Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Debate mbi ajetet e Kur'anit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 1.00.
Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Meqe tipa si puna e Astronautit nuk pushojne se lehuri pa ju a ngjeshur me gur, po marr mundimin ti them se nuk mund te abuzosh me vargjet kuranore duke marre ku te te doje qejfi ty.
Vargjet merren e studjohen ne teresi dhe jo vetem nje pjese e tij sa per ti humbur kuptimin.
Po te sqaroj me poshte:

Citim:
Po citoj ato që tha Astronauti




Islami e parashikon vdekjen e pabesimtareve:

Koran 9/5. dhe kur te kene kaluar muajt e ndaleses, vritni sherbetoret e idhujve, kudo t’i takoni,dhe kapni ata, rrethoni dhe ndicni ne cdo kurth.

i



Atehere, nuk kishe pse te na sillje vargun nr. 5 pa na treguar se cfare thone kater vargjet e para:
Po ti sh[pjegoj nje nga nje...

1. Denoncim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij ndaj idhujtarëve me të cilët ju patët lidhur kontratë (kumtesë për shkeputjen e marrëveshjes).

Pra shoku misionar vargu tregon qarte se ka te beje me nje grup te vecante idhujtaresh dhe jo ato qe rrine ne pune te tyre.
Posacerisht vargu ben pjese per Kurejshet fisin e profetit te cilet kishin lidhur marreveshje me te per te mos luftuar por e thyan kete duke sulmuar e vrare disa persona nga familjet muslimane te fisit Beni Hez-za.
Ky qe vargu nr nje, le te vijme ne vazhdim:


2. Pra, ju (idhujtarë) qarkulloni nëpër tokë (lirisht) katër muaj, e dinie se fuqinë e All-llahut nuk mund ta bëni të paaftë dhe se All-llahu mposhtë mohuesit.

Vete thenia e kuranit qarkulloni ne toke per kater muaj deshmon se kjo ka te beje me nje rast specifik, ku idhujtaret pasi thyen marrveshjen kerkuan paqe edhe per kater muaj te tjere dhe Profeti e pranoi kete.
Vijojme----

3. Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po, nëe pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinë, ta dini se nuk mund t’i shpëtoni All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm.

Ky varg do te thote se nese do te thyeni serish kete marrveshje Zoti eshte terhequr nga marrveshjet me ju dhe nuk do te keni me kompromis, dhe jo vetem kaq por ju kerkohet nje pendim dhe kthese ne pune te mira e largim nga mizorite.
Vijojme....

4. Pos atyre idhujarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S’ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.

Nderkohe kurani terheq verejtjen cdo muslimani te devotshem qe te respektoje marrveshjet e premtimet e tij me cdo idhujtar qe nuk i lufton, me cdoke qe i permbahet fjeleve te thena, e me cdoke qe nuk kontribon ne zhdukjen e muslimaneve.Besoj se e kupton dallimin....
Vijojme.....

5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.

Me pas vjen ky urdher i ashper por ama jo per idhujtaret, por per mizoret idhujtare, per vrasesit, per kusaret, per ato qe thyajne marrveshjet etj etj.
Pra ne fillim kurani na tregon per ndarjen e idhujtareve, (ato qe i permbahen marrveshjes dhe ato qe bejne zullum) dhe me pas urdheron te luftohet vetem shembulli i keq i idhujtarise, pra njerezit qe e kane keqkuptuar te qenit njeri.
Vijojme----

6. E nëse ndokush prejidhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e All-llahut , e mandej në vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull që nuk e dinë.

Megjithese ju kane vrare, megjithese jane terhequr nga premtimet e kane dashur zhdukjen tuaj, Zoti porosit te mos behemi si ata, por nese dorezohen e kerkojne strehim e mbrojtje, duhet tu afrohet ajo nga pala muslimane, nderkohe obligohet muslimani qe ta njohe me fjelet e bukura te Zotit, me gjuhen e meshires, sepse vertete kjo gjuhe ju mungonte idhujtareve te dikurshem. Tani imagjino, kishim te benim me popull qe me mire preferonte ta varrose vajzen te gjalle sesa ta rriste ate...
vijojme....

