Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket?
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Arturm ok tani po ridimensionohemi, sepse ne fillim dukej sikur po kerkoje perjashtim fare per shkak te nje vonese te procedures. Revoltimi jot s'eshte fare i padrejte.E mora dhe une mundimin ti hedh nje sy kodit zgjedhor.

Keto vonesa kane te bejne me kodin adminstrativ dhe sanksionet administrative gati gjithmone jane gjoba ne para nuk kane te bejne me pezullime apo kesi gjerash. Psh dhe ne rast se ne fushate zgjedhjesh (rasti jone) nje tv cenon ndonje subjekt elektoral kronika nuk pezullohet por gjobitet gazetari apo tv. Besoj dhe ne kete rast do jene gjobitur pergjegjesit e partive perkatese pavaresisht se ne gazeta nuk eshte shkruar. Ne pergjithesi gjobat jane dicka sekondare.

Kjo nuk heq asgje nga ato qe kam thene me lart ama, e qe dmth kemi nje amatorialitet te partive. Ato qe duhet te respektojne ligjin per te dhene shembull jane te parat qe se bejne.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2009 12:18
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kushdo qe do ti fitoje keto zgjedhje eshte nje klan.
Nje gje qe me pelqen tek kjo fushate eshte se ndryshe nga heret e tjera qe vetem shaheshin me kampin kundershtar, tani paraqesin programe dhe jane perqendruar me shume tek premtimet.
Eshte gabim trashanik i opozites te perqendrohet tek nje njeri, pa harruar se ai njeri ka mbrapa nje parti dhe nje koalicion. Kjo eshte politike e vjeter dhe shume e demshme.
Ky eshte nje faktor me shume per te krijuar mitin e Berishes.
Ja po te fitoje perseri Pd me aleatet e saj, pas gjithe atij vreri çfare mbetet.
Siç duket efekti i Rames po degjohet te pakten larg politikes se vjeter. Kjo duket qarte ne spotin e tij elktoral mjaft te goditur.
Eshte normale qe Ps do ta dorzonte pas Pd listen dhe mendoj se eshte plotesisht e justifikueshme edhe vonesa.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2009 21:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Cilat jane premtimet piktori? Pse une vazhdoj te shikoj vec njerez qe ulerasin e ofendojne (vecanerisht ato te Pd jane mjeshtra kane bere kurse speciale) pastaj po te kemi nga ana tjeter gra, o burra ti biem se keto grate s'marrin vesh. Po me mbushet me te vertete mendja qe te jesh politikan sot ne Shqiperi eshte ofendimi me i madh per nje profesionist te cdo lloji. Kemi ekonomiste qorra qe kujtojne se bilancet jane llogari dyqanesh, qe marrin borxhe skandaloze me perqindje qe as nje fajdexhi s'arrin, qe premtojne ulje te taksave e ne te njejten kohe duan te ngrene rrogat, pensionet, qe duan te heqin tvsh por duan te bejne rruge, spitale shkolla fantazma. Me cilat para?

A e kuptojme ne si popull qe nevojat tona s'duhet te na i percaktoje kjo klase politike por duhet t'ia imponojme ne asaj? Ose me mire e kuptojne te gjitha shtresat qe asnje gje nga ajo qe premtohet teknikisht e praktikisht s'mund te mbahet dot? Kjo fushate nuk ndryshon nga te tjerat vetem sa ka nderruar rradha neper fjalime: Nato dhe BE jane ne rend te pare e korrupsioni ne vend te dyte.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2009 22:47
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


A e kuptojme ne si popull qe nevojat tona s'duhet te na i percaktoje kjo klase politike por duhet t'ia imponojme ne asaj? Ose me mire e kuptojne te gjitha shtresat qe asnje gje nga ajo qe premtohet teknikisht e praktikisht s'mund te mbahet dot? Kjo fushate nuk ndryshon nga te tjerat vetem sa ka nderruar rradha neper fjalime: Nato dhe BE jane ne rend te pare e korrupsioni ne vend te dyte.



