Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Jeta
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Lulja E Bukur(tregime te Vlashi Filit)

Kalova një ditë në rrugën e vjetër. Është rruga prane se cilës kanë patur shtëpinë dhe kanë banuar për shumë kohë, prindërit e mi. Më vonë ata u çvendosën për të banuar në një shtëpi tjetër, në rrugën e re që u hap aty pran asaj të vjetrës.
Puna nuk më lidhte që të kaloja shpesh nga rruga e vjetër. Unë kaloja nëpër të kur kisha kohë e dëshiroja të shëtisja. Ecja ngadalë e i qetë dhe kujtoja ndonjë ngjarje që më kishin treguar prindërit për këtë rrugë apo banorët e saj.
Vjeshta kishte filluar aktivitetin e saj, por ishte një vjeshtë jo e ftohtë, disi më e vakët se ato që kishin kaluar, megjithëse shirat nuk i kishin munguar.
Kisha kohë pa kaluar andej dhe aty këtu shikoja dhe ndonjë ndryshim. Ja para meje, pranë trotuarit, si për të kufizuar sinorin e oborrit, pronari i shtëpisë kishte ndërtuar me tulla dy shtylla të vogla në lartësin rreth 1,5 m.dhe në largësi nga njera tjetra të një porte hyrje. Në krye të tyre ishin vendosur dhe çimentuar dy vazo lulesh. Më tërhoqi vëmendjen njera prej tyre. Në të ishte mbjellë një lule me gjethe relativisht të mëdha por, që kishin filluar të vareshin drejt tokës së tyre. Kishin një ngjyrë jeshile të zbehtë por ende nuk ishin të thara. Në krye të gjetheve dukeshin gjurmët e një luleje që tashmë ishte krejtësisht e tharë dhe me kërcyell që të krijonte përshtypjen se nga çasti në çast do të këputej, kaq shumë ishte holluar e zvaritur. Të linte përshtypjen se nuk ishte lule një vjeçare dhe se kur të vinte pranvera do të çelte përsëri
Qëndrova pranë saj dhe po e vështroja me vëmendje. Dukeshin që gjethet e saj, megjithëse të drobolitura, kishin filluar të luftonin me kohën për të mbijetuar. Nëntokë rrënjët e saj mundoheshin të ushqenin ato me aq sa mundeshin. Shikoja dhe mendoja. Do ti rezitojë vallë kjo lule dimrit të sivjetshëm? Sipas parashikimeve do të kemi dimër të fortë. I dua shumë lule dhe në shtëpi kam mbjellë plot të tilla, por nuk di pse më tërhoqi vëmendjen kjo lule. Ndofta keqardhja për të se po vyshkej apo ndofta intuita ime parashikonte që ajo çelte gonxhe shumë të bukur. Nuk e di, nuk di si të them.
Vazhdoja rrugën dhe mendja më rinte tek lulja.
Kalonin ditët dhe e kujtoja shpesh lulen. Duke dashur ta shoh se si po i rezistonte kohës fillova të kaloj shpesh andej për të parë lulen, që tani në mendje e quaja “Lulja ime”. Sa herë e shikoja vëreja ndryshimet e saj. Gjethet gjithmon i shikoja më të zvaritura dhe dalëngadalë po thaheshin. Por gjithmon diçka më shtynte të mendoja, se jeta e saj po luftonte për egzistencë dhe nuk dorëzohej.
Një ditë kur kalova andej vura re se një gjethe, nuk kishte rezistuar më dhe ishte këputur. Kishte rënë pranë kërcyellit të lules sikur deshte të thoshte se megjithëse e tharë nuk desh të shkëputesh nga kërcyelli mëmë.
Kaluan disa ditë kur një breshër që dhe mua më zuri në rrugë të pa përgatitur e më bëri të vrapoja drejt strehës së një lokali, më bëri të mendohem për lulen time. Si po i reziston ajo kësaj mësymjë të natyrës.
Nuk vajta në shtëpi, por kalova nga rruga e vjetër dhe pashë lulen. Në vazon e saj dukeshin disa kokra të breshërit dhe një nga gjethet e këputura. Ndonjë nga kokrat e breshërit që ende nuk ishin shkrirë, apo ndonjë nga ato që ishin shkrirë , e kishin goditur atë për vdekje dhe e kishin rëzuar për tokë, duke e detyruar të shkëputet e të ndahet nga kërcyelli. Ishte një gjethe disi më e madhe se të tjerat. Më erdhi keq për të, e mora dhe e vendosa pranë kërcyellit dhe gjethes që ishte shkëputur më parë, e që tashmë i kishte ngelur vetëm skelleti i dobësuar. Letë ishin pranë edhe ashtu të shkëputura nga jeta.
