosure te nxisim nje rebelim, dhe nuk do te mbajme veten tone te lidhura nga asnje ligj ne te cilin ne nuk kemi ze ose perfaqesim."

"...ne kodin e ri te ligjeve i cili supozoj do te jete i nevojshem per tu bere[hartuar], deshiroj qe te mbash mend zonjat[femrat], dhe ji me zemergjere dhe i favorshem kundrejt tyre se paraardhesit e tu.

Mos ve aq force te pakufinjte ne duart e burrave te tyre."
[1776]
___________________

Nje femer inteligjente eshte nje kercenim per nje mashkull jo-inteligjent, prandaj femrat inteligjente dhe te pavarura ne pergjithesi jane shikuar tere antipati nga shumica e meshkujve shqiptare.
Meshkujt shqiptare (shumica) ne pergjithesi nuk jane aspak te edukuar ne anen humane. Shumica e tyre as nuk dine se si te sillen me nje femer, as qe behet fjale per te qene "gentlemen"...copen e "gentleman"-izmit e gjejne ne ta vetem kur duan te arrijne ndonje qellim te tyrin.
Femrat shqiptare jane mese te afta per te konkuruar ne pushtet mashkullin. Mbaj mend qe kohe me pare Fajtori solli disa grafike dhe statistika rreth arsimimit ne Shqiperi, dhe ne to dilte se shumica e studenteve ne universitet ishin femra; dmth arsyetimi se meshkujt jane me te zgjuar, me vjen keq por hidhet pertoke.
Gjithsesi, me shume keq me vjen qe meshkujt e rinj shqiptare e kane po aq ose gati aq te theksuar sa baballaret apo gjysherit e tyre kete kompleks inferioriteti.
Nga ana tjeter, jam dakort qe femrat lirine duhet ta fitojne vete, por rinia shqiptare (ashtu sic u permend me siper), ne pergjithesi nuk eshte e pavarur, dhe kjo gjendje behet me deshire dhe jo me pahir. Ne kete shoh nje rini qe nuk ka iniciative te marre pergjegjesite qe u takon, por perfiton nga prinderit sa te mundet. Nqs ata nuk e duan pavaresine, atehere nuk ka kuptim qe te tjeret te luftojne betejen e tyre.

__________________
Bukė, kripė e zemėr tė mirė.

Modifikuar nga Balerina datė 21/03/2007 ora 21:58

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2007 21:13
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Balerina Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Balerina Shto Balerina nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Balerina nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Re: Remember the ladies...

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina

Nje femer inteligjente eshte nje kercenim per nje mashkull jo-inteligjent, prandaj femrat inteligjente dhe te pavarura ne pergjithesi jane shikuar tere antipati nga shumica e meshkujve shqiptare.
Meshkujt shqiptare (shumica) ne pergjithesi nuk jane aspak te edukuar ne anen humane. Shumica e tyre as nuk dine se si te sillen me nje femer, as qe behet fjale per te qene "gentlemen"...copen e "gentleman"-izmit e gjejne ne ta vetem kur duan te arrijne ndonje qellim te tyrin.
Femrat shqiptare jane mese te afta per te konkuruar ne pushtet mashkullin. Mbaj mend qe kohe me pare Fajtori solli disa grafike dhe statistika rreth arsimimit ne Shqiperi, dhe ne to dilte se shumica e studenteve ne universitet ishin femra; dmth arsyetimi se meshkujt jane me te zgjuar, me vjen keq por hidhet pertoke.
Gjithsesi, me shume keq me vjen qe meshkujt e rinj shqiptare e kane po aq ose gati aq te theksuar sa baballaret apo gjysherit e tyre kete kompleks inferioriteti.
Nga ana tjeter, jam dakort qe femrat lirine duhet ta fitojne vete, por rinia shqiptare (ashtu sic u permend me siper), ne pergjithesi nuk eshte e pavarur, dhe kjo gjendje behet me deshire dhe jo me pahir. Ne kete shoh nje rini qe nuk ka iniciative te marre pergjegjesite qe u takon, por perfiton nga prinderit sa te mundet. Nqs ata nuk e duan pavaresine, atehere nuk ka kuptim qe te tjeret te luftojne betejen e tyre.