Po diskutoja me nje mikun tim per punet e zgjedhjeve te reja dhe per politikat qe ndjekin qeverite e cdo krahu kur vijne ne pushtet,sigurisht ne Shqiperi.Per habine time djali im i vogel me tha :''Ne cdo vend te botes qeverite kane frike nga populli.Po ne vendin tone a ndodh keshyu?''E pashe i habitur ne sy per pyetjen qe me beri,sepse ai nuk eshte perzier asnjehere ne keto diskutime.Ne e kemi trajtuar si te vogel gjithmone,por ne fakt kemi harruar qe ai eshte 15 vjet dhe eshte teper studioz.Uneu mundova t'i tregoja shkaqet pse ndodh keshtu,ndersa ai me tha bjeri drejt.thuaj qe ata nuk pyesin per popullin.Kishte te drejte.
Duke lexuar msg tuaj te jap te drejte.
Nuk e di your edukation,ose me sakte cfare drejtimi ka shkollimi juaj,sepse me habit opinioni qe jepni per kredine e mare nga qeveria me interes te larte.Kete argument e perdor opozita per fushate elektorale.Te njejten gje po beni edhe ju,kur une degjova perfaqesuesen e FMN ne Shqiperi, e cila tha se marrja e kesaj kredie ne kete situate ekonomoke qe ndodhet bota,eshte besim tek ekonomia shqiptare.Fjale pozitive kam lexuar edhe tek Financial Times per ekonomine tone, e cila do te rezultoje me rritje,sado e vogel qofte.Ky eshte tregues e garanci per investimet e huaja.Mendoje qe pallavrat qe derdellit opozita ne fushate elektorale nuk duhen besuar.Ndersa per korrupsionin ,Gerdecin etj ka shume te drejte.Te jemi pak realist mendoj e mos te futemi tek tribute edhe ne qe jetojme ne perendim.
Une kam mendimin se me perjashtime te rralla,fushata do te zhvillohet me e qete se parafushata.Besoj se do t'ua heqin veshin kaposhave Berisha e Rama.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2009 01:04
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Kur lexohen lajmet per ekonomine nuk lexohen si Gossip-et e lojtareve te futbollit iqvlora. Une s'jam 'guru' ekonomie aq me pak s'merrem me parrullat e opozites por ama kam kaq kthjellesi e njohuri te kuptoj se borxhet nuk jane ilace qe i marrim per te na hequr dhimbjen e kokes perkundrazi do na bejne me dhimbje ne te ardhmen kur te zbulojme se sot nje grup te papergjeshmish per arsye fushate po bejne idiotesi. E ke kerkuar ndonjehere zotrote se ku perfundojne ato para?

Ekonomia s'matet me artikujt e Financial Times, e as me nje perqindje te paperfillshme rritjeje e ketu s'eshte as tema e duhur per te marre treguesit nje nga nje. Si popull s'na ze gjumi se cfare thote bota per ne e si rrjedhim dhe ndryshimet qe bejme nuk i bejme se duhen bere por vetem gjithmone ne funksion te asaj dukurise 'vec sa per sy e faqe'. E rezultatet shihen : nuk mjafton te kesh ligje te mira por duhet ti zbatosh ato e jo te rrish te genjesh gjithe diten neper TV. Pergjigjen e keni nga BE: vendet fqinje perfitojne me te drejte liberalizimin e vizave kurse ne jo. E shume mire bejne, kush pranon nje vend qe s'ka shtet e as shtetas?