Kaloi vjeshta dhe filloi dimri. I ftohti, erërat, ngricat bënin punën e tyre dhe sa herë kaloja nga rruga e vjetër, zemra më rihte fort. Do ta shikoja lulen në këmbë apo kërcyelli i saj i shkurtër e i brishtë s’do ti kishte rezistuar dot dimrit dhe do ishte këputur? Sapo e shikoja në këmbë ndjeja një kënaqësi të veçantë.
Nuk vonoi dhe dëbora e parë mbuloi gjithçka. Me jorganin e barrdhë u mbulua edhe lulja ime. Pa u shkrirë dëbora e parë, ra e dyta e me rradhë dëbora zuri dëborën e unë nuk e pashë lulen për një kohë të gjatë. Çfarë bënte ajo, atje brënda mbulesës së bardhë? Si e ndjente vehten? Do ti rezistonte dot kësaj gjëndje apo jo? Zemra ma deshte që lulja ta kalonte me sukses provën e këtij dimri të egër. Pavarësisht se nuk e shikoja me sy, me mend e merja që ajo ishte ende gjallë se mbulesa e dëborës kishte formë të tillë që tregonte se diçka brënda saj ishte në këmbë.
Kur koha filloi të ngrohet dhe dëbora po shkrinte, pashë lulen time që po nxirte kërcyellin e saj të brishtë, mbi dëborë. E kishte marë malli për rezet e diellit, që ishin jetë për të dhe ishte e gatëshmë ti thithte ato sa më shpejt. Dhe dielli në motin e mirë nuk ja kursente rezet e veta, ja lëshonte me dashamirësi.
Erdhi pranvera, moti po lëshonte atë ëmbëlsi, karakteristike për pranverën e që reflektohet kudo, tek njërzit, zoqtë, pemët, lulet. Edhe lulja ime, që tashmë e kishte mposhtur dimrin dhe kishte fituar luftën me të, filloi të gjallërohet. Në kërcyellin e saj plasën sythat e njomë të cilët dalëngadalë filluan të kthehen në gjethe që dukeshin se riteshin me orë. Dhe ja një ditë kur lulja ishte mbushur me gjethe, në krye të saj pashë një gonxhe të vogël. Ajo po çelte, kishte lindur frutin e saj. Isha shumë kurjoz të dija çfarë lule do të bëhesh ajo gonxhe, por gjithmon mendoja, se një bimë që i reziston dimrit të rëndë, si ai që kaluam këtë vit, nuk ka si të mos çeli një lule të bukur.
Dalëngadalë lulja po merte formë të plotë duke lëshuar petalet e vogla. Nuk kalova disa ditë të shikoja lulen time dhe kur kalova pranë saj, ç’të shikoja! Pashë një lule krejtësisht të çelur me petale të bukura me një ngjyrë lejla , mjaft të këndëshme për syrin, që kishte kthyer fytyrën nga dielli dhe dukesh sikur bisedonte me të. Një fllad pranveror e lëkunte atë lehtë-lehtë, mbasi bima tani kishte hedhur shtat goxha. Dukesh si një vashë e re, e veshur bukur me veshje pranverore. Kur u afrova pashë një bletë që kishte qëndruar mbi të e kishte ngulur thumbin e po thithte nektarin e lules, që kjo e fundit e kishte prodhuar dhe po ja falte me kënaqësi. Kur u afrova, bleta u trëmb e fluturoi.
Unë po e kundroja me kënaqësi lulen time dhe ndjeja një kënaqësi të veçantë. Si i tërhequr prej një magneti, afrova fytyrën tek lulja dhe po nuhatja aromën e saj. Kishte një aromë të lehtë dhe të këndëshme që unë nuk munda ta përcaktoj dot çfarë lloj arome ishte, por që në fund të fundit ishte një aromë luleje. Kur u ngopa me aromën e saj, ngrita kokën dhe instiktivisht hodha sytë nga dritarja e shtëpisë. Mu duk sikur, me shpejtësi, u mbyll perdja e saj. Ndofta ishte dikush duke më vrojtuar, por duke parë kënaqësin time nuk më kish shqetësuar.
E vështrova edhe një herë lulen time të bukur dhe duke marë me vehte kënaqësin e kësaj lule shumë të bukur, u largova me ngadalë duke buzëqeshur me veprimin tim gjatë gjithë kësaj kohe.
Nuk e di sa kohë do të qëndronte e çelur lulja, apo edhe sa pranvera të tjera do të çelte, por isha i sigurtë se sa kohë do të ishte e çelur ajo do ti falte të gjithë kalimtarëve atë kënaqësi që ndjen kur sheh një lule me të vërtetë të bukur.


