Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Kur nje dite i vjen fundi...
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
BluE_icE
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 23/06/2004
Vendbanimi: on the palm of God's hand
Mesazhe: 200

kur nje dite i vjen fundi (sidomos nje dite si kjo) idete ngjeshen me njera-tjetren per gjerat qe lashe pa bere sot , per ato qe do bej neser, idete kane filluar cuditerisht te tejzgjaten edhe per planin e nje jave, te nje viti ,te disa viteve.
Sot ishte nga ato ditet e mia me mood swings, kaq te thella dhe te shpeshta sa zemra lodhet me ritmet ndryshuese.
Me vone nje debat qe me ngriti nervat me beri te kuptoj sa e paduruar qe jam ,sa kokeforte te degjoj ate qe dua une te degjoj ,dhe sa arrogante kur flas per gjera qe jam /mendoj se jam kompetente.Mah !
sot degjova shprehjen :dija te ben arrogant.--dhe sa e degjova u hodha krejt ne mbrojtje per te kundershtuar idene.
e me ne fund e pranova (pa e thene me ze te larte ) qe ka raste qe dija te ben arrogant.
Vete menyra ime e te pranuarit s'ishte keshtu?

Kur nje dite i vjen fundi ato qe ke kaluar te duken pa rendesi fare. Gjithcka perqendrohet tek ajo qe do besh neser, pasneser, pas nje viti ,pas disa vitesh. Gjithcka mblidhet ne nje vorbull te madhe idesh ,merr formen e nje vullkani nenujor qe gurgullon perbrenda dhe qe nje dite do shperthej .
Dhe duke u perzier me tingujt e Quedate te Lara Fabianit ,i jep ideve jo formen qe duhet te marrin ,por nje forme krejt te crregullt, te mjegulluar prej qepallave te pergjumura . Jo vetem kjo por boshesia qe krijon pervec ndjenja por edhe vrima ne zemer ,perhapet aq shume sa te duket sikur mbytesh ,je pa fryme. Dhe per dreq e degjon kengen aq here sa te behet boze ,sa te behet refren .
Se mos e ka fajin kenga !!
Asgje s'e ka fajin ,asgje dhe askush .S'e kishin fajin poezite qe u grisen se s'ishin ne "nivelin " qe duheshin. As pianoja ne qoshe te dhomes ,me partiturat e shfletuara kushedi sa e sa here ,me padurim.
As ajo kitara ,nje dhurate qe ka mbetur ne kellefin e saj te zi dhe qe i eshte mesuar vetem fillimi i Nothing else matters prej prekjes se pare ,prej impaktit qe pati mbi te kur iu be dhurate.
-S'jam ne lartesine e duhur- kishin degjuar te flisje.
-Nuk eshte e thene qe duhet te jesh patjeter.
-Por dua te jem.
-Atehere : Ji!
-Por s'eshte e lehte.
Aty ngeceshin gjithe sfidat.
Ji ,po te duash. Vetem duaje, duaje me gjithe zemer dhe Je.
Aspektativat qe i ve vetes,perfeksionizmin jane te gjitha surreale.
Nuk ka askund perfektesi !
Nga ke dale ???

kur nje dite i vjen fundi eshte mire qe te mos fillosh te flasesh apo mendosh si ato plakat e semura nga reumatizma dhe nga ana tjeter rrine ne lageshti.

__________________
Fear less,hope more/eat less,chew more/whine less,breathe more/talk less,say more/love more and all good things will be yours:p(swedish proverb)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2004 06:06
BluE_icE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BluE_icE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BluE_icE (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BluE_icE Shto BluE_icE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BluE_icE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Unstoppable
My way...

Regjistruar: 13/09/2004
Vendbanimi: Florida
Mesazhe: 429

Fundi i dickaje , gjithmone te le nje shije te keqe ndryshe nuk do te quhej fund dhe nuk do perfundonte..
Per te gjithe ato qe e vuajne me shume se sa duhet fundin..

.. when your down and feeling low,
just want to run away
Trust yourself and don't give up
You know you better than anyone else

Any moment everything can change
Feel the wind on your shoulder
For a minute all the world can wait
Let go of yesterday..!