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2009 14:13
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Mendoj se keto zgjedhje do fitoje ai qe di te genjeje me bukur dhe deri tani te dy si Berisha si Rama po japin prova se jane shume te zotet ne kete fushe ti degjosh ne tv te duket se do bejne cdo gje per popullin por e verteta qe cdo parti qe do te fitoje asgje sdo te ndryshoje sepse kane dhene prova per kete e vashdojne te japin cdo dite .
Po nuk ndryshoi kjo klase politike qe na udheheq po su hoqen njerezit e korruptuar ,njeres qe jane brenda ketyre partive jane si nga e majta si nga e djathta dhe te atyre 1000 partive qe eksistojne asgje nuk ndryshon .E keqa eshte se populli ai qe jeton ne shqiperi ai qe voton me duket sikur eshte mesuar me keto gjera sikur si ben me pershtypje .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2009 15:51
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQ

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA

Nuk e di your edukation,ose me sakte cfare drejtimi ka shkollimi juaj,sepse me habit opinioni qe jepni per kredine e mare nga qeveria me interes te larte.Kete argument e perdor opozita per fushate elektorale.Te njejten gje po beni edhe ju,kur une degjova perfaqesuesen e FMN ne Shqiperi, e cila tha se marrja e kesaj kredie ne kete situate ekonomoke qe ndodhet bota,eshte besim tek ekonomia shqiptare.Fjale pozitive kam lexuar edhe tek Financial Times per ekonomine tone, e cila do te rezultoje me rritje,sado e vogel qofte.


Miku im! Ka te drejte Tulipan-ja (bej shaka Tulipan)

Pavaresisht nga ajo qe thote FT, le te mendojme nje here me mendjen tone.

1) Qeveria jone thote "ne na e dhane dhe te tjereve jo" por harron te thote qe ndoshta ata "te tjeret", qe jane (per kete jemi dakort besoj) me pergjegjes se ne, e kane kerkuar kredine me nje interes "te arsyeshem" dhe ndoshta me interesin qe na e dhane neve do ja jepnin kujtdo.

2) Eshte budallallek te mendosh qe bankat mund te mos i japin kredi nje shteti, me garancite qe nje shtet (cfaredoqofte ai) ofron.  Prandaj teoria "na e dhane ne sepse jemi ekonomi e forte" eshte e veshtire te pertypet nga nje njeri me sadopak njohuri ekonomike.

3) Eshte e pafalshme qe Qeveria jone merr nje kredi te tille pa pelqimin e opozites NE PRAG ZGJEDHJESH. Kjo eshte papergjegjshmeri absolute. Po sikur ajo Qeveri te mos ti fitoje me zgjedhjet, ja le dobicin ne dere qeverise pasardhese qe (me te drejte apo pa te drejte) nuk e donte ate dobic? Kredi te tilla NE MBARIM MANDATI, nuk jane shaka miku im, ti e di, dhe duhet te kete nje nje coesion me opoziten patjeter. Nuk jemi ne fillim te mandatit dhe ti si Qeveri sipas programit ekonomik qe ke parashikon te shlyesh ate kredi per 4 vjet. Ndoshta qeveria qe vjen ka prioritete ekonomike te tjera dhe, po fitoi zgjedhjet, ka gjithe te drejten ne baze te programit ta saj te ndjeke perparesi te tjera.

Psh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2009 20:53
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sic thote arturm, kredite e dhena per nje shtet jane te sigurta ne dekada. Madje sa me shume kredi te marresh, aq me shume do influencoje ekonomine dhe zgjedhjet e shtetit ndonje organizem i huaj. Jo me kot vendet e botes se trete, qe kane borxhe, kane mbetur te pazhvilluara dhe "te varura" qe ne vitet 60 kur moren borxhet.

Nuk jam kunder kredise, megjithate. Nje kredi e madhe do i bente pune Shqiperise. Por jam kunder menyres si serviret paturpesisht, si arritje e ndonje krahu politik. Gjithashtu eshte shume e drejte ajo qe thote Tulipani. Hallall kredise qe duhet per te ngritur Shqiperine, por ne nivelin e korrupsionit shqiptar rrezikohet te vidhet nje pjese e mire e lekeve ose te shperndahen neper klanet personale. Te marresh kredi ne nivele kaq te larta korrupsioni eshte sikur ti hedhesh benzine zjarrit, nderkohe qe benzina duhet per te rrotulluar motoret qe dine si ta perdorin. Dhe fakti qe ka korrupsion te larte ne Shqiperi pranohet nga te gjithe politikanet (sic shkruante Fatos Lubonja). Te marresh kredi ne kushtet e imoralitetit politik qe ekziston eshte sikur te çosh financime publike ne Siçili dhe te habitesh pas 10 vjetesh qe kane perfunduar ne doren e mafias.

