Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Wawww...

Tani jam kurioz si do mbrohet Berisha...

Apo mos e kane organizuar imperialist-revizionistet kete pune?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 13:47
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha trojani


O Vlora!

Te lumte se e gjete.
Edhe kesaj rradhe fajin a ka armiku i brendshem dhe ai jashtem ne bashkpunim me revizionistet, kapitalistet dhe nacionalstet.
Po valle kontraktat shume misterioze te ministrise se mbrojtjes sërbi dhe greku i ka bërë???
Mos valle sërbi dhe greku e ndaluan kryeministrin tone per tre dite dhe tre nete resht ti bente publike këto kontrakta????
Ka shume dyshime se kontrakta e dytë është e falsifikuar.
Vazhdoni ti bini fyellit.




Une nuk e kam mohuar korrupsionin trojano.Ai ja bene muuuuuuuu,por mefshtesia e shtetit tone ju ka lene dore te lire armiqve tane per te na demtuar.Nuk eshte e thene qe armiqte tane te veprojne vetem nga Serbia,por edhe nga USA.Te gjithe e kemi degjuar deklaratene kenianit Obama,per Kosoven.Pra nje senataor a guvernator serb e ka mbeshtetur ate.Thuhet qe eshte paguar pare e madhe per nje gazetar te New York Times dhe ai do te nxjerr nje artikull ku gjoja goditet korrupsioni,por ne fakt qellimi eshte mospranimi i Shqiperise ne NATO.
Shume mire shteti mund ta bente cmontimin e ketyre municioneve te kalibrave te medhaja ne uzinat ushtarake ku ka specialiste te mirfillte per armatimin dhe njekohesisht punesoheshin edhe njerez.Jam shume i ndergjegjshem qe Mediu e te tjere kane perfituar nga ky biznez i ndyre,sepse ata preferojne t'jua japin punet firmave private mafiozve te till si Delijorgji.Ku ta dijme qe ky maskara nuk eshte i lidhur me sherbimet e fshehta te fqinjit tone jugor,sepse nga ajo rrace eshte,mik i Janullatosit.Te gjithe e dijme se greket jane bytheebreke me serbet,prandaj nuk po e njohin akoma shtetin e Kosoves..Edhe njehere per kete qe ndodhi duhet te dale pergjegjesia nga shteti jone,por dhe opozita duhet te jete e pergjegjeshme e te mos te jete e gezuar ne kete gjeme qe na ndodhi.SHISH-i i famshem ku ka qene,ku kane ngrene miza oficeret e tij?Patjeter qe media duhet te kritikoj qeverine per ate qe ndodhi,por eshte e palejueshme qe te jete e gezuar dhe te therrasi ne emisionin Shqip te Topchanel njeresz te dehur si Zheji apo ndonje tjeter.Nuk e kisha pare ndonjehere aq te gezuar gazetaren R Xhunga ne emisinin e saj ne keto dite tragjike per shqiptaret.Deputeti maskara nga qyteti im Isaraj,i biri i ish kryetares se gjykates se Vlores ,e cila ka denuar me qindra te pafajshem,tani se bashku me Sh Idrizin e ndonje tjeter gjejne mercenar me pagese per te bere instrumentalizimin e tyre.Edhe me 1997 ishin mercenaret e paguar me nga 700 lek dita ata qe dilnin e cirreshin ne fillim te rremujave.Isaraj ka eksperience per keto pislleqe.Turpi i mbulofte ata.Ata jane pisanjoz antikombetar.Ata duan te vijne ne pushtet si me 1997,duke u bashkuar me armiqte e kombit,jo vetem te Shqiperise ne kufijt e sotem.Por keto vemja nuk do t'ja arrijne qellimit kurre.!997 nuk do te kete me.Kush do ta provoje do t'i shtypet koka.Sot nje perfaqsues i nje shteti te rendesishem i kish deklaruar agjensise se lajmeve INA se ngjarja ne Shqiperi eshte veper e sherbimeve te atyre vendeve qe e konsideron NATO-n armike.Se kush eshte kjo dihet nga te gjithe.Edhe nje dicka tjeter zedhenesi i Aleances Atlantike tha se:''Ajo qe ndodhi ne Shqiperi nuk e pengon integrimin e vendit ne aleancen transatlantike''.Kjo eshte nje shuplake per Serbine dhe miqte e tyre ne Greqi,gjithashtu edhe per grupin e deputeteve maskarenj te tipit Isaraj & CO.Shtetet e fuqishme cilatte ndihmuan dhe njohen shtetin e ri te Kosoves,e dijne se nga vjen e keqja per Shqiperine,prandaj jane te vendosur tua prishin planet si sebve,grekeve dhe miqve te tyre ne Shqiperi.Neser vjen ne Shqiperi ministrja e jashtme e Gerqise,jo se ju hap butha per cka ndodhi ne Shqiperi por per te tatuar pulsin e ndoshta edhe per ndonje provokim e destabilizim te vendit.
Askujt mos t'i behet qefi e te ferkoje barkun nga gezimi ne keto caste te veshtira per vendin dhe kombin.Hapini syte dhe shikoni solidaritetin e shqiptarve si ne Kosove e Maqedoni ne dhurimin e gjakut per shqiptaret e plagosur.Nuk u pa ky mobilizim e solidaritet as brenda Shqiperise.Ata e dijne se nje Shqiperi e destabilizuar nuk sjell siguri as per Kosoven,as per fatin e popullsise shqiptareve ne Maqedoni.Ja lumca Menduh Thacit,i cili ja vuri topet ne bige kryeministrit te FYROM;keshtu qe Maqedonia do te njohe se shpejti Republiken e Kosoves.Neser flitet do ta njohi edhe Bullgaria,Kroacia e dikush tjeter antar i BE.Mosni njerez.Nuk me behet shume vone per Berishen si person,por jam i shqetesuar si shqiptar per fatet e kombit tone.Me sa kam dijeni presidenti do te mbledh Kshillin e Sigurise Kombetare.Shpresoj te vihen pikat mbi i!Rrofte kombi shqiptar!Poshte keqdashesit e kombit shqiptar.Poshte maskarenjte qe duan te vijne ne pushtet si me 1997!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 19/03/2008 ora 15:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 15:12
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Tani jam kurioz si do mbrohet Berisha...