Vlashi Fil
Philadelphia
22 shkurt 2004

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Modifikuar nga lorie datė 01/03/2005 ora 05:03

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2004 04:32
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Jeta

Tregim nga autori Vlashi Fili


Ishte duke luajtur shah, kur dëgjoi tellallin e kampit të thëriste emrin e tij. Ktheu kokën nga vinte zëri dhe priti duke menduar se ndofta i kishin bërë veshët. Kur dëgjoi për së dyti emrin u ngrit me vërtik.
Rrallë dëgjonte ti thirrej emri. Kishte 20 vjet që ishte në burg. Prej natyre ishte njeri i qetë dhe burgu e kishte mbyllur brënda vehtes së tij. Nuk para shoqërohej me shumë të burgosur me përjashtim të dy vetëve me të cilët ishte njohur aty dhe dalëngadalë ishte miqësuar. Me ta kalonte kohën e lirë, bënte ecejaket e zakonëshme në fushën ku rreshtoheshin për apel, shikonin televizorin bashkë, luanin shah apo domino. Pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalonte në bibliotekë duke lexuar. Ishte punëtor i pa përtuar. Asnjëherë nuk kundërshtonte frontet e punës edhe kur e caktonin në frontet e vështira të galerisë. Në kamp kishte mësuar profesionin e minatorit dhe nuk ndahesh nga ai. Me komandën e kampit nuk kishte probleme dhe nuk kundërshtonte asnjëherë për çdo lëvizje që i komunikohej. Nuk kishte lën kamp riedukimi pa vajtur, megjithatë asnjëherë nuk kërkoi pse e lëviznin. Oficerëve të kampit nuk u kundërshtonte dhe nuk ja u kthente fjalën, veçse në rastet kur ata e pyesnin se përse nuk e kish pranuar fajësin në gjyq, e ai i përgjigjesh se ishte krejtësisht i pafajshëm. Lidhjet me jetën jashtë burgut i kishte shkëputur qysh në çastin që e arestuan dhe megjithëse kishin kaluar 20 vjet nga ai çast, askush nuk i kishte ardhur në takim.
Ishin të gjitha këto që ai e dëgjonte rrallë ti thirej emri nga tellalli i kampit. Në ato rastet e rralla që dëgjonte ti thirej emri, shpesh ishin për ta nxjerë në punë, mbasi në këtë apo atë galeri nuk kishte mineral.
– Si është puna? - ju drejtua ai tellallit.
– Në takim - u përgjigj ai shpejt e shpejt.
– Mua më kanë ardhur në takim? - pyeti ai i habitur.– Kush më ka ardhur?
– E ku ta di unë, - ja këtheu tellali dhe vazhdoi të thëriste një emër tjetër.
Largësia deri tek porta e repartit nuk ishte e madhe, por tereni ishte me shumë shkallë dhe ato nuk mund ti ngjisje me të shpejtë se të zihej fryma.
Ai i ngjiste shkallët dhe fliste me vehte. Pyeste dhe pëgjigjej po vetë.
– Kush të jetë kujtuar për mua vallë mbas 20 vjetëve, gruaja? Mundet. Ndofta ndonjë nga të afërmit e saj? Nuk ma ha mendja. Mos ndofta babai është gjallë dhe tani e ka vrarë ndërgjegja? Po si të më ketë gjetur?
Duke folur me vehte përfundoi së ngjituri shkallët dhe u gjend para portës që ndante të dënuarit me ndërtesën e komandës, para asaj porte që ndante dy botë, atë brenda telave me gjëmba dhe jeten e lirë.



Kishte ardhur në këtë jetë nga një nënë që nuk e njihte fare, veçse i dinte vetëm emrin, Jeta. Emrin e babait nuk e mësoi asnjëherë. Kur e pyesnin për emrin e të atit, ulte kokën dhe përgjigjej me gjysëm zëri: “Nuk e di”.
E kishin sjellë foshnje në shtëpin e fëmijëve dhe atje ishte rritur. Vitet kalonin dhe ai hidhte shtat. Gjithmon shpresonte se një ditë do ta njihte nënën e tij. Përfundoi klasën e shtatë dhe filloi gjimnazin. Ishte nxënës i shkëlqyer dhe kish dëshirë të vazhdonte universitetin, të dilte inxhinjer e të bëhej dikush. Kish filluar të interesohej vet për ta gjetur nënën, por asnjë nuk i kishte dhënë informacion për të. Ishte djal i pashëm, me trup të formuar mirë dhe vajzat e klasës kishin filluar të shoqëroheshin shpesh me të. Por ai s’e kishte mendjen tek ato. Veç kujdesit që bënte për të mësuar e kishte mendjen se si mund të gjente nënën e tij.
Shpesh kur shtrihej në krevat për të fjetur e imagjinonte atë ashtu siç ja sillte imagjinata e vet.
Ishte në vitin e tretë kur një ditë i erdhi një pako e vogël. U habit kur e mori, mbasi veç adresës së tij, që dikush e dinte mirë, nuk kishte adresë dërgusi.
E hapi me të shpejtë dhe pa në të një shall të hollë, ngjyrë rozë, të palosur me kujdes, si dhe një letër. Kur e shpalosi shallin vuri re në njërën anë të tij, qëndisur me penjë ngjyrë qielli të hapur, emrin e tij, Jetmir.
Letra ishte shkruar nga një dorë që të linte përshtypjen se nuk punonte mirë, mbasi nëpër gërma viheshin re çregullime.

Biri im i dashur
Qysh kur të lashë ty, jeta ime humbi bukurin e vet. Gjithmon të kam patur ty në zemër e në mendje. Sytë e tu të bukur i shikoja shpesh në ëndër. Sa kam dashur të takoj e të shoh sa je rritur, të pushtoj në krahët e mi dhe të shtrëngoj fort në gjoks. Të puth faqet e tua të buta dhe pastaj të bie në gjunjë e të kërkoj falje për mëkatin e madh që kjo jetë ma diktoj. Megjithë këtë që bëra jam e bindur se ti, shpirti im, do të më falje. Por nuk munda ta bëj dot një gjë të tillë, nuk munda të shkëputesha dot nga kthetrat e kësaj jete që po më përfundon.
Sëmundja e pa shërushme po më mer jetën dhe e di që vdekja është duke më trokitur në portë. Jam në shtrat dhe nuk dua të iki pa të shkruar, të paktën, dy rrjeshta. Po të shkruaj ty, shpirti im, për të kërkuar falje për atë që bëra ndaj teje, që të lash pa gjirin e nënës, që të hoqa të drejtën ty të rritesh pa nënë. Po ashtu i hoqa të drejtën vehtes të dëgjoja ty kur të më thërisje: “Nënë”, sa herë të deshe dhe të preheshe në krahët e mi.
Ngushëllimi im i vetëm eshtë kujtimi që ruaj nga ty, foshnjë, kur të linda dhe njoftimi që kam mundur të marë se po rritesh i shëndetshëm dhe i bukur. Po ashtu kam mundur të mësoj se je nxënës i shkëlqyer. Të lumtë bir. Paç jetën e gjatë e të lumtur. U bëfsh njeri i dëgjuar. Do të kesh gjithmon uratën time.
Këtë letër do ja jap një të njohurit tim dhe kam bindjen se ai do të ma plotësoi dëshirën për ta postuar ty. Nuk e di, kur të mbrijë letra dhe shalli, që po ta dërgoj si kujtim, ku kam qëndisur emrin tënd, do të jem në këtë jetë apo jo. Por një gjë e di qartë, se qysh para se të marësh letrën apo mbasi ta kesh marë atë unë nuk do të jem më.
Për mëkatin që bëra jeta më dënoi, kurse nga ty dua të më falësh që shpirti të më prehet i qetë, por ndërkohë dua të më premtosh që të mos ta kërkosh asnjëherë varrin tim, si dënim për atë që bëra ndaj teje. Si kujtim nga mua po të dërgoj shallin që të më kujtosh sa herë të duash ashtu siç mund të më imagjinosh ti, qoftë të mirë apo qoftë të keqe.
Të puth në pa mbarim, me shumë mall e dashuri, nga maja e flokëve deri tek thonjyë e këmbëve
Nëna jote e keqe
Jeta

