Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
IQvlora, mua me duket se qendrimi i kesaj qeverie me cdo kusht sjell ne psikologjine e 1997-es.

Ty perkundrazi, te duket se largimi i saj ngjan me 1997-en. Ndryshojme goxha ne mendime.

Por duhet te kujtoj se ne kohen e Nanos ra nje autobus me kosovare ne Kukes dhe lindi levizja "Nano-ik". Tani plasi gati nje bombe atomike ne Tirane dhe ti po thua "Berisha rri". Te punon peshorja or mik ?
Aq me teper qe Nano u kryqezua vetem per indiferencen e vet, nderkohe qe Berisha i ka firmosur vete vendimet dhe pazaret me firmen amerikane. Me pergjegjesi direkte nuk ka. Po hajt me, jemi mesuar te mbajme ne qeveri dinosauret me prejardhje komuniste si ky sot, apo si ai dje.

Pastaj me hiq nje kuriozitet. Nuk te ka lindur ndonjehere deshira te shikosh qofte edhe nje here te vetme Berishen te jape doreheqjen? Se ke vene re qe nuk di te jape doreheqje? Kjo eshte pergjegjesia qe ti pret nga nje politikan?





Po te freskoj pak kujtesen i dashur mik.Kur u mbyten 21 shqiptar ne afersi te Karaburunit Nanua bridhte buzuqeve greke.Po ashtu kur autobuzi i femijeve fatkeq kosovar u rrezua ne humnere,perseri ky person i papergjegjshem genjeu duke thene se ishte i semure,nderkohe bridhte kazinove te Ballkanit dhe u pa i filmuar nga televizionet e botes.Berisha me gjithe gabimet e shumta qe ka nuk eshte njeri i orgjive si i papergjegjeshmi Nano.Ai e ngriti gjithe shtetin ne kembe dhe kriza u menaxhua dhe po menaxhohet shume mire.Ai disa here shkoi ne vendngjarje,u takua me familjaret e viktimave,i vizitoi ata neper familjet e tyre duke u shprehur personalisht ngushellimet e tij.Po Nanua apo ndonje tjeter cfare ndihme ju dha atyre qe po mbyteshin ne Karaburun?Vetem se i la te mbyteshin pa e rruajtur fare.A shkoi ndonje minister apo ai vete ne shkoder tu gjendej afer e t'i ngushellonte familjaret e te mbytyrveTe perfitosh politikisht eshte papergjegjshmeri.Me kujtohen seancat parlamentare kur Berisha iu sul Nanos se buzuqeve dhe mazhoranca e mbronte ate padrejtesisht.Ai pra nuk dhe dorheqje megjithese qendrimet e tij ishin antinjerzore.
Ta heq une merakun e dorheqjes se Berishes.Po te kujtoj nje thenie te deputetit te bleteve te ndjerit Namik Hoti,i cili ka thene:''Ne maloket po nuk na vrave nuk zbresim nga kali''
Besoj ta hoqa kuriozitetin.Ne pergjithesi
shqiptaret nuk e njohin nje gje te till dhe as qe e pres nga Berisha.Ai ju tha opozitareve;beni mocion mosbesimi kunder meje dhe une jam dakord te largohem.Duhet gjykuar ne radhe te pare interesi kombetar,pastaj te mendosh per karriken e pushtetit.Duhet te dish nje gje pavaresisht te metave kjo qeveri ka bere me shume ne 3 vjet, se sa bene ata qe kerkojne pushtetin sot, ne 8 vjet.Edhe njehere ne kete rast kemi te bejme me afere korruptive te nje dikasteri qeveritar.Ka apo nuk ka dore Berisha le ta gjykoje drejtesia.Une nuk them Berisha rri,por ne keto momente them te rri,sepse e lyp interesi i gjithe shqiptareve stabilitetin e Shqiperise.Ti je aq i zgjuar sa ta kuptosh pse duhet qe vendi te kete stabilitet.Shikoji te lutem veprimet e sebve te Mitrovices te ndersyer nga Beogradi.Analizo edhe gjendjen ne Maqedoni dhe do te nxjerresh perfundime konkrete.Duket se situaten e shqiptareve ne ballkan nuk e shohim njesoj Fajtori.
Edhe une e di qe largimi i kesaj qeverie nuk eshte si me 1997,por disa kolltugofage si deputeti Isaraj,Idrizi kane filluar te bejne ate qe bene mafiozet skafiste ne Vlore.Une di edhe kete qe atyre ju eci ne ate kohe sepse Berisha ju kunderve perendimit me gafat e tij.Sot ai nuk e bene me ate gafe,pastaj dihet reputacioni i keq i Edvinit ne Perendim.Gjer me sot nuk e ka perkrahur askush,apo ta kete ftuar dikush.Ah po ka qene ne nje mbledhje ne Serbi para nja 2 vjetesh.Keshtu qe edhe keta deputete skafiste duan te organizojne nje revolte popullore duke paguar mercenare e bashkpuntore te atyre qe vodhen tokat e fshatareve duke bere pallate ne ate fshatin afer Tiranes,emri i te cilit nuk me kujtohet.Eshte e drejte e opozotes t'i shfrytezoj politikisht situatat,por ne keto momente duhet patur mendje te ftohte e mos t'i shfrytezosh situatat ne favor te karriges.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 19/03/2008 ora 22:28