Elementare Watson ,do sulmoje mediat si gjithmone !

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=18157

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 17:07
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

O Vlora!

Ujku eshte veshur si kryeminister, dhe ti po vazhdon akoma tek gjurmet.

C“armiq po kerkon zotrote.
Dil nje xhiro nga kryemininstria dhe do gjeshe plote.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 17:09
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Edhe ato qe thote IQvlora nuk jane aq te pamundshme. Fundja edhe ne 1997-en njerezit kujtonin se fajin e kishin vetem firmat priamidale, pastaj doli qe nje agjent grek kishte cuar disa valixhe me leke ne Greqi...

Nuk eshte e thene qe te jete gjithmone keshtu, por keto pune duhen mbajtur parasysh gjithmone.

Dhe prape se prape kjo nuk justifikon ministra e kryeministra ne paaftesine e tyre profesionale. Madje eshte investim i mire te perzeme keta njerez ne emer te nje te ardhme me te qarte dhe te paster, kur ndoshta te kemi me shume besim tek qeveria jone. Nese keta vazhdojne rrine demtimi me i madh nuk do jete bomba ne Gerdec, por mosbesimi i popullit tek qeveria e vet. Gje qe ne 1997-en coi ne lufte civile.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 17:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
O Vlora!

Ujku eshte veshur si kryeminister, dhe ti po vazhdon akoma tek gjurmet.

C“armiq po kerkon zotrote.
Dil nje xhiro nga kryemininstria dhe do gjeshe plote.