Mua me vjen keq vetem per diçka deri ne kete pike. Po e ndjek shume pak fushaten, por efekti qe ka tek njerezit eshte teper negativ. Shume njerez hutohen para televizorit si qeni pas mishit. Pastaj fillojne te mendojne per vogelsira qe nuk jane problemi kryesor (psh. te me falesh arturm, vonesa e listave). Shikoj te tjere qe degjojne fjalime te bukura dhe mbeten te hutuar ne voten e tyre. Per keto me vjen keq. Me vjen keq sepse gjithmone e me shume njerez harrojne llogjiken e djeshme dhe bien pre e efektit momentan te nje fushate elektorale. Njerezit ankohen se po çmenden nga politika, kurse vazhdojne te mbajne televizoret ndezur si radar.

Megjithate... per tu kthyer ne teme:
Deri tani askush nuk ka thene se NUK fiton klani. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Jo sepse klanet nuk ekzistojne neper bote, por sepse klanet shqiptare tejkalojne masen llogjike dhe behen sistem jetese. Ne nuk jemi as Itali, as France, dhe as Amerike. Justifikimi se keshtu ndodh ne gjithe boten (e kam degjuar disa here) nuk mund te justifikoje kthimin e shtetit ne nje model mafioz. Nje shoqeri qe quan normale te jashteligjshmen nuk do jete e afte asnjehere te beje ndryshime radikale alla Obama. Dhe kur nje shoqeri mbyllet ne vete (pak se nuk kemi viza e pak se po behemi ligjerisht mafioze) atehere kush eshte e ardhmja e kalamajve? Ikja ne emigrim akoma?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2009 22:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Njė klauzolė e mbajtur e fshehtė parashikon rritje tė interesit nė 10.65 pėr qind

Ja si dalin kleckat me vone, sikur ia paskemi ndjelle kesaj punes se borxhit. Ky eshte artikulli marre nga Shekulli. Ne s'dime prapaskenat por dhe nje i klases se pare do ti bente llogarite. Keto s'jane arritje, por duhen financime per te mbuluar pislleqet e ketyre viteve 'Duar te pastra'




Ekspertët që menduan se interesi prej euribor plus 9.65 për qind është i tmerrshëm, duhet të kuptojnë se e keqja në fakt nuk ka fund. Një klauzolë e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me disa banka vendëse apo të huaja, sanksionon se interesi i kredisë prej 250 milionë eurosh mund të rritet më tej deri në euribor plus 10.65 për qind, në rast se qeveria shqiptare merr një vlerësim më negativ se ai ekzistuesi nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody‘s. Marrëveshja u publikua së fundmi në Fletoren Zyrtare. Opsioni i rritjes së interesit ishte mbajtur sekret nga Ministria e Financave gjatë prezantimit të marrëveshjes për kredinë që do të shërbejë për financimin e segmentit Rrëshen-Kalimash. Vlerësimi aktual i Shqipërisë nga Moody‘s është B1, vetëm një shkallë më lartë se vlerësimi B2. Në rast se vlerësimi i Moody‘s përkeqësohet, Shqipëria do të detyrohet të paguajë 2.5 milionë euro në vit më shumë. Fakti që kredidhënësit e kanë përfshirë në kontratë vlerësimin e Moody‘s, tregon në vetvete se Shqipëria është në rrugë të keqe. Një vit më parë, qeveria shqiptare mori një kredi prej 230 milionë eurosh te Alpha Bank dhe NBG, me interes euribor plus 1.25 për qind, por aty nuk përmendet fare opsioni i rritjes së interesit.


