trojani
Veteran ne forum
Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900
|
Sali - Enver: 99.9%- 99.8%
Berisha zgjidhet si Enveri, merr 99.9% të votave. Munguan themeluesit e PD-së
TIRANË- Ashtu siç edhe pritej, pas 9 orë votimi dhe 1 orë e gjysmë numërimi, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është rikonfirmuar mbrëmë në mesnatë për një mandat tjetër katër vjeçar. Nga 1218 delegatë që morën pjesë në votim, 1204 votuan për Berishën kryetar, 5 delegatë votuan kundër dhe 5 të tjerë abstenuan. Ndërkohë që katër vota të tjera u cilësuan të pavlefshme. Në këtë mënyrë, Kryetari i PD-së, është votuar dje në mënyrë unanime nga delegatët, pa asnjë kandidaturë rivale.
Ndërkohë në Kuvend ra në sy mungesa e themeluesve. Dy ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i drejtoi formalisht një ftesë verbale të gjithë atyre, që themeluan këtë parti, por që aktualisht nuk janë pjesë e kësaj partie. Por asnjë prej tyre, (në mungesë edhe të një ftese zyrtare), nuk mori pjesë dje në punimet e Kuvendit të 9-të të Partisë Demokratike.
Dje mungonin figura kryesore, që kontribuuan në themelimin e kësaj partie, ndërkohë që po aq të heshtur ishin edhe ata pak të tjerë themelues, që aktualisht janë të angazhuar në qeverisjen aktuale. Ndër themeluesit e Partisë Demokratike, në punimet e djeshme të Kuvendit përveç Arben Imamit, Genc Pollos, dhe Genc Rulit munguan: Aleksandër Meksi, Preç Zogaj, Eduard Selami, Shinasi Rama, Eduard Zaloshnja, Arben Lika etj. Edhe pse i konceptuar si një Kuvend, që mblidhej edhe për themelimin e PD-së, përveç disa pamjeve të shfaqura në fillim të punimeve të Kuvendit, ku në mënyrë krejt të qëllimte shquhej vetëm Sali Berisha, lidershipi i lartë i partisë, nuk e pa të udhës që të sillte ndër mend, ndonjë episod konkret të para 19 viteve. E vetmja zyrtare e lartë që u mjaftua me një frazë formale ishte Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila gjatë fjalës së saj ndër radhë nderoi edhe figurën e një prej themeluesve dhe heroit të demokracisë, Azem Hajdari. Votimi i djeshëm në Kuvend për kryetarin e PD-së pa asnjë kandidaturë rivale, deklaratat e lidershipit të lartë, por edhe mungesa e vazhdueshme e njerëzve, që kontribuuan jo vetëm në themelimin e kësaj partie, tregon qartë se edhe pas kaq vitesh PD-ja vazhdon të udhëhiqet nga modeli antikujtesë.
__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|