Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Citim:
Po citoj ato që tha cancer
e keni pare shqiponjen qe ndodhet pas foltores se kryeministrit ne sallen e konferencave per shtyp ne kryeministri? Eshte e njejte me shqiponjen serbe apo ruse (me krahet ulur), nuk eshte shqiponja dykrenare e flamurit tone.

koincidence??????????????



Per kete ke te drejte. Mua dhe shume te tjereve qe kam diskutuar na ka rene ne sy. A eshte koicidence apo jo per kete s'di c'te them...

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2008 21:16
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Megjithese nuk eshte tema per flamurin vetem desha te shtoja se edhe ne vulat e Skenderbeut apo ne flamurin e D'angios (mbret i Albanise 1240)keshtu paraqitet shqiponja. Fakti qe jemi mesuar me kete forme qe ka sot shqiponja ka te beje me zbukurimet artistike te mevoneshme qe e kane zanafillen ne kohen e mbretit Zog me duket. Pastaj mos te harrojme se eshte flamuri i bizantit dhe aty e kane kopjuar ruse dhe serbe biles dhe malazeste.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2008 21:27
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cancer
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2003
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 448

piktor

o shpirti i kundershtimit, nqs ne sot kemi nje simbol ne flamur ska arsye qe kryeministria te mbaje simbolin qe sot e mbajne shtete te tilla si serbia apo rusia. ne kemi simbolin tone dmth ai i flamurit te pavaresise ne 1912, shqiponjen dykrenare

__________________
I watched the world float to the dark side of the moon, and after all I knew it had to be something to do with you

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2008 21:32
cancer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cancer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cancer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cancer Shto cancer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cancer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Citim:
Po citoj ato që tha ESHI

Fatkeqesi ndodhi edhe ne USA me 11 Shtator 2001 por asnjeri nuk dha doreheqje.
Tani eshte koha me shume se kurre per bashkim per gjetjen e nje zgjidhjeje ndaj situaten aktuale.



Me duket se nuk paske info per kete ngjarje,deri tani jan hequr 3 drejtora te CIAs,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2008 21:39
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: piktor

Citim:
Po citoj ato që tha cancer
o shpirti i kundershtimit, nqs ne sot kemi nje simbol ne flamur ska arsye qe kryeministria te mbaje simbolin qe sot e mbajne shtete te tilla si serbia apo rusia. ne kemi simbolin tone dmth ai i flamurit te pavaresise ne 1912, shqiponjen dykrenare
po shko pra thuju rusve dhe serbeve bile dhe malazesve ta heqin nga nje koke nga flamuri i tyre lol meqe e kane dhe ata dykrenshe.:p :p

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2008 21:49
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re safety.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 98 herė.

Shqiponja jon do behet me nje koke se kosova e mori ate qe donte

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2008 21:53
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Kam pare nje flamur te ruajtur nga djali i nje patrioti,ne mos gaboj ishte i vitit 1926.Ai flamur ishte i njejte me flamurin qe ndodhet tek zyra e kryrministrit dhe ne ndonje zyre tjeter shteterore.Edhe ne muzeun e qytetit tone te flamurit ndidhet e njejta forme flamuri.Nuk na prish shume pune ajo gje mendoj une.Fajtore nuk eshte vetem qeveria,por edhe opozita e cila korigjon gabimet e pozites.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2008 22:00
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Fajtore nuk eshte vetem qeveria,por edhe opozita e cila korigjon gabimet e pozites.


