Katilesha
.
Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Leshoj syte si nje ere e harbuar ne zbrazetiren e shpirtit dhe luftoj keshtu me "mullinjte e eres", qe kete nate bluajne kokrriza malli.
Tik- taku, e vetmja zhurme qe prish qetesine e ketij momenti, nuk me kujton gje tjeter vecse edhe nje hap me shume larg teje.
Cudi! Me mungon koha kur ishim "Ne". Me mungon ndjenja qe kisha per ty dhe jo ti. Me mungon motivi ( qe kisha atehere) per t'u zgjuar ne mengjes dhe jo ti. Me mungon ndjesia qe kisha kur ecnim dora- dorazi rruges, por jo shterngimi i dores tende. Me mungojne fjalet qe me thoje, por jo zeri yt. Me mungon shikimi, por jo syte e tu!
Sonte, po ma ka enda te shtriq mungesat ne krahe rrefimesh memece. Po ma ka enda qe deshiren per me fol me e transformu ne mendime qe harbohen ne skutat e kujteses dhe fjalesh qe pa teklif fshihen shkronjash. Po ma ka ende qe ndjenjave t'i shaloj pengesa te apo jo te arsyeshme dhe ti le ne vend numero. Po ma ka enda kete shpirt " tabula rasa", te cilin do e pikturoj me ngjyra mendimesh e ndjenjash qe nuk kane permbajtjen e mallit tend brenda...
Paradoks! Kam mall per mendimin per ty, ne nje kohe qe zemra i eshte bashkuar nje tjeter hapi...
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|