Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket?
Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shume frymezuese

Por ka nje pike qe s'mund te jem dakort. Ne nuk kemi asnje fe politike as ne jeten e perditshme dhe as ne ADN. Perkundrazi, historikisht nuk kemi bere politike dhe kemi qene te qeverisur nga te huaj (turq, italiane). Po te kishim kete deshire per politike ne shekuj, tani do ishim ne nivele te larta zhvillimi. Kjo sepse politika ka lindur ne funksion te zhvillimit. Pra, ka lindur ne çastin qe fshatrat u bene qytete dhe qytetet kaluan ne mbreteri, e me pas ne senate dhe republika. Politika eshte nje faktor qe shkon baraz me zhvillimin.

Ajo qe mund te quhet se ndjekim te gjithe eshte "pushteti". Kjo nga ana tjeter eshte deridiku normale, pasi pushteti eshte nje nga impulset baze qe njeriu ndjek.

Per aresyet qe thashe me lart, dy jane rezultatet pse politika ne Shqiperi nuk eshte perkthyer ne zhvillim, por ne pushtet:

1. Duhet patur parasysh qe njerezit ne pergjithesi nuk e ndjekin politiken sa me shume kalon koha. Edhe ketu ne forum shume njerez mund te diskutojne per politike (shkrimi i Tulipanit eshte nje shembull), por nuk e bejne. Pra, eshte mos-ndjekja e politikes ajo qe lejon pushtet-dashesit te perdorin politiken per qellime dhe delire personale. Shume njerez mendojne se politika eshte kurve, dhe duke pare rastet rreth tyre mendojne se çdo politikan eshte batakçi. Atehere i bie qe gjithe sistemi politik te mos perfaqsoje idealet e njerezve... Dhe ketu vijme tek pika 2.

2. Politika shqiptare, ashtu si shume institucione te tjera, nuk vjen nga nevoja per qeverisje te perbashket, por si imitim i vendeve te zhvilluara. Ne te vertete shqiptaret nuk e dine pse duhet te kene nje sistem politik. Dine vetem qe duhet te jene nacionaliste dhe te mbrojne me dhembe pavaresine e Shqiperise. Dhe kshtu krijojne nje shtet qe te justifikojne ekzistencen shqiptare. Mirepo mentaliteti i perbashket eshte akoma tribal (sic tha arturm). Keshtu perfundojme te ndjekim sisteme politike moderne me nje mentalitet mesjetar. Rezultati eshte qe deri tani te gjithe pjesemarresit e kesaj teme thone se ne Shqiperi do fitoje klani. Dhe kjo megjithese SHBA tregoi 6 muaj me pare se jo gjithmone fitojne klanet (Obama u financua me 20 dollareshat e shtreses se ulet). Ne menyre analoge, nuk kopjojme vetem sistemin politik, por edhe vete ligjet.

Mesa spjegova deri tani, eshte servilizmi ai qe mund te jete futur ne kulture (ose ADN). Marrim deshiren per kontakt me perendimin per shembull. Asnje vend ballkanik nuk ndihet kaq inferior sa te mendoje vazhdimisht si te futet ne Evrope. Turqia eshte krejt e pavarur dhe nuk i ben as ftohte as ngrohte futja ne Evrope. Ose te pakten nuk shtiret ajo qe nuk eshte per tu futur ne Evrope. Nuk mohon fene dhe ligjet e veta (edhe pse Evropa "e cilizuar" mundohet ti induktoje ligje te buta). Shqiptaret nga ana tjeter duan te shtiren si te civilizuar me zor, sikur dine te bejne zgjedhje, sikur dine te bejne qeveri, sikur s'kane nevoje per denimin me vdekje (edhe pse krijojne reparte speciale per te vrare kriminelet). Dhe diten e pare pas zgjedhjeve presin me goje hapur cfare do thone organizmat nderkombetare. A nuk eshte kjo forma me e larte e servilizmit? Si mund te kete me shume rendesi çfare thote bota sesa ajo qe themi vete?

Dhe nuk po vazhdoj te diskutoj marredheniet e semura hierarkike qe krijohen ne istitucionet dhe shoqerine e perditshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 10:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

