agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Ti, qiell i dashur, me shkrove dy letra te mrekullueshme e ato jane plot me ato gjerat qe me pelqejne te ti e me plot gjera te tjera. Nese me dashuron, per mua eshte me shume se lumturi. Thjeshte per kete nuk ka fjale tjeter, veçse "te pushton, te perfshin" ajo me kap e me pushton, me mberthen si me morse, me ngre lart dhe ben cdo gje qe kryej shume me te forte, me reale, me ireale e madje edhe me shume.Ti je hapesira qe shtrihet mbas meje, ti je drita, per hir te se ciles un jam e do jem.Vetem per hir te faktit se ti me sheh e me do, une ekzistoj e veproj vertet. Po te mos ishin syte, nuk do te kishte as drite. Ne syte e tu te dashur e te mrekullueshem, nga cepat e erret te jetes e nga nderthurja e padukshme e shume rrezeve misterjoze une shnderrohem ne ate qe mban emrin tim, ne ate si me sheh ti e si deshiron ti qe te jem. Drita e dashurise tende me veçon nga grumbulli anonim i instikteve e me ngre deri ne diçka te veçante qe eshte e afte te thote "une jam". e dashur, ti je me lart se cdo gje tjeter. Ti je peshorja qe mban cdo gje mbi vete e realizon baraspeshen, ti je lupa, te e cila perqendrrohen te gjitha rrezet e dala prej meje e kthehen ne tufe drite, ne ngjyre e qartesi.
Ti je nje shigjete qe ndeshet rralle, e drejte, e ngadalshme dhe e drejtperdrejt, e drejtuar ne zonen time duke e shpuar mu ne mes pa truke metafizike e psikologjike.
Gjate gjith jetes nuk kam takuar njeri me te çilter e te te sinqerte se ty.
Nuk e kupton dot (por e mar me mend) pse per te tjeret ti mbetesh enigmatike e qe i peshtjellon. Po ketu ne fakt s'ka asgje te pakuptueshme sepse jane pikerisht thjeshtesija dhe sinqeriteti yt i madh, - dhe kete them se me siguri, jan pikerisht ato qe i hutojne e i peshtjellojne te tjeret. Driten e forte jane te afte ta shohin vetem syte e forte qe veshtrojne pa u pulitur. Une nuk i pulit kurre syte, por vetem se i hap me shume qe te kap sa me shume nga ti.
Duam! Dashurome! Kam nevoje per ty, por sa te varfera jane keto fjale sepse un ndieje me shume. E kam vendosur jeten time mbi tenden si nje piramide te kthyer kokeposhte. Baza e saj qendron lart e piramida mbeshtet ne kulmin e saj duke qendruar ne nje ekuiliber te pa besueshem. e ky kulm je ti, zemra jote. Dhe zemra jote, me e buta e me e forta nga cdo gje qe ekziston ne kete bote, bart jeten time, bart gjithçka.
Cdo gje eshte rritur e eshte bere e forte si nje heshte. Ti dhe une, sa gjate qe e kemi kerkuar njeri-tjetrin! A mund ta imagjinojme valle veten larg nga njeri-tjetri?
A eshte mundur valle, madje edhe duke e genjyer veten, te mendojme se mund te dashurojme ndonje tjeter? Dhembeza e ingranazhit perputhet me dhembezen tjeter dhe aty nuk ka vend per asgje tjeter, madje as per ajrin. Dora mu lodh e nuk do qe te levize me, por zemra nuk eshte lodhur. do t'ia them kete eres e le ta mbaroj ajo letren...
Tashti po te shkruaj me doren e majte. te dua, dhe duame sepse nuk dua te marr fryme pa ty.
Remarque
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Modifikuar nga agata datė 08/06/2007 ora 23:04
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|