Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit
Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957
|
Ēorovoda
Bashkangjitje: 333.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 42 herė.
Ajo është vendosur midis dy lumenjve. Rrallë ndodh që dy lumenjtë, pasi kanë ecur me kilometra të tërë të vetmuar mes malesh të lartë, të bashkohen në fund të këmbëve të Çorovodës dhe të dy miqtë e vjetër nisin rrugën e përbashkët drejt detit, duke lënë pas Çorovodën e maleve, por edhe të halleve, ndërsa valët e Osumit thurin këngën O ju malet me dëborë, pse sqani hallet e mia. Në të dy anët varen rrëpira valë-valë, ndërsa shkëmbinjtë e thepisur lotojnë ujë. Degët e lisave, ngarkuar me hardhi, përbëjnë dekorin e saj, ndërsa rrapet shekullore me ujin e ftohtë të Varishtit dhe të Guhakut i freskojnë njerëzit e këtij qyteti për të harruar të nxehtin e këtij qershori. Përpara qytetit qëndron kalaja, një mrekulli e vërtetë, një monument i pashpallur i natyrës së Skraparit. Malet e kodrat zbresin butë-butë drejt Çorovodës së qetë. Një fotograf i huaj u magjeps nga kanionet, vodhi pamjet etyre dhe i reklamoi diku gjetkë. corovoda-osumi.jpgDuke shkruar këto radhë më vijnë ndërmend një poezi e Dritëroit të madh ku thotë se shpesh kalojmë pranë bukurisë si udhëtarë, pa e vënë re se na buzëqesh madhështia.
Dikur Çorovoda ishte një vend i preferuar. Sëra e lartë e qytetarisë vinte këtu për të thithur ajrin e pastër të maleve apo për të pirë një gotë ujë të ftohtë që të shton oreksin. Pa përmendur këtu rakinë dhe rehaninë, pije karakteristike skraparase. Por gjithë historia e saj duket se ka vlera deri në vitin 1990.
Heshtje që flet
Çorovoda, duke freskuar këmbët në ujërat e Osumit dhe duke mbështetur kokën në supin e maleve, duket se ka rënë në gjendje kome. Dikur qyteti i punës dhe i krenarisë, sot hesht. Është një heshtje e dhimbshme që e thyejnë vetëm thashethemet e kafeneve, kafeja dhe gota e rakisë janë e vetmja mënyrë për të ngrysur ditët. Kur Çorovoda kishte 10 mijë banorë, në zyrën e punës nuk regjistrohej as dhe një i papunë, ndërsa sot që skanë mbetur pesë mijë banorë, numërohen tre mijë të papunë, dhe ky numër shtohet përditë si rezultat i reformave që po kryhen, si në arsim, polici e gjetkë.
corovoda-osumi2.jpgNë zyrën e përkrahjes sociale me keqardhje na thonë se janë 450 familje që trajtohen me përkrahje, të cilët marrin 60 për qind të asaj shume që i takon një familje me 6 frymë. Në vend që të marrin 46 mijë lekë të vjetra, marrin vetëm 27 mijë lekë të vjetra. Kjo është një tallje për ata njerëz që të kanë votuar. Ish-ndërmarrjet kanë mbetur si relikte muzeale, kurse disa firma, nëse do ti quajmë të tilla, 6-mujori i këtij viti u mbyll, dhe ato sduken që të kenë bërë një lopatë llaç gjëkundi. Çorovodasit, tashmë të gënjyer nga të dy krahët e politikës, skanë ku e qajnë hallin dhe kanë filluar të flasin me veten. Të vjen keq për këta njerëz që janë tretur një jetë të tërë si hekurishtet e makinave në themelet, dikur të ngritura me gjakun dhe djersën e tyre. Për këta njerëz, që thithin helmin e kohës, ëndrra për pak jetë më të mirë mbetet vetëm një vegim. Demokracia për ta është ëndërr, kurse braktisja dhe absurditeti mbeten çështje të ditës në bisedat e tyre. Është krijuar një mozaik i trishtuar dhe tepër i dhimbshëm! Dhe askush këtu nuk guxon ti zgjojnë njerëzit e tu prishin gjumin e tejzgjatur. Ndërsa demokratët, që kanë pushtetin, bëjnë gjumin letargjik. Përshëndesim disa herë në ditë njerëzit e këtij qyteti, herë-herë ata kalonin pa vëmendje, dhe kjo ka një shpjegim: Të tërë pa punë, dhe i papuni i këtij qyteti shëtit si te Migjeni. Ndalet para një lokali
Mendohet
Nuk guxon
dhe ky është pjesëtar i armatës së tre mijë të papunëve që bën homazhe dyqaneve plot e përplot. Ndërsa shitësi Agim Tusha të tregon listën e veresies. Dhe në dyert e dyqaneve, njësive tregtare ata hyjnë e dalin kokë ulur, pse jo, në të shumtën e rasteve dhe të përlotur. Më tej Migjenin e gjen dhe në sytë e fëmijëve, që në këtë vapë sprovojnë dot një akullore, kurse fëmijët e ministrave apo deputetëve janë me varëse floriri, me celularë dhe makina luksoze.