Qenke nje person me te vertet me humor te theksuar anglez.Jo per gje por askush nuk qesh me keto qe ke shkruar .Ti do te thuash qe nuk i shkruar per te qeshur dhe je me teper se serioze por me shume se njerzit duhet te qeshin me ato qe ke shkruar duhet te qeshin me ty. A e di perse ? Sepse flet nga nje pjedestal supremiteti te cilin nuk e kuptoj se nga e gjen. Ajo qe me vjen ndot eshte te lexoj qe shumica e meshkujve shqiptar jane te paedukuar .Kur e shkruajte kete mesazh a mendove ndopak per meshkujt e familjes tende qe ne mos gaboj edhe ata duhet te jene shqiptar.Keshtu sipas statistikes shumica e meshkujve te familjes tende duhet te jene te paedukuar .Une nuk e di se cilet meshkuj shqiptar ke njohur ti por duhet te azhornohesh dhe te mos i fusesh te gjithe ne te njejtin thes.Une e kuptoj shume mire qe do te besh feministen ketu por eshte e kote sepse ne kete rast duke ofenduar meshkujt tregon qe ti ke pak inteligjenc,dhe nuk e kam per ty si femer por per ty si njeri.Nje njeri nuk e tregon inteligjencen e tije duke thene se te tjeret jane budallenj,keshtu qe nese doje te tregoje qe femrat jane shume inteligjente zgjodhe rrugen e gabuar.Une te them te drejten jam pak maskilist por me shume ne teori sesa ne praktik.Por smund te them kurre qe femrat jane qenie qe nuk kane inteligjence se keshtu do ofendoja ,maman , motren dhe te dashuren time.Duhet te themi nje gje qe ka njerez qe jane inteligjente dhe jo inteligjent pavarsisht nga seksi.

Gjithsesi nese mendon se shumica e meshkujve shqiptar jane te paedukat gjij nje burre ne amerike inteligjent dhe te kulturuar keshtu mund te shpetosh nga ne meshujt e pagdhendur shqiptar.
Papapapa sa burra te mire dhe me mend keta amerikanet...

Ps:Mé respekt per kategorine mashkullore here tjeter se ja fut kot ndonjehere...

Hajd shnet e pare...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2007 00:25
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Re: Femrat,sa te afta per te konkuruar mashkullin ne pushtet social?

1-Ne femrat kemi aq pushtet vetjak,sa meshkujve do u duhej nje dekade e tere
te na njihnin(pale te na vleresonin perballe-gje qe u duket ulje)!

2-Ka meshkuj te persosur qe krahas karrieres se femres se tyre,
vleresojne dhe feminilitetin e saj, vlerat e saj, etj etj...Po ku jane se?


ps:Urime per temen Amor.Je dhe mbetesh e vetmja anetare virtuale
qe me jep deshiren te futem ne forum te ju lexoj mendimet e tua kaq
me vlere, kaq te persosura.
Je vertet FEMER-NJERI.
respekte.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2007 01:03
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Re: Re: Remember the ladies...

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic


Qenke nje person me te vertet me humor te theksuar anglez.Jo per gje por askush nuk qesh me keto qe ke shkruar .Ti do te thuash qe nuk i shkruar per te qeshur dhe je me teper se serioze por me shume se njerzit duhet te qeshin me ato qe ke shkruar duhet te qeshin me ty. A e di perse ? Sepse flet nga nje pjedestal supremiteti te cilin nuk e kuptoj se nga e gjen. Ajo qe me vjen ndot eshte te lexoj qe shumica e meshkujve shqiptar jane te paedukuar .Kur e shkruajte kete mesazh a mendove ndopak per meshkujt e familjes tende qe ne mos gaboj edhe ata duhet te jene shqiptar.Keshtu sipas statistikes shumica e meshkujve te familjes tende duhet te jene te paedukuar .Une nuk e di se cilet meshkuj shqiptar ke njohur ti por duhet te azhornohesh dhe te mos i fusesh te gjithe ne te njejtin thes.Une e kuptoj shume mire qe do te besh feministen ketu por eshte e kote sepse ne kete rast duke ofenduar meshkujt tregon qe ti ke pak inteligjenc,dhe nuk e kam per ty si femer por per ty si njeri.Nje njeri nuk e tregon inteligjencen e tije duke thene se te tjeret jane budallenj,keshtu qe nese doje te tregoje qe femrat jane shume inteligjente zgjodhe rrugen e gabuar.Une te them te drejten jam pak maskilist por me shume ne teori sesa ne praktik.Por smund te them kurre qe femrat jane qenie qe nuk kane inteligjence se keshtu do ofendoja ,maman , motren dhe te dashuren time.Duhet te themi nje gje qe ka njerez qe jane inteligjente dhe jo inteligjent pavarsisht nga seksi.