Në cepin e letrës ai pa formën e dy buzëve të kuqe,kurse në të gjithë letrën dukeshin njollat e thara të lotëve të rënë.
Sytë i kishte të përlotur dhe në fyt diçka e shtrëngonte. Filloi të qante me të madhe. Gjithë atë natë nuk mbylli sy por e lau letrën me lotët që nuk kishin të shterur. Ju shuajt shpresa e vetme për të parë nënën. Të nesërmen nuk vajti në shkollë, por ashtu siç ishte, i shtrirë në shtrat, lexonte letrën, qante, puthte shallin atje ku ajo kishte qëndisur gërmat e emrit të tij dhe i drejtohesh të ëmës: “Përse moj nëna ime e gjorë, ke kërkuar nga mua, që të mos kërkoj varrin tënd, ku të mundem të paktën të vendos një lule? Përse vallë e ke kërkuar këtë?” Dhe përsëri ngashërehej dhe qante e qante.

Vazhdon

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2005 03:11
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sy_jeshilja
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: God is LOVE
Mesazhe: 393

Te lutem Keni , vazhdoje tani, tani. Please .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2005 03:25
Sy_jeshilja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sy_jeshilja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sy_jeshilja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sy_jeshilja Shto Sy_jeshilja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sy_jeshilja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Jeta vazhdonte rrjedhën e saj. Ajo ju çel dyert njerzve këmbëngulës dhe optimist, që shpresojnë në të ardhmen dhe i vënë shpatullat asaj. Kështu kishte ndodhur edhe me Jetmirin. Tashmë ai po çante përpara. Kishte mbaruar universitetin dhe ishte diplomuar inxhinjer mekanik. Punonte në uzinën e qytetit dhe të gjithë e deshnin dhe e respektonin si njeri të mirë dhe inxhinjer të zotin. Kishte një dhomë ku banonte të cilën e kishte mobiluar me shumë shije e kujdes, karakteristika këto që ai i gëzonte qysh në vogëli. Kishte shoqëri të zgjeruar dhe e vinte re se vajzave ju pëlqente. Ishte njohur me një vajzë që punonte në po atë uzinë. Duheshin të dy. Herë - herë e merte në dhomën e tij, ku të dy lëshoheshin në krahët e njeri tjetrit. Për këtë dashuri babai i vajzës nuk dinte gjë, mbasi ajo kishte frikë ti’a thoshte, sepse druhej mos ndofta ai nuk e aprovonte. I ati ishte disi fanatik në këtë drejtim. E ëma kishte vite që kishte vdekur dhe kur ajo bisedonte me të atin për këtë punë ai gjithmon thoshte:
– Eh moj bijë, kështu e kishte shkruar zoti.
Megjithatë Mimoza, kështu e quanin vajzën, ja tregoi dashurin e saj, Gëzimit, dajos së vet, vëllait të nënës. Ai e donte shumë Mimozën dhe në të gjithë fisin ishte i vetmi që mbronte të renë në jetë dhe shpesh kundërshtonte edhe kunatin, të atin e Mimozës, për probleme të kohës.
Kur Mimoza i tregoi Gëzimit dhe i tha se cili ishte djali që ajo deshte, ai nuk e kundërshtoi atë sepse e njihte Jetmirin.
Koha bëri të vetën dhe Gëzimi po ashtu. Se si ariti ai ti tregonte kunatit dashurin e mbesës dhe si ja ariti ai që këtë dashuri ta bekonte edhe i ati i Mimozës vetëm ai e dinte, veçse një ditë i ati i tha vajzës;
– Bjere ndonjë ditë atë djalin tënd ta njohim edhe ne.
Kështu rodhën ngjarjet dhe një ditë të bukur vere ata u martuan. Ishte ngjarje e pa haruar për të dy, por në mënyrë të veçantë për Jetmirin, i cili sa nuk fluturonte me krahë.
Në dasmën e tij Jetmiri kishte vetëm shokë e shoqe të punës, të cilët së bashku me njerëzit e Mimozës, bën me të vërtetë një dasëm për tu mbajtur mend.
Uzina ku punonte çifti i ndihmoi me një apartament të ri, të cilit të dy të sapomartuarit ju futën me shumë pasion për ta kompletuar, regulluar e sistemuar ashtu siç i’u pëlqente. Të gjithë të afërmit e Mimozës dhe shokët e shoqet e Jetmirit, e ndihmuan çiftin e ri që të fillonte jetën e re.
Kaluan disa muaj dhe jetës së lumtur ja shtoi gëzimin lajmi se Mimoza ishte shtatzënë. Atë ditë kur ajo ja tha lajmin Jetmirit, ai sa s’fluturoi nga gëzimi. Në gëzim e sipër nxori një kuti të vogël ku ruante dy gjërat e tij të shtrënjta, shallin dhe letrën e nënës. Shallin ja dhuroi asaj si kujtim nga Jeta, nëna e tij, kurse letrën ja dha ta lexonte. Ai i kishte folur për jetën e tij dhe për të ëmën që nuk e njihte, por për këto dy gjëra nuk i kishte treguar. Ja erdhi dhe momenti i tyre.
Me shallin në qafë filloi të lexonte letrën por e përfundoi duke qarë. Ai e mori në krahët e tij, ja mbështeti kokën në gjoks dhe e shtrëngoi fort me ato krahët e tij të fuqishëm.
– Kujdes, - i tha ajo, – se do vrasësh bebin.
Ata qeshën të dy dhe i dhuruan njeri - tjetrit të puthurat e të dashuruarve.
Kështu po ecte jeta e tyre, plot gëzime, dashuri dhe harmoni. Atyre ju dukesh sikur kishin aritur majat e lumturisë.
Por gjithë ky gëzim e lumturi u prish një mbrëmje nëntori. U përmbys gjithçka, kur në derë të shtëpisë së tyre u shfaqën si fantazma, tre policë, të cilët e arestuan dhe e morën me vehte Jetmirin, në degën e brëndëshme të qytetit.
Ajo duke qarë e uluritur, aq sa edhe fëmija në bark filloi ti lëvizte, nuk desh të shqitej prej tij. Ai mundohej ta qetësonte.
– Mos qaj kështu. Duhet të jetë një keqkuptim që do të sqarohet shpejt, sepse unë nuk kam bërë asgjë.
Ajo natë u shndrua në një natë skëtere ku të dy të rinjtë e gdhinë pa gjumë në sy, por me një ndryshim. Ndërsa Mimoza vetëm qante dhe ngushëllohej nga njerëzit e vet, që nuk vonuan ti mbushin shtëpinë, Jetmiri i vetëm në birucë pyeste vehten.
– Përse kjo vallë? Çfarë të keqe të kem bërë?
Qysh nga ajo natë ata nuk u panë më. Jetmiri kujtonte kohën që kaloi në birucë, marjet në pyetje nga hetuesit, akuzën që ata i komunikuan dhe që atij i dukej absurde, sepse as i kishin shkuar ndërmend ato që bënte fjalë akuza. Presionet për ta pranuar atë ishin të mëdha dhe dalëngadalë u zëvendësuan me tortura nga më të ndryshmet. Ai asnjëherë nuk e pranoi akuzën dhe gjithmon përsëriste: “Jam i pa fajshëm”.
Mbas 14 muaj hetusi, që ai e di seç hoqi, e nxorën në gjyq.
Salla e gjyqit ishte plot me njerëz, por ai nuk i hodhi sytë asnjëherë andej mbasi i vinte shumë zor nga ata që ishin prezent. E ndjente se ishte dobësuar shumë dhe i dukesh vehtja i shëmtuar me atë shëndet dhe me kokën e qethur.
Në gjyq përsëriti të njëjtën gjë, se ishte i pa fajshëm dhe se nuk e pranonte akuzën. Mendonte në drejtësi dhe shpresonte se trupi gjykues do ti jepte të drejtën. Por u zhgënjye dhe u befasua kur me vendim të atij trupi gjykues ku ai kishte varur shpresat, u dënua me 25 vjet heqje lirie.