Ne Shqiperi ka vetem sa per forme,sa per dukje maxhorance e minorance se te gjithe jane shoke e miq,ndjekes te nje ideali.Sado keq te na vije te gjitheve Shqiperia vazhdon te jete serisht ne duart e ish-komunisteve dhe nuk ka rendesi nese nderrohen pushtetet here majtas here djathtas,apo ne qender,baza eshte e perbashket per te gjithe,nena qe i ka lindur ka qene& mbetet e njejta.Me vjen keq vetem per faktin qe jemi kaq te verber dhe nuk kerkojme as te drejtat me minimale,nuk arrijme te ngrejme as zerin qe te na degjojne.Deri para pak ditesh,degjova qe ishin rritur cmimet qe nga ushqimoret e deri drita e uje(kur keto te fundit nuk ka pothuajse fare),nderkohe qe rrogat ngelen po aq mjerane sac kane qene.Nuk e di si i bejne llogarite financieret tane te ditur,por ama keshtu sic po ecet Shqiperine se ndane asgje nga mjerimi,sado me dhemb qe e them kete.
Shqiptaret jane popull qe nenshtrohen lehte dhe qe su bejne pershtypje te keqiat qe u behen,i pranojne heshtur ato.
Kjo qe ndodhi ishte tragjedi qe mund te kishte permasa me te medha.
Kush jane pergjegjesit???
Kush do e mbaje pergjegjesine??

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 10:23
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Une i mirkuptoj shume nga ju dhe keni te drejte per kritikat dhe irritimin kundrejt qeverise.Qe ketu ka korrupsion as qe diskutohet,por te behet pazar e te mbushen xhepat e maskarenjeve me jeten dhe gjakun e te pafajshmeve kjo eshte e pafaleshme.Edvini lane duart sepse ata njerez qe erdhen nga malet dhe ndertuan shtepite pa leje mbi tunelet e mbushura me municione ne kohen kur ishte ne pushtet Fatosi,apo sic i quan me te drejte ai politika e vjeter.Qofsha i gabuar por une mendoj se tani eshte momenti per te qendruar bashke pozite opozite ,sepse ndryshe do te na kushtoje shtrenjte.Simbas mendimit tim tragjedia e Gerdecit eshte e menduar mire nga ata qe nuk ja duan te miren shqiptareve ne rajonin tone.Dihet se ne jemi ose ishim ne prag te marrjes se fteses per ne NATO,por kjo nuk ju konvenon per mire serbve dhe grekeve.Nje futje e Shqiperise ne NATO i cimenton dhe siguron njeherepergjithmone interesat e kombit shqiptar.Sllavet dhe greket nuk kane me fuqi te kene pretendime karshi shqiptareve.Pra me nje fjale vdesin endrrat e tyre shoviniste.Si rezultat sherbimet e tyre sekrete,te cilat marrin informacione edhe nga lobet e tyre antishqiptare ne USA organizuan dhe pergatiten tragjedine e Gerdecit.Me kete ata duan t'i tregojne anetareve te NATOS se Shqiperia nuk eshte nje vend qe e meriton ftesen per ne aleancen Alantike.Perpos gabimeve te qeverise tani eshte nje moment delikat per vendin tone,prandaj duhet te jemi te bashkuar si popull e si politike gjer sa te marrim ftesen per ne NATO.Me vone le te behet hesapi i cdo gjeje.


O Vlora!

Te lumte se e gjete.
Edhe kesaj rradhe fajin a ka armiku i brendshem dhe ai jashtem ne bashkpunim me revizionistet, kapitalistet dhe nacionalstet.
Po valle kontraktat shume misterioze te ministrise se mbrojtjes sërbi dhe greku i ka bërë???
Mos valle sërbi dhe greku e ndaluan kryeministrin tone per tre dite dhe tre nete resht ti bente publike këto kontrakta????
Ka shume dyshime se kontrakta e dytë është e falsifikuar.
Vazhdoni ti bini fyellit.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 11:38
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Ja lexo se c “fare shkran shtypi!