sa shkrime te gjata ketu po pertoj me i lexu te gjitha

puna eshte qe morali i perbashket nuk fiton asnjehere per sa kohe politika eshte si ashtu de mos ja them emrin dhe keto zgjedhje klani berishian ka me i fitu besoj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 11:20
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Fajtori dhe ju te tjeret,mbase nuk jam i njeniveli teorikisht me ju,por mendoj se e njoh shume me mire mentalitetin e elektoratit shqiptar.Duke qene idealist,besova se vertet demokracia do te nxirrte ne krye idealistet,pavaresisht se me ide e kendveshtrime te ndryshme.
Une jam marre me aktivitete partiake dhe i kam njohur edhe personalisht disa prej figurave te PD.Edhe me doktorin kam shtrenguar dy tri here duart.
Duke u marre me keto pune une njoha mire se kush ishin e si mendonin shumica e antarve dhe simpatizanteve te partise ku militoja,pak kohe kam qene edhe drejtues i seksionit te lagjes time,bile ne kohet me te veshtira 97-98 kur te tjeret u fshehen duke lene edhe shtepite e tyre,te cilat banda i perdori per baza te saja.Sot keta zoterinj jane biznesmene e jane kthyer kunder asaj partie qe i beri te pasur.Gjithsesi eshte e drejte e tyre.Sigurisht si qytetar vlonjat kam shume miq edhe nga krahu i kundert.Njeri prej tyre me ka ftuar edhe ne nje mbledhje te nje seksioni te PS,por jo ne lagjen time.Vura re te njejtin mentalitet e vulgaritet diskutimesh,tamam si ne pjesen tjeter ku beja pjese.Kish edhe nga ata qe ishin idealist.Kryetari i Bashkise se Vlores,fqinji im ish anetar i seksionit tim.E kishim lajmeruar per mbledhje shume dite para por nuk na erdhi dhe nuk ish e para here.Nje nga keta idealist,nje burre i vjeter sa une sot dhe une se bashku me te e kryqezuan keqas ate ne nje mbledhje te radhes.Ai i tha biles qe ti ke qene spiun dhe nuk e ke merituar perkrahjen tone.Sa ishte pa u zgjedhur ne ate post ai na lepihej e nuk mungonte kurre,por sa mori pushtetin as qe na llogariti me.Si ky bejne te gjithe pra,sepse ne me sjelljen tone kemi treguar se jemi tribu apo fise injorantesh.Ne vitin 2005 takova ne aeroportin e Budapestit zotin Ylli Vejsiu.Ai udhetonte nga Suedia per ne Shqiperi dhe une po per Shqiperi per here te pare mbas 6 vjetesh largimi.Ai u fut ne bisede me djalin tim 11 vjecar i cili po lexonte nje prej volumeve te Harri Poter,nderkohe qe une kisha shkuar per te blere ndonje pije freskuese.U takuam dhe ai me tha se diku jemi pare.Po i thashe jam nga Vlora dhe jemi pare ne votimet per Projektkushtetuten.Ne ate kohe ai ishte larguar nga politika.E pyeta se pse nuk e kisha pare te aktivizohej.Jam larguar nga politika,sepse nuk mund ta shtyje dot me nje njeri si doktori me pohoi.Ai nuk ja vlene as per opozite jo me te jete ne pozite.E shoqja nje grua zonje tha se kemi rene ne qetesi e nuk kemi me andralla.Berisha eshte i padurueshem vazhdoi ajo.Biseden e vazhduam gjer ne Tirane,sepse kishim bileta biznes klas e ndodheshim perballe njeri tjetrit.Ai me dha edhe nje porosi lexo vetem Gazeten Shqiptare e jo te tjera.E zgjata pak per t'ju treguar disa ndodhi te verteta personale.Te them te drejten ne ate kohe nga njeri vesh me hyne e nga tjetri me dolen ato qe me pohoi burri i mire e i urte Y Vejsiu,sepse e shikoja situaten nga larg si ju.Kete e ekni pare ne qendrimet e mia gjersa Berisha ishte ne pushtet e ishte krijuar miti i te pakorruptuarit.Me ardhjen e tij ne pushtet e duke pare politiken e ndjekur nga ai qe bene ligjin si bajraktar u thyen shume mendime nga ato te mepareshmet.Mendimet e mia konvergojne me shumicen prej jush duke thene se Sali Berisha duhet te largohet nga pushteti dhe udheheqja e PD me 28 Qershor.Drejtesia dhe opozita duhet te hedhin drite mbi aferat e tij dhe te qeverive paraardhesve.Po nuk u pastruan pislleqet,asgje e mire nuk na pret.Saliu ka bere plot marrezira e ndoshta krime karshi shqiptarve,por edhe pune te mira ka bere.Keto merita duhet t'i njihen,por nga pushteti duhet larguar.Keta qe pretendojne te vijne patjeter do ta cojne vendin perpara,por ne 2013 duhet te largohen edhe keta po qe se perceptimi popullor eshte se ata jane te korruptuar.Nje miku im anglez me tha,se Toni Blair eshte ******hate dhe duhet larguar nga pushteti,sepse na ka ngritur taksat.Te shikoni ne zgjedhjet e reja shanset jane per fitoren e konservativeve.Po zgjedhsit shqiptare a mendojne keshtu?JO!Ata jane nje turme me dy koke,nje majtas e nje djathtas e pa tru ne koke.
-Ne fund po shtroj pyetjen :''A eshte marre dikush nga ju me pune partie ne terren?
-A i keni degjuar budallalleqet qe ata thone kur takohesh apo bisedon me pjestar te tribuve?
-A e keni vene re se shumica jane per nje medalje e cila nga njera ane eshte e bardhe e nga ana tjeter e zeze.
Nqse dikush e njeh situaten ne stere degjon shprehje te tilla si c'kam degjuar une me tribute e PD-s dhe ato qe degjova me tribute e PS-s.Po ju permend nje prej shprehjeve te dy lloj tribuve.
a)Te gjitha atyre te PS do t'ju bejme g..te e motrat.Edhe nga ata te PD-s e njejta shprehje e fjalorit vulgar te qytetit tim.Por te me besoni nuk jane adoleshente,por burra me femije.ka edhe me.Ky eshte mentaliteti i shumices.Njera pjese jane komunistet dhe pjesa tjeter jane ballistet,monarkistet diversantet.Keshtu politika e ka shume te lehte t'i instrumentalizoje keta mjerane.Une per vete kam dale nga ata tribu te me besoni.Bile jane habitur edhe familjaret e te afermit.Ardhja ne pushtet ne vendim tim dhe tuajin eshte qellim ne vetvete,sepse te jepet mundesia te vesh miliona pa derdhur djerse.Jam i palekundur ne mendimet e mia,per ndrrimin e pushtetit,por edhe E Rama eshte njeri shume i perfolur per korrupsion.Edhe Erion qe me dergon emaile cdo jave, i jam pergjigjur se mund te te votoja ty,por kur te shoh perkrah E Rames, S Qenushit e G Rucit nuk munden.Mendoj se edhe ketij djali te ri i eshte mbushur mendja se me politike behesh i pasur.E them kete,sepse ai ka futur ne politike edhe girlfrienden e tij, te mbesen e shkrimtarit te Lumit te Vdekur,Jakov Xoxa.Tamam si Iliri i maleve te Skraparit me Moniken nga fshati Nexhmijes.Po djalin e filozofit xhelatit Xhelil Gjoni e keni pare ne radhet e drejtuesve te PS?
Te me falni qe shkrova disa gjera ashtu sic di dhe sic i ndjeje,por me sinqeritetin me te madh.Fajtori nuk e mbajta ''fjalen'',sepse jam i semure,por besoj se nuk ju kam nderhyre ne spiegimet filozofike qe beni,por pa dale ne nje zgjidhje qe do ta shpetonte ate vend.Po ju ndjek me kenaqesi dhe ju komplimentoje per mendimet tuaja.
Po deshe mund ta beshe delete,postimin tim.Nuk te merzitem.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 14/05/2009 ora 12:19