Vazhdon


Insomnus e vazhdova vetem per ty dhe kete pjese mbasi eshte von dhe po me vjen gjume, te premtoj se neser ne mengjes do ta tajp te gjithe dhe do ta postoj. Eshte nje nder tregimet me te bukura te ketij autori qe me ka ber disa her per te qar.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2005 04:08
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Kaloi koha e nevojshme dhe nga gjykata e lartë erdhi vendimi në të cilin nuk kishte asnjë ndryshim. Mbas kësaj ai kërkoi takim me gruan por i erdhi përgjigjia se nuk kishte njeri me të cilin të takohej.
Përse kështu vallë? Pyeste vehten. Ti ketë ndodhur gjë Mimozës, apo nuk e lënë të më takojë?
Kështu ditët ndiqnin njera tjetrën dhe ai u gjend në një kamp riedukimi. Pastaj sa në një kamp në tjetrin, plot 20 vjet. Në fillim e pati shumë të vështirë por pastaj u mësua dhe puna i jepte të vetmin gëzim, sepse ja hiqte mendjen nga problemet e tjera. Kur kishte kohë të lirë, mendja i shkonte tek Mimoza dhe gjithmon pyeste vhten: Çfar ti ketë ndodhur vallë? Shkruajti disa letra, priste përgjigjen e tyre, por më kot. Asgjë nuk pipëtinte jashtë telave me gjëmba. Mbasi nuk mori përgjigje nga asnjë letër e mbylli këtë kapitull.
– Koha do ti vendos gjërat nëpër vendet e veta, - mendoi ai dhe nuk shkruajti më.
Koha bënte të sajën, por brenda telave me gjëmba ajo ka edhe efektet negative. Jetmiri u bë i heshtur. Shpesh rinte vetëm dhe gjithmon i dilte parasysh Mimoza. Ngushëllohej duke menduar për të. E deshte me gjithë shpirt dhe asnjëherë nuk mendoi keq për të. U dha shumë pas punës dhe futej, pa frikë, nëpër vende shumë të rezikëshme. Kishte raste, kur futej në galerit shumë të vjetra dhe me shumë rreziqe për shkak të shkëmbinjve mineral që vareshin e që dukeshin se nga çasti në çast do të binin, ku të gjithë minatorët e tjerë hezitonin dhe i bënin bisht, ai futej pa frikë, bënte birat me martel dhe hynte e delte në duçka shumë të ngushta.(Duça janë dritaret nga del minerali i shkatëruar prej nga ku punëtorët e ngarkojnë në vagona për ta nxjerë në sipërfaqe. Autori). Me shëndet filloi të ndryshoi e ta mari vehten, por me kalimin e viteve filloi të bëhej disi i hutuar dhe vitet e fundit veç mendimit për Mimozën, nuk desh ti’a dinte për asgjë tjetër.
I kishte zili shokët kur i lajmëronin se i’u kishin ardhur në takim dhe i vinte shumë keq për vehten që nuk i provoi qoftë edhe një herë emocionet që falnin takimet me të afërmit.
Kështu ikën vitet njeri pas tjetrit dhe Jetmiri sikur filloi të plakej para kohe megjithëse nuk i kishte kaluar 45 vjetët.