__________________
Boys don't cry..!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2004 02:13
Unstoppable nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Unstoppable Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Unstoppable (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Unstoppable Shto Unstoppable nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Unstoppable nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
anaz
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/09/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 164

Citim:
Po citoj ato që tha Unstoppable
Fundi i dickaje , gjithmone te le nje shije te keqe ndryshe nuk do te quhej fund dhe nuk do perfundonte..
Per te gjithe ato qe e vuajne me shume se sa duhet fundin..

.. when your down and feeling low,
just want to run away
Trust yourself and don't give up
You know you better than anyone else

Any moment everything can change
Feel the wind on your shoulder
For a minute all the world can wait
Let go of yesterday..!



Faleminderit unstoppable eshte shume e vertete cka ju keni shkraur
Any moment everything can change

__________________
Bota eshte nje komedi per ata qe mendojne e nje tragjedi per ata qe ndjejne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2004 12:53
anaz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė anaz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me anaz (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: anaz Shto anaz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto anaz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Dites i erdhi fundi.
Ne mendje mbetet vetem urgjenca per te mbaruar nje liber qe te terheq sikur te jete spiranca e fundit e daljes nga realiteti.
Pak fantazi s'ben keq apo jo?
Edhe ne nje mendje kaq 'earthly' si kjo e imja.
Po... ,eshte kthyer e tille....
No comment.
Naten e mire.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2005 05:53
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Edhe nje dite tjeter qe i erdhi fundi.
Sa cudi! Ku dreqin shkojne ditet qe mbarojne? Apo si cdo gje e perdorur hidhet ne kosh?

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2005 21:25
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ArcAngel
Anetar i ri

Regjistruar: 05/02/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 2

Unhappy

Ky eshte fundi ivertete per te riun

Buze trotuarit te ftohte ne gjurmet e nje meditimi...

O hene qe ri ne qiellin e erret. Mos be indiferenten tani gjithcka tenden e di, midis ne te dyve nuk mund te kete me sekrete.

Te kam zgjatur doren per te te prekur, por ti largohesh, perse?

Ske besim tek mua apo ske besim tek qenia ime?

Ti dhe une kemi shume te perbashketa, mund te jemi shok shume te mire, une jam vetmia jote dhe ti je e imja,une leviz ne nje bote qe kufijte i ka te percaktuar, ndersa ti, ti i perket universales pa kufij.

Te te tregohem i sinqerte , me pelqen shoqeria jote pasi ti nuk ke miq te tjere, ty ste do njeri ashtu si dhe mua.

Une dhe ti zbresim ne te njejtat shkalle per te aritur ne te njejtin perfundim.

Dhe e di se cila eshte me e bukura, he... se keto shkalle nuk kane perfundim.

Ti ju flet yjeve, qe ta kthejne koken e te te shohin sa e bukur qe je por ata bejne indiferentet dhe te lene ne vetmi. E ti nga kjo zverdhesh gjithmone e me shume, te semure vetmia.

Ajo drite qe te gjithe kujtojne se eshte e diellit, te perket ty dhe une e ndjej ne thellesi.

Ashtu si ty edhe une ju flas njerezveā€¦

Askush sme degjon, vecse me quajne te cmendur per hapat qe hedh. Une cdo dite tretem me kete vetmi ne mes te shoqerise.

Ka nje gje tjeter perse e dua shoqerine tende, dua qe te dy bashke ti tregojme universit se jemi dikush.

Ajo hije e zese qe gjithmone na qendron perpara qe leviz dhe me hapat tona, nuk na perket.

Te dyve o hene na mungon dashuria, megjithese duam nuk ka dike te na doje, gjithcka eshte si ceshtje kendveshtrimesh.

O hene per mijra vjet une kam qene nje yll qe te kam dashuruar por qe gjithmone perpara kisha nje barriere vrimash te zeza qe me pengonin te te flisja.

Sot me shume se kurre je me e bukura, je e vetmja qe po ma ben qejfin dhe po ma largon hijen e zese qe dielli e ruan gjithmone para meje.

Nuk di pse asnjehere nuk ndihem i qete, gjtihcka patjeter me shqeteson, ekziston dikush qe i perket askushit dhe kerkon te me vrasi sa here qe e shoh.

Nese do ta pranosh te jesh mikja ime duhet me pare te me premtosh se sduhet te te vije keq per mua ashtu si dhe mua nuk me vjen keq per ty e per semundjen tende.

E di nga ndryshon semundja jote nga e imja?

Tendja eshte eshte thjesht dicka virtuale qe vetem dikush si une mund ta mendoje, ndersa timja i perket reales dhe gjithmone merr fryme e ushqim nga venat e mia.