7. Si mund të kenë udhujtarët besë te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahen (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.

Ne kete varg Zoti tregon se nuk mund te kete bese me ju pervec idhujtarit qe e ruan ate bese, nderkohe ne fund te vargut porosit: "permbajuni beses qe jepini dhe mos u perngjani idhujtareve beseshkelur...
Vijojme...


8. Si mund të kenë besë ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni dhe as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.

Ketu permenden nje pjese e cilesive te tyre, e para, nese fitojne ne beteje nuk ju permbahen premtimeve por, synojne zhdukjen e te mundurit ne teresi(SHfarosje) madje nuk kursejne as familjet tuaja(gra e femije) nderkohe premtimet e tyre qe shkileshin cdo dite ishin vetem lajka e genjeshtra.
vijojm----

9. Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
Ky varg do te thote se ato ja kthyen shpinen udhes se Zotit, dhe deri ketu ska asgje sepse besimi eshte ceshtje private, por ama nuk u mjaftuan me kete por, penguan edhe te tjeret qe te ndiqnin besimin e e tyre
Valle vetem kaq?

10. Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisnin, as marrëveshjen; si të tillë janë dhunues.

Pra ky lloj i idhujtareve qe duhet te luftohet(Jo te shfaroset) jo vetem qe nuk rrespektojne marrveshjet, por pasi i thyejne ato nisin te dhunojne familjet muslimane dhe fiset e tyre, sic qe rasti konkret me Fisin Beni Huzza qe u masakrua brenda nje nate nga fiset idhujtare.
Vijojme----

11. Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë.
Me gjithe kanibalizmat e tyre, Zoti permend se tek e fundit jane njerez qe edhe pendohen dhe kthehen, andaj nese dikush ka ndermend ta beje nuk duhet ndershkuar per veprat e tij sepse nuk ka qene i nnjohur me meshiren hyjnore.

12. E nëse ata thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, luftojne fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen nga krimi e fyerja.

Megjithate mendja e njeriut ndryshon shpejt dhe Zakoni si thone zor se hiqet prandaj nese serish e thyajne marrveshjen,Luftojne ju, fene tuaj, ushtrojne dhune e krime, atehere luftojini dhe ju, pra nuk thote luftojini te paret por luftojini te mbroni vetveten.
Ndrerkohe po vijoj edhe me vargun e fundit qe do shpjegoj sepse mendoj se kuptimi eshte shume i qarte:


13. Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimete veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata e filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.

Ne kete varg tregohet edhe komplet shkaku i luftes, thyeja e marrveshjes duke vrare, tentimi i debimit e eleminimit te Profetit, dhe ndezja e luftes, mendoj se nuk jane akuza te lehte qe duhet te anashkalohen...
Dhe tek e fundit sqarohet se Idhojtaret e filluan luften, nderkohe qe ju duhet te mbroheni e te mbijetoni nga planet e tyre mizore.

Astronaut trimi, nese nuk te kam shkruajtur deri tani se kam bere jo sepse nuk te kthej dot pergjigjie, por sepse nuk kam dashur te irritoj nervat me misjonare te copy and paste, dhe tek e dyta gjerat jane shume te qarta, me ane te ketij vargu kuranor:

"Zoti nuk ju ndalon që të silleni me mirësi e drejtësi ndaj atyre që nuk ju luftuan për shkak të fesë apo nuk ju nxorën me dhunë nga shtëpitë tuaja. Zoti i do ata që janë të drejtë.

nderkohe vijojne vargjet, ku tregojne gjerat e kunderta...

Zoti ju ndalon që të miqësoheni vetëm me ata që ju luftuan për çështje të fesë, ju nxorën nga shtëpitë dhe mbështetën shpërnguljen tuaj..." (Kurani 60:8-9)

Nderkohe leja per te luftuar dike eshte percaktuar fare qarte ne kuran dhe nuk ka nevije ta percaktoje askush tjeter;

"U është dhënë leje të luftojnë atyre, kundër të cilëve është luftuar, sepse atyre u është bërë padrejtësi. Zoti ka forcë t'u vijë në ndihmë atyre. U është dhënë leje të luftojnë atyre që u përzunë nga shtëpitë e veta pa të drejtë, vetëm për arsyen se thanë: "Zoti ynë është Allahu..." (Kurani 22:39:40)

Lexim te mbare...