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 12:10
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha shejtania
sa shkrime te gjata ketu po pertoj me i lexu te gjitha

puna eshte qe morali i perbashket nuk fiton asnjehere per sa kohe politika eshte si ashtu de mos ja them emrin dhe keto zgjedhje klani berishian ka me i fitu besoj



Pyetja e temes nuk eshte kush do fitoje zgjedhjet, por si do i fitoje, me çfare ideje apo ideali. Dhe nese do i fitoje klani berishian, pse? Ku bazohesh? Ku e gjen elektoratin ai klan? A mund te ndryshoje mentaliteti klanor i atyre qe do votojne?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 12:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Pyetja e temes nuk eshte kush do fitoje zgjedhjet, por si do i fitoje, me çfare ideje apo ideali. Dhe nese do i fitoje klani berishian, pse? Ku bazohesh? Ku e gjen e fuqise ai klan? A mund te ndryshoje mentaliteti i klanit te atyre qe do votojne?



faleminderit per sqarimin, tani skam kohe por po jap mendimin tim pak me vone

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 12:37
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Kete se kuptova. Njerezit votojne per diçka qe nuk deshirojne? Keshtu i bie qe njerezit te jene te papergjegjshem. Pra, dalim tek ideja qe nuk meritojne te kene qeveri.