Ndihma me e mire qe mund te me japesh e di se cila eshte, pikerisht te me degjosh.

Une jam njeri me amplituda te ndryshme, jam alternimi i ndjenjave, jam pseudonimi i genjeshtrave te verteta, jam krijimi i pakrijuar.

Sot shoh dhe flas, por neser e kuptoj se kam qene i verber dhe fjalet e mia nuk kane qene vecse a to te nje memeci te mjere.

O hene e di kush jam?

Jam ai qe njeh shume por qe me humnera te thella arrij ta bej pamjen time inekzistente.

Une jam ai lypesi qe shikon te nxjerri doren cdo nate per te kerkuar dicka per te mbajtur trupin gjalle.

Una jam ai sepse gjithmone jam lypes tek te tjeret te me japin dicka qe sma falen kurre, dicka qe gjithmone e ndjej bosh ne shpirt.

Une fluturoj me krah te thyera mbi kokat e njerezve duke kerkuar qe qe te gjithe te shohin fluturimin tim.

Por une jam indiferenca.

Me lot cdo dite mbush kupat e jetes time dhe dehem me lotet e te tjereve. Jam I pameshirshem me veten, e pse te mos jem. Mos valle tee tjeret kane meshire per mua.

Cdo dite kaloje ne nje lume qe ka si detyre tee me mbyti por qe ne fakt nuk e realizon kurre kete dhe e di pse?

Sepse do te me shikoje te vdes dalengadale, dalengadale, dalengadale.

Jam bere arkitekt I jetes time dhe pse e di se si perfundim ngre gjithmone nje mur qe bie.

E di se cili eshte zgjidhja e ketij ekuacioni?

Vetem ekzistenca e nje Personi real qe te me kuptoj.

Oh hene.

Po ku ndodhet valle ky person real. Pse gjithcka duket sikur me ka kthyer krahet, pse gjithcka duket sikur nuk kerkon ti pergjigjet pyetjeve te mia, pse sa here e perfundoje dicka me duket sikur e rinis, pse ate qe ndjej nuk e harroj dot.

Sa bukur do te qe sikur te jetoja me kujtimet e se shkuares, por ne fakt po me hane dalengadale shpresat e te ardhmes.

Kam inat gjithcka qe e ben boten te huaj per mua.

O hene dua tju flas te gjitheve, dua ti bej miq te gjithe, por e kuptoj se sa here qe dua te bej dicka te tille vetem ti mund te jesh ajo qe me degjon.

Shiko sa i keq qe jam, jam i keq duke bere gjithmone te mira.

Te gjithe jami bijte e nje qenieje qe na ushqen me fjale.

Por valle mjafton kaq per te jetuar.

O hene dua ti tregoj nje universi te tere se e dua, se pa te nuk mund te jetoj, dua qe te qaj qofte edhe per nje here te vetme ne krahet e dikujt qe te mos kerkoj te luaj rol fallco.

Une jam dikush qe se meriton kete ushqim, kam nevoje per lloj tjeter.

Jam i burgosur mes te lireve dhe i uritur mes te ngopurve.

Dua qe ta provoje shume here vallezimin nen tingujt e muzikes se jetes.

O hene askush sme degjon

Vetem ti qendron ne horizontin tim, te lutem me ndihmo.

Behu ti partnerja ime e kesaj nate.

Eja te bashkohemi bashke ne pisten e hapesires qiellore.

O hene pse gjithcka e nis me nje miremengjes dhe e perfundoj jo me nje mirupafshim por me nje lamtumire.

Nuk ka dike qe te mi shohi syte ato flasin, ndersa ti hene e ke mundesine per te me pare.

Urdhero kjo eshte pamja ime, por kjo kurre smjafton.

E sheh ajo te genjen shume shpejt.

Ajo qe dua te te them eshte se kam dicka ketu brenda ne zemer qe dua te ta tregoj, dhe qe te tjeret ketu ne toke nuk ju pelqen ta shohin kurre.

Eshte shpirti im.

Une jam nje liqen i ngrire i ndjenjave qe burojne prej loteve.

Ne boten time ngroh vetem dielli i ngrices.

O hene me degjo, a pranon ti te jesh ajo qe une se gjeta kurre.

O hene...

Ma thuaj shpejt pergjigjen dicka po afrohet dhe kerkon te na ndaj.