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 22:06
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

ARMIKU I SHQIPERISE ESHTE VET SHQIPETARI..

Shume ketu kan shkruar qe Sali Berisha duhet te japi dorheqje ...ok ta cojme vendin ne krize qeveritare ,tani qe kemi marre dhe ftesen per ne NATO .....

Me falni kur ndodhi tragjedia e Vlores ne Janar,dha kryeministri dorheqje ?

Kush i tha te ndertojne atje ,ngrehu hidh themele ,be shpia ,faji Berishes eshte dhe kjo ??

Sot mora vesh dhe hajdutet kishin bere punen e tyre i kishin vjdhur ,mor forumista jane Serbe Greke apo jane tanet??

Thojne qe Berisha ka hapu nje agjensi funebre


Ju e dini shume mire opinionin tim per BERISHEN,por cte bejme tani kush te na drejtoje??

Te na vine Europianet dhe te na drejtojne sepse ne jemi vetem per te vrare shqipetarin ...

Faji Berishes ne 97???? forumista ishin shqipot qe moren armet e u vrane u prene ,e votuan prape "politikanet" te pa ngopur dhe populli kafshe i pa ngrene, i uritur ku te vrasi ,ku te mashtroi ,ku te vjedhi ,ku te pi gjakun e atij qe po vdes,keto janet Shqipetaret....

Qeveri qe tadhen me pronat me te perndjekurit me ushtaraket ,me fshatarin me qytetarin , mos harroni jane shqipetare .............

Eshte popull i mallkuar sepse Shqiptari e ka ne gjak te jet cdo shqipo nje diktator, rendojne shume krime mbi kete popull ,rendojne shume maskaralliqe mbi kete popull, kan spiunuar njeri tjetrin ,babai ka urryer djalin keni vrare BESEN E SHQIPETARIT TE VERTE.............dhe Zoti po e gjykon Shqiperine .............

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 22:08
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Ku ti gjeje rrenjet e tua PARTI.

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re centrali.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 119 herė.

Ja ku doli dhe populli i mallkuar.Atehere s'na ngelet gje tjeter per te thene perveçese "poshte populli shqiptar" !!!!!!!!! He pra mo kush i tha popullit te ndertonte kioskat, te krijonte "Bathoret" ose te fuste paret tek firmat,askush si tha por i beri vete sepse eshte popull "kafshe" dhe i "mallkuar" mbi te cilin rendojne shume "maskaralliqe" (sipas mendimit te dikujt).Po pse se pengoj askush kete popull "budalla" dmth ata qe kishin marre persiper ta drejtojne (me voten e popullit kuptohet) por perkundrazi e inkurajoj me shprehje te tilla si :"me ne fitojne te gjithe", "paret e popullit jane te pastra" ,popull i lire ne toke te lire"(levizja e lire e popullates), etj etj...
A thua nuk ishte po ky popull qe s'ja mbajti mender by*tha per 50 vjet te bente nji shtese te vogel e jo me te ngrihej me kuç e me maç e te ndertonin shtepia ku te gjenin toka te "lira".Pse s'lajthiti me perpara ky popull?? Pse?? He se kete e di Ramizi, Sala, Tosi ,Lëfteri ,Baki Shehu ,Preç Zogaj ,Arben Imami e plot te tjere si keta ,pra bijte e nenes se madhe PARTI.
Gerdeci eshte nji paralajmerim i vogel ne krahasim me kete qe po mendojne te ndertojne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 23:37
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Une mendoj se cekici rreh diku tjeter.
Nuk dua te zgjatem shume sepse ngatrrohem me keq. Une mendoj se me kete qe ka ndodhur, kane te bejne relativisht sherbimet sekrete Amerikane. Nuk eshte shume e cuditshme nderkohe qe e dime sesa CIA mund te ndikojne ne zhvillimet e nje vendi shenjester. E gjithe kjo mendoj se eshte bere per nderrimin e pushtetit te tanishem dhe renjen pergjithmone te baba sales. Dihet qe USA nuk e ka me sy fort te mire Salen qe ne kohet e hershme dhe tashi mendon se i ka ardhe koha vertete qe te ik.