"Shlyerje e parakohshme"

Ministri i Financave Ridvan Bode shpalli si sukses opsionin e shlyerjes së parakohshme pa penalitete të kësaj kredie dhe deklaroi se "plani i qeverisë është të emetojë eurobonde vitin e ardhshëm për të shlyer këtë kredi". Por në fakt, kontrata përmban edhe opsionin e shtyrjes së shlyerjes së kredisë me 2 vjet të tjera. Kredia maturohet pas 36 muajsh nga tani, pra rreth majit të vitit 2012, por qeveria ka të drejtë të kërkojë shtyrje të pagesës së kredisë edhe për 24 muaj të tjera.


Moody‘s

Kompania amerikane Moody‘s vlerëson në mënyrë të pavarur cilësinë e një kredimarrësi. Shërbimi i vlerësimit zakonisht paguhet nga kredimarrësi, me qëllim që të jetë i ndërgjegjshëm për normën e rrezikut që mbart dhe që të shmangë ofertat spekulative nga kredidhënësit.

Shqipëria u vlerësua për herë të parë në vitin 2007, me kërkesë të Ministrisë së Financave. Kredimarrësuit e vlerësuar me B1, B2 dhe B3, konsiderohen si "përgjithësisht të dobët", mbartin normë të lartë rreziku dhe kredidhënia për to vlerësohet si spekulative. Shqipëria pritet të përballet me rritje drastike të borxhit publik këtë vit dhe rreziku që Moody‘s të ulë vlerësimin e Shqipërisë nga B1 në B2, është i konsiderueshëm. Moody‘s e ka bërë vlerësimin e fundit për Shqipërinë në dhjetorin e kaluar. Një vlerësim më i freskët i JCR, e cila është gjithashtu e komisionar nga Ministria e Financave, paralajmëroi në prill se Shqipëria "rrezikohet nga shpenzimet delirante paraelektorale të qeverisë".

Qeveria u përball këtë vit me kërkesë të lartë për shpenzime, ku rruga Rrëshen-Kalimash zë pjesën e luanit, ndërkohë që të ardhurat kanë rënë ndjeshëm si pasojë e krizës. Pavarësisht krizës, qeveria rriti pagat dhe pensionet, duke e përkeqësuar më tej situatën, për arsye të thjeshta elektorale. Kombinimi i dy faktorëve bëri që qeveria të marrë një kredi super të shtrenjtë te bankat e huaja, kredi që do t‘u kushtojë shqiptarëve 80-90 milionë euro vetëm interesa e komisione në tre vitet e ardhshme. Ekspertët e konsiderojnë interesin e kësaj kredie "të tmerrshëm, absurd, të paimagjinueshëm". Por perspektiva është vetëm në rritje.

Klauzola e fshehtë

"Në bazë të paragrafit (b), nëntë pikë gjashtëdhjetë e pesë për qind (9.65%) në vit ose b) nga (dhe duke përfshirë) data kur Shërbimi i Investitorëve të Moody, Inc klasifikon Qenien në Borxh të Jashtëm të rritur afatgjatë, të pasiguruar dhe pa kredi të Republikës së Shqipërisë, nen "B2", dhe në çdo kohë më pas, dhjetë pikë gjashtëdhjetë e pesë për qind (10.65 %) në vit".

Burimi: Ligji 10125

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2009 20:38
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
...(psh. te me falesh arturm, vonesa e listave). ...


Fajtor! Pa dashur te hap prape te njejtin debat ta perseris edhe njehere, ti je bere krejtesisht italian mor djale, se italianet e kane zakon qe nuk e dine as vete cfare duan.

Megjithate te me falesh ti mua sepse kam ndelur akoma me te vjetren dhe nuk di ti dalloj parimet ne "te medha" nga ne "te vogla".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2009 22:32
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.