Ajo qau tërë atë natë aqë shumë sa u ënjt në fytyrë dhe pothuajse nuk dëgjonte asnjë nga njerzit e saj që e ngushëllonin për të pushuar. Asnjë nuk mbylli sy atë natë. Të gjithë i gjeti agimi i ditës së re në këmbë, të lodhur e të drobitur nga nata e gjatë që kaluan.
Gëzimi, dajua i Mimozës, me të marë vesh çfarë kishte ndodhur, shkoi drejt e në degën e brendëshme, për të mësuar diçka, por atje oficeri i rojes e priti me këmbët e para sapo ai tregoi emrin për të cilin interesohej.
– Eja nesër kur të hapen zyrat. Tani me natë unë nuk mund të sqaroj asgjë.
Ai shkoi në shtëpi tek Mimoza, ku ishin mbledhur i gjithë fisi dhe me
zi priti ditën për të shkuar përsëri në degën e brëndëshme. Para se të largohej ju afrua Mimozës dhe i pëshpëriti në vesh.
– Është mirë të mos qash më se mund t’i shkaktosh ndonjë problem bebit tënd. Unë tani po iki dhe ka mundësi të kthehem bashkë me Jetmirin ose së paku të sjell një lajm të mirë.
Por kur u këthye pas disa orësh, jo vetëm që nuk kishte sjell Jetmirin por ishte shumë i mërzitur.
E mori më një anë kunatin dhe seç biseduan bashkë askush nuk e mori vesh, veçse ditë pas dite i ati i thoshte Mimozës se duhet ta haronte Jetmirin dhe mos ta zinte më në gojë emrin e tij. Ajo vetëm qante dhe nuk bënte gjë tjetër. Filloi të mos hante, megjithëse i luteshin shumë për të ngrënë. Edhe njërëzit e tjerë filluan t’i pëshpërisnin se duhet të haronte Jetmirin. Mandej një ditë i ati i tha se duhet të bënte padi në gjyq për tu divorcuar me Jetmirin. Kjo u bë shkak që ajo të shpërthente.
– Babi, ti e ke të qartë që fëmija që unë po rit në shtatin tim është i biri atij që ju doni të më ndani. Sido që të jetë pozicioni im, e divorcuar apo jo, i ati i fëmijës është ai dhe unë asnjëherë nuk do ta haroj atë.
Me shumë vështirësi kaluan muajtë dhe një ditë në maternitetin e qytetit u dëgjuan klithmat e një bebe që me të qarat e saj përshëndeste jetën që sapo i filloi. Lindja ishte tepër e vështirë dhe jeta e Mimozës kaloi në fije të perit. Jeta e saj shpëtoi në saje të kujdesit të mjekut për të cilin flitej shumë në qytet si njeri dhe mjek i pa përtuar dhe shumë humanitar.
Para se të delte nga materniteti i dhanë një dokument ku vërtetohej lindja e vajzës. Tek emri ajo vuri re se ishte shënuar fjala “Bebe” me mbiemrin e saj.
– Përse nuk më pyetët për emrin, - i tha ajo infermjeres që i solli dokumentin. – Vajza e ka emrin e saj. Atë e quajn Jeta.
– Nuk di si të them, - i tha infermjerja, – por nuk ka problem, kur ta rregjistrosh do ti vësh emrin.
Dhe Jeta me gjithë vështirësit që i përballte jeta , po rritesh e shëndetëshme dhe e bukur. Flokët nuk ja prenë asnjëherë edhe kur ato filluan të zgjateshin, Mimoza ja bëntë gërsheta. Shpesh ajo e pyeste të ëmën.
– Po babi ku është, pse nuk vjen?
– Babi yt punon shumë larg dhe do të vonohet, - dhe e mbyste të bijën me të puthura dhe lot.
Kur u rit dhe filloi të kuptonte për gjithçka, mori vesh se i ati ishte prej shumë vite në burg dhe se atyre i’u ishte ndaluar që të shkonin e ta takonin.
Mimoza tretej e tretej dhe shpesh sëmurej e binte në shtrat.
Një ditë prej ditësh Jeta u gjend para varrit të nënës së vet, në krahët e Gëzimit, i cili i tha që ti hidhte mamasë një dorë dhe sepse kështu ajo do të prehet e qetë.
Jeta u gjend pa nënë dhe nuk dinte kishte babanë gjallë apo jo.
Gëzimi e mori në familjen e tij mbasi edhe gjyshi i saj nuk ronte më. Ai nuk e ndante nga fëmijët e tij dhe kur ajo e pyeste për të atin ai i thoshte gjithmonë fjalë të mira.
– Po pse nuk shkojmë të takojmë babin atje ku është? - e pyeste shpesh ajo.
– Ndofta do të vij koha që ta takojmë, - i përgjigjej ai.
Nga ato që i tregonte Gëzimi, vit pas viti, asaj i shtohej dëshira për të takuar të atin.
Kështu me këto peripeci të jetës u rrit Jeta, e shëndetëshme, me trup të hedhur dhe e bukur dukuri këto që me sa dukesh, i kishte trashëguar nga babai. Mendonte gjithmon të atin që e deshte shumë dhe kërkonte gjithnjë e më tepër për ta takuar. Po ashtu kujtonte shpesh edhe të ëmën dhe nxirte nga sirtari i komosë një shall që ja kishte dhuruar e ëma. Në dy skajet e shallit ishte qëndisur nga një emër. Në njërën anë emri i të atit, në anën tjetër emri i saj. Atë shall e ruante si gjënë më të çmuar.