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga Indrit datė 25/05/2006 ora 15:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2006 15:46
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Astronauti
Perjashtuar perkohesisht

Regjistruar: 30/04/2006
Vendbanimi: Aty ku perendon Dielli, pran plazhit te Durresit
Mesazhe: 29

Allahu - nga paqedashasi ne militant
Ne Koran ka shume verse kontradiktore te cilat mund te jene shume ngatrruese. Kjo shumellojshmeri ne Koran ua lejon muslimaneve te kene preferencat e tyre gjate interpretimit te Koranit. Ata te cilet e duan tolerancen dhe imagjinojne islamin si fe tolerante, mund te citojne pjese nga Kurani te cilat bejne thirrje per toleranc, gjersa kokefortet, fondamentalistet dhe madje terroristet mund te citojne ato pjese te Kuranit te cilat therrasin ne dhune, urrejtje ndaj pabesimtareve dhe madje therrasin per vrasje. Per kete arsye, secili mund te gjeje ne Koran, ate qe do (te mirat ose te keqijat). Dhe kete e quajne ata „Mrekullia e Koranit“!



Kjo me lart eshte e tera qe duhet t'i shtoj reagimit tend. Pyetjet tua ngrisin kunderpergjigjjet! Pse i plasoni sipas qejfit vargjet paqedashase duke anashkaluar ato luftnxitese? Nga ky aspekt dilet se Kurani nuk paska fare ligje, por eshte vetem nje perrall e kulluar. Pse? Shume thjesht mund te kuptohet nese i lexon mire ajetet dhe i kupton si nje teresi. Pra sipas Kuranit vlenka ky ligje: " As nuk ka dhune as paqe"!

Me rrespekt
Astronauti

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2006 16:27
Astronauti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Astronauti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Astronauti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Astronauti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Astronauti Shto Astronauti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Astronauti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Astronaut, te thashe qe nuk merr vesh nga kurani sepse as emrin nuk ja di ende i thua Koran, aq me pak te nisish e te na shpjegosh.

Ato vargje per te cilat pretendon se na qenkan thirje per lufte ti shpjegova dhe te thashe qe merren vargjet ne teresi per te kuptuar qellimin e tyre.
Nese do i kuptonte cdokush keto vargje, nuk do kishte nevoje te behej 8 vjet shkolle te larte per te dale nje shpjegues kurani.

Zoti e perkufizon kuranin keshtu:Liber i begate qe ne ta zbritem ty, qe te marrin mesim prej tij njerezit me intelekt

Qe ta kuptosh kuranin pervec te qenit i shkolluar do edhe pak intelekt, prandaj mos na u hiq sikur e merr vesh.

E dyta, meqe na pretendon se ne kuran ka kunderthenie, pse nuk na servir disa?
Me sjell vetem vargjet se nuk kam kohe te merrem me shpifje misjonaresh qe na poston.
Une jam gati te ti shpjegoj nese shikoj qe nuk ke qellime te keqija ne te kundert nuk ja vlen.
Indriti

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2006 18:23
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Astronauti
Perjashtuar perkohesisht

Regjistruar: 30/04/2006
Vendbanimi: Aty ku perendon Dielli, pran plazhit te Durresit
Mesazhe: 29