Nuk eshte edhe shume e habitshme kur mendon se 97 u shkaktua nga nje agjent i huaj dhe kur mendon se Bushi ja futi kullave te veta per te pushtuar Irakun.
Kur dikush e thote perpara se te dale e verteta, se besojne dhe duken si enderrime halucinante, por kur e verteta del ne shesh pastaj eshte vetem nje fakt i kryer dhe njerezit se mendojne shume.

Kini parasysh se kompania per te cilen flitet eshte Amerikane dhe loja nuk duket dhe aq shume e komplikuar.

PS: ky eshte mendimi im, pamvaresisht se pak i thate dhe jo shume i thene shkoqur, por mendoj se qellimin e ka kryer.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Modifikuar nga lezhjani-82 datė 20/03/2008 ora 00:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2008 00:17
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lezhjani nese arsyeton nga pikepamja jote cdo gje eshte e mundur per Cia-n ne fakt kur ka bere lemsh Ameriken e Jugut me lloj lloj lufterash guerrilase cfare na ka neve ?Usa kane qene perhere thike me 2 presa po nejse ...

mund te jete qe ndodhin keto tragjedi sepse kane gisht agjenturat e huaja mund te jete qe kane abuzuar e kane bere lloj lloj gjerash aty ne emer te qeverisjes ... mund te jene shume shkaqe puna eshte qe kjo Shqiperia jone e dashur eshte gjithcka pervecse 1 shtet. Neve na mjafton dhe incidenti me i vogel, me idiot me i parendesishem e te na turbulloje gjithe sistemin qeverises, gjithe jeten e qytetareve.

PSE ? Po sepse ne jemi shtet fantazme. Kemi gjithcka fantazme, kemi ndarje pushtetesh fantazme, kemi organe administrative fantazme, kemi ushtri fantazme gjithcka eshte formale dhe jo funksionuese . Dhe ne fund fare ne kete vend asnje nuk merr pergjegjesi.

Tek ne eshte pare qe gazetat vlojne nga akuzat per korrupsion, ti nxjerrin me fakte , me data e me dokumente e politikaneve te perfshire as nuk i dridhet qerpiku, as nuk japin doreheqje as nje gje.
Ne fund te fundit pse ta bejne ? Mos kemi gje nje sistem gjyqesor ? Jo kemi vec gjykues per ata te shkretet qe skane mundesi te paguajne, qe rrezik dhe token e vet ia kane marre te tjeret.

Ngjarja e Gerdecit do jete vec ngjarja e rradhes, ju lutem prisni per te tjerat!

Do ta kuptojme ne qe kemi nje sistem shoqeror pa piken e pergjegjesise ? E kjo papergjegjshmeri kolektive po na con ne veteshkaterrim?

E ketu diskutohet se Berisha dhe po te jepte doreheqjen s'do te ndryshonte gje. Jo more forumiste te dashur do te ndryshonte qe cke me te.

Do te ndryshonte idea se ne Shqiperi ben cdokush si i do qejfi, se shqiptaret s'jane mish per top, se une si qytetare pretendoj nga ai qe kam zgjedhur te me jape llogari per cdo gje. E s'po flas ketu vec per Berishen por kushdoqofte ne postet drejtuese .

Ketu lexova se po mos ishte ai ,obobo kush do te na drejtoje? Mos u merakosni se bejme dhe pa kete klase politike.