– Hyrë në dhomën e takimit, - I tha oficeri i rojes.
Dhoma e takimit ishte një dhomë që bashkonte të dy botët, atë të lirë dhe atë të dënuarëve. Dhoma kishte katër muret dhe dy dyer në muret për karshi. Nga njera derë, nga ajo brenda telave me gjëmba, hynin të dënuarit, kurse nga dera karshi, të afërmit e tyre. Dhomën e ndante në dy pjesë një rrjet hekuri ku mund të futeshin pa vështirësi vetëm duart. Në njërin skaj të hekurave ishte një derë që hapesh vetëm kur takimi ishte i planifikuar për dy orë. Në këtë rast të afërmit kalonin derën e hekurt dhe uleshin së bashku me të dënuarin në dy stolat e gjatë që ishin vendosur anës mureve. Kurse kur takimi ishte i pa planifikuar, i dënuari takohej me të afërmit e tij nëpërmjet hekurave dhe kishin të drejtë të bisedonin vetëm për 30 minuta.
Kjo ishte dhoma e takimit, në derë të së cilës u fut Jetmiri për herë të parë në jetën e tij prej të dënuari. Sa hyri në derë pa një vajzë të cilës oficeri i rojes i tha:
– Ky është.........
Vaza e re, që për sytë e Jetmirit u duk shumë e bukur, u drejtua nga ai e i foli me zë të ëmbël por të ndrojtur, me duart të futura në mes të hekurave dhe të zgjatura drejt tij.
– Baba.
Jetmiri shtangu. Ju duk se i bën veshët dhe po e shikonte vajzën i hutuar por me sytë që po i zmadhoheshin dalëngadalë.
– Baba, - i foli përsëri vajza, - jam unë bija jote, jam Jeta baba, jam gjaku i yt.
Jetmiri po e shikonte i habitur, por pa guxuar ti afrohej. Ajo më thiri mua baba, mendonte Jetmiri. Për më tepër paska emrin e nënës time. U mallëngjye dhe filloi ti afrohej ngadalë. Ngriti duart dhe desh ti takonte me duart e vajzës, por nguroi. Koha e gjatë në burg i kishte mësuar shumë gjëra. Po sikur ajo të mos jetë bija ime por?........ Jo, jo nuk deshte të besonte diçka të tillë.
– Baba, nuk më beson? Po këtë e njeh, - dhe ajo i tregoi shallin ku ai pa të qëndisur emrin e tij dhe atë të së ëmës që përmëndi vajza.
– Ja shikoje baba, - vazhdoi ajo dhe nxori letrën e njoftimit. E hapi në faqen e parë, dhe ja zgjati atij.
Ai u afrua, mori letrën e njoftimit dhe e pa me vëmendje. Lexoi emrin dhe mbiemrin e saj. Tek atësia lexoi emrin e tij. I nguli sytë tek fotografia. Ju duk se po shikonte Mimozën. Ngriti sytë ngadalë dhe i përqëndroi tek vajza. Po, ajo ishte. Ata sy, ato buzë, ajo hundë dhe ato flokë.
I ra letra e njoftimit nga dora. Sytë ju mbushën me lot dhe pothuajse u përplas pas hekurave. E përqafoi të bijën fort dhe po kështu bëri dhe ajo. Në atë çast të dy dukeshin si një trup i vetëm, kaq fort po e shtrëngonin njeri tjetrin, megjithëse hekurat i ndanin në mes dhe nuk i linin të bashkoheshin. Të dy shtrënguar me njeri tjetrin, me hekurat në mes, qanin.
– Babai im i shumëvuajtur.
– Bija ime e dashur. Ti qënke bërë kaq e madhe dhe unë nuk e di fare që ti ke ardhur në këtë jetë.
Kur u shkëputën, ai i mori duart e ja puthte, herë njërën e herë tjetrën. Kur pushonte ai, i puthte ajo duart e tij, ato duar që ishin zmadhuar dhe trashur nga kallot e punës.
Këtë skenë prekëse po e vrojtonte qysh nga fillimi oficeri prezent, që kishte qëndruar tek dera.. Thiri nënoficerin e rojes, hyri brenda dhe nxori nga xhepi një tufë çelsash.
– Tu hapim derën, - foli oficeri.
– Po këta nuk kanë planifikim.
– S’ka gjë, e mar unë përsipër për të biseduar me komandantin - foli oficeri dhe futi çelësin për të hapur derën. Të njëjtën gjë bëri dhe nënoficeri. (Dyert dhe portat në burg mbylleshin me dy çelësa, njërin prej të cilëve e mbante oficeri i rojes, tjetrin nënoficeri i rojes. Autori).
Me tu hapur dera e hekurt vajza u fut në pjesën e të dënuarëve dhe ju hodh të atit, e përqafoi dhe e puthte ku mundëte. Po ashtu bënte dhe Jetmiri. U ulën të dy në një nga stolat e dhomës dhe pothuajse të bashkuar qanin. Ai herë e përqafonte dhe e puthte, herë shkëputesh dhe e shikonte në fytyrë duke i lëmuar flokët, fytyrën, supet, krahët. Ishte shumë i lumtur. Dukesh sikur lumturia i kishte rënë pa pritur nga qielli.
– Po me cilin erdhe kaq larg moj bijë? - e pyeti ai.
– Me xhaxhi Gëzimin, baba. Atë nuk e lanë të takonte sepse nuk kishte të njëjtin mbiemër me ne. Është përjashta në krye të rrugës dhe po më pret mua.
Ai u mundua të shikontë nga dera e hapur, por nuk dalloi njeri.
– Po mamaja përse nuk erdhi? - guxoi të pyeste ai.
Ajo uli kokën dhe filloi të qante përsëri.
– Ajo ka vdekur shumë vite më parë, kur unë isha e vogël. Ajo më dhuroi këtë shall dhe më porositi ta tregoja ty, po qe se do të ishe gjallë dhe do të takoheshim ndonjë ditë. Ajo të ka dashur shumë ty gjithmon dhe askush nuk mundi që ti’a largoi dashurinë për ty. E dogji malli deri sa mbylli sytë.
Ai e shikonte vajzën dhe lotët i rridhnin çurk.

