qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Moto GP
Bashkangjitje: moto.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 48 herė.
Moto GP zbarkon në Brazil dhe bashkë me të vijnë dhe polemikat e para ndërmjet pilotëve. Maks Biaxhi dhe Valentino Rosi menjëherë e kanë nisur me gjuhën e ashpër duelin për Çmimin e Madh të Brazilit. Vetëm përpara pak kohësh romani kishte deklaruar se sukseset e Doktorit I dedikoheshin motorrit Honda dhe jo aftësive të tij.Kaq ka mjaftuar që Vale të japë kundërpërgjigjen e tij: Biaxhi është gjithmonë një dhelpër dhe nuk bën gjë tjetër veçse gënjen. Do të ishte mirë që ai të pranonte realitetin dhe të mos merrej me fjalë të kota. Të dy e dimë shumë mirë se koha e tij ka perënduar.
Gjithsesi për të është më mirë që unë të qëndroj tek Honda, pasi në këtë mënyrë mund të vazhdoj të thotë vazhdimisht se unë e mund ngaqë kam një motorr më cilësorë.Megjithatë nuk më interesojnë shumë deklaratat e tij pasi jam i ndërgjegjshëm që përmomentin jam unë më I miri.Në krahun tjetër dhe Maks Biaxhi nuk vonon për të replikuar sërish, duke vazhduar të mbrojë mendimin e tij: Skuadra e Valentinos fitonte dhe përpara se ai të mbërrinte, madje dhe kur kishte pilotë si Gardner,Duhan apo Krivil.Në fakt Honda është skuadra më e fortë dhe për Rosin ngjitja në pod mua më duket gjëja më e thjeshtë në Botë. Nëse dëshiron të shkruajë me të vërtetë historinë atëherë do të bënte mirë të vinte tek Yamaha.
__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|