Un akoma nuk e kam nocjonin se Shqiptareve i eshte lexuar vota qe kane dhene.
Shpresoj shume qe ne 28 qeshor te kemi vertet vota te lira.
Megjithate edhe pse perbehemi nga "tribu"... "Shqiptaret injorant" me sa di un ne 2005, nuk votuan per Berishen. Po te mbledhim votat e LSI dhe PS, socjalistet kishin fituar, dhe per mua populli, diti shume mire te votonte. por perçarja e socjalishteve kishte per qellim pikerisht ardhjen e Berishes ne pushtet...
Nje fjale e urte popullore thote, "Me mire nje M.. se sa i vogel".
Vendet fqinje qe na rrethojne, nuk i intereson shume zhvillimi yne, dhe kane aq force sa te perçajne, pikerisht, se jemi te vegjel dhe te dobet.
Ne jo se nuk meritojme te kemi qeveri, por nuk meritojme qeverine qe kemi, sepse nuk e kemi votuar. Te pakten ky eshte nocjoni im.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 16:37
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Por ne asnjehere s'kemi menduar se perendimi i famshem te gjitha gjerat qe ka tani s'ia ka dhene kush gratis. Per te arritur atje ku jane (ndonese asnje nuk arrin nje sistem perfekt) ata kane sakrifikuar, kane pasur njerez me ideale qe kane vene perpara gjithckaje interesin e perbashket, te ardhmen e perbashket e kane ndertuar dicka te perbashket. E sa here qe kjo e perbashket cenohet, e ne menyre indirekte dhe individualja, ata ngrejne zerin duke i rikujtuar se ka nje opinion publik qe s'eshte i gatshem te toleroje padrejtesine. Po ne cfare kemi bere gjithe keto vite? Me plot gojen, kemi flejtur gjume!!



Per te arritur aty ku jane, Perendimi, Tulipani, ka pushtuar, e roberuar vende te tjera. Flas per Francen dhe Angline, politikat e dy vendeve qe njoh pak me mire. A i njihni vendet e kolonizuara nga keto dy vende. Kuptohet mbasi behesh i pasur dhe i fuqishem din te oranizosh me mire vendin tend.
Populli jone, veten eshte mbrojtur, per te mbijetuar...
Mos mendo se jam nacjonaliste, se nje Zot e dine se sa i kritikoj cdo gje qe eshte shqiptare, si psh programet televizive, bisedat politike, etj. Me duket se jemi popull i pa vendosur dhe pa shume ambicje. Por kur mendoj sukseset qe kane arritur qindra studente shqiptare, kam deshire te shikoj pak me larg...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datė 14/05/2009 ora 17:02

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 16:54
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Injoranca ne politike nuk mund te ngaterrohet me injorancen intelektuale. Nga ana politike ka plot injorante, por intelektuale.


Ti thua, agata, se popujt nuk kane qeverine qe meritojne (edhe pse nje fjale e urte thote ndryshe). Thua vertet te mos kene qeverine qe duan dhe meritojne njerezit? Per mua eshte vetem nje menyre tjeter per te hequr pergjegjesite nga vetja dhe per t'ia veshur politikaneve, kur te gjithe e dine mire se politikanet jane perfaqsues te popullit dhe mentalitetit te tij.

Nese populli nuk di te ndryshoje voten drejt partive dhe personazheve te reja, ky eshte limit mendor i njerezve qe votojne, jo te atyre qe kantidohen. Zgjedhjet quhen zgjedhje sepse njerezit zgjedhin mes alternativash. Nese s'ka alternativa tregon se popullit shqiptar i mungon fantazia per te krijuar alternativa. Kshu qe edhe alternativat jane ato qe shqiptaret i kane krijuar vetes, pra ato qe meritojne. Pakenaqesite qe shprehen nga shqiptaret tregojne vetem paaftesine e vet. Keshtu qe kthehemi tek dilema nese shqiptaret duhet te kene qeveri.

Apo jo?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 17:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Cdo popull e meriton qeverine qe ka, mese e sakte.
Dmth: me sa po kuptoj, per ju Fajtor, eshte populli ai qe ka votuar parlamentin tone! Nuk ka pasur asnjehere korrupsjon e manipulim votash?
Nje pyetje, edhe pse eshte krejtesisht jasht teme. A e dini ju Fajtor, se sa grekofil ka parlamenti shqiptar?

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 17:20
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ku e ke degjuar kete shprehjen grekofil? Cfare domethene grekofil? Dhe sidomos çfare lidhje ka me temen?

Mos po hedh idene qe Shqiperia eshte e manipuluar nga greket? Domethene kot qe merremi me diskutime politike se Greqia sundon Shqiperine?

Nese eshte keshtu e mbyllim temen se s'ka gje per te diskutuar. Tema presupozon qe ne vendosim vete qeverite. Dhe besoj se zgjedhjet e 10 viteve te fundit nuk kane pasur manulime masive.

Do doja shume qe diskutimi te behej me pragmatizem, jo me fantazi popullore. Influencat e nje shteti tjeter ne Shqiperi (USA, Greqi apo Evrope) nuk mund te zevendesojne sovranitetin e vetem qe ka nje vend: zgjedhjet. Gjerat jane shpesh shume me te thjeshta sesa duan ti imagjinojne njerezit (shpesh per te hequr pergjegjesite nga vetja).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2009 17:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.