Se si e shkruaj une emrin e Kuranit nuk qone peshe dhe nuk simbolizon dijen e askujt. Ndoshta e kame shkruan anglisht, por ndoshta ishte edhe gabim, por ndoshta edhe pretoj t'ia ve ate presjen ne mes te fjales.
Sa per vargjet! Edhe une thash qe ato duhet kuptur ne teresi, megjithate kur kuptohen ne teresi cdo njeri me pak IQ ne koke vie ne perfundim se Kurani qenka nje prrall sepse nje varg bene thirrje per paqe ndersa tjetri bene thirrje per vrasje. Pra, Kurani nuk na qenka ligj i zbatueshem, por dicka qe as natyra e njerzimit dhe natyra e univerzit nuk mund ta perfill. Ne postimin tim te fundit qe ta solla enkas per ty, ke anashkaluar prap te verteten.
Nder te tjera JU thuani keshtu: "Allahu shpalli Kuranin qe te marrin mesim "njerzit me intelekt te lart"!!! Cilet intelektual jane ata? Imam Khomeni i Iranit? Ali Sistani i Irakut apo ....? Meqe ekzistonin aq shume intelektual ne Boten Arabe, si mund te spejegohet e gjithe ajo prapambeturi dhe anafalbetizem? Sa jane intelektual njerzimi ne Boten myslimane? Sa eshte anafalbetizmi ne Boten myslimane? Une theme, eshte marramendes. Me kete shprehja qe paska thene Allahu "njerzit me intelekt te lart" po i ofenduaka me qindra miliona mysliman analfabeta dhe kjo nder te tjera ve ne pah edhe keqadashasine e Allahut i cili ne vend qe tua lehtesoj atyre analfabeteve kuptimin me me lehtesi te Kuranit, ua veshtireson atyre ate!!!!
Shpresoj te te mjaftoj pergjigjja ime mbi intelektin.

Vijme tek pergjigja e dyte: Kunderthenjet ti kame servuar po ne kete teme, por kush i ka faj INDRIT-i qe shtron pyetje te panevojshme kur pergjigjen e ka marr qe kur kame hapur kete teme. Spo te theme lexoje edhe njehere hyrjen se nuk ja vlen, me injoranc (firma juaj) nuk ke mundesi te lexosh dicka me sy kritik, por te besosh dicka pa e lexuar fare ose ta besosh ate qe done ta besosh.


Me nderime

Astronauti

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2006 21:16
Astronauti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Astronauti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Astronauti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Astronauti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Astronauti Shto Astronauti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Astronauti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agim Sinamati
Perjashtuar

Regjistruar: 17/05/2006
Vendbanimi: Kanada
Mesazhe: 42

Astronaut, kodosh pa shpresa ne jete,une ti dhash pergjigjet e verseteve te Kur'anit te shejnjte qe solle,me te cilat po ja fusje kot genjshter mbas genjeshtre. Dhe si hollesi per ty ta kesh ne tru qe te mos flasesh per c'fare nuk ke dije. Ato lloj pallavrash nuk i shkruajne as jo-muslimanet te cilet kane studiur fene tone ne hollesi, duke filluar nga harvardi deri ne oksford,pervec ca tipa pushtash qe zhytem nga llumi ne llum. Ndersa ti se ke idene perse je krijuar, lere pastaj te sqarosh burimin e udhezimit(Kuranin e shenjte, me fene e vertet dhe sistemin preciz) qe i jep mesazhin c'do krijese me mendje te hapur. Prandaj dhe une tu pergjigja kur dhe te thash se idene nuk e ke per fene tone dhe gjendja e injorances ne te cilen gjendesh eshte per te ardhur keq. Keshtu qe ti bobe lidhi duart mbas qafe dhe mabj larg tastjeres se komjutrit . Ta permenda me heret se pa problemin me te vogel pergjigje precize te jep dhe Muslimani me i paditur ne rruzullin tokesor.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2006 03:13
Agim Sinamati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agim Sinamati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agim Sinamati (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agim Sinamati Shto Agim Sinamati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agim Sinamati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Astronauti

I nderuar do t'i bie shkurt fare, s'kam kohe tani.