Do te doja jetoja me mire ne nje Shqiperi Anarkiste. Te pakten do te organizohesha vete e s'do shikoja me keto fytyrat.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2008 14:41
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Zbardhet biseda e pergjuar ku permendet Berisha

.Gazeta Panorama

... Janë biznese shqiptare, krerë institucionesh shqiptare, si dhe zyrtarët dhe familjarët e krerëve të shtetit. Përgjimi, që ka më shumë se katër muaj që qarkullon në tavolina të ngushta, që u përfol gjatë në mbledhjen e djeshme të Kuvendit për tragjedinë e Gërdecit, është e kobshme. Eshtë e njëjta bisedë për të cilën një gazetar amerikan po bën një shkrim lidhur me trafikun e armëve. Gazeta, pas përfoljes së djeshme, investigoi dhe arriti ta siguronte, çuditërisht, shumë lehtë transkriptimin e saj. Sot po botojmë të plotë të gjithë përgjimin e siguruar, në të cilin përfshihen firma amerikane të tenderuara nga departamenti i shtetit, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe dy biznesmenë shqiptarë.
Biseda është përgjuar me një telefon NOKIA nga Kosta Trebicka, biznesmen shqiptar, pronar i firmës “Xhoi” në Tiranë. Në të flasin Trebicka dhe Efraim Diveroli, President i kompanisë AEY, Inc me qendër në Miami. Biseda fokusohet rreth një tenderi për shitjen e fishekëve në Afganistan, nga kompania amerikane e kontraktuar nga Departamenti i Shtetit. Geri Kokalari, një figurë e njohur e komunitetit shqiptaro-amerikan,i ka dërguar një shkresë ish-kryeprokurorit Sollaku dhe kryeprokurores së re Ina Rama. Në këtë letër ai tregon të gjithë detajet e aferës së armëve dhe përgjimit të bërë në Tiranë. Sipas Kokalarit, AEY Inc, kompani e bazuar në Miami, që merret me biznesin e metalit dhe riciklimit të tij, fitoi një kontratë 300 milionë dollarë me qeverinë amerikane për të furnizuar me armë ushtrinë afgane. (Kontrata mund të shikohet në internet në linkun
(http://www.defenseindustrydaily.com...hanistan-03152/). Duke qenë se ushtria afgane përdor armë të prodhuara nga Rusia, atëherë firma amerikane duhet të siguronte armatim të këtij lloji. Ky armatim, në shumicën e rasteve prodhim rus dhe kinez, gjendej me shumicë në vendet e Lindjes dhe në Shqipëri. Amerikanët janë përpjekur të shmangin Rusinë nga blerja e municioneve. Për këtë arsye, firma amerikane me pronar Efraim Diveroli, kontakton me MEICO, agjencinë e eksport-import të armëve në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë për të siguruar municionin. Në letrën e tij, Kokalari shkruan: “Sipas biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka, pwrfaqwsuesi i AEY pasi kontaktoi me Ylli Pinarin, drejtorin e ‘MEICO’-s, u informua që municionet duhet të blihen nga agjenti i ‘Meico’-s, “Edvin”, një kompani qipriote, që me ç’di unë është në pronësi të një biznesmeni zviceran, të cilin z. Trebicka e ka identifikuar si z. Henri Tomei”. Roli i firmës ‘Edvin’ nga Qipro ishte vetëm që të faturonte AEY dhe pastaj të paguante ‘Meico’-n për municionet”. Pra, një hallkë mes MEICO dhe AEY, për transaksionet financiare. Sidoqoftë deri këtu duket gjithçka në rregull. Por, firmës amerikane i doli një problem me ambalazhin e fishekëve. Sipas Kokalarit, “duke