Fol hene rete e zeza i ka derguar dielli nga perendimi i larget.

Fol hene se dalengadale po na humbet te dyve pamja.

Hene cfare ke, kam frike se dhe ti po iken, hene mos ik ti je e imja...

Hene mos u largo.....................................

Mire pra largohu, largohu se edhe ti njesoj si gjithcka je, largohu shtrige e keqe e erresires.

Edhe ty ti rrembeu fjalet indiferenca.

Tani jam perseri vetem....

Serisht gjendem ne te njejtin trotuar por tani i ulur ne shesh.

Mbi koken time shoh te kalojne koka njerezish qe sju intereson ajo qe kam une.

Une i dua te gjithe, por ata se kuptojne, kane frike nga dashuria ime megjithese ajo eshte e sinqerte.

E ndjej te ftohtin te me pershkoje trupin, po shtrihem ne kete trotuar.

Robat nuk me mbulojne dot per te me mbrojtur nga ky i ftohte.

Jam i destinuar per te pare te ardhmen.

Nje shi i rrembyeshem filloi te bier mbi mua. Eshte shiu i loteve te te tjereve.

Eshte shi helm, po me mbyt, cadrat rreth e royull jane hapur por une nuk ndjej ndonje prej tyre te me mbroje.

Kam frike nga vashdimi...

Ku jam hej ku jam, pse askush nuk flet pse askush sme perkedhel pse askush sme fshin lotet.

Hej! ju dua te gjitheve.........

Ju dua te gjitheve

Mirs e...rdhe vde....kje, p...o te pri...sja, behu mikja ime ti te pakten.

Nese as ti s'medo atehere do pres nje koncept tjeter qe te me marri ahhhhhh.

Une nuk jam deri sa edhe te tjeret nuk jane

Do....ra ime do te pre.....si gjithmo..ne nje do.....re

O jete Ja ku.... jam. Mjaft me Kaq, Mjaft me kaq

(Kushdo qofsh po te pres, mjafton te me prekesh per te kuptuar se te dua shume, qenie unike).

Buze trotuarit te ftohte ne gjurmet e nje meditimi.

__________________
Dalngadale po humbase
Pas imazhit vjedhes te henes si lot rreshqas

Modifikuar nga iliriusa datė 29/12/2005 ora 21:37

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2005 13:40
ArcAngel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ArcAngel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ArcAngel (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ArcAngel't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ArcAngel Shto ArcAngel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ArcAngel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Po si mundet valle, t'i vije fundi? Jo, sot nuk mundet dot t'i vije fundi, te flasesh me shokun tend te mire te jetes... Kishte kohe qe s'kisha folur me te, dhe ja sot fola me shume lumturi... Ngado sot dita me dha nje perkrahje te fuqishme dhe nje ndjenje shume te hatashme... Me fliste shume me ate qetesine qe njihte ai, dhe kjo me beri t'i them letres se forumit, me kot e ke gabim, sot nuk i vjen fundi... Oh me vone me flet dhe nje shok tjeter nga Cekia...Dhe e gjithe kjo panorme e imja shndrrohet ne blu magjepese...

Pershendetje dita ime

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2005 14:05
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aura
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/12/2004
Vendbanimi: ne qytetin e vetmise
Mesazhe: 95

nje dite mbaron dhe une kuptoj qe eshte shume ngrohte ne mes te dimrit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2005 15:03
aura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aura Shto aura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Kur nje dite i vjen fundi pertyp momentet e bukura edhe te hidhura te saj edhe pyes... valle perse dita e re nis gjithemon me erresiren???
Te jete per kete arsye valle qe cdo dite i mbart te dyja edhe dhimbjen edhe gezimin, edhe erresiren edhe driten???
C'rendesi ka... dites i erdhi fundi... do te nis nje dite e re... dielli agon serish....

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2005 21:40
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aura
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/12/2004
Vendbanimi: ne qytetin e vetmise
Mesazhe: 95

Citim:
Po citoj ato që tha aura
nje dite mbaron dhe une kuptoj qe eshte shume ngrohte ne mes te dimrit.


ja dhe ditet e ngrohta dimerore mbaruan. kam hedhur shallin e madh kraheve dhe po behem gati te eci...nuk qenka shume kollaj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2006 16:40
aura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aura Shto aura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Kur nje dite i vjen fundi...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.