Gjithsesi nese mendon se shumica e meshkujve shqiptar jane te paedukat gjij nje burre ne amerike inteligjent dhe te kulturuar keshtu mund te shpetosh nga ne meshujt e pagdhendur shqiptar.
Papapapa sa burra te mire dhe me mend keta amerikanet...

Ps:Mé respekt per kategorine mashkullore here tjeter se ja fut kot ndonjehere...

Hajd shnet e pare...



Qe te sqaroj disa gjera...pike se pari nuk flas nga nje piedestal superioriteti. Nuk e ndjej veten superiore, ok? Pike se dyti...me vjen keq, por nuk ka perse te ju vije ndot sepse nuk i kam bere une statistikat. Se treti...te thuash shumica nuk do te thote t'i fusesh te gjithe ne nje thes. Shumica eshte nje term shume i gjere; nga 50.00000001% deri ne 99.9999999%, prandaj edhe ju nuk keni perse te prekeni ne seder nese flitet me fakte dhe jo me supozime. Ketu nuk kam ardhur te bej feministen; jeta nuk eshte vetem bardh&zi.
Nese ju hyni ne forum per te treguar inteligjencen, atehere ajo eshte puna juaj; nuk kam hyre ne forum per te treguar inteligjencen por thjeshte per te shkembyer opinione.
Gjithsesi, mos harroni dicka..."ai qe te flet te don te miren". Nese do te mendoja ashtu sic mendoni ju qe mendoj une, atehere as qe do te lodhesha fare te rrija te shkruaja nje mesazh aq te gjate....madje madje, as nuk do te lodhesha fare qe te hyja ne nje forum shqiptar. Mos nxirrni konkluzione pa njohur njerezit, ju patjeter qe nuk me njihni..dhe meqe tani keni formuar nje imazh rreth personit tim, do te qeshnit po te thoja qe shqiptarin me te keq e dua me shume se amerikanin me te mire. Nuk me interesojne amerikanet, dhe padyshim qe nuk harxhoj kohe te shkruaj kritika per ta. Gaboheni, por lejohet sepse eshte virtualitet. Mendoni cfare te doni fundja, perdoreni ironine, si me siper...tregoni vetem karakterin tuaj te nxituar.

__________________
Bukė, kripė e zemėr tė mirė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2007 03:39
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Balerina Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Balerina Shto Balerina nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Balerina nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Pra,meqe dikush tha me lart qe ka shume me teper femra te shkolluara sesa meshkuj,i bie qe nje pjese e mire e femrave shqipetare ben kompromise me meshkuj intelektualisht inferiore.Keto me dike do lidhen.Femra,pra,ul standardet e saja ne saje te parazitllekut te ketyre meshkujve.

Lind pyetja tani:
cilet jane faktoret qe shtyjne femrat te zhvillohen intelektualisht,te rropaten universiteteve,ndersa meshkujt jane me pak te stimuluar per kete?Ndoshta ngaqe shoqeria shqipetare,kjo shoqeri shpesh parazite,iu jep te drejta meshkujve qe ne lindje.Te drejta qe femrat mund t’i arrijne vetem mbas shume mundimesh.
Meshkujt intelektualisht te barabarte me femren,ne shoqerine shqipetare jane bere "mall i kerkuar",e si pasoje keto meshkujt qe teoretikisht e praktikisht jane intelektualisht te barabarte me nje femer,kane bere poaq mundime sa keto femra,iu rritet vlera shume me teper sec meritojne nga "kerkesa" e larte.
E si perfundim,duhet te durojme perrallat e tyre,arrogancen,egocentrizmin ndersa s'kane bere asgje me shume.
Ndoshta,femra shqipetare duhet te bojkotoje kete shoqeri,duhet te kerkoje qenie intelektualisht te barabarta ne shoqerira qe ushqejne ne forme te barabarte zhvillimin e femres ASHTU dhe te mashkullit.
Femrat duhet t'i vene kushte kesaj shoqerie arkaike,e nese s'i ploteson atehere...bota eshte plot me individe qe mund ti ofrojne asaj ate qe shoqeria shqipetare/mashkulli shqipetar s'arriti t'i ofroje.