Bravo Yzedin Naços, po ringre fabrikën e rrushit, funksionimi i kësaj fabrike pritet të punësojë disa njerëz. Skraparlliut i hanë duart për punë. Ai nuk pranon lëmoshë, dhe Çorovoda mbetet e pastër nga dinjiteti. Askush nuk lyp.
Historia e njërit nga ata
corovoda1.jpg Të mbledhur në sheshin kryesor përpara bashkisë, qytetarë të papunë vazhdimisht vërshojnë nga ajo derë, në pritje të ndonjë sinjali pozitiv. Ata flasin me zë të lartë njëri me tjetrin pa radhë, kush e kush të tregojë hallet, mungesën e shumta në shtëpi, luftën e përditshme për mbijetesën. Ka shumë lodhje në fytyrat e tyre, por ka dhe shumë vendosmëri për të shprehur atë që ndiejnë. Dikush vë në përgjegjësi qeverinë për katastrofën ekonomike dhe për fondet ende të palëvruara. Ndërsa Virgjili e ndërton historinë e tij në bejte, aq sa ne sarrijmë të dallonim dot të vërtetat e sajimeve. I ka të gjitha të vërteta, na thotë një burrë i vjetër. Këta, thotë Virgjili të kërkojnë votën, që të bëjnë gropën, të lënë të varfër kastile, që ta marrin lehtë votën. Se fukaranë e thyen kollaj.
Ironia që përdor e bën dhe më të dhimbshëm portretin e Virgjilit, që edhe pse sështë shumë i vjetër, hallet dhe fukarallëku e kanë çuar për fund. Kur e pyet për ndonjë gjë, ai thur vargje dhe qesh me fatin e tij. Unë,-thotë ai, kam trup e këtë xhup, kam një grua dhe fëmijët, i papunë familjarisht qysh në vitin 1992. osumi-corovoda.jpgAi tregon se ska mundur të operojë djalin, pasi i humbi shikimin nga të dy sytë. Dhe mjeku rus, që e mori përsipër operimin e tij këtu, në Tiranë, kërkoi një vlerë prej pesë milionë lekësh të vjetra. Nuk ishin shumë për hallin që kishte, por ai skishte as edhe një kacidhe. Por ka njerëz humanë, shërbesat e djalit ia bënë të tjerët. Dhe ai u është mirënjohës. Për mua, të rrojë Nesim Spahiu, thotë Vigjili, me një krenari të vrarë të dukshme në fytyrë. Mos më shikoni ashtu, shton ai, nuk jam më burrë, më çburrëroi shteti, ai më ka marrë edhe fytyrën. Sështë kjo çehreja që ka pasur Virgjil Koprëncka.
Fukarallëku duket se është ulur këmbëkryq në Çorovodën e bukur dhe të freskët, fshehur pas maleve të larta, aq pas, sa politika nuk e sheh dot, ose e sheh, por bën sikur se sheh këtë perlë mes malesh dhe hallesh.
__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|