Vazhdon

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2005 15:11
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Nė vend tė epilogut

Një ditë të ftohtë janari te vorrezat e qytetit u futën tre vetë. Burri i moshuar kishte në kokë një kapele prej stofi ngjyrë gri. Dy të rinjtë, një djalë e një vajzë, i rinin atij në të dy krahët Vajza mbante një tufë të madhe me lule plastike shumëngjyrëshe. Një kordele e kuqe e rrethonte atë, kurse dy anët e kordeles vareshin poshtë tufës së luleve.
Ata kaluan mes për mes varrezave dhe qëndruan tek një varr i thjeshtë, në pllakën e të cilit lexohej, nën fotografin e një gruaje:
MIMOZA ................
Lindi 19.......... Vdiq 19.........
Burri i moshuar u përkul para fotografisë dhe e puthi porcelanin fort. Nuk po shkëputesh dot dhe filloi të qante. U ul në gjunjë dhe po i pëshpëriste.
– Më fal e dashur për shqetësimet që të solla. Më fal që të shkurtova jetën, më fal dhe njëqind herë më fal. Por nuk desha, më detyruan pa asnjë faj që të shkaktoja ty të gjitha gjitha të këqijat. Të lutem e dashur falëm. Nuk do të haroj për gjithë jetën.
Ngashërimi e detyroi të mos vazhdonte më. Vajza ju afrua, i vuri duart tek shpatullat dhe po e fërkonte pa i thënë asnjë fjalë. Duket sikur kjo e qetësoi burrin e moshuar. Vajza doli nga ana tjetër e varrit, vendosi nënë pllakë me shumë kujdes tufën me lule dhe regulloi kordelen në të cilën ishte shkruar:

“Gruas dhe nënës tonë të dashur. Nuk do të harojmë për jetë.
Jetmiri dhe Jeta”



Duke fërkuar porcelanin e fotografisë ju drejtua sikur ajo po e dëgjonte.
– Mama. Kam ardhur bashkë me babin dhe Albanin. Albanin ti tashmë e njeh se për të të kam folur më parë. Babin e ka marë malli shumë për ty dhe ja ku është karshi teje. Ta plotësova amanetin që kishe lën për mua, xhaxhi Gëzimit. Babi të ka dashur shumë dhe asnjëherë nuk është ndarë nga kujtimi yt. Shikoje mama, sa shumë po qan për ty. Ishit të rinj atëhere, unë nuk kisha lindur akoma, kur juve ju ndanë për të mos u takuar më. Por ja sot ai është këtu para teje, me mua dhe Albanin. Të tre tani do të jemi bashkë dhe nuk do të ketë forcë të na ndaj. Ajo vazhdonte të fliste dhe shikonte të ëmën në fotografi. Herë - herë këthente kokën nga i ati i cili i ulur më gjunjë një dorë e kishte vën tek pllaka e varrit dhe tjetrën mbi varr dhe qante mbytur pa zë.
Me vështirësi i shkëputi Albani të dy dhe dalëngadalë u larguan nga varrezat. Jetmiri ecte dhe kthente kokën prapa herë pas here.
Mimoza ime e dashur , jeta ime, do të dua gjithmon, nuk do të haroj.


Autor: Vlashi Fili

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2005 15:15
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sy_jeshilja
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: God is LOVE
Mesazhe: 393


Shume prekese. Falemnderit Keni qe e ndave me ne .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2005 19:29
Sy_jeshilja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sy_jeshilja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sy_jeshilja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sy_jeshilja Shto Sy_jeshilja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sy_jeshilja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
filan_fisteku
Anetar i ri

Regjistruar: 29/09/2006
Vendbanimi: ne kine
Mesazhe: 1

bukur

shum bukur

__________________
Me ta than se me ta than,me ta lyp a ma kishe dhan

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2008 20:49
filan_fisteku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė filan_fisteku Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me filan_fisteku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė filan_fisteku't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: filan_fisteku Shto filan_fisteku nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto filan_fisteku nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Jeta

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.