Do te kishe bere mire te kishe lexuar nje here rregulloren e nen forumit ku po shkruan dhe te ftoj ta besh kete sa nuk eshte vone ose qe te kuptosh vendimet qe mund te pasojne!

gjithe te mirat.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2006 11:51
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Re: Allahu - nga paqedashasi ne militant

Citim:
Po citoj ato që tha Astronauti
Ne Koran ka shume verse kontradiktore te cilat mund te jene shume ngatrruese. Kjo shumellojshmeri ne Koran ua lejon muslimaneve te kene preferencat e tyre gjate interpretimit te Koranit. Ata te cilet e duan tolerancen dhe imagjinojne islamin si fe tolerante, mund te citojne pjese nga Kurani te cilat bejne thirrje per toleranc, gjersa kokefortet, fondamentalistet dhe madje terroristet mund te citojne ato pjese te Kuranit te cilat therrasin ne dhune, urrejtje ndaj pabesimtareve dhe madje therrasin per vrasje. Per kete arsye, secili mund te gjeje ne Koran, ate qe do (te mirat ose te keqijat). Dhe kete e quajne ata „Mrekullia e Koranit“!
Ti krahasojme dy anet e Koranit: .....



Pershendetje Astronauti!

Ndoshta une nuk kam shume njohuri mbi Kuranin, mqs edhe nuk jam besimtare e fese myslymane, megjithate desha te shkruaj shkurtimisht mendimin tim ketu. Desha te merrja ne vecanti nje fjali nga ato te cilat keni shkruajtur ne kete teme.

Ata te cilet e duan tolerancen dhe imagjinojne islamin si fe tolerante, mund te citojne pjese nga Kurani te cilat bejne thirrje per toleranc, gjersa kokefortet, fondamentalistet dhe madje terroristet mund te citojne ato pjese te Kuranit te cilat therrasin ne dhune, urrejtje ndaj pabesimtareve dhe madje therrasin per vrasje.

Thelbi i kesaj fjalie besoj se eshte i vlefshem jo vetem per Kuranin por per cdo gje qe thuhet edhe shkruhet ne kete bote. Nqs deshira e nje personi eshte qe te gjej dicka negative, acaruese, ofenduese ne dicka qe ti thua, mund ta gjej persado ti te mundohesh mos te ofendosh apo acarosh askend.

Nqs deshira juaj ne hapjen e kesaj teme ishte thjesht informative, besoj se ka mjaft besimtar ne kete forum te cilet e njohin me se miri Kuranin e mund te jepnin pergjigjen e duhur apo informacione te metejshme qe mund ti hidhnin poshte ose ti mbronin ato c'ka keni shkruajtur ju. Sic edhe e vura re qe kane bere disa.

Megjithate besimi ne nje fe edhe tek Zoti, per mendimin tim, mqs i ka rrenjet ne shpirtin e njeriut ka qene eshte e do te jete gjithemon nje teme delikate edhe do te shkaktoj gjithemon debate te nxehta. Edhe, gjithemon mendimi im ky, feja duhet  te perdoret per te arritur paqen edhe qetesin midis njerzve. Por kjo do te ndodhte ne nje bote perfekte.

Arsyeja per te cilen po shkruaj ne kete teme eshte vetem per te thene, (jo vetem juve Astronauti, por te gjithe pjesemarresve te kesaj teme) qe te mundoheni te gjithe te gjeni nje menyre per te komunikuar pa ofenduar njeri-tjetrin, fene e besimin e te tjereve sepse feja ka te bej me shpirtin e njeriut  (cilado qofte feja ne te cilen beson) e mqs shpriti eshte thelbi i humanizmit duhet te dish ta respektosh.

Nqs komentet e mija jane krejtesisht jashte teme Erzeni_be dhe Evisa, njeri prej jush mund ti fshij.

Pershendetjet e mija te gjitheve, shpresoj te gjeni nje menyre me te bute per te komunikuar c'ka dini apo c'ka doni te dini mbi fene..., cilendo fe.

Gjithe te mirat te gjitheve!

 

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2006 20:22
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Astronaut, trimi:

I thone nje fjale fshati qe duket nuk do Kallauz, sepse dukesh ne diskutimet qe ben qe nuk ke asnje nivel te kuptosh apo te permbledhesh shkrime te kuranit, ato qe ke sjelle jane shkrime dashakeqe misionaresh qe nuk kam as kohe e as nerva ti lexoj, prandaj nese do te diskutosh bujrum me aftesite tuaja.
Me vjen rende ta them por po ta them, as shqip nuk di te shkruash mire.