Marre nga Shekulli

Firma amerikane, një biznes fantazmë i përdorur si koperturë nga qeveria shqiptare

SAC, ja pagesat qesharake të vitit 2007

Një firmë fantazmë me emër të madh amerikan, me një buxhet sa një kioskë, që merrej me tregtimin e fishekëve për armët sportive dhe biçikletat, e paditur në SHBA për mos-shlyerje detyrimesh fiskale, që bën pagesa vjetore sa një kredimarrës konsumator në Shqipëri, që nuk ka paguar asgjë për qeverinë shqiptare, por që ka ofruar vetëm emrin, për të marrë çerekun e aksioneve në biznesin kriminal të trafikut të municioneve që vranë shqiptarët në Gërdec. Ky është profili "tregtar" i "Southern Ammunition Company" me qendër në Karolinën e Jugut, në SHBA. Profil mëse i ulët, që është përdorur nga qeveria shqiptare për ta shitur përpara opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, si firmë e specializuar për çarmatimin e vendit të mbytur nga stoqet e çmendurisë komuniste.


***

Pas një emri "mbretëror" si ai i presidentit të "Southern Ammunition Company", Patrick C Henry III, 52 vjeç, fshihet një kompani fantazmë, si ato që shesin "stampën" për pak dollarë në sajte online. Kërkimi disaditor i të dërguarve tanë specialë, nxjerr fakte të shumta që tregojnë se ajo jo vetëm nuk kishte këllqe për punë të tilla, siç është çarmatimi i municioneve, por ka përfituar edhe ajo në mënyrë kriminale, duke dhënë hua emrin "amerikan" që nënkontraktori shqiptar të realizonte trafikun e armëve. Sipas të dhënave për profilin e shoqërisë amerikane, ajo ishte themeluar në vitin 1975 dhe linja e biznesit ishte shitja e biçikletave dhe pajisjeve për armët sportive. Ajo ishte vendosur në Karolinën e Jugut prej 2 shkurtit 1995, në një zonë të lirë nga detyrimet tregtare - FTZ. Selia e firmës, një ndërtesë njëkatëshe me tulla, e vendosur në rrugën kryesore të një rrugë tregtare. Kompania ka pasur shpesh probleme me organet tatimore dhe wshtw paditur plotw 9 herwnga organet tatimore amerikane për mos-shlyerje të detyrimeve për llogari të shtetit. Detyrimet e pashlyera tw firmws datojnë qw prej vitit 1997

***

Se çfarë përmasash kishte biznesi i kësaj firme, mjafton të shihet bilanci i pagesave të kryera prej saj në periudhën një vjeçare mars 2007-mars 2008. Sipas të dhënave të nxjerra nga kompania amerikane "D&B", përgjatë 12 muajve të fundit, firma "Southern Ammunition Company", ka kryer 15 pagesa në shifra qesharake. Shumica e pagesave me një total prej vetëm 37 300 dollarë amerikanë, ku 22050 dollarë janë të paklasifikuara, 2500 dollarë për përdorim automjetesh, 750 dollarë për letër, si dhe 250 dollarë për komunikim radiotelefonik, Kompania ka paguar edhe 50 dollarët për pajisje elektrike. Konkluzioni më i rëndësishëm që del nga pagesat e shoqrisë amerikane në periudhën Mars 2007-mars 2008 është se nuk ka pasur asnjë pagesë në llogarinë me nr 200 338 353 01 ku sipas kontratës së parë SAC duhej të paguante mbi 1 milionë e 600 mijë USD.