Eshte tragjike te dalesh ne konkluzionin qe ne,femrat shqipetare,duhet te jemi ca budallaçka te nje kalibri te larte perderisa kompromentohemi me qenie intelektualisht inferiore.Perderisa iu japim te drejta te barabarta ketyre meshkujve edhepse s’jane te barabarte.
Eshte tragjike te mendosh qe shoqeria shqipetare vlereson individet e saje ne baze te forces fizike e jo asaj intelektuale.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 22/03/2007 ora 11:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2007 11:08
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Zonjusha te nderuara a e keni menduar ndonjehere qe nuk eshte gjithmon faji i meshkujve.A e keni menduar se ne emancipimin e femrave femrat duhet te jene faktori percaktues.Ajo qe ve re une eshte se femra shqiptare eshte emancipuar shume,ka gati te njejtat kushte me nje mashkull .Per kete barazi flas kur femra eshte me nivel te lart arsimor sepse vetem keshtu arriet barazia.Femra eshte e dores se dyte ne familjet qe nuk kane nivel intelektualn dhe kulturor .Por ky nenvlersim nuk behet vetem nga antaret meshkuj te familjes por edhe nga anteret femra.Keshtu qe ka shume femra qe nuk mendojn se duhet te jete barazia mes sekseve .Jane pikerisht keto femra qe mungojn tek hallka e integrimit te femrave ne te gjitha nivelet e shoqerise .

Pastaj gjithsesi cdo gje varet nga karakteret e njerzve pavarsisht nga seksi.
Sot per sot karakteri dominant nuk eshte se sben mashkull.


Sa me shumen te drejta te kene femrat dhe sa me shume ambicioze te jene ato per mua eshte e mire per nje shoqeri.



Ps:KOt pa lidhje kjo - hahahahaha a mund te me thote dikush se kush i ka bere statistikat qe meshkujt shqiptar ne pergjithsi jane pa edukat ? Nejse nejse...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2007 12:55
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Teori te medha per spjegime banale. Shkolla qe bejne femrat nuk duhet, sepse ne pergjithesi diploma s'ka peshe. Megjithate keto ndarje drastike nuk ekzistojne aspak, sepse nuk ka asnje sektor te jetes intelektuale qe te kete vetem meshkuj. Une njoh shume shume femra qe punojne neper institucione, banka dhe ministri krah per krah meshkujve. Kshu qe mos e beni qimen tra me zor.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2007 14:33
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Diabolic,
te jesh sa te duash e dores se pare ne familjen berthame,kur ambienti rrethues ne Fakultet,pune etj. nuk terheq mbas vetes te njejtin qendrim ndaj emancipimit te femres atehere sapo te evsh kembe jashte deres te shtepise bie ne nje mentalitet shume me te rendomte sesa ai qe ke ne shtepi.
Plus,keto femra me dike do martohen,e duke pare qe nje pjese e mire e shoqerise shqipetare perbehet nga meshkuj qe duan te vulosin autoritetin e tyre me gjini dhe jo dije atehere do bien serish ne vorbullen e nje mentaliteti te rendomte.


Per ate qe beri postimin e mesiperm kam nja dy pyetje:
1.Femrat ne Shqiperi shkollohen ne po te njejtin vend si meshkujt,e nese diploma e femrave s'ka vlere,atehere s'duhet te kete as ajo e meshkujve,apo gabohem?Pra i bie qe keto femra,ne rastin me te keq kane poaq bagazh intelektual sa meshkujt.Atehere,tek une,qenia e paditur dhe naive,lind pyetja: pse ndihen superiore keto meshkuj?