qenë se ambalazhimi ishte në gjuhën kineze dhe shumë i rëndë (gjë që do të shtonte shumë koston e transportit në Afganistan), AEY kontraktoi me një kompani që të bënte riambalazhimin. Për këtë arsye, AEY bëri një kontratë me ‘Xhoi’ SHPK, firmë që është pronë e Kosta Trebickës”. Këtu fillon edhe zbulimi i aferës së madhe. Duke qenë nënkontraktor i amerikanëve, Trebicka kishte mundësi të shikonte edhe transaksionet bankare të të gjitha blerjeve. Sipas Kokalarit: “Pasi Xhoi filloi punë me këtë projekt, Trebicka mësoi nga faturat që ai merrte te Banka Amerikane e Shqipërisë, municioni po blihej nga ‘Edvini’ për 22 dollarë për 1000 fishekë dhe pastaj i shitet AEY për 40 dollarë për 1000 fishekë”. E thënë më thjeshtë, kompania nga Qipro, që MEICO e përdori si lidhëse me kompaninë amerikane, i blinte nga Shqipëria fishekët me një çmim 22 dollarë dhe ia shiste amerikanëve me një çmim 40 dollarë. Në këtë mënyrë, duket e habitshme përse MEICO përdor një firmë të tretë në kontratën mes saj dhe amerikanëve, duke shtuar, ose më saktë duke humbur vetë 18 dollarë për çdo 1000 fishekë. Zbulimi i kësaj duket se fillon edhe çarjen e madhe mes kontraktorëve. “Trebicka thotë që Diveroli protestoi te Pinari për ndërmjetësimin e detyruar të ‘Edvinit’ në transaksion dhe për çmimin e fryrë si dhe kërkoi një takim me ministrin Meidiu. Sipas Trebickës, kërkesa e Diverolit u hodh poshtë. Më vonë Diverolin, e çuan në një takim me Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe një burrë tjetër të paidentifikuar, dhe në këtë takim iu sugjerua që nëse Diveroli nuk do të bashkëpunonte me ‘Edvinin’, kontrata e tij ishte në rrezik. Më vonë, mbase në një përpjekje për ta frikësuar, Trebicka më tha që, Pinari i tha Trebickës që ai duhet ta mbante gojën e mbyllur, sepse njeriu i tretë i paidentifikuar ishte Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha”, thekson në letrën e tij Kokalari. Në bisedën e mëposhtme, Ylli Pinari përpiqet të shmangë Trebickën nga puna e tij me ambalazhimin e municioneve. Këtë punë, sipas letrës së Kokalarit, Pinari përpiqet ta kalojë në duart e Delijorgjit. Kjo ka qenë arsyeja që Trebicka ka incizuar bisedën e tij me Diverolin. E gjithë afera është në rritjen e çmimit. Pra, MEICO, e cila ishte kontaktuar nga firma amerikane AEY, Inc, nuk pranon t’i shesë vetë fishekët, por fut në mes një tjetër hallkë, që është firma qipriote, e cila fitonte gati 100 për qind të çmimit vetëm si ndërmjetëse. Këtu dyshimi i amerikanëve dhe tentativa e tyre për të negociuar çmimin, siç del në bisedë, kërcënohet deri në prishjen e kontratës. Bëhet fjalë për furnizimin e trupave afgane me kontratë të shtetit amerikan. Nga ana tjetër, Pinari, duke kuptuar që Trebicka kishte zbuluar aferën e rritjes artificiale të çmimit, përdor kompaninë e Delijogjit si kërcënim për heqjen e tij nga tenderi. Trebicka, për të gjetur një pikë mbështetje, përgjon bisedën mes tij dhe presidentit të kompanisë amerikane, si një mundësi për të mos u përzënë nga Ylli Pinari. Në përgjim përfshihen edhe emri i djalit të Kryeministrit, Shkëlzen Berisha, si garant për të gjithë aferën si dhe komentohet rëndë si mafioz drejtori i “Meico”, Pinari.