---------------------------------------------------------


Vendimet e Qeverisë, Berisha-Mediu skemë për të larë duart


Me sa duket, dyshja Berisha-Mediu e ka parandjerë që në momentin e parë rrezikun e marrëveshjes që kishin programuar. Fillimisht, ka qenë ish-ministri Mediu që ka dërguar një projekt-vendim ku propozohej në mënyrë të drejtpërdrejtë shoqëria amerikane "Southern Ammunition Company" SAC, për çmilitarizimin e predhave në Gërdec. Ky projekt-vendim me sa duket nuk i ka pëlqyer kryeministrit Berisha pasi në rast miratimi bëhej direkt përgjegjës për zgjedhjen e kësaj kompanie të huaj, që do të përdorej si mbulim për shqiptarët që ishin paracaktuar të kryenin çmilitarizimin ne Gërdec. Vetëm disa ditë pas rrëzimit të projektvendimit të parë, në datë 14 mars 2007, në Këshillin e Ministrave ka ardhur një Projekt-Vendim i ri. Ky projekt-vendim ka pasur synimin e vetëm të transferimit të përgjegjësisë nga dyshja Berisha-Mediu, tek drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari. Nëpërmjet projekt-vendimit të dytë i lihej rrugë e lirë MEICO-s të realizonte vetë procedurën për nënshkrimin e kontratës me Shoqërinë SAC, pa e pasur më të nevojshme miratimin e posaçëm nga ana e Këshillit të Ministrave. Enigmë ngelet informacioni që ka pasur Berisha për këtë aferë, informacion që e ka shtyrë atë të mos pranojë një vendim direkt me emër konkret, por të gjejë një artificë ligjore për të shkuar në mënyrë indirekte aty ku donte të shkonte. Me sa duket, Berisha ka pasur informacion të plotë se çfarë përfaqësonte kompania amerikane dhe partneri shqiptar që do ta shfrytëzonte për mbulim emrin e kompanisë amerikane. Por vetëm kaq dinte Berisha? Apo posedonte edhe informacione të tjera...


--------------------------------------------------


Lojëra "luftash" me dokumente sekrete

Pas ngjarjes së të shtunës kanë filluar të qarkullojnë gradualisht disa dokumente, apo pjesë dokumentesh, të cilët mundësuan ngritjen e fabrikës për çmilitarizim në Gërdec. I rëndësishëm është fakti se këto dokumente posedohen e shpërndahen nga njerëz afër kryeministrit Berisha, të cilët publikojnë vetëm ato dokumente apo pjesë dokumentesh, të cilat e ndalojnë përgjegjësinë për këtë masakër shtetërore tek ish-ministri Fatmir Mediu dhe vartësit e tij. Të gjithë e kuptojmë se kjo lojë bëhet me synimin e qartë, për ta nxjerrë kryeministrin Berisha me duar të pastra. Deri më sot janë publikuar fotokopje të kontratave (të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara) si dhe koka e projekt-vendimit të paraqitur nga ish-ministri Mediu. Ende mbahen të fshehta:

1.Projekt-Vendimi i plotë i paraqitur nga ish-ministri Mediu në Këshillin e Ministrave, projekt-vendim ku propozohej në mënyrë të drejtpërdrejtë shoqëria amerikane SAC - për çmilitarizimin e predhave në Gërdec.

2.Procesverbali për përzgjedhjen e Gërdecit, si vendin më të përshtatshëm për ekzekutimin e Kontratës.

3.Procesverbalin ku SAC përzgjidhej ndaj shoqërive të tjera, procesverbal ku duhet të evidentohet përvoja e SAC dhe nënkontraktorit Shqiptar në fushën e armatim-municioneve, kapacitetet teknike të tij lloji i teknologjisë së përdorur në procesin e çmilitarizimit e çmontimit, ndikimi në mjedis, respektimi i masave të sigurisë gjatë procesit të çmilitarizimit.

4.Vendimi për ndikimin në mjedis.

5.Procesverbali i miratimit të çmimeve dhe përcaktimin e kostos për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve nga ana e Komisionit në Ministrinë e Mbrojtjes.


-------------------------------------



Kontrata, një rrëmujë juridike e gjuhësore

Kontrata e nënshkruar mes MEICO-s dhe kompanisë SAC është jo vetëm një paçavure juridike por edhe një dokument jo i saktë gjuhësor. Gjatë ditës ne kontaktuam disa përkthyes të ndryshëm të cilët me intuitë arrinin t'i nxirrnin kuptimin kontratës, kjo pasi përkthimi ishte bërë nga persona jo-kompetentë, që kanë përkthyer fjalë për fjalë, me siguri duke përdorur fjalorin. Përkthyesit, njëzëri na deklaruan se këtë kontratë mund ta kuptojë vetëm një person që i di të dyja gjuhët, si shqipen, ashtu edhe anglishten, kjo pasi një person që njeh vetëm gjuhën angleze e ka të pamundur ta kuptojë këtë kontratë. Ky fakt na e shton më tepër dyshimin se kontrata është e falsifikuar dhe se nuk është nënshkruar nga ndonjë shtetas amerikan por thjesht është firmosur nga shqiptarët, që kanë përdorur për mbulim shoqërinë amerikane. Megjithatë, kjo ngelet ende një dyshim.