2.Goca e halles time eshte nje nga ato femrat qe punon ne ministrira,pra,ne rrethin tim te afert s'eshte dicka qe s'ndodh.Mgjth kam nje pyetje per ty: ato femra qe punojne krah-per-krah me ato meshkuj jane poaq te afta apo ME te afta?Keto femra eshte dashur te luftojne poaq sa ato meshkuj per te perfunduar aty apo me teper?Shume nga ato femra kane studiuar jashte,kane master e PhD ne shpine,nderkohe punojne "krah-per-krah" me njerez me nje cope Fakulteti ne Tr.Pra,per te njejtin lesh-vend-pune kriteret per femrat jane shume me te larta se per meshkujt.
Me aq sa kam biseduar me kete e ca shoqe te sajat,femrat ne keto institucione perballen me nje maskilizem preres.Po me thoshte nje dite"E.,keto e kane ekstremisht te veshtire te marrin urdhera nga nje femer,te pranojne autoritetin e saje".

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 22/03/2007 ora 17:24

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2007 17:06
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
leopardi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 220

 

Femrat e marrin shume seriozisht punen e tyre (per te konkuruar mashkullin) ndaj jane edhe te ashpra ne punene e tyre, nuk tolerojne aspak, jane edhe korrekte, edhe puna ne fund ju del mire. (eshte universal si kocepte pavarsisht nga regjimi apo kultura)

 

 

 

__________________
e harrova.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2007 17:15
leopardi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė leopardi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me leopardi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: leopardi Shto leopardi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto leopardi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nuk e di po deri tani asnje nga theniet e mesiparma nuk me duken bindese. Po i marr me rradhe.

Puna e shkolles eshte ndryshe nga ambjenti social. Nuk e di nese meshkujt ndihen superiore, por di qe ka maskilizem. Kjo vjen nga ambjenti social qe nuk e pranon seksualitetin e femres. Duket argument i larget, por sado te rrotullohemi aty do perfundojme. Vijme nga nje shoqeri fetaro-komuniste ku njerezit martoheshin njehere dhe femra duhet te mbulotne koken me shami, pra cdo gje qe ka te beje me femren dhe feminilitetin duhet mbuluar dhe ruajtur. Tani shamite i kemi hequr por sidoqofte paragjykojme seksin e femres. Po shikoja disa intervista gjimnazistes tek ai website plaku.com dhe problemet jane po ato. Nese nje femer ben seks eshte kurve per mentalitetin shqiptar.

Nga ana tjeter nuk me duken se femrat jane me strikte. Me ka qelluar shpeshhere te uroj veten qe te me qelloje femer ndonjera neper zyra, sepse jane shume me njerezore dhe preken nga hallet e njerezve. Megjithate ndoshta ja fus kot dhe eshte paragjykim i gabuar.

Persa i perket femres se ministrise nuk di c'te them, sepse me vjen ne mend rasti tjeter, qe femrat favorizohen nga meshkujt. Po te konkuroj une me nje femer yll bote me siguri do fitoje femra. Kjo sepse meshkujt kane qejf te kene ne pune nje femer te lezetshme. Madje do shkoja me tutje, duke thene se prezenca e femres i sjell dinjitet meshkujve (sidomos) ne Shqiperi. Po te jesh me femer edhe polici sillet me ngrohte dhe shpesh e perdor si argument "qenke me femer". Pra krahas demeve ne familje, femra ka shume perfitime jashte saj vetem per faktin qe eshte femer. Nese shkon nje mashkull neper pubet e Tiranes nuk e lene as te hyje, ndersa po te jete me femer i hapin deren. E nuk eshte nje rast flagrant i diskriminimit te meshkujve ky?

Pra duhen pare gjerat se monedha ka dy ane. Deri tani nuk ka asnje rast qe mund te merret si etalon. Di qe ka maskilizem, por femrat jane bashkeautore te tij.

Modifikuar nga Fajtori datė 22/03/2007 ora 17:40

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2007 17:33
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Femrat,sa te afta per te konkuruar mashkullin ne pushtet social?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.