teksti i pergjimit

Kjo bisedë është regjistruar në Shqipëri nga Kosta Trebicka me një celular “Nokia”.


Emrat e përmendur
Efraim Diveroli
President i kompanisë AEY, Inc me qendër në Miami.
Kosta Trebicka
Biznesmen shqiptar, pronar i firmës “Xhoi”.
Ylli Pinari
Drejtori i “Meico”, agjencia e eksportimit të armëve në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Henri Tomei
Me nënshtetësi zvicerane, pronar i firmës “Evdin” me qendër në Qipro.
Mihal Delijorgji
“Biznesmen” shqiptar.
Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë.
Shkëlzen Berisha
I biri i Sali Berishës.
Përgjimi 1
Trebicka: Çfarë po ndodh me mikun tënd Pinari?
Diveroli: Nuk e di, ti më trego, a e bëre marrëveshjen me të për kutitë?
Trebicka: Nuk dua të bëj marrëveshje me të, ti e di se ai është një horr, ti vetë më pate thënë se ai është një mafioz, apo jo?
Diveroli: Mendoj se po, ose ai është mafia ose mafia po e kontrollon atë. Ai është një problem më vete, por problemi kryesor është se unë nuk kam asnjë zgjedhje për të bërë. Më duhet të bëj një marrëveshje me të. Qeveria amerikane është në pritje të produkteve. Nuk mund të marr asnjë vendim.
Përgjimi 2
Diveroli: Çfarë po ndodh me këtë gjënë e rrezikshme këtu.. (bisedë e padeshifrueshme për Pinarin...) OK, Kosta, kompania që po bën paketimin mund të kërkojë të blejë materialin tënd paketues. Më duhet të prish marrëveshjen.
Trebicka: Cila kompani është kjo, është akoma Delijorgji?
Diverolli: As nuk e kam idenë fare, po presim që Pinari të na japë detaje në lidhje me këtë kompani. Do të bëj maksimumin që kjo shitje të realizohet...
Përgjimi 3
Diveroli: ...(Disa biseda për shërbimet, që ai është i supozuar të bëjë për Diverolin). Jam treguar 100% i ndershëm me ty. Nuk ta hoqa unë këtë punë. E kupton këtë? S’kam lidhje fare me këtë çështje. Edhe pse Pinari më ka pyetur, madje më ka bërë presion, unë s’e kam mbështetur asnjëherë një vendim të tillë. Jam shumë i mërzitur dhe shumë i shqetësuar.
Trebicka: Është duke punuar ende me Henry Tomein?
Diveroli: Mendoj se është ende duke punuar Henri. Unë jam ende duke punuar me Henrin. Më duhet të punoj me Henrin. Unë po punoj me Henrin.
Përgjimi 4
Diveroli: Unë jam ndryshe nga Henri, nuk mund të bëj shaka me mafien e Delijorgjin dhe me ato dreq njerëzish nga Shqipëria... Unë jam një kompani amerikane, punoj për qeverinë, të gjithë i kanë sytë nga unë. Pinari ka nevojë për një tip si Henri në këtë mes, që të kujdeset për të dhe për shokët e tij, gjë që nuk më intereson aspak. Unë nuk dua t’ia di rreth këtij biznesi, unë dua t’ia di për biznesin e ligjshëm. Kjo është ajo që unë ndjej për këtë situatë, kjo është ideja ime, ky është opinioni im.
Përgjimi 5
Disa biseda, diskutime rreth vizitës së Xhorxh Bushit në Shqipëri.
Trebicka: ... por unë mendoj se me Pinarin, shokët e tij mafiozë,  Delijorgjin dhe Henrin, do të jetë e vështirë për ty që të vazhdosh përpara, pasi ata do të të krijojnë shumë probleme... Sipas gjasave unë do të ftohem në Uashington DC nga zyrtarë të CIA-s dhe nga disa miq të mi atje... Pas dy javësh do të vij në Florida që të shtrëngoj duart me ty dhe të diskutoj për marrëveshjet e të ardhmes.
Diveroli: Më pëlqen kjo, le ta bëjmë.
Përgjimi 6
Diveroli: Aktualisht, kam një marrëveshje mjaft të mirë në Serbi dhe kam nevojë për financim.... Kosta, Kosta, mbase kam një ide ... që ti mund të mbarosh së paketuari, për shembull, dy milionë e gjysmat që më ke borxh... Pinari dhe Delijorgji do të vënë re se tashmë operacioni yt është duke ecur mirë dhe mendoj se ata nuk do të duan ta prishin marrëveshjen, kështu që do ta blejnë materialin nga ty. Ata nuk kanë pse të sillen vërdallë dhe të shkojnë deri në Maqedoni për të gjetur material. Mendoj, mbase kjo është një ide e mirë. A mendon se Pinari do ta bëjë këtë punë?
Përgjimi 7
Trebicka: Kam gjetur partnerë të mirë dhe mendoj se mund ta vazhdoj punën. Unë nuk di gjë për Pinarin, Delijorgjin dhe mafien e tij. Nëse ata duan ende të punojnë me mua, unë nuk do të flas. Do ta mbaj gojën të mbyllur. Do të bëj çfarëdo që të më thuash.
Diveroli: E kuptoj... Vetëm se po të them, unë të mbroj ty dhe ti më mbron mua nga këto gjëra. Më lër të flas me Pinarin, ai e di se duhet ta bëjë ai paketimin. Sepse ai është duke të hequr nga pozicioni yt. Nëse ai nuk e bën dot këtë detyrë siç duhet, ai do të jetë në telashe të mëdha, nga të gjithë. Kështu që mbase ai do të nervozohet duke qenë se Delijorgji nuk e bën dot këtë punë, gjithsesi. Kjo është çështja më e mirë, kjo është ëndrra ime.
Përgjimi 8
Diveroli: Kështu që na duhet ta realizojmë shitjen e këtij materiali. Pastaj, të paktën unë nuk jam i ekspozuar dhe ti nuk je i ekspozuar, apo jo? Këtë herë është opsioni A, apo opsioni B. Duhet të hyjmë vetëm në njërën derë, nuk jemi të sigurt se cila është. Pse nuk shkon t’ia puthësh bythën edhe një herë atij Pinarit, tani. Telefonoje, lutju, puthe, bëj ç’të duash. Dërgo njërën nga vajzat e tua që ta q***. Ta bëjmë atë të lumtur. Ndoshta ai do të të japë një tjetër mundësi që ta bësh këtë punë. Si thua? Mbase ai nuk është i organizuar, mbase do të nervozohet - (duke folur si të ishte Pinari). Ti e di, nëse nuk e marr këtë punë, pastaj do ta humbas biznesin e municioneve. Mbase ne mund të luajmë me atë që ai ka frikë. Hajde Pinari, më jep edhe një shans tjetër. Jepini atij para, futini diçka në xhep... Dhe ai nuk do të marrë shumë. Nëse merr $ 20.000 nga ty.
Përgjimi 9
Diveroli: Unë mund ta bëj një gjë të tillë. Më thuaj nesër se çfarë do të bëhet.... Ta ndajmë, do të bëjmë planin A apo B? Unë do të flas me Pinarin, ti do të flasësh me Pinarin dhe ne do të marrim një vendim. Pastaj do të kalojmë te marrëveshja tjetër.
Përgjimi 10
Diveroli: Më shumë, më shumë, kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2008 14:48
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Znulimet e guaja dhe mafia kane gisht ne tragjedine e Gerdecit