Përsa i përket anës juridike, kontrata trefletëshe e MEICO-s duket edhe më qesharake po të krahasosh me kontratat dhjetëra-faqëshe që homologët e MEICO-s përdorin për rastet e ngjashme. Në këto kontrata, nisur edhe nga natyra delikate dhe e rrezikshme e procesit të çmilitarizimit parashikohet çdo detaj, në ndryshim nga kontratat e MEICO-s të bëra me nxitim dhe papërgjegjshmëri.

Firma amerikane shiti emrin, për të marrë 25 për qind të aksioneve. Asnjë pagesë për buxhetin e shtetit



-----------------------------------------


Amerikanëve, çerekun e aksioneve "Albademil"

"Southern Ammunition Company" me bazë në Karolinën e Jugut, e licencuar për zbërthim të municioneve, është një kompani e këtij profili, e certifikuar sipas rregullave të certifikimit të tyre". Kështu deklaronte kryeministri Sali Berisha, pasditen e 15 marsit, pak orë pas tragjedisë në Gërdec. Emri i saj nuk ishte i panjohur për qeverinë shqiptare, sepse një vit më parë ajo ishte prezantuar nga Ministria e Mbrojtjes për të fituar me prokurim të drejtpërdrejtë, të drejtën për të demoluar municionet e kalibrit të vogël, fishekë. Prezantimin e kishte bërë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke paraqitur një dokument për profilin e "Southern Ammunition Company". Sipas ish-ministrit, ajo do të demontonte municionet e kalibrit të vogël me anë të metodave të ndarjes mekanike, pa impakt në mjedis, duke instaluar makinat e pajisjeve të saj dhe për këtë procedurë të ketë edhe përfitimin e saj nga produktet e rezultuara nga demontimi dhe ajo do të bënte edhe derdhjen e një vlere të caktuar në favor të buxhetit të shtetit. Sipas ministrisë, oferta e bërë nga "Southern Ammunition Company" për kryerjen e demontimit, demilitarizimit, parashikon përdorimin e një metode mekanike e të makinerive të posaçme e për rrjedhojë, përfitimin e nënprodukteve nga ky demontim si gëzhojat, plumbat, barutet etj., që mund të kenë një vlerë tjetër përdorimi".

Ajo që është tashmë e qartë si drita e diellit, është fakti se firma amerikane nuk ka bërë asnjë pagesë për buxhetin e shtetit shqiptar, por vetëm ka ofruar "lëkurën" amerikane për të mbuluar firmën "Albademil" të Mihal Delijorgjit, duke përfituar 25 për qind të aksioneve. Kjo, megjithëse ligji shqiptar lejon deri në 40 për qind të shumës për nënkontraktorin.

Sipas Regjistrit Tregtar për të dhënat e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, "Albademil" është regjistruar në 28 dhjetor 2006, si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar dhe kohëzgjatje të pacaktuar. Kapitali i themelimit ishte 100 mijë lekë të reja,

Objekt i firmës do të ishte çmontimi, demilitarizimi dhe eksporti i armatimeve të të gjitha llojeve të kalibrave dhe përfaqësues ligjorë do të ishin Patrick Cornelious Henry III dhe Mihal Mihal Delijorgji. I pari do të kishte përqindje të pjesëmarrjes në kapitale

25 për qind, ndërsa i dyti 75 për qind. Selia e firmës: Gërdeci, në Vorë.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 12:45
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.