Te lutem duhet te me kuptosh.Mua dhe te gjithe juve na ka ardhur ne maje te hundes nga keto hajduter e bazhibozuker politkane.Nuk duhet shkaktuar nje katrahure si ajo e 1997,per pushtetin qe kerkon te marre Edi Rama e disa anetare te bashkise qe tani jane atashuar ne PS.Nuk duhet te marrim armet kunder njeri tjetrit per kolltuket qe kerkon opozita e Edvinit apo e cingapokut Meta.Te zgjidhen keto pune me pergjegjshmeri politike e jo duke nxitur popullin per trazira.Te pakenaqurit qe lane karriket me 2005 me besoni po fluturojne nga gezimi.Ata thone na erdhi dita qe ne te zeme folet e ngohta te korrupsionit.Do ikin nje pale kusar e do te vijne disa me te sprovuar ne kete fushe.Nuk dua me gjak vellezer.Ne ne Vlore na kane pare tmerr syte ato dite te zeza te 1997-s.Une per vete jam i garantuar ashtu si ju,por mendja dhe zemra jone jane atje tek ai vend qe nuk ju mbaruan hallet nje dite.Ligji le te beje punen e vet.Le te japin llogari maskarenjte,por jo me destabilizim.Berisha do ta marre pergjigjen ne 2009-n.Grdeci nuk ka per t'ju ndare atij asnjehere.
Ti e shikon problemin vetem ne njeren ane negative te tij,por eshte mire qe ta shohesh edhe ne anen tjeter,e cila na demton si komb e jo vetem si shtet.eshte e drejta jote ta trajtosh problemin nga kendveshtrimi jot.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 19:11
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

IQvlora, mua me duket se qendrimi i kesaj qeverie me cdo kusht sjell ne psikologjine e 1997-es.

Ty perkundrazi, te duket se largimi i saj ngjan me 1997-en. Ndryshojme goxha ne mendime.

Por duhet te kujtoj se ne kohen e Nanos ra nje autobus me kosovare ne Kukes dhe lindi levizja "Nano-ik". Tani plasi gati nje bombe atomike ne Tirane dhe ti po thua "Berisha rri". Te punon peshorja or mik ?
Aq me teper qe Nano u kryqezua vetem per indiferencen e vet, nderkohe qe Berisha i ka firmosur vete vendimet dhe pazaret me firmen amerikane. Me pergjegjesi direkte nuk ka. Po hajt me, jemi mesuar te mbajme ne qeveri dinosauret me prejardhje komuniste si ky sot, apo si ai dje.

Pastaj me hiq nje kuriozitet. Nuk te ka lindur ndonjehere deshira te shikosh qofte edhe nje here te vetme Berishen te jape doreheqjen? Se ke vene re qe nuk di te jape doreheqje? Kjo eshte pergjegjesia qe ti pret nga nje politikan?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 19:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Wawww...

Tani jam kurioz si do mbrohet Berisha...

Apo mos e kane organizuar imperialist-revizionistet kete pune?

Pra del qe Sala as qe nuk dinte qe egzistonte nje fabrike e tille ne Gerdec. Kjo ne baze te nje ligji te miratuar me pare nga socialistat.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 19:40
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Shqiptari te Zoti


Amerikani, anglezi dhe shqiptari, krejt rastësisht takojnë Zotin. E pyet i pari amerikani Zotin:
-Kur do të bëhet Amerika pa varfëri, pa frikë dhe shtet që të jetojë në paqe?
-Për 30 vjet, - i thotë Zoti.
Amerikani, nga dëshpërimi, vret veten.
I dyti pyet anglezi:
-Kur do të bëhet Anglia më mirë seç është sot?
-Pas 50 vjetësh.
Edhe anglezi vret veten.
I vjen radha shqiptarit:
-Kur do të bëhet një ditë Shqipëria si gjithë Europa?
Zoti vret veten...

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 20:31
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Annika
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/11/2003
Vendbanimi: suedi
Mesazhe: 42

Tė jetė kaq fashist?