Lezhiani bashkohem me mendimin tend,por problemi eshte vertet shume me i nderlikuar.Mendoj se ne kete veper makabre jane pleksur shume zbulime te huaja plus mafjen amerikane dhe ate shqiptare.Qellimin do ta marrim vesh me vone.Pushtetaret tane te korruptuae jane ndjell me zgjuarsi per te vjedhur dhe tanime i japin nje goditje te rende gjithe kombit shqiptar.Ato sherbime te huaja qe e destabilizuan vendin me '97 ato po e bejne edhe tani.Kesaj here duhet te kemi ne kete veper makabre,jo vetem fqinjet tane te ndyre,por edhe njerzit e Putinit ne ndihme te miqve te tyre serb.Me nje fjale ky eshte nje plan i kurdisur nga sherbimet sekrete te botes.Jemi krejt te vegjel t'i kuptojme keto plane mafioze te aryre qe i mbajme per miq.Dje ne mos ganoj qeveria amerikane me urdher te Bushit kish derguar ndihma amerikane ne arme per Kosoven,per forcat e armatosuea qe do te krijohen se shpejti.Nga ana tjeter piloy te ushtrise serbe sterviten ne USA,ne Ohai.Ec e merre vesh kete pune.Gjer dje thoshim se plasi midis USA dhe Rusise,por sot ara perqafon me njeri tjetrin.Ku e ka ate forve S Berisha apo shteti shqiptae te ndale ata qe e kthejne penisin edhe drejt bythes se tyre po ju arriti.Nuk jemi te zotet te bejme asgje.I trembemem ndonje te keqeje me te madhe.KJo ndodhi me kujton filmin''La piovra'',ne Iyaline e viteve '80.Trafik armesh ku ne mes jane politikane,mafioz pertej Atlantukut dhe hyrje ne loje e CIA-s dhe e lloj lloj ******hate rjeter.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2008 15:16
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

CIA+ Cosanostra+KGB+Intelligent Service+Sherbimi Sekret Kinez+Mafia Kolumbiane+ Karteli i Guadalahares+Mosad+Fqinjet po dihet

e organizuan Plasjen e Grdecit!

Beni qejf o Sali Berisha dhe Edi Rama me kete popull jo vetem te varfer ekonomikisht,por menderisht dhe shpirterisht!

Mjere ata te gjoret qe u vrane,por me MJERE ata te shkretet qe kane mbetur!