Se dyti: Kurani nuk ka nje varg qe ben thirrje per paqe e nje tjeter per terror, por ashu sic ka paqa ligjet e veta ka edhe lufta ligjety e saj, dhe ne kuran ligjerohet lufta ne momentin kur cenohet paqa.
Pra duhet te kuptosh perse behet fjale e jo te postosh shkrime qe si merr vesh as vete.

Pastaj, une ti shpjegova nje e nga nje shume qarte vargjet dhe ti vete na u hodhe te kundertheniet, imagjinare, kuranore.
Edhe une me te drejte po te them qe silli te ti shpjegoj une.

Kurani eshte ligj i zbatueshem ne ne perputhje me natyren njerezore sepse nuk obligon aske pertej mundesise se tij, nderkohe qe shkrimi yt i fundit nuk qe gje tjeter pervecse nje shenje gjunjezimi perballe te vertetes qe une solla.

Perse do ta vleresosh Intelektin me Imam Khomajnin ti, apo Ali asistanin?
Un e nuk permenda asnje emer, por them per ato qe e kuptojne dhe kjo eshte e pergjithshme e jo specifike si da ta besh ti.
Pastaj te qenit musliman apo arab nuk dmth qe e kupton qarte kuranin dhe nuk ke pse perdridhesh ne zhvillimin kulturor midis civilizimeve sepse nuk je ne gjendje te besh krahasim je shume i imte per te bere dicka te tille.
Ashtu sikur ka ne perendim njerez qe nuk e kuptojne biblen ashtu ka edhe ne boten islame njerez qe nuk e kuptojne kuranin.
Nderkohe duke perfituar nga injoranca ne kete kuptim dalin personazhe si Zarqavi e Bin laden dhe e perdorin kuranin per te perftuar ne ceshtje politike, per terheqjen e perftimin e mases injororante muslimane.
Mos me flit nje here per nilin e nje here per lanen, ose flit per nilin ose per lanen kjo menyre kercimi sme pelqen shume.


Indrit.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2006 20:30
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Une nuk mund ta kuptoj Astronautin, qe me gjithe ate fuqi dhe krenari del me ide dhe mendime, per te kundershtuar nje Krijues, Zotin.

Kjo duhet te ishte dicka mbinjerezore dhe dicka me shume se kjo e fundit!!!

Pastaj cdo njeri ka te drejte te besoje ne fene e vete, pa u kundershtuar nga te tjeret, dhe c rendesi ka qe dikujt t'i djege kjo me te madhe?! Pastaj , ti Astronaut, duash te lebardhesh ndonje hapesire, qe nuk ka nevojen tende. C do fitoje ti me keto kundershtime!? Ehe ndonje dituri te re.

Te gjithe librat e shenjte kane zbritur per nje qellim dhe per kohen e caktuar, dhe per te rregulluar marredheniet e njerezve ndermjet njerezve.., mbase ngahere njeriu behej ari!?

Pastaj edhe Kur'ani, edhe Bibla (Ungjilli), edhe Teurati dhe Zeburi jane libra te shenjte, qe njerezit nuk duhet kundershtuar dot. Nese nuk duash t;i pranosh, atehere perse t'i kundershtosh, le ta kundershtoje heshtja te tere keto libra, e perse Njerezit. Ah, njerezit jane dijetaret me te mundshem te kesaj bote...

P>S: Une s'mund ta kuptoj kete thenien tende: "Allahu - nga paqedashasi ne militant!"

Respektet e mia, plloshtani

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2006 13:01
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

...

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
... Une s'mund ta kuptoj kete thenien tende: "Allahu - nga paqedashasi ne militant!"

...




Mire se erdhe ne klubin tone, plako.

------------------------------------------------------------------------

Ky titull teme e don nje ndryshim pasi eshte teper ofendues ne formen qe ka, prandaj Astronaut, gjej ndonje ide tjeter per titullin ene ma co me mesazh. Po te pres ca dite, 3-4, pastaj do e ndryshoj vete me ndonje qe me duket mua me i pershtatshem per subjektin qe ke zgjedhur per diskutim.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2006 13:17
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Debate mbi ajetet e Kur'anit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.