Po, në të vërtetë është fashist se kur e sheh që argumentat rrëzojnë alibinë e tij, ai akuzon, këtë radhë ishin mediat, mercenarët e mafias. Po vetë Sala cilës MAFIE i përket? Në 97-tën u mundua të fshihej dhe media nuk kishte këtë përhapje që ka sot, ishte vetëm një televizion, tani ka disa që ndonëse i lëpihen atij ca nga ato, prapë e vërteta nuk mbulohet me shoshë. Por të kthehemi tek demagogjia e tij, ju kujtohet 9 janari? Jozefina, që më kujton Alexandra Musolinin (Coba i saj firmosi pushtimin fashist) na erdhi me qiri në parlament dhe demostronte para Nanos cinizmin e saj (që fundja nuk ishte miratuar ndonjë ligj në parlament për ngjarjen që ndodhi). Vetë Sala thërriste me lloj lloj epitetesh kundër qeverisë së asaj kohe, (nuk priste hetime, se sipas tij ishte Sollaku, ish këshilltari i tij kryeprokuror) vetëm ai fliste nuk priste radhë, nuk kërkonte leje vetëm ulurinte si ujqit drejt gjahut, tani uluret si kryeminister se ai do hetojë ngjarjen, prokurorja e tij do hetojë ngjarjen, po kush i zë besë asaj pas gjithë këtij presioni nga vetë Berisha?
Më demagog, më hipokrit, më kriminel se Sala nuk besoj që Shqipëria ka patur e do ketë ndonjë herë, edhe Hitleri do e kishte zili, pa le Ducja do bëhej xheloz për aftësitë e berishës si mashtrues, gënjeshtar dhe vrasës pas shpine, që të vret natën e të qan ditën ashtu si dhe të vret ditën e pregatit funeralin, pastaj ngre flamurin e patriotizmit që e ka përdhosur që ditën që hyri në politikë, ndoshta më përpara nën rrogoz.
E zhyti popullin në analfabetizëm e flet për moshë interneti, (e kuptoni hipokrizinë?) Do hyjmë në nato ne për se, që të vriten njerëz në fabrikat primitivetë ngritura me bekimin e tij (e kuptoni hipokrizinë?).
Do të ishte më njerëzore që vajza e Berishës të strehonte në ato 5 shtëpitë e blera të saj këta njerëz që u dëmtuan nga politika e mbrapshtë e babait të saj, ata ministrat e tij që kanë nga një shtëpi jashtë shtetit ta lirojnë atë që kanë në shqipëri për të dëmtuarit, Luli p.sh.
Dhe së fundi fashizmi e cinizmi i tij u duk edhe në përjashtimin e Shqipërisë nga aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, dhe e dini pse? sepse ai nuk do që fjala shqiptar të dëgjohet në botë, do të realizojë ëndrrën e vjetër të Titos (ish liderit shpirtëror) që donte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë, duke mos hyrë ne, do hiqet Europa si e dashur me Kosovën, pasi t'i ketë dhënë Mitrovicën Serbisë, do thotë të futet kosova por jo me flamurin shqiptar por atë të vetin, pra flamuri i kuq me shkabën e zezë do fshihet dalëngadalë e bashkë me të edhe emri shqiptar. E patë se në Kryeministri skema shqiptare nuk ekziston? po në kuvënd e kini parë?
Vetë Berisha që akuzon të tjerë për klan Zemuni, është anëtar përderisa e njeh mirë këtë klan e ka furnizuar edhe me naftë në kohën ku bënte presidentin gjë që e ka pranuar vetë.
Barku që lindi hitlerin nuk është shterpëzuar, erdhi dhe një në Shqipëri që derisa ta shkatërrojë vëndin nuk do zhduket, bëni sehir, prisni dhe do shikoni.

__________________
cfarė do mbjellėsh do korrėsh

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2008 21:52
Annika nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Annika Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Annika (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Annika Shto Annika nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Annika nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.