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2008 15:26
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Muhamet Hoxha, vikti ma i parë i identifikuar në tragjedinë e shpërthimit të municioneve e predhave në Gërdec dhe i bërë publik nga Kryeministri Sali Berisha, është baxhanak i tij. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme dhe nga fqinj e të njohur të të ndjerit Hoxha. Mesoburrit 48-vjeçar i është dhënë lamtumira e fundit pasditen e së dielës. Ndërsa shtëpia e tij, në hyrje të rrugës “Mihal Grameno”, pranë filialit të BKT-së, ka hapur dyert për vizitat mortore. Hoxha ka punuar në fabrikën e çmontimit të predhave dhe municioneve “AlbDemil”, të Mihal Delijorgjit.
Më parë ai ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të INSIG-ut, kohë në të cilën ka njohur Vjollcën. Kunata e Kryeministrit Berisha, në vitet 1998-1999, konfirmohet që punonte në zyrat e degës së INSIG-ut, për Tiranën. Të dy janë larguar në vitin 2000 drejt Anglisë, për t’u kthyer në vitin 2005, menjëherë sapo PD fitoi zgjdhjet kur zyrtarizojnë bashkëjetesën mes tyre.
Situata
Lajmërimet e vdekjes të orientojnë për në pallatin numër 67-të, ku ndodhet banesa. Tragjedia e rëndë dhe humbja e papritur e njeriut të tyre të dashur e ka tronditur shumë familjen Hoxha, ndaj kontaktimi me ta duket i pamundur, edhe tre ditë pas tragjedisë.
“Gjynah…, ishte njeri i mirë”, -dëgjon teksa kthehesh, një taksist që i është afruar lajmërimit të vdekjes, në sheshin e taksive që gjendet në kryqëzimin e rrugës “Mihal Grameno” me bulevardin “Bajram Curri”. Porsa futesh në bisedë me taksistin që quhet Fatmir, mëson se e njeh, madje e ka pasur edhe klient. “E kam çuar disa herë në Rinas. Nuk më thoshte se pse shkonte atje, por ka edhe një lidhje me kryeministrin Berisha dhe këtë e di mirë. Por ishte njeri i mirë” - tregon taksisti, duke përsëritur me veten: “Gjynah, i duhet shkuar për ngushëllim në shtëpi”. Lidhjen e Hoxhës me familjen e Berishës e dinë gati të gjithë banorët e zonës përreth BKT-së në rrugën “Mihal Grameno”.
“Janë baxhanakë. Vjollca, e shoqja, është motra e Lirisë”, - të tregon Besa, shitësja e dyqanit të vogël në rrugicë duke shtuar: “Muhameti dhe Vjollca jetojnë prej gati 2-3 vitesh këtu. Kanë ardhur nga Anglia, më parë kanë jetuar te Qyteti i Nxënësve. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë vetëm miq. Nuk i kemi parë të grinden apo konfliktohen me njeri”. Gjithsesi, prania e targave “Z” nuk u ka shpëtuar banorëve, duke mësuar kështu edhe lidhjen e dy familjeve. “Nuk e besuam në fillim kur dëgjuam Kryeministrin t’i shqiptonte emrin në krye të listës së të vrarëve nga shpërthimi, por kur pamë dyert e hapura të shtëpisë së Hoxhës, e kuptuam se një pjesë në shqetësimin e madh të Berishës tek shqiptonte emrat dhe numrat e viktimave i përkiste edhe baxhanakut të tij”. Banorët nuk munden të konfirmojnë nëse në varrim ishte i pranishëm Kryeministri Berisha, apo ndonjë pjesëtar i familjes së tij.
Enigma
E për sa kohë që baxhanaku i kryeminstrit punonte që nga viti 2006 në fabrikën Albademil, që në kohën kur ajo u krijua, patjetër që ai ka ditur gjithçka mbi firmën dhe aktivitetin e saj. Dy motrat, Liria dhe Vjollca, kanë folur mes tyre për aktivitetin e kunatit të zyrtarizuar tashmë. Por kryeministri heshti. Përmendi emrin e baxhanakut të tij në fillim të listës së atyre që kanë vdekur në fabrikën e vdekjes dhe në të gjitha deklarimet e veta është shprehur se nuk e dinte situatën në fabrikë dhe ç’ndodhte aty.
re.kro.

(balkanweb)

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2008 15:34
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nese keto pergjime jane te verteta dhe interpretimi i Panorames eshte i sakte, atehere ketu bien te gjitha parimet kombetare.

Bie miqesia mes shtetit Amerikan dhe atij Shqiptar. Ky i fundit ka futur firmen zvicerane ne mes per te mbushur xhepat e vet.

Bie interesi kombetar per te mbajtur te fshehta marredheniet me SHBA per publikun.

Bie sekreti ushtarak themelor per te cilin SHBA kerkon arme ne Shqiperi per te mos blere nga ruset.

Dhe se fundi justifikohet fare mire pse agjenturat e huaja jane te interesuara te nxjerrin ne pah keto gjera. Tani qe Kosova mori pavaresine e saj demtimi i figures se SHBA-se dhe marrdhenieve Shqiperi - SHBA i intereson qarte. Por fajin se kane agjenturat e huaja me shume sesa e kane pacavuristet tane. Te arrije firma e ngarkuar nga shteti amerikan te thote se nuk merret me mafian shqiptare eshte shuuuuume keq.

P.s. Mezi pres ta degjoj ne internet audion e ketyre pergjimeve.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 20/03/2008 ora 16